Close
Faqja 24 prej 42 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 412
  1. #231
    HAHAHAHAAHAHA

    E dija qe pas disa minutave ti kujdestari i kesaj teme do te me kunder pergjigjeshe. Si zakonisht ske thene gje me vlere, me rendesi ka qe je pergjigjur qe ta marresh honorarin tend.

    Sa perfund ke shtuar ato qe je i porositur te shtosh. Se ti je asimiluar ne drejtim te nje kuadri me te gjere evropian (grek) dhe ke shtuar se kete e ke bere per shkak te parimeve ilumniste humane hahaha. Eshte humane te asimilohesh???

    Une me mire jam roja i kombit se ti roja i temave filogreke te nje forumi???? Kemi dallim te madh apo jo.

    Me vjen mire qe ne fund pjese pjese shprehe tere ate qe kishe per te shprehur. Tani ben mire te flesh pak se ke mbetur kohe te gjate kujdestar ketu apo skeni kujdestar tjeter????

    Une e perfundova dhe nuk te pergjigjem me pavaresisht se pas disa minutave do te me kunderpergjigjesh prap me kush e di cfare fjalesh.

    Nuk do te pergjigjem sepse kam pune me te menqura se te shtoj honorarin tend te postimeve.

  2. #232
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Keto konkluzjone te tua burojne nga mosbesimi e jo nga dija.
    sepse nuk ka shtet ne bote te mos doje rregullin e ligjin, dhe mbajtja e emingrandeve ne gjendje pengu i shkakton probleme cdo shoqerie qe kerkon evolucion.
    Ta thashe edhe njehere se greket ishin me te vonuar se te tjeret ne ligjin e emigracionit se ata nuk kishin eksperience.
    Greqia eksportonte emigrante deri ne 1980 dhe ne 1990 ajo importoj emigrante.
    Amerika ka 200 vjet me ligje emigracioni,franca,gjermania, italia,anglia etj kane nga 100 vjete me keto ligje .
    Pra, vetem te jesh adoleshent mund te nxjerres konkluzione te tilla.
    Me pelqen arsyetimi jot dhe I Albos.
    Thjesht kapni nje fjali, e rrotulloni si te doni dhe pastaj te fusni edhe nje te share qe te beni “shembull” dhe te pengoni te tjeret te kene keshtu idesh.
    Ne nje postim te meparshem te kjo teme kam thene “Skllavpronari do ta mbroje gjithmone skllaverimin.” Edhe skllavpronari eshte per nje shoqeri me rregulla sepse kaosi nuk i sherben njeriu. Vetem qe jo me rregulla cfaredo por me rregullat e tija.

    Keshtu edhe qeveria greke. Ata duan ti integrojne emigrantet por si greke e jo si njerez. Ata fillojne e behen njerez normal e jo kafshe pune kur pranojne kombesine greke.
    Ky mentalitet eshte rrenjosur te ata qe kane ne dore pushtetin prandaj megjithese populli grek ne pergjithesi mund te mos kete shume mendime te tilla, emigrantet gjithmone duhet te vuajne.

    Kaq per ty nga “adoleshenti”


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Or tunxh, ku e ke lexuar, degjuar apo pare ndonje burre shteti apo politikan te dy partive me te medha ne vend qe te dali e te kerkoje aneksimin e Shqiperise?! Ne cilin shtet evropian te shekullit te XXI, mijevjecarit te trete, vitin 2006 ke degjuar apo lexuar qe ka burra shtetesh qe bejne plane te aneksojne toka te shteteve te tjera?!

    Sllobodan Milloshevici ishte i cmenduri i fundit ne histori qe ta provonte ate dhe e pame fundin e tij dhe fundin e Serbise se Madhe.
    Albo u merzite? A mos te kemi shqetesuar duke lehur shume?
    Slobodani ishte i cmenduri i fundit qe e provoi dhe Greqia e perkrahu sa mundi. Kisha e shteti bashke. Nuk po e zgjas shume se nuk eshte kjo tema. Po qe se do detaje provo Google ose mbase edhe forumin ketu por shiko shkrimet e te tjereve (jo te tuat ose te Tannhauser-it)
    Prandaj Greqia mesoi dicka dhe tani po perdor metoda me te qeta dhe me afatgjata.
    Synimi prape ai ngelet.


    Ti as qe ke marre mundimin te lexosh lajmin ne shqip te plote, e jo me te arrish te pertypesh fakte qe ze ne goje. Ne vend qe te citosh e degjosh me vemendje burrat e shteteve perkatese, njerezit e administratave perkatese, qe jane te zotet e punes, ju me citoni njerezit e rruges dhe me e bukura eshte se na i mban edhe si "fakte".

    Fakt eshte qe kryeministri i Kosoves pas vizites se tij ne Athine sapo mori mbeshtetjen e Athines zyrtare per pavaresine e Kosoves, e shprehur ne formen e "Athina zyrtare respekton vullnetin e shumices dhe kerkon mbrojtjen me ligj te te gjitha minoriteteve ne Kosove".
    E clidhje ka kjo ketu? Apo do na tregosh qe Greqia eshte e mire. Ta pret mendja qe Greqia nuk do ti bjeri murit me koke. Kur te gjithe thojne pavaresi edhe Greqia me hir e pahir do e pranoje dhe do mundohet te perfitoje ca kapital politik.
    Ti mos na jep arsye feminore te tipit “degjo burrat e shtetit”. Mu kujtua mesjeta kur mbreti ishte zoti ne toke dhe te gjithe i bindeshin sepse ai ishte “i pagabuar”.

    Mos perdor fjale qe nuk u di kuptimin se nga menyra se si e perdor pa vend fare, tregon qe nuk e ke idene se cfare ka qene Bizanti. Bizanti nuk ka lidhje fare me temen pasi ishte nje qyteterim qe nuk eshte me. Te respektosh te gjithe popujt e botes me shprese se ne kete menyre edhe ata popuj do te te respektojne nje dite ty, eshte nje nga principet me te larta njerezore. Te punosh per te zgjidhur konflikte, te mbyllesh plage, te gjesh gjuhen e mirekuptimit nuk eshte "bizantine" eshte hyjnore.
    Une popujt i respektoj dhe jam shume dakord per mbylljen e konflikteve dhe jo hapjen e konflikteve te reja. Por kjo qe po ben Greqia, eshte thike mbas shpine. Nje mentalitet TEJET i prapambetur. Prandaj sic e shikon je ti qe nuk ja ke shume idene se cfare them une.

    Nuk po flet as "greku i thjeshte", as "greket e filogreket", po flet shteti grek me njerezit e zgjedhur te tij, po flet shteti shqiptar. Dhe beji nje nder vetes, degjo e lexo ne heshtje kur burrat e shtetit flasin e kuvendojne pasi ne 10 faqe diskutim ti akoma nuk ke mesuar se kush eshte lajmi.

    Lajmi eshte qe per problemet e grekerve ne Shqiperi dhe shqiptareve ne Greqi nuk pergjigjen me qenerit rrugace ne rruge, pergjigjen burrat e shteteve perkates.

    Albo
    Faleminderit per diturine e pakufishme qe ndan me ne.
    [/url]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-11-2006 më 03:20
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  3. #233
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Mos ishte valle ne kufi Turqia, Italia apo Gjermania, apo Austro-Hungaria? Shqiptaret e greket kane 3000 vjet histori bashkejetese se bashku si dy prej popujve me te vjeter te Ballkanit dhe po te germosh ne historine e atyre 3000 vjeteve nuk ke per te gjetur qofte edhe nje moment ku greket apo shqiptaret kane dashur tu imponohen me force njeri-tjetrit.
    Cuno,ti dukshem ke humbur totalisht sensin e kohes ne te cilen jeton: shekulli XXI-te.Se po te ja nisesh me nje retrospektive afatgjate do ngaterroheshe ca(sidomos me njohurite e tua te kufizuara historike qe tregove me lart),CDO vend ne bote njeh historira pushtimi nga vende te tjera por jo cdo vend njeh sot,ne vitin 2006,nje aneksim te tille.Jo cdo vend njeh thyerje te te drejtave njerezore sic ka ndodhur ne Greqi vitet e fundit.
    Ne historine e Hellas(dhe te disa civilizimeve te tjera)kam germuar aq sa ti s'do mund ta besh gjate tere jetes tende.Hellas qe ne Lashtesi i ka quajtur te huajt barbaroi,pra ndjenjen e racizmit e kane ne ADN.Ne s'kemi qene te gershetuar me Greket,ne kemi qene te inferiorizuar qe ne Lashtesi nga Greket.Big difference!

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Peshkaqenet kafshojne, peshqit e vegjel te pickojne dhe Greqia nuk eshte peshkaqen eshte peshk ne rangun e popujve te botes.
    Une nuk e shoh boten ne peshq/peshkaqene,pak si ndarje bardh-e-zi,s'te duket?Mgjth,le te te ndjek llogjiken tende per pak sekonda: imagjinoj qe ti quan "pashkaqen"ato qe jane ne gjendje te te bejne keq e poashtu kane treguar nje disponibilitet ne te kaluaren/tashmen per te te demtuar,ok?Greqia i ploteson keto kushte?Ka demtuar Shqiperine ne te kaluaren?Po!Greqia eshte duke treguar disponibilitet per te aneksuar pjese te Shqiperise,kjo bazuar ne ndarje territoriale te nje kohe tjeter?Po.Atehere Greqia per Shqiperitaret eshte peshkaqen!



    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po atyre qe kane frike nga peshqit, si tua veme emrin?! Meqenese e ke futur veten ne kallepin e njerezve te vegjel qe ngelen vetem ne kuadrin e epiteteve per njerezit...
    Pse ndjen nevojen e konfirmimit vetjak duke fyer bashkebiseduesit?
    Albo,madheshtia tregohet pikerisht duke mos fyer bashkebiseduesin,aq me pak ta sulmosh personalisht .E kam vene re dhe here tjeter ne bisedat qe zhvillon me njerezit,fyerje personale qe kane per qellim uljen e individit ne fjale.E di c 'me tregon kjo per ty si individ?Qe je shume i pasigurte ne diturite e tua dhe dhuna e fjalorit te balancon pak ne pasigurite e tua.Me vjen keq!

    Ti me quan mua ksenofobe,ξενος=i huaj φοβος=frike.Pra,ksenofobi do thote te kesh frike nga e panjohura,nga te huajt,meqe une njoh mire Greqine dhe Greket nuk mund ta vesh ne praktike tek une.Pra,kujdes perdorimin e termave heres tjeter,sidomos kur i hedh sa lart-sa poshte pa i menduar fare.
    Po mire,le te vazhdojme llogjikimin tend,une ksenofobe,pra frike nga e huaja.Kjo me beka mua njeri te vogel,peshk te permasave jo te medha.Ok!Ti filo-grek bazuar ne simpatite e tua fetare,ca te ben kjo?Sardele!
    Te kesh frike dhe te duash te mbrosh njerezit e vendit tend s'eshte turp,s'eshte vogelsi.Te flasesh plot levdata per nje vend qe ka diskriminuar/diskriminon llojin tend barbarisht,e kjo vetem ngaqe feja e tyre ka ne krye njerez me nje mjeker te po te njejtit lloj si babagjyshi i fese ne te cilen mund te besosh dhe ti kjo eshte injorance rrenjesore.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nuk eshte ndonje trimeri apo zotesi e madhe qe te lehesh gam-gam sic bejne te gjithe ata "nacionalistet e rruges", mjafton te leshosh ca sharrje, ca ulerima dhe ca kercenime poshte e lart. Trimeria dhe zotesia duket tek ata njerez qe punojne e mendojne per menyra se si ta ndryshojne realitetin per mire.
    Mesa di une,gam-gam bejne vetem qente...ti sheh ndonje te tille ketu?Pasi une mendoja qe kisha te beja vetem me njerez,ndoshta ti do arrish te me besh te besoj te kunderten.Ku i dihet?!

    Une e kuptoj shume mire se ku ke deshire te dalesh ti,edhepse s'mund ta shprehesh ne formen e duhur,pa fyer askend: s'duhet te zhvillojme ndjenja urrejtjeje ndaj Greqise,duhet te provojme te kooperojme me vendin fqinj...Etj!Totalisht dakort me ty,por kooperimi kerkon qe te dyja anet te jene disponibel per te zhvilluar maredhenie te balancuara,qe te respektojne qytetaret e shtetit tjeter dhe me e rendesishme te respektojne kufinjte. Greqia momentalisht s'eshte duke bere dicka te tille,e eshte mese e natyreshme qe te pakten nga opinioni do sanksionohet.

    P.s.Nese ne repliken tende do shoh qofte dhe nje fyerje minimale,mos prit pergjigje,thjeshte nje injorim.Jemi njerez,kemi hyre te bisedojme si te tille!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 16-11-2006 më 12:24
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #234
    Ajo adresa e fotomontazhit nuk hapet pa qene anetar dhe duke qene se une mund ta ndryshoj mesazhin tim mbas 60 minutave po e vej ketu
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  5. #235
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dhe ajo Amerika qe ti ze ne goje eshte nje prej sponsorizuesve kryesore te mirekuptimit dhe bashkepunimit midis dy popujve fqinj me te vjeter te Ballkanit.
    Jo dy popujt...i njejti popull! LOL

    Ju te tjeret qe s'ju ka semure virusi vehabisto-ortodoks... nuk eshte halli se 100,000 Shqiptare etnik u homogjenizuan nga Greket vetem pse jane Ortodokse. Fundja le ti marri ata barkthate bizantine se nuk u duhen njeriu. (ku vate Premeti?)

    Problemi eshte teper dinak. Keta duan ta shqyejn Shqiptarin sipas sistemit 'miletist' Osman. Kjo eshte gjithe hileja e pse bertas une. Iku koha e fe-miletit, erdhi koha rrace-miletit. Grekeve u ka mbet ora ne shek e 19-te. Tutkallet kujtojne se ndertuan nje shtet kombetar, kur ne fakt jane nje imitimit i keq i Kalifatit Osman, qe paradoksalisht eshte antar i Komunitetit Evropian...Andaj nuk e duan Turqine aty ata...se jane Turq e shkuar Turkut vete, e dy njelloj sikur nuk quhet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 16-11-2006 më 18:37
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    Nese kjo do mjaftohej vetem me marrjen e shtetesise se minoritareve (rreth 30 000 kane qene tani do jene 10 se kane ikur te gjithe ne Greqi) nuk do kishte asgje te keqe por me sa duket ata do bejne greke gjithe zonat e jugut te Shqiperise aty ku japin edhe pensione.Hapi tjeter me siguri do jete referendumi per shpalljen e Republikes se jugut.
    Pas berjes pronare te argateve grek ne jug ky eshte faji i dyte.
    Shqiptaret duhet te ngrene nje mekanizem mbrojtes dhe ky eshte perkrahja mbarekombetare e ceshtjes çame.
    RESPEKT SHQIPTAREVE

  7. #237
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga bucibuci
    Hapi tjeter me siguri do jete referendumi per shpalljen e Republikes se jugut..

    Lesht e currit e bojn ata ate pune. Nuk eshte nevoja te aneksohet fizikisht...aneksohet shpirterisht vendi. Sic tha edhe prez-i i Greqise kur iu desh ti dilte ne mbrojte Odise Cenajt 'Grek eshte ai qe arsimohet si Grek'...nje perkufizim fluid i identitietit qe e bon edhe Senegalezin grek. Kta s'dine se c'po bejne me kete levizje...ja u garantoj une qe me ate rritem te vogel te lindjeve per grua qe kane ata, Shqipot do jene shumica ne Greqi per 50 vjet.

    Gjaku djema gjaku...Greku s'di se c'eshte prandaj ben vickla te tilla. Le ti themi qe "Je koktej Sllavo-Shqiptar"
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #238
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Te gjitha shqetesimeve te tua u mungon propozimi dhe vizioni.
    ato nuk i sherbejne vizionit europian shqiptar.
    pra ato jane thjesht iluzione dhe profecira te dala nga frika e asimilimit.

    Se c`mund te ndodhi ne te ardhmen nga kjo ceshtja e nenshtetesise se dyfishte, ky nuk eshte monopol i shqetesimeve te tua..

    Dua te them se ai shqiptar qe ka parime humane e iluministe eshte "asimiluar" per nje ide me madhore se nacionalizmi grek apo shqiptar.
    Keshtu qe njerez qe jane brumosur me vlera te tilla, nuk mund te durojne asnje lloj kinse tutori(si ju p.sh.),qe pretendoni se jeni rojet e portave te kombit.
    O zoti Akili-A thirri mendjes se nuk je ne te!Mos rrih uje ne hava kot me kot dhe mos u mundo te hiqesh si i perparuar duke tundur flamurin e njeriut te emancipuar e pa komplekse nacionaliste sepse ne kete menyre po shpalos vetem nje miopi te papare! Duket qarte se nuk e keni kuptuar aspak vendimin e qeverise greke dhe se nuk jetoni ne kete planet.
    Po mundohem te shpjegoj se cfare po ndodh pak a shume ne zonat e jugut, ne menyre qe ta kuptosh drejt vendimin e qeverise jo vetem ti por dhe gjithe ata qe po shfaqin shenja miopie a mosdije.
    Faktikisht vendimi i qeverise greke jep lejen per te pajisur me Pasaporte greke, duke u dhene ne kete menyre nenshtetesine greke, te gjithe personat qe jane pajisur apo qe do pajisen me kartat e homogjeneitetit.VINI RE,ne asnje rast nuk flitet per emigrantet shqiptare ne Greqi.Cfare eshte Karta e Homogjeneitetit?
    Karta e Homogjeneitetit u jepet nga kuesturat greke personave qe jane me origjine greke(me nje fjale minoritareve), cobenjve(arumuneve),personave qe kane studiuar ne Greqi ne rinine e tyre shume vite me pare dhe pasardhesve te tyre, personave me prejardhje cobani,personave me prejardhje nga fshatra te caktuara etj .Per te kuptuar po jap disa shembuj:
    1.Babai im eshte shqiptar, nena ime eshte shqiptare pasi ka lindur nga baba shqiptar dhe nene shqiptare e cila njekohesisht eshte dhe cobanke(pjestare e minoritetit kulturor jo etnik te arumuneve).Duke pare keto rrethana nenes time, ne base te kesaj politike qe ndjek Greqia,i lind e drejta te pajiset me karte homogjeiteti, nga kjo perfitoj dhe une si bir i saj, motra dhe vellai im, por jo babai im.Ky eshte nje fakt real.
    2.Rasti i nje shoqes time: Gjyshja e saj eshte shqiptare puro.Por ne rinine e saj ka studiuar ne Greqi.Prej ketij fakti Greqia i njeh kesaj te moshuare te drejten per tu pajisur me karte homogjeneiteti.Nga gjyshja perfitoi dhe shoqja ime duke mare dhe ajo kartat bashke me nenen e saj, vellain e motren, por jo babai normalisht.
    3.Kusherinjte e mi me origjine nga Voskopoja (per greket eshte Vosko-Polis me nje fjale nje ish polis grek) kane mare kartat e homogjeneitetit duke qene se babai i tyre ka lindur ne Voskopoje dhe qe nga greket konsiderohet si greke.
    Duhet pasur parasysh qe ne keto karta ketyre personave kombesia u shenohet GREKE.Por keta persona ne me te shumten e rasteve nuk jane greke por shqiptare te paster dhe ne zyrat e gjendjes civile ne Shqiperi rezultojne me kombesi shqiptare.Ketu ka dicka qe nuk shkon!
    Duhet pasur parasysh dhe qe pjesa me e madhe e ketyre personave qe jane pajisur me kete karte nuk jetojne ne Greqi por ne Shqiperi apo ne ndonje shtet tjere evropian.Pra sic e shihni nuk behet fjale qe t'i jepet nenshtetesia emigrantit shkodran apo pukjan qe jeton prej vitesh ne Greqi.Ti shohesh ndryshe keto qe po ndodhin eshte miopi e shkuar miopise.Dua t'ju kujtoj se para disa vitesh Nikolas Geixh arriti aty sa deklaroi se ne Shqiperi 10% e popullsise eshte me kombesi greke.E shihni?Mbase nuk e ka pasur gabim.Vendimi me i fundit i qeverise greke do plotesoje parashikimin e tij.
    Sot te dashur shqiptare dua t'ju njoftoj se 50% e popullsise se Korces eshte greke.
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  9. #239
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Gjaku djema gjaku...Greku s'di se c'eshte prandaj ben vickla te tilla. Le ti themi qe "Je koktej Sllavo-Shqiptar"
    Si dhe pak biber etiopian i zier për disa shekuj me krypë turke të fabrikuar në punishtet e kalifateve e arabe, i përzier me spermë të priftërinjve homoseksualë.

  10. #240
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Sipas Greqise, ne nje vend thuhet 30.000 e ne nje tjeter 120.000



    Plotesisht dakort.Mos them qe vetem ne korce 90% e vllenjve kane karte omogjenias, puthajse te gjitha fshatrat, Polene,dishnice,voskopoje,drenove,boboshtice...etj
    Korcar-L1 nje korrigjim te vogel(edhe une jam pe Korce):nga drenovaret e vjeter, se sot Drenova eshte mbushur me cobenj, nuk e ka mare asnje karten 3-vjecare sepse greket i konsiderojne antigreke,po ashtu dhe boboshticaret.
    Po te bej nje pyetje: Pse te gjithe polenaket e kane mare karten e homogjenitetit, kur te gjithe e dime se nuk jane as greke dhe as cobenj?
    Po te tregoj nje mesele qe ma ka treguar nje drenovar i vjeter, kusheri i babait tim. Dihet qe nga shteti grek jane akorduar shume fonde per fshatrat polene, zicisht, voskopoje etj por per fshatra si boboshtica e drenova asnje kacidhe.Ky drenovari (pasi ka pasur nje fare pozite) ne inaugurimin e kishes se shen Sotirit ne Polene te ndertuar me fonde greke,ku ishte present dhe Konsulli grek i Korces, i drejton ketij te fundit nje pyetje:"Si shpjegohet qe nga qeveria greke fondet shkojne vetem per keto pak fshatra kurse drenova dhe boboshtica neglizhohen kur dihet qe kane shume nevoja?".E di kush ishte pergjigjja?Sepse keto fshatra kane ruajtur ortodoksine me fanatizem edhe gjate diktatures dhe per kete duhen shperblyer.
    Por cdo korcar e di se kjo eshte nje gjepur me brire!Boboshticaret dhe drenovaret jane me ortodokse dhe se greket pa le me pastaj krahasuar me polenaket.Por e verteta eshte nje tjeter.Nje vitet '20 ne parlamentin grek ka pasur 2 deputete shqiptare, te dy polenake(nuk me kujtohet mire vit).Ja kush eshte arsyeja pse polenaket pajisen me keto karta.Sepse jane e kane qene progreke.
    Konfirmoj perqindjet e tua ne lidhje me cobenjte qe kane mare karten e homogjeneitetit.Thuaju ketyre qe nuk duan te kuptojne se cfare shkruhet ne keto karta, sepse me siguri i ke pare,pasi nje ne dy korcare e ka!
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

Faqja 24 prej 42 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •