Close
Faqja 4 prej 42 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 412
  1. #31
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Problemi eshte se Tirana i dha Athines driten jeshile qe te bej edhe grekezime te tjera.... sepse tani Shqiptaret e tjere qe nuk kane shprese te marrin nenshtetesine do fillojne te deklarohen nenkombes greke (ne censusin deshtarak qe do organizoj sala ne 2007) dhe do paguajne avokatet greke qe t'iu ndrojne kombesine.
    hmmm...mendoj se pergjegjsia jone eshte qe ky brez shqiposh te 'ri-kombinuar' te jete ne gjendje te ri-prodhoje nje brez tjeter shqiposh, pavaresisht nga trysnia. Duke qene se nje shumice e 600,000 ne Greqi nuk ndihen rehat besoj se nuk do te kete shume probleme me 'ri-kombinimin' e Shqipove ne Greqi. Ata Shqipo prap do te pjellin e do ta begatojne vendin e tyre (per mua ata nuk jane emigrante...jane si cifutet qe u kthyen prap ne atdhe)

    Sic e thashe: mua me ngacmon botekuptimi bizantin i Greqerve ndaj Shqipove.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #32
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Ujku_i_Ri
    Une po pyes per numra real. .

    Numra real nuk ka pasi klasa jone e PERDALE politike nuk ka qef te bej pyetjen: 'ciles kombesi i perket'
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    un mendoj se shumica ketu nuk do te kuptoje thelbin e ceshtjes, te cilin Berisha e paska kuptuar me ne fund. iu deshen 16 vjet, por me mire vone se kurre. thelbi i ceshtjes eshte: qeveria greke, iu ofron disa shtetasve shqiptare ne kushte te caktuara mundesine e marrjes edhe te nenshtetesise greke pervec asaj shqiptare. nese dikush e merr, e dikush jo kjo eshte nje ceshtje po aq private sa dhe zgjedhja e tere pjesemarresve te kesaj teme te shkruajne ketu, shumica e te cileve sipas kesaj rradakes time ka shume mundesi te kete edhe nje nenshtetesi te dyte pervec asaj shqiptare, ose te pakten te synoje marrjen e nje nenshtetesie te dyte. sipas llogjikes te nje pjese te mire ketu une duhej te bertisja Ramiz or idiot, pse lejove pluralizmin.

    qe greqia mendon se ne shqiperi ka 200 000 apo 500 000 apo edhe 1 000 000 greke, mua me duket gjeja me normale ne bote. te bertisja forumeve per nje pohim te tille nga ana greke, do me vinte turp. per faktin e thjeshte se nuk merrem shume me punet e te tjereve. qeverite greke e shqiptare i falenderoj per mundesine qe u japin nje pjese te mire te shqiptareve te marrin pjese me te drejta te plota ne jeten politike e ekonomike te nje shteti te Bashkimit Evropian. atyre qe nuk u pelqen ky fakt dhe e shohin si problem u bej thirrje te kerkojne nenshtetesine iraniane prane perfaqesise se ketij vendi ne vendet ku ndodhen. tirane, teheran, thuajse njelloj tingellojne.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Besoj se pashaportat greke do ti marrin ata persona te cilet kane bere kerkese per pashaportizim (politografisi) ne 2000. 30.000 nuk jane asgje para 250.000 qe figurojne me karta omogjenias (ne monizem 50.000).
    E mira e kesaj ceshteje eshte se:
    --Nje pjese e paket do integrohet pothuajse ne shoqerine greke (pothuajse ..sepse ne pashaporte pervec kombesise do shkruhet dhe vendlindja ....).Te kene mundesine te krahasohen me greket dhe ta marr vendin e punes me i zoti dhe jo greku si gjithmone.
    ---Dynenshtetesia ka te miren sepse po te merrnin vetem nenshtetesi greke do tu duhej visa per te hyre ne Shqiperi plus qe greku e ben per te mos humbur tokat ...dhe jo per hall te visave..
    ----Po te isha une personalisht do ta merrja ate pashaporten ashtu sic e keni merr ju zoterinj neper Amerika ,Kanadara etj.Aq sa jeni ju shqiptare ,po aq do ndihen dhe keta te grekezuarit ketu....Cdokush sic ndien dhe jo c thote letra...
    ----Me kete veprim ndoshta avash -avash organizohen dhe greket dhe u japin dhe pjese tjeter te emigranteve nje leter me me vlere se ajo qe kane /...
    Fund se u lodha ....
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  5. #35
    do te shikojme tani se kush jane tradhetaret e vertete qe do ti japin grekerve te drejten per "pushtimin e civilizuar"
    Ata tradhetare do te ndryshojne kushtetuten duke i hapur deren dy shtetesise.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  6. #36
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    sa te paturp qe jane! Na thone qe kemi 200000 greke 'etnike' ne Shqiperi.
    20 mije me siguri por kurre 200 mije se njifet kush eshte minoriteti

    http://www.ekathimerini.com/4dcgi/ne....asp?aid=76325

    keta sikur jetojne ne kontinent tjeter se ndryshe nuk do jepnin shifra kaq te fryra

  7. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shumica absolute e atyre shqiptareve qe e kane pasur mendjen me dal jashte atdheut vecse e kane bere nje gje te tille shume kohe me pare kur Shqiperia ka qene shume me keq ekonomikisht. Tjeret qe kane ngelur ne Shqiperi, jane stabilizuar me pune e me kushtet tjera ne Shqiperi, saqe per nje nenshtetesi greke nuk do e prishnin komoditetin e tyre e te fillonin jeten e tyre prape nga zero ne Greqi, shto ketu faktin qe per te marre nenshtetesine greke duhet te kalojne disa vite ne Greqi. Poashtu kemi edhe faktin tjeter qe Greqia nuk eshte ndonje vend shume i zhvilluar ekonomik sic jane Amerika, Gjermania, Anglia, etj. qe ndoshta per shume shqiptare do ja vlente per ta bere nje gje te tille.

    Pra, ky vendim ka te bej me shume me shqiptaret qe kane vite qe jetojne ne Greqi. Nje pjese e madhe e tyre kane familjet ne Shqiperi, jane te perkohshem atje, dhe edhe shtate nenshtetesi po tu japesh ata prape do kthehen ne Shqiperi dhe do ta ndjejne veten me shqiptare se shume shqiptare qe jo vetem qe nuk kane nenshtetesi te huaja por edhe nuk kane dalur fare nga Shqiperia asnjehere. Ata qe do rrijne ne Greqi, nuk do mund te ndikojne ne politiken shqiptare sepse te vish vetem per te votuar ne zgjedhjet e Shqiperise eshte nje pengese ne punet e tyre (shumica e kompanive ku punojne jane private dhe nuk ju japin dite te lire per kete gje), pastaj kane obligime tjera familjare e rreth shtepise ne Greqi ku jetojne. Shto ketu faktin, qe votimet jane te fshehta, dhe pamvaresisht nenshtetesise greke qe mund te kene shume shqiptare, ata prape jane shqiptare njesoj si shqiptaret tjere qe kane nenshtetesi amerikane, gjermane, angleze, etj.

    Shikuar politikisht, une mendoj qe veprimi i qeverise greke nuk eshte i drejte dhe moral, bile eshte veprim diskriminues sepse keshtu i detyron nje pjese te madhe te atyre emigranteve te vetdeklarohen minoritare edhe pse nuk jane te tille. Une nuk di asnje vend ne bote qe merr vendime te tilla diskriminuese. Menyra si veprohet nga qeverite tjera demokratike e jo shoviniste ne te tilla raste eshte qe ata i vejne disa kritere psh. te jetosh ndershmerisht ne ate vend per kaq vite, etj. etj. por jo te quash veten minoritare. Po te kishte vepruar keshtu Gjermania, shume polake, cek, etj. sot do ta kishin quajtur veten minoritar gjermane dhe kjo nuk eshte demokratike por shoviniste dhe tregon mentalitetin barbar te fqinjeve tane jugor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 08-11-2006 më 21:07
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Me ne fund, Berisha e Karamanlis po ua heqin edhe nje kocke nga goja qenerve rrugace ne rruget e Athines e Tiranes qe u pelqen te kafshojne e lepijne kocken e "minoritetit grek" ne Shqiperi sa here qe duan te bejne gam gam. Nuk do te degjojme me as denoncime nga nacionalistet greke per shkeljen e te drejtave te minoritareve greke ne Shqiperi, ashtu sic nuk do te degjojme me brockullat e nacionalisteve te rruges shqiptare qe minoritaret greke duan te bejne shqiptare me zorr. Nje hap gjigand perpara qe hidhet nga te dy kryeministrat ne ngritjen e nje bashkepunimi dhe mirekuptimi te ri midis dy popujve fqinje.

    Lajmi duhet te gezoje te gjithe emigrantet shqiptare ne Greqi qe presin legalizimin e tyre pasi me kete hap te ndermare nga Tirana zyrtare, topi ngelet ne kembet e Karamanlis per te bere te njejten gje me komunitetit e emigranteve shqiptare ne Greqi: 5% e gjithe popullsise se Greqise. Legalizimi i tyre do te beje te mundur "betonimin" e maredhenieve shqiptaro-greke pasi per here te pare ne historine e shekullit te fundit, minoriteti grek ne Shqiperi dhe minoriteti shqiptar ne Greqi nuk do te jene me as molle sherri dhe as ushtare politike, do te jene urat mbi te cilen do te ndertohen maredheniet midis dy popujve.

    Lajmi duhet te gezoje edhe te gjithe minoritetin cam ne Shqiperi pasi nese qeveria shqiptare ndermer nje hap te tille te njohjes se dyshtetesise se minoritetit te saj, kjo krijon nje klime te re me te nxehte mirekuptimi midis dy popujve, dhe ne fushaten e dhenies se nenshtetesise greke minoritetit grek ne Shqiperi, nuk duhet lene menjane minoriteti cam, qe ben pjese ne minoritetin grek ne toke shqiptare. Qeveria shqiptare duhet ti kerkoje pales greke qe ne kuadrin e njohjes se nenshtetesise greke te minoritetit grek ne Shqiperi, te njohi edhe shtetesine greke te ish shtetasve te vete came, qe jane larguar apo debuar nga Greqia pa te drejte kthimi. E pare nga nje kendveshtrim ligjor, minoriteti cam eshte pjese e minoritetit grek brenda territorit te shtetit shqiptar. Dhe kjo eshte koha e duhur per qeverine shqiptare qe te negocioje me palen greke nje zgjidhje te ceshtjes came. Me zgjidhjen e ketij problemi te minoritetit grek ne Shqiperi dhe me zgjidhjen e problemit te legalizimeve te emigranteve shqiptare ne Greqi, problemi cam eshte problemi i vetem qe kerkon zgjidhje.

    Me ne fund, maredheniet shqiptaro-greke po clirohen nga emocionet e rruges dhe problemet midis dy popujve po gjejne zgjidhje institucionale nga dy burrat e shteteve perkatese. Kjo ne vetvete eshte arritja me e madhe.

    Albo

  9. #39
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Gjithashtu problemi me i madh i ketyre grekezimeve eshte se i drejtohen pjeses me te dermuar te popullit shqiptar. Se eshte fakt se ne Greqi eshte rrasur llumi i Shqiperise.... dhe keta llumsat kane nje gje te keqe.... fanatizohen lehte fare
    po mire ti i mendon keto qe thua? Keta "llumsa" po ta mbajne shqiperine gjalle ty!
    Si ofendon nje pjese dermuese te popullit ? Ma peshtirose fare.......

  10. #40
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kjo mareveshje nuk mund te jete e plote duke perjashtuar camet.Pse te mos i jepet edhe cameve pasaporta greke?

Faqja 4 prej 42 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •