Close
Faqja 9 prej 42 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 412
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Kinezi
    Cameve i eshte marre toka e jeta bashke.
    Sigurisht qe camet kane te drejte.
    Por perse e lidh me ceshtjen e pasaportave. Dua te them se,perse duhen te vuajne edhe te tjere per hir te tyre?
    Une besoj se tani krijohet nje klime me e mire bashkepunimi,keshtu qe ceshtja e cameve do te vihet ne rend te dites.
    Dhe dua ta perseris ate qe thashe me poshte, se zgjidhja e problemeve te shqiptareve varet nga vete ne.D.M.TH KUR JEMI NJE SHTET PA VLERA ASNJE NUK NA RESPEKTON.

  2. #82
    Kesaj i thojne Darvinizem social.
    Ne me te vertete jemi te varfer dhe nuk jemi pjese e Europes por kjo nuk eshte vetem faji tone.
    Sa here eshte pushtuar, shkaterruar dhe ndare Shqiperia gjate historise?
    Individet e thjeshte dhe intelektualet e popujve pushtues besoj se kundra kane qene por politiken e ben me i forti.
    Dhe vete fakti qe ne po diskutojme ne shqip eshte nje prove e vlerave te nacionalizmit.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  3. #83
    Citim Postuar më parë nga elen

    Personalisht kam karte omogjenias dhe jo vetem qe nuk shkruhet kombesia (e cila eshte shqiptare)po shkruhet vetem nenshtetesia :shqiptare dhe emrat jane shkruar ne latinisht dhe pastaj ne greqisht
    E para do te lutesha te mos fusje brenda citimit tim pergjigjet e tua se duket sikur i kam thene une, ne sy te te tjeret
    - dyta e dashur vertet ekziston ligji me baze qendrimi 10vjecar ne territorin grek , po qe diku me gerna te imta thuhet- aprovimi perfundimtar eshte ne vlersim te ministrit ( te puneve te brendeshme) i cili nuk eshte i detyruar te jap shpjegime per te....
    E keto germat e imeta kane zbatuar sot e 15 greket me shqiptaret, vetem pse ne kushtetuten qe mbajti Berrisha, e Nano, nuk u kujdes njeri te ndronte edhe nenin e nenshtetesise....
    Une nuk thashe gjekundi qe nuk eshte e dreja e cdokujt te zgjedhe, po eshte drejta e cdokujte te kete mundesi zgjedhjeje e dashur jo zhgjedhje te detyruar me menyra qe perderisa ke 12vjet ne gr duhet ti dish mire.
    E te te bej nje pyetje une tashi-ca nenkuptohet me omogjenis perderisa edhe shtetesine e dhe kombesine e ke shqiptare?Nga ku je omogjenis????

    Pra perfundimi eshte qe omogjenis jane bere shume shqiptare nderkohe qe nuk jane, flm qe e konfirmove...
    Marrja e nenshtetesise se vendit ku jetojne prej emigranteve kudo qofshin eshte pozitive gjithmone, deklarimi si omogjenis kur nuk jane eshte klecka e problemit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ooooo : 10-11-2006 më 04:53

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Sigurisht qe camet kane te drejte.
    Por perse e lidh me ceshtjen e pasaportave. Dua te them se,perse duhen te vuajne edhe te tjere per hir te tyre?
    Une besoj se tani krijohet nje klime me e mire bashkepunimi,keshtu qe ceshtja e cameve do te vihet ne rend te dites.
    Dhe dua ta perseris ate qe thashe me poshte, se zgjidhja e problemeve te shqiptareve varet nga vete ne.D.M.TH KUR JEMI NJE SHTET PA VLERA ASNJE NUK NA RESPEKTON.
    Se nuk me duket se synimi eshte te emigrantet, prandaj.
    Ne kushtet per bashkepunim i kemi krijuar sic e thashe me pare me shkolla e parti. Tani e kane rradhen ata.

    Trendafili ngjall dashurine per natyren kurse gjembat respektin per te. Trendafilin e kemi treguar shume here. Nuk ka ecur. Sikur duhen pak gjemba, thjesht per vetmbrojtje.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Kinezi
    Dhe vete fakti qe ne po diskutojme ne shqip eshte nje prove e vlerave te nacionalizmit.
    Gjuha shqipe (ashtu sic cdo gjuhe) pervec traditave na transmeton edhe barbarizmin.

    Por une e kisha fjalen per vlerat demokratike te cilat jane te domosdoshme sot per te jetuar ne paqe dhe zhvillim.
    Dhe vlerat demolratike nuk ekzistojne te nacionalizmi yne.
    Ne shqiptaret (sado keq te na vije) nuk kemi luftuar asnjehere per liri demokratike.(perjashto disa revolta ne 1990,si dhe te persekutuarit ne kohen e monizmit)

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Kinezi
    Sikur duhen pak gjemba, thjesht per vetmbrojtje.
    Ato gjembat duhet ti aprovoje edhe brukseli qe te kene efekt.
    se ndryshe prape ne do ta pesojme.SE JEMI ME TE DOBET NGA TE GJITHA ANET.

  7. #87
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pamvaresisht faktit se sa vlera e sa civilizim kombetar kemi ne shqiptaret ne pergjithesi, a do te thote tash se nese behemi dikush qe nuk jemi, do civilizohemi pastaj e do kemi me shume vlera? Absolutisht jo, bile perkundrazi do i humbasesh edhe ato vlera e civilizim qe ke, do corientohesh e cregullohesh edhe nga ana psiqike njerezore.

    Pike se pari, per tu civilizuar dhe krijuar vlera edhe personale, duhet ta njofesh veten, kush je, e pastaj duhet te punosh qe te civilizohesh e te krijosh vlera. Shqiptaret ne pergjithesi gjithmone pyesin "Cfare beri shteti per mua", shteti mund te bej per ty gjithcka, atehere kur ne te gjithe japim dicka nga vetja per shtetin tone, dhe forcojme shtetin tone, pastaj nuk ke nevoje te dalesh jashte atdheut e te behesh hamall i tjeterkujt, te torturohesh e keqtrajtohesh nga te huajte por je zot ne shtepine tende, dhe keshtu siguron nje shtet sa me te fuqishem dhe sa me te bukur edhe per femijet e brezat qe do vijne, ne menyre qe edhe ata te mos kene nevoje me te dalin jashte e te behen hamaj te tjeterkujt, por te jene ne gjendje qe ta rregullojne shtepine edhe me mire (sepse edhe ne do kujtohemi me shume pastaj) dhe te cojne vlerat tona edhe me perpara. Ne duhet te punojme e puna na civilizon e na shton vlerat tona. Kur James Belushi, Eliza Dushku, Ferid Murati, etj. shqiptare te famshem qe i njeh gjithe bota, nuk kane turp te deklarojne kombesine e tyre shqiptare, bile e bejne kete me krenari, kush jemi ne fshataret e Kurveleshit, Lapardhase, etj. (qe as familjet tona nuk na njohin mire se lere me te tjeret) qe te na vij turp nga vetja jone.

    Kur Amerika, Anglia, Gjermania, Franca, Italia, etj. shtete qe jane shume me te fuqishme po i legalizon shqiptaret pa i kerkuar nderrim kombesie, edhe Greqia do e bej kete gje, heret a vone, ata po legalizojne edhe afrikane e aziatike e pse te mos legalizojne shqiptaret kur te pakten me shqiptaret jane fqinje me mijera vjet tani, kane shume gjera te perbashketa, mentaliteti eshte shume i perafert, zakonet jane shume te peraferta, veshja kombetare pothuajse e njejte (e kane vjedh nga ne para 200 vitesh), folklori pothuajse i njejte, kuzhina pothuajse e njejte, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 10-11-2006 më 04:56
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Pamvaresisht faktit se sa vlera e sa civilizim kombetar kemi ne shqiptaret ne pergjithesi, a do te thote tash se nese behemi dikush qe nuk jemi, do civilizohemi pastaj e do kemi me shume vlera? Absolutisht jo, bile perkundrazi do i humbasesh edhe ato vlera e civilizim qe ke, do corientohesh e cregullohesh edhe nga ana psiqike njerezore.
    Po habitem shume me keto pikpamje regresive.
    Po kush shtet i civilizuar ka ngelur ashtu sic ka qene?????
    (d.m.th kemi arritur ne shkallen me te larte te civilizimit dhe nuk kemi me nevoje per te?)

    Civilizimi eshte nje proces qe evolon.Dhe civilizimi ka edhe kosto ne crregullime psiqike edhe ne gjak.(lexo historite e shteteve te civilizuara)
    Ne nuk kemi se c`humbasim se nuk kemi patur asnjehere vlera demokratike.
    Te vetmen gje qe do humbasim eshte barbarizmi.

    MOS JE GJE NGA ATA QE E SHOHIN DEMOKRACINE ME SKEPTICIZEM????

  9. #89
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sa per vlera demokratike, neve shqiptareve ne Ballkan nuk mund te na e kaloje askush. Bile qe te gjithe, si turqit ashtu edhe greket e serbet, kane nje te kaluar shume barbare, per masakrat qe i kane bere ne shqiptare keto 500-600 vjetet e fundit. Ne asnjehere nuk kemi bere te tilla masakra, te pakten nuk kemi masakruar gra e femije sic kane bere fqinjet tane.

    Shikuar edhe historikisht, Kanunin e Leke Dukagjinit, ka shume vlera demokratike si besa, mikpritja, etj. E edhe sot, ne nuk kemi probleme me pakicat, sepse kane te drejta ndoshta edhe me shume se ne vet shqiptaret, kurse Greqia nuk njeh pakicat fare dhe pakicat atje nuk kane kurrfare te drejte, poashtu Turqia e Serbia. Pra, kemi shume me shume vlera demokratike se fqinjet tane, te pakten. E jemi duke i shtuar ato gjithe kohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 10-11-2006 më 05:16
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #90
    Degjova dje nje politikan te Shqiperise qe thoshte: Ne vend se te bejme Kosoven te pavarur si Shqiperia, Neve po bejme Shqiperine me problemet qe ka Kosova.

    Sqarime: Nenshtetesia ju jepet personave qe qendrojne ne nje shtet per disa vite ne baze te ligjeve te vendit, dhe kushti eshte qe te jene integruar ne jeten e atij vendi.

    Por dhenja e nenshtetesise per dikend qe nuk eshte brenda shtetit por gjendet ne nje shtet tjeter, dhe veqanerisht ne menyre kolektive paraqet nje metode te re pushtimi, dhe mendoj se grekeve do tu vihet ne librin e zbulimeve qe ndoshta do ta aplikojne edhe shume shtete tjera tani.

    "Te kujt jane dhente, i atij eshte livadhi" thuhet nje fjale e urte kendej nga Kosova dhe kjo nenkupton qe ne momentin qe psh 300 000 persona nga shqiperia te kene nenshtetesine greke do te nenkuptojne qe ajo pjese me nuk eshte plotesishte brenda sovranitetit te Shqiperise, sepse ata persona do te quhen greke, do te hyjne e dalin ne greqi e evrope si greke, do te votojne ne zgjedhjet e greqise, do te kene te drejte te zgjedhin ne cilen ushtri duan te vijojne greke apo shqiptare ( ligji i dy nenshtetesie nenkupton qe personi ka te drejte te zgjedhe per cilin shtet te shkoj ne ushtri, dhe duhet te sjelle pastaj dokumentin qe ka kryer ushtrine).

    Pra ajo pjese me nuk do te jete sovrane, sdo te jete e pavarur dhe cilin do rast historik, nese ndodh ndonje lufte ne ballkan ajo pjese do ti bashkangjitet greqise.

    Ne gjithe boten nuk munde te gjesh nje rast te tille, absolutisht jo qe ne menyre kolektive ti jepet njerezve nenshtetesia pa qene fare brenda ne ate shtet.

    Psh. Gjermanet kane pranuar si gjerman te gjithe ruset qe kane pasur babain apo gjyshin gjerman dhe kane mbetur ne rusi nga lufta e dyte boterore apo ne kolonite e hershme te Prusise, mirepo nuk kane dhene keshtu nenshtetesi kolektive pa qene ne gjermani. Por keta persona jane ftuar qe nese duan nenshtetesi gjermane, te lajmerohen ne ambasadat gjermane, te paraqesin dokumente qe kane prejardhje gjermane, dhe do te pajisen me pasaporte gjermane dhe do te sillen ne gjermani, por jo me te qendrojne ne rusi. Sipas ketij ligji kane perfituar mbi 2 milion rus qe tani gjenden ne gjermani, mirepo ata jetojne tashme ne gjermani dhe lajmerohen si gjerman jo te jetojne ne rusi.

    Dmth nese do te deshironte Greqia duhet te therriste ne greqi ose ne ambasade ata qe duan nenshtetesi greke dhe ti dergonte ne greqi, por jo te jepet nenshtetesia nje populli te tere ne vend te huaj. Ky eshte pikerisht PUSHTIM MODERN.

    Ne te ardhmen do te kerkohet decentralizimi sipas stilit te Kosoves, me lidhje me komunat greke, dhe eksterritorialiteti perreth kishave,qellimi i greqise eshte qe gjith ortodokset e shqiperiese, me tokat e tyre, me kishat e tyre, ti paraqes greke.

    Nese kemi parasysh qe pasaporta greke paraqet pasaporte evropiane as qe munde te merret me mend sa persona do ta shfrytezojne kete mundesi per te dale jashte shqiperise.

    Psh, ne kampet e refugjateve Kosovar ne Maqedoni futeshin banore shqiptar nga fshatrat perreth shkruheshin refugjat, dhe shkonin ne evrope e amerik.

    Mendoj qe kjo eshte ngjarja me e rende qe munde ti ndodhe nje shteti, agresioni me i rende dhe fatkeqesisht kjo i ka ndodhur shqiperise. Duhet urgjent te lajmerohet rasti ne kombet e bashkuara, dhe te sillet nje ligj ne parlament qe askush nuk munde te merr nenshtetesine greke pa qene ne greqi.

    Kjo nuk eshte nacionalizem, kjo eshte urgjence. Kush ka mendet ne koke duhet keshtu te veproje dhe harroni perrallat per globalizem sepse kjo neve fare nuk na sjell fitim.

    Kjo eshte turp, eshte tradheti kombetare per secilen qeveri qe pranon nje plan te tille. Nese populli shqipetare e pranon kete gje do te gjykohet nga gjeneratat e ardhshme, nese mbeten ende te tilla shqiptare

Faqja 9 prej 42 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •