Close
Faqja 21 prej 42 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 412
  1. #201
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ndoshta ky eshte cmimi qe po na detyrojne te paguajme per Kosoven dhe Maqedonine,pra fitojme 2.5 milione shqiptare nga keto treva te lartpermendura,dhe humbasim 250 mije pabuksa qe shesin edhe ****** per nje cope buke.

  2. #202
    Citim Postuar më parë nga murik
    Ndoshta ky eshte cmimi qe po na detyrojne te paguajme per Kosoven dhe Maqedonine,pra fitojme 2.5 milione shqiptare nga keto treva te lartpermendura,dhe humbasim 250 mije pabuksa qe shesin edhe ****** per nje cope buke.
    Nuk ka te beje shume jo. Greqia po shfrytezon rastin por sic u shty puna e Kosoves keshtu do te shtyhet edhe kjo deri sa ta kuptojne te gjithe se cfare behet.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  3. #203
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,456
    Postimet në Bllog
    23
    Sipas presidentit të shoqatës së Vorio-epirit në Greqi, Babis Karathano, numri i grekëve në Shqipëri është më i madh se 250 mijë.
    Nenshtetesine nuk e njeh kryetari i nje shoqate jo-qeveritare, nenshtetesine e jep shteti grek dhe e njeh shteti shqiptar. Shoqatat, organizatat dhe njerezit e rruges mund te thone plot gjera, por ato jane vetem ne nivel spekullimesh.

    Dhe kjo vetem sa verteton ato fjalet e mia qe shpreha me siper, shifrat e servirura nga pala shqiptare dhe pala greke ne rang ministror eshte disa here me e vogel se sa shifra qe servirin njerezit ne rruget e Athines. Por te fokusohesh ne shifra do te thote te mos kesh idene se cfare objektivi kerkojne te arrijne te dy qeverite: objektivi i perbashket i te dy qeverive eshte nje edhe i vetem, dhenia zgjidhje njehere e mire problemit te minoritetit grek ne Shqiperi, ne menyre qe te neutralizohen plotesisht ekstremistet ne te dy anet e kufirit. Dhe kjo eshte vetem nje ceshtje ne shume ceshtje te ngelura pezull ne vite qe te dy qeverite po marrin ne shqyrtim e bashkepunojne per tu dhene zgjidhje.

    . Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së vendit tonë, Sabri Godo u shpreh, se nisur nga kushtet e këqija ekonomike shumë shqiptarë do të pranojnë të deklarojnë se janë grekë vetëm për të marrë nënshtetësisë greke,
    Sabri Godo e njeh aq mire demokracine aqsa njoh edhe une komunizmin. Ai eshte nje produkt i epokes komuniste e une nje produkt i epokes se lirise. Sabri Godo nuk arrin te kuptoje se ne epoken qe jetojme, cdo shtetas shqiptar eshte i lire jo vetem te deklarohet grek, italian, afrikan, indian, por eshte i lire bile te kerkoje qe ti hiqet edhe shtetesia shqiptare, ashtu sic kane zgjedhur te bejne shume shqiptare ne keto 2 dekada. Dhe jo Godo, por as ai qe i ka bere koken, prindi i vet nuk ka te drejte ti imponohet femijes se ku ta beje jeten dhe cfare nenshtetesie te marri.

    Dhe se dyti, Godo harron qe edhe pse mund te kete mijera shqiptare qe duan nenshtetesine greke apo italiane, apo amerikane, asnje nga keto shtete dhe asnje nga keto shoqeri nuk do te kete ne gjirin e saj qindra mijera emigrante shqiptare te neutralizuar. Shembulli me i fundit, Anglia u tregua liberale me emigrantet dekaden e kaluar dhe mori ne gjirin e saj mijera emigrante shqiptare, sot sondazhet dhe barometrat ne Angli i nxjerrin shqiptaret si emigrantet me te padeshiruar.

    Sabri Godo eshte nje dhjaks qe hedh gurin dhe fsheh doren vetem e vetem per te ndezur gjakrat e alarmuar njerezit e thjeshte. Dhe nuk eshte hera e pare qe e ben nje gje te tille.

    Ndoshta ky eshte cmimi qe po na detyrojne te paguajme per Kosoven dhe Maqedonine,pra fitojme 2.5 milione shqiptare nga keto treva te lartpermendura,dhe humbasim 250 mije pabuksa qe shesin edhe ****** per nje cope buke.
    Mos harro, nje nga ata pabuksat e humbur je edhe ti qe ke marre nenshtetesine amerikane ne Amerike e ke flakur tej nenshtetesine shqiptare. Prandaj mos shih qimen ne syrin e tjetrit kur nuk shikon dot trarin ne syrin tend.

    Dhe Shqiperia nuk humbet nga legalizimi i emigranteve te saj, Shqiperia dhe vete shteti shqiptar fiton shume. A-ja e interesave kombetare te shtetit shqiptar eshte mireqenia e shtetasve te vet kudo qe ata te jene, si brenda edhe jashte vendit, dhe per nje shtet si Shqiperia me 1/3 e gjithe popullsise se saj si emigrante, legalizimi i emigranteve eshte nje ceshtje jetike, eshte minimumi qe shteti shqiptar mund te beje per shtetasit e vet. Emigrantet mbajne familjet e tyre me te ardhura, emigrantet jane pjesa derrmuese e turizmit te vendit, emigrantet jane importi me i madh i trurit ne vend, emigrantet jane ambasadoret me te medhenj te Shqiperise ne bote, emigrantet jane urat qe lidhin popujt me njeri-tjetrin.

    Ata minoritaret greke ne Shqiperi dhe ata emigrantet shqiptare ne Greqi jane ata qe diktojne klimen e mirekuptimit dhe bashkepunimit midis dy popujve. Keta jane urat kryesore midis dy popujve, ura qe nuk duhen shembur por duhen forcuar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-11-2006 më 01:56

  4. #204
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Mos harro, nje nga ata pabuksat e humbur je edhe ti qe ke marre nenshtetesine amerikane ne Amerike e ke flakur tej nenshtetesine shqiptare. Prandaj mos shih qimen ne syrin e tjetrit kur nuk shikon dot trarin ne syrin tend.
    Amerika s'eshte munduar te aneksoje pjese te Shqiperise.
    Amerika s'ka diskriminuar deri ne kocke studentet shqipetare atje.
    Amerika s'ka rrafur/abuzuar/vrare emigrantet qe mundoheshin te kalonin kufirin per nje jete me te mire.
    Amerika,s'te ka detyruar te ndryshosh emrin e te hiqesh si Grek,ndryshe do abuzoheshe psikologjikisht nga racizmi.
    Femijet e tu nuk shahen ne shkolle"ik mer shqipetar i ndyre".
    Amerika s'eshte duke perdorur si manover dipllomatike fukarallekun ekonomik/intelektual te disa pseudo-shqipetareve.

    Asnje fuqi Euro-Perendimore s'te ka thene"hajde,merre nenshtetesine vetem ngaqe je pseudo-shqipetar" pa patur qellime te tjera politike ne vendlindje(se ne vendin e tyre pak rendesi ka cilat jane interesat psh force punetore etj).Pra,keto bark-thatet,te kishin pak vete-respekt do e refuzonin kolektivisht.

    Nen-shtetesi kane shume shqipetare qe jane jashte,por nen-shtetesia e tyre s'eshte lyer me shijen e turpit dhe pabesise ndaj vendit qe i ka mbajtur.Por e di si eshte puna?Barkthatet,s'kane vetem mungesa materiale,por ne radhe te pare kane mungesa mendore!E nje njeri qe pranon te behet instrument shtypes i nje shteti qe s'ka synim mbrojtjen por perfitimin e nje vendi te varfer sic eshte Shqiperia,une mund ta quaj vetem mendje-thate...asgje me shume.
    Harom toka qe i ka mbajtur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 15-11-2006 më 07:37
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Nje pyetje per te gjithe.

    Edhe neqoftese e ruajme dyshimin,inatin,xhelozine,cmiren dhe ksenofobine ndaj grekerve, kur do ta ndertojme miqesine?????

    Me bejne pershtypje shume nacionaliste, te cilet nxjerrin konkluzione nga konfrontimet dhe divergjencat historike me greket(te cilat jane edhe pak dyshuese),ketu lind pyetja tjeter:
    Po franca me gjermanine qe kane bere 5 luftera keto 200 vjete pse u bashkuan e u bene motorri i europes se bashkuar????

    PRA VIZIONI NUK ESHTE CESHTJE QE U PERKET NACIONALISTEVE.

  6. #206
    Une e pata kry me kete teme mirepo thash te flas edhe dicka meqe disa vertet jane te verbuar keq, qofte nga mendja qofte per shkak te interesave personale.

    1. Vizioni iu perket pikerisht nacionalisteve dhe jo atyre qe tradhetojne atdheun. Prej kur termin nacionalist eshte i keq apo si di kuptimin shqip. do te thote atdhetar.

    2. Gjermania dhe Franca nuk jan bashkuar aspak, edhe me tej kane po aq armiqesi sa perpara dhe per interesat e popujve te tyre nuk lejojn pazare te pista.

    3. Nese greket duan miqesi ( qe skan treguar deri me tash ) atehere le te ndertojne nje politike fqinjesh me Shqiperine jo politiken kolonialiste sikur te ishte Shqiperia province e saj autonome dhe ajo arrin ti jap e merr nenshtetesi edhe qytetareve te saj.

    Per te mos kuptuar kete politike te cmendur qe ben greqia, njeriu duhet te jete i cmendur ose ne kllapi.

    p.s. Mos u mundoni askush qe me termin Nacionalist te perulni dikend tjeter sepse te jesh Nacionalist (atdhetar) eshte pune e madhe qe rrall kush e arrin.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Mendimi_Juaj
    p.s. Mos u mundoni askush qe me termin Nacionalist te perulni dikend tjeter sepse te jesh Nacionalist (atdhetar) eshte pune e madhe qe rrall kush e arrin.
    Vlerat e njeriut nuk maten me nacionalizem,
    por me iluminizem.

  8. #208
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Vlerat e njeriut nuk maten me nacionalizem,
    por me iluminizem.
    Iluminizmi bazohet te vlerat e njeriut dhe jo skllaverimin dhe shitjen per dy leke.
    Nje perkufizim (qe duke pare kontekstin me duket shume ironik) eshte:
    "Iluminizmi ka qene nje levizje ne Evrope e cila ka shpreh paknaqesite ndaj ndikimit te kishes ne popull , si dhe ka kundershtuar fedualizmin dhe gjera tjera negative"

    A mund te me thote dikush qe e di TAMAM se cfare perfshihet te deklarata greke?
    Ata do ti japin shtetesine atyre qe KANE kombesine greke apo do tu japin shtetesine edhe atyre qe kane kombesi shqiptare?
    Psh nje emigrant shqiptar ne Greqi do te rregjistrohet me kombesi greke apo shqiptare qe te marri nenshtetesine?
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Me sa kuptova:
    Qeveria greke vendos t’i jape nenshtetesine greke shtetasve shqiptare qe (per motive te vlefshme ose te pavlefshme) kane nje dokument qe i quan me origjine greke dhe jetojne ne Greqi, dhe shume shqiptare ndjejne dicka t’i shtrengoje ne fyt qe nuk eshte infarkt…. (ndjenje pafuqesie perballe padrejtesise…?)

    A mund te me thote dikush se:
    Cilat jane termat egzakte te kesaj iniciative?
    Cili eshte numri egzakt i atyre qe marrin shtetesine greke?
    Cilat jane garancite qe ka dhene qeveria shqiptare?

    Lexova nje aluzion shume interesant mbi bashkimin e Frances me Gjermanine…, mbi miqesine…
    jam perkrahes i flakte i miqesise se shqiptareve me fqinjet…
    Por me vijne spontane dy pyetje per te gjithe ata qe pretendojne se ky eshte nje hap i rendesishem per miqesine midis popullit shqiptar dhe grek, sepse zgjidh probleme…

    1. A ESHTE E MUNDUR SOT TE BEHEN HAPA PER BASHKIMIN E POPUJVE TANE NE BAZA BARAZIE, SIC ESHTE BERE NE ANE TE TJERA KU DHE KA FUNKSIONUAR?
    2. PSE NUK BEHEN?

    Me shume se ceshtje nacionalizmi apo ksenofobismi me duket ceshtje llogjike ku ka nevoje per iluminim…

    PS.: nga sa kam pare ne Shqiperi dhe neper Europe, nuk kemi shume ndryshime me fqinjet tane dhe faktin qe disa fqinje nuk duan miqesi ne baza barazie nuk arrij ta shpjegoj me gjendjen ekonomike, apo politike, apo fetare ne Shqiperi, nuk arrij ta shpjegoj as ne baza antropologjike…

  10. #210
    Kerkova ca online dhe ta rezultati:

    Sipas deklaratave thuhet se VETEM DHE VETEM emigrantet me kombesi greke do te marrin shtetesine. A KA KU TE SHKOJE ME SHUME??? Pse emigrantet shqiptar me kombesi shqiptare nuk permenden? Thuhet se ata qe kane karte do te kene mundesi. Qe te kesh karte duhet te kesh pranuar qe ke kombesi greke. apo JO? Ja ku e nxori koken dhe Kali i Trojes.

    Dhe ka nga ata qe flasin per bashkpunim... TURP! TURP! TURP!!!
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

Faqja 21 prej 42 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •