Close
Faqja 12 prej 42 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 412
  1. #111
    LOl mos me bej analize mua e di mire ku ka ngecur shara, po puna eshte se ka nja dy vjete qe ka ngecur, e kjo pikerisht prej nocioni KOMB, qe evropianet nuk e tolerojne aq kollaj.
    Si thu ti do lejoj Franca apo Gjermania te kete te njejtat te drejta me to edhe Lituania, apo Bullgaria??
    Nga ku dalin fondet e famshme evropiane????
    Nuk ka nevoje per replikim, jane pyetje retorike...

  2. #112
    Tema nderroi drejtim sepse ashtu po te pelqen me mire Mirepo:

    Ne asnje shtet evropian nuk ke kesi rasti cfare ka bere Greqia dhe ky eshte agresion i hapur.

    Sa i perket Evropes edhe une jetoj ne EU, mirepo askund nuk ka keso praktikash mes shteteve dhe te gjitha shtetet kane pavaresine e tyre.

    Gjithashtu te gjithe popujt evropian mbajne Identitetet e tyre. Ideja qe ne EU duhet te hysh pa Identitet eshte komplet e gabuar dhe ajo eshte perhapur nga armiqte tane siq jane Serbia e Greqia.

    Nese ty te pelqen nocioni BE nuk dmth se ai eshte ashtu si kujton ti. BE eshte momentalisht as me pak as me shume se nje Organizate shtetesh dhe nuk ka fuqite e nje shteti, federate as konfederate bile.

    Megjithate se pari kjo teme dhe ky problem qe ka bere Greqia nuk eshte kerkese e BE. Te japesh te drejtat e minoriteteve nuk dmth se Shteti tjeter munde te jap nenshtetesi dhe te pastaj ti therras ne vota, ne ushtri etj.

    Ky eshte problem i madh per ata qe e kuptojne dhe duhet reaguar nga qeveria shqiptare. Nese nuk do te reagohet do te kete pasoja te medha me vone.

    Sa i perket kesaj teme mendoj se i thash te gjitha dhe tema po del nga binaret por sa i perket qeshtjes se BE munde te diskutojme ne teme tjeter ska problem.

    Une thash ato qe kisha per te thene Faleminderit

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga ooooo
    LOl mos me bej analize mua e di mire ku ka ngecur shara, po puna eshte se ka nja dy vjete qe ka ngecur, e kjo pikerisht prej nocioni KOMB, qe evropianet nuk e tolerojne aq kollaj.
    Si thu ti do lejoj Franca apo Gjermania te kete te njejtat te drejta me to edhe Lituania, apo Bullgaria??
    Nga ku dalin fondet e famshme evropiane????
    Nuk ka nevoje per replikim, jane pyetje retorike...
    Rendesi ka qe minoritare greke ne Shqiperi do marrin shtetesine e dyfishte pra edhe ate greke.

    Besoj se eshte nje hap i drejte i Qeverise greke pasi nese Shqipnia ishte ne vend te Greqise te njejten gje do bente dhe padyshim ne qe bejme keto komente tani, te jeni te sigurte se do benim saktesisht komentet qe bejne greket apo minoritaret.
    Ajo qe eshte e patolerueshme eshte qe me kete ligj te konsiderohen te kombesise greke me mijera shqiptare dhe greke. Ky eshte nje faj i madh historik i qeverise shqiptare si kesaj te sotmes dhe me teper i asaj te djeshmes.

    Autoritetet greke cdo dokument ne lidhje me kete teme e kerkojne me pare te vulosur ne AMBASADEN SHQIPTARE pra keta kandidate- minoritare qe nuk jane aspak te tille e gezuan kete status me "bekimet" e autoriteteve shqiptare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #114
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    MU NDEZEN LLAMPAT ME KETA NACIONALISTET.

    Ke kujtoni juve komb, idealet dhe vlerat e njerezve qe quhen shqipetar? po,po kete kuptoj edhe une.
    Po ja ti analizojme pak.
    Keta njerez qe quhen shqipetare (jam edhe une brenda) ku shumica e tyre,me vlerat qe mbrojne ata me lane mua pa toke.ja morren gjyshit ne 1945,dhe sot po bejne nje ndarje ne te cilen une prape ngelem pa toke,D.M.TH. PA ATDHE.
    Ku i kane vlerat keta njerez qe quhen shqipetar dhe krenohen me to?
    te duash keta njerez te cilet me mentalitetin dhe vlerat qe kane krijojne nje shoqeri kaq te urryer dhe te pa drejte eshte njelloj si te jeshe MAZOKIST.
    Ja pra, qe ai NACIONALIZMI PA VLERA eshte i semure.
    Dhe jo vetem kaq, por ata jane kaq te pa cipe sa duan tju a ngjisin semundjen e tyre edhe shqiptareve qe duan te ecin dhe evolojne.
    me qortove mu se gjoja nuk qenkam ne gjndje te debatoj rreth kesaj teme!
    po perse more ,per nje cop toke qe ja paskan marr gjyshit tan ne 1945 e mund tja ken dhen kushririt tend qe mund mos ket pas fare, pou inatoske ti?per ket <>qe ti kenka bere gjyshit ne 1945n dashke sot ne 2006n ti zot rote me mohua kombin tend,madje duke nau mburrur edhe me grekrit, te cilet na kan marre toke me mijra hektar,e duke vrare e duke spastruar popullin cam ne menyren me shqnerzore!e ate token qe ja paskan marre gjyshit tend,nuk ja ka marr as greku as serbi,sikur gjyshit tend na e kan marre tegjithve,por kur te vi fundi te gjith e ndjen vehten shqiptar nacionalist dhe patriot ma merr mendja edhe gjyshi jot qe nuk e di a jeton apo jo!ndjes!e ne qofte se te ka shkelur kemba ne greqi dhe te paskan joshur me nje supurin te ndyr duke te nderruar dhe emrin ten shqiptar ne ate grek mos ja lejo vehtes tende qe te hellish verere mbi vlerat e kombit tend pjes e te cilt jemi te gjith, e duhet te jesh dhe ti!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Behari
    ndyr duke te nderruar dhe emrin ten shqiptar ne ate grek mos ja lejo vehtes tende qe te hellish verere mbi vlerat e kombit tend pjes e te cilt jemi te gjith, e duhet te jesh dhe ti!
    Ky eshte ndryshimi midis meje dhe jush z.behar qe nuk kam pikpamje bastarde dhe agresive si ty.
    se kush duhet te jem une dhe cfare vlerash do marre une kjo gje me perket mua personalisht dhe nuk kam nevoj per tutor.
    UNE NUK JAM PJESE E KOPESE SI TY.
    JAM I PAVARUR DHE I LIRE DHE JAM ME NJEREZIT E LIRE E JO ME KOPENE QE NUK KA PIKPAMJE.
    DHE SI PJESE E KOPESE KE NEVOJE PER COBAN DHE DAJAK.

  6. #116
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Ky eshte ndryshimi midis meje dhe jush z.behar qe nuk kam pikpamje bastarde dhe agresive si ty.
    se kush duhet te jem une dhe cfare vlerash do marre une kjo gje me perket mua personalisht dhe nuk kam nevoj per tutor.
    UNE NUK JAM PJESE E KOPESE SI TY.
    JAM I PAVARUR DHE I LIRE DHE JAM ME NJEREZIT E LIRE E JO ME KOPENE QE NUK KA PIKPAMJE.
    DHE SI PJESE E KOPESE KE NEVOJE PER COBAN DHE DAJAK.
    ja pra dhe ai miopizmi jot!
    te shash vendin kombin tend ti e quan vedin te lire dhe te pamvarur, mir qe nuk pranon qe nuk je as shqiptar,atehere do ishe dhe me i pamvarur si pas teje
    mbase edhe ate do e pranoje,por ndoshta shpreson te marrish token qe gjoja te paskan marre ne 1945n!shpresoj ta marresh,dhe te ndryshosh bindje!

  7. #117
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Titulli i temes(ose i lajmit) nuk eshte i plote. Ky do te ishte me plote:
    Greqia u jep nenshtetesine fshatareve dhe qytetareve shqiptare qe jane ose duan te behen greke pike .....
    Me zor shqiptar nuk thote njeri te ngelen, as qeveria thote dot, as historia ,as ardhmja.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  8. #118
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Artikull fantastik i Artan Lames

    Kush ka sy le te lexoje. Spurdhjaku Grek, me rracen e tyre Etiopiane, te ngjizur me Shqiptare e sllave guxon e flet per 'zona te pastra etnike'! Turp per ne nqs nuk i mbahemi konceptit rracor. Gjithcka rrjedh prej tij


    Paskësh qenë kollaj


    Artan Lame

    Që jemi fukarenj e dinim. Por që të na bëjnë edhe për budallenj, kjo është ca si shumë. Dje doli një artikull "i pavarur", i cili gjithë pafajshmëri na shpjegonte se nga dhënia e dyshtetësisë minoritarëve përfituakemi të gjithë, pasi kështu, të paktën një pjesë e tyre (e shqiptarëve) hykërkan në BE. Të jetë kaq e thjeshtë vallë kjo dava? Demek me këtë metodë hyjnë në BE 50000 minoritarë shqiptarë, pra i shpëtuam 3% të tyre dhe i thanë sikter fukarallëkut. Po sikur t‘i ngatërrojmë letrat, e të themi që nuk janë 50000 po janë 200000, e kështu i bie që të shpëtojmë jo më 3%, por gati 10% të shqiptarëve me një dorë. Hë edhe një yrysh, edhe ca karta të tjera false dhe ia hodhëm. Po paska qenë shumë e lehtë! Mjaft të këmbejmë ca letra e certifikata, që me ustallëkun e Olldashit mund të bëjmë sa të duam false dhe hop, hyjmë në Evropë e shpëtuam nga fukarallëku, po jo nga maskarallëku. Po sikur ta bëjmë ndryshe dhe t‘i vëmë kapak këtij muhabeti njëherë e mirë? Sikur ne shqipot, ca me gjyshin Kamber e Muhamet e ca me gjyshin Llesh e Preng, të lidhim besën e të themi se gjyshi e kishte emrin Harallamb e gjyshja Ksanthipi. Pas kësaj, grekët do na jepnin të gjithëve nënshtetësinë greke dhe ja që, për rrjedhojë, të gjithë do të gdhihemi në Bashkimin Evropian. Po qe se bëhej kjo punë kështu, edhe unë i pari do ta bëja hashá gjyshin Qemal për një të ri Harallamb, paçka se, kur të mos më shihte korofillaqia, do t‘i kërkoja ndjesë gjyshit në varr e Perëndisë në qiell. Ka vetëm një të keqe kjo punë. Se mos, Zoti na ruajt, korofillakët e grekut për t‘u siguruar që jemi kaurrë, mund të kërkojnë të na kontrollojnë në jemi bërë synet apo jo. Po qoftë larg, këtë nuk jua këshilloj, se po të ulin brekët Nduet e Prengët e maleve tona, do t‘u shihnin sytë ca alamete, që grekut t‘i vinte festja rrotull një javë rresht, ca nga lebetia e ca nga...

    E dini atë barsoletën e lebërve, që kishin mbetur keq për bukë e thanë: "Po sikur t‘i biem Amerikës, ajo do na mundë, e kështu do detyrohet të na mbajë me bukë". Kur të gjithë u gëzuan, se thanë se e zgjidhën davanë, u ngrit më i mençmi i tyre e tha: "Daleni, daleni një herë. Po sikur ta mundim ne Amerikën, hajde ta mbajmë ne me bukë pastaj!" Edhe kjo metoda e grekëve, që duan të na fusin në Evropë kështu allasoj, më ngjan me zarar, se vërtet mund të na i bëjnë të gjithëve letrat për grekë, por atëbotë bëhemi ca si shumë, e mos i kthejmë ne pastaj grekërit në shqiptarë. Nejse, t‘i lemë shakatë. Ajo që më së shumti më tremb në këtë histori, është terminologjia. Nga grekët u shpikën termat "kartë e homogjenitetit" dhe "përkatësi etnike", ndërsa në artikullin e djeshëm pashë edhe terma si "zona të pastra minoritare", "familje homogjene", "martesa mikse" e të tjera. Tmerr, tmerr, tmerr! Ka mbi 60 vjet që terma të tillë nuk vërtiten më nëpër Evropë. I shpiku një burrë i shkurtër me mustaqe spic dhe e çoi botën në zgrip të greminës. Është e vërtetë që grekët nuk kanë b... ta çojnë tërë dynjanë në greminë, por sa për ne të varfrit dalin e teprojnë. Mbetet, që tani shqiptarëve t‘u qepin nga një yll me 6 cepa në xhaketë, që të dallohen kur të kalojnë nëpër zonat e pastra minoritare, se mos ndotin me praninë e tyre ajrin minoritar. Madje, ato yjet mos na i qepni të verdhë, siç ua vinin gjermanët çifutëve, por të kaltër, që helbete të jetë me ngjyrën e flamurit famëmadh të Eladhës.

    Pastaj të na vënë rregulla e ndalime në martesa, për të mos përzier racën e pastër ariane greke, me racën tonë gjithë gunga e bollogunga. Kjo masë mua nuk më zë, se jam i martuar. Ore, meqë ra llafi, si i konsideroni ju grekët, ortodoksët e Përmetit, se unë e kam gruan kaurrkë Përmeti. Bëni sevap e futini edhe përmetarët në Megalidhe, e kështu edhe unë me gjithë time bijë të ngrysem shqipo e të gdhihem në Evropë, o që më mirë u gdhifshi e mos u ngrysshi, se të tilla manovra i bëjnë turp shekullit të XXI, që erdhi për hesap të vet, se po të qe për mendjen tuaj të mykur, do ishim akoma në Mesjetë; i bëjnë turp orthodhoksisë, se Krishti nuk e ka thënë gjëkund që helenët le të hyjnë e shqipot të rrinë te dera; i bëjnë turp edhe dhimokracisë, që duan të thonë se ka zënë fill në tokën tuaj.

    Vranicki, më ‘97-ën, kur na pa na tha: "Ju shqiptarët, do të mund të hyni në Evropë vetëm si shqiptarë". E mbani mend? Ne të shkretët e mbajtëm mend këtë llaf, e u bë kaq vite që po përpiqemi të bëhemi të denjë. Po del sot greku mbi Vranick e do të na mbushë mendjen se u hyka edhe ndryshe në Evropë, ca sot e ca mot. Ata me kartën e homogjenitetit sot, e kusuri mot shohim pa të bëjmë. Historia pa zbukurime, është shumë e thjeshtë. Raportet mes fqinjëve në Ballkan kanë qenë e janë të llojit "o ma hip, o ta hipa". Sot, në fukarallëkun e në hallin që na ka zënë, greku na i ka hipur, e nuk na mbetet veç të ulim qafën e të punojmë që të shpejtojmë ditën kur do ngremë kokë e të bëhemi edhe ne vend i ndrituar e i përparuar. Nëse deri atë ditë, do kemi rezistuar e do kenë mbetur ende shqiptarë që nuk kanë ndërruar e këmbyer fe e atdhe, Shqipëria shpëtoi e mund të hyjë ballëlart në Evropë. Nëse kur të vijë ajo ditë do e kemi ndërruar besën që të gjithë, na rrofshin të gjitha pastaj.

    Megjithatë, unë inatin nuk e kam me grekët. Ata kanë 150 vjet që kanë shkruar e caktuar një politikë për t‘u sjellë me shqiptarët dhe kanë po 150 vjet që i mbahen kësaj politike. Ndërrojnë sistemet, qeveritë e kohët, ata nuk luajnë nga istikami dhe për këtë bravo u qoftë, na pëlqen a s‘na pëlqen. Inatin unë e kam me të mijtë, me qeverinë time, e me të parin e saj, me Kryeministrin. Na poqi e na dogji sa e si deshi; po na shtyp si miza të gjithëve; po u shet të vetëve ç‘të mundet e ç‘na ka mbetur; na tha edhe në Parlament ç‘deshi e ç‘i nxuri goja; dhe tani po na bën të fundit: për hir të karriges së vet, a të dreqi e di se të kujt, po na shet për dhjamë qeni te fqinji.
    E kam inatin edhe me opozitën, se mirë pozita nuk bën gëk se ka frikë nga lugati i Vuçidolit, po opozita nga kush ka frikë? Amani, në kini Perëndi, mos më tregoni përralla me integrim, e historia, se demek një ditë kufijtë nuk do kenë më vlerë, e se të gjithë do hyjmë në Evropë. Kjo do të bëhet nesër e u bëftë një orë e më parë, por sot këtu i thonë Shqipëri e dua të ma mbroni si Shqipëri. Sot është e premte, kisha ca punë të miat dhe meqë do të ikja nga Tirana nuk do dilja dot pasdite para Kryeministrisë, e të thërrisja si gjithë dynjaja. Pas kësaj të fundit që dëgjova e lexova, i lashë punët e mia e do të jem mes shqipove atje në shesh me gjithë kaurrkën time të Përmetit dhe çupën time, që dua ta rris këtu në këtë dhe.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #119
    Akili-A, nuk e di sa kohe ke qene ne forum por me kujton nje anetar te larguar Tannhauser.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Inatin unë e kam me të mijtë, me qeverinë time, e me të parin e saj, ..

    shkruan lamja..

    e dime o lame se nuku e ke me greket inatin po me berishen..
    per ate lloj inati paguhesh o mi i gjirizeve te PS-se..

Faqja 12 prej 42 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •