Close
Faqja 42 prej 42 FillimFillim ... 32404142
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 412 prej 412
  1. #411
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    600.000 i nxori S.MArko dhe jo une. Atje e kini linkun shikoheni

    "The last paradox of Greek burocracy is to give next months more 600 thousand northern epirotes the Greek Citizen."
    S.Marko
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #412
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, Mar, 11 Mars 2008

    Pesha e Dyshtetësisë

    Nga Emiliano GJIKA, Magister Juris nga Universiteti i Oksfordit dhe punon pranë Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Serbi

    Dhënia e shtetësisë greke nga Athina për minoritarët dhe jominoritarët që mbajnë kartat e homogjenit të lëshuara prej saj, është përcjellë me indiferencën e zakonshme me të cilën përcillen çështjet madhore në këtë vend. Qeveria dhe opozita, njësoj të mbërthyera në shqetësimin për interesat e tyre partiake (që garantojnë ato individuale), duket se nuk e kanë mendjen tjetërkund... Përndryshe, ajo që po bën fqinji ynë jugor është sirenë alarmi për këdo që ka veshë të dëgjojë e vullnet të kuptojë.

    Nëse dhënia e pasaportës do të bëhej sipas asaj që shkruhet e zezë në të bardhë, askush nuk kishte pse të shqetësohej. Mirëpo, duket se kemi më shumë se një arsye për t'u shqetësuar. Mënyra se si shteti fqinj vepron me kartat e homogjenit, tregon se kushti bazë i përfitimit të kartës nga "përfiton po të jesh grek", kthehet në "që të përfitosh, bëhu grek". Sikur kushti "bëhu grek" të vazhdojë të zbatohet në vazhdimësi nga qeveritë e vendit fqinj, "Vorio Epiri" do të na duket vetëm si një gjysëm e keqe.

    Shumë shqiptarë të kulluar, të shtyrë nga nevoja ekonomike, por jo vetëm nga kjo, rendën për të marrë kartën e homogjenit. Megjithatë, deri më sot greqizimi nuk ka mundur të marrë përmasa të frikshme, sepse ka pasur dy barriera kryesore: e para, numrin jo dhe aq të madh të shqiptarëve me sevda për të jetuar e punuar në Greqi dhe, e dyta, mundësinë e kufizuar të qeverisë greke për të pranuar emigrantë pakufi. Dhënia e shtetësisë për homogjenët i rrëzon të dyja këto barriera.

    Shumë shqiptarë që deri dje refuzonin greqizimin, të gjendur tani përballë joshjes për t'u pajisur me një pasaportë Europiane, e cila e bën të prekshme ëndrrën për të punuar e jetuar edhe në vendet më të zhvilluara të BE, tani do të fillojnë të lëkunden deri në bjerrje të krenarisë identitare. Nga ana tjetër, në rrethanat e reja, qeveria greke është shumë më e lirshme të përmbushë planet e veta greqizuese, ngaqë tani një numër i konsiderueshëm i të greqizuarve nuk do t'i bëhen barrë, sepse do të jenë të lirë të marrin rrugët e Europës.

    Një tjetër arsye për t'u alarmuar është fakti se qeveria greke po i jep vetes një argument më të fortë, për të mbështetur pretendimet e saj për përqindjen e minoritarëve grekë në Shqipëri. Numrat nuk do të jenë më vetëm në regjistrat dosido të rajoneve të policisë të shtetit grek, por në database-in e shtetasve, i cili padyshim ka besueshmëri shumë më të lartë në sytë e Brukselit. Përballë defterëve të shtetit shqiptar dhe regjistrit kombëtar të një shteti anëtar, afërmendsh që Europa do pranojë variantin grek.

    Gjithë sa thamë më sipër, të çojnë në përfundimin se dhënia e shtetësisë greke për shtetasit shqiptarë sipas kushtit "që të përfitosh, bëhu grek", do të thotë më shumë minoritarë dhe më mirë të dokumentuar. Të dhënat thonë se, që nga koha kur qeveria greke nisi lëshimin e kartave të homogjenit, deri më sot, rreth 300 mijë shtetas të Republikës së Shqipërisë, me etni greke e shqiptare bashkë, janë pajisur me kartën e homogjenit. Me lëvizjen e tanishme të qeverisë greke dhe pranimin në heshtje të asaj shqiptare nuk është çudi që, pas 10 vjetësh, numri të shkojë në 600-700 mijë. Nga ky moment, Athina zyrtare do të mund të pretendonte minoritet grek anë e kënd Shqipërisë. Dhe s'do të përbënte ndonjë çudi të madhe, sikur të fillonte të kërkonte pas kësaj që greqishtja të bëhej gjuha e dytë zyrtare në Shqipëri.

    Të gjitha këto mund të tingëllojnë edhe si paranojë. Por edhe sikur të jetë kështu, përse u dashka që shteti ynë të rrijë duarkryq, kur mund të marrë masa parandaluese, pa cenuar të drejtën legjitime të minoritarëve për të qenë shtetas të shtetit amë? Po ashtu, këto masa nuk do të preknin as emigrantët shqiptarë, të cilët, përveç shtetësisë shqiptare, kanë arritur të marrin dhe një apo më shumë shtetësi të tjera.

    Mënyra më e mirë për mbajtur nën kontroll ethet greqizuese, është amendimi i Ligjit shqiptar për Shtetësinë. Dhe, modelin më të mirë e gjejmë tek ligji respektiv i shtetit gjerman. Një variant i tillë, i përshtatur për kushtet tona, do t'i jepte mundësinë shtetit shqiptar të frenonte "homogjenizimin" pa cenuar minoritarët, por as shqiptarët e pajisur me dyshtetësi.

    Sipas ligjit gjerman, dyshtetësia mundësohet në tre raste: kur fëmija lind nga prindër gjermanë dhe e fiton shtetësinë e huaj në lindje (pavarësisht nëse shteti tjetër e jep shtetësinë bazuar në parimin jus sanguinis apo jus soli); kur shtetasi merr leje nga autoritetet gjermane për t'u pajisur me shtetësi të huaj; kur autoritetet gjermane i japin leje për të mbajtur shtetësinë e tij fillestare, një shtetasi gjerman të natyralizuar.

    Pika "a" siguron qeverinë greke për mos heqjen e shtetësisë për minoritarët që do të lindin pas marrjes së shtetësisë greke nga prindërit e tyre. Athina nuk do të kishte pse të shqetësohej sepse mjafton që njëri prind të jetë shtetas shqiptar dhe fëmija ka të drejtën e dyshtetësisë. Pika "b" është mjeti me të cilin qeveria shqiptare do të mund të frenojë greqizimin pa cenuar minoritetin. Mjafton që minoritari të marrë leje pranë organeve shtetërore dhe ai mund ta marrë shtetësinë greke, pa qenë i detyruar të heqë dorë nga ajo shqiptare. Pika "c" shërben për t'u dhënë shtetësi shqiptare të huajve që në të ardhmen do të martohen me shtetas shqiptarë, apo atyre që do ta marrin shtetësinë shqiptare mbas lindjes, pa i detyruar të heqin dorë nga shtetësia e tyre fillestare.

    Për të mbrojtur mijërat e emigrantëve shqiptarë që kanë marrë shtetësi të tjera, mjafton të shtohet një pikë "d" që të thotë afërsisht: "Pikat e mësipërme nuk do të zbatohen, kur shtetasi ka marrë shtetësinë/shtetësitë e huaja apo atë shqiptare para hyrjes në fuqi të këtij ligji".

    Të bëjë sot atë që mundet, në të mirë të të gjithëve dhe pa cenuar askënd, është më e pakta që mund të bëjë qeveria (natyrisht, nëse e ha sadopak meraku për këtë vend). Në të kundërt, mbetet që sovrani të përdorë iniciativën ligjvënëse për t'i vënë një pritë kësaj të keqeje që ka filluar dhe nuk dihet ku mbaron.

Faqja 42 prej 42 FillimFillim ... 32404142

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •