Marrim nje rast te supozuar....Postuar më parë nga arsato1
n.q.se shteti shqiptar sot,do me heqi mua shtetesine meqe kam marre shetesi greke...atehere si do ta motivoje kete gje??????
Marrim nje rast te supozuar....Postuar më parë nga arsato1
n.q.se shteti shqiptar sot,do me heqi mua shtetesine meqe kam marre shetesi greke...atehere si do ta motivoje kete gje??????
Eshte e drejta e cilitdo te zgjedhe cilindo shtetesi (flasim gjithmone per rastet neprmjet natyralizimit), nese kjo e fundit i ofrohet nga ndonje shtet tjeter (ne rastin tone - Greqia), porse ne te njejten kohe, shteti shqiptar ka te drejte te pushoje shtetesine shqiptare ketyre shtetasve ne fjale ne baze te nenit te siperpermendur me nr. 27, per te evituar rastet e dy-shtetesive, i cili ky nen eshte konform edhe me konventat nderkombetare!Postuar më parë nga Akili-A
Dy-shtetesia shkakton komplikacione, ne aspektin juridik, te te drejteve dhe detyrimeve, qe i lindin te njejtit individ ndaj dy shteteve te ndryshme ne te njejten kohe!, pa folur ketu per hapesira ligjore, qe krijohen dhe cojne ne cenimin e integritetit territorial te Shqiperise, duke marre parasysh ketu eksperiencen negative te se kaluares, madje edhe te sotme mu ne mes te dites te pretendimeve territoriale, si edhe te ligjit te luftes, qe mbajne akoma ne fuqi greket, ceshtja came etj., etj. si keto, qe duhen nje dite vere dhe nje nate dimri per t'i rrefyer te gjitha!
Ndryshuar për herë të fundit nga arsato1 : 02-12-2006 më 16:30
Nëse CNN do ekzistonte në 1944...
Nga Amos Dojaka*
03-12-2006
Ditët e fundit, ambasadori grek në Tiranë, Shkëlqesia e tij Kokosis dha një intervistë për një të përditshme shqiptare, ku trajton dhe problemin çam. Përgjigjen e tij, mund ta ndajmë në dy pjesë. Njëra, me komente për Partinë për Drejtësi dhe Integrim, dhe tjetrën për të ashtuquajturën “çështje çame”. Në lidhje me të parën, pra, për vizitën e PDI në Parlamentin Europian në Strasburg, ai mund të pyesë më mirë atje dhe të sqarohet. Apo të ndjejë efektet e saj... Ndërsa, për përmasat e partisë sonë, që jo vetëm nuk merr viza, pra as nuk mund t’i shesë ato, ka nevojë për një sqarim. Partia jonë është më e madhe sigurisht, se partitë që shesin viza dhe që ambasadori i shoqëron dhe i mbështet politikisht.
Por, meqë ambasadori hyri gabim në një çështje që del jashtë statusit të vet diplomatik, duke u marrë me përmasat e partive të Shqipërisë, le të merremi me një gabim tjetër të tij, që lidhet me statusin tonë si ish-qytetarë të Greqisë.
Në lidhje me çështjen e dytë. Le të shkojmë tek faktet. Nëse në 1944 do të ishte CNN, masakra e kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mund të ishte dukur ndryshe para botës. Mund të ishte dukur për shembull, e ngjashme me pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës. Dhe ajo që është e ngjashme midis masakrës dhe pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe asaj mbi shqiptarët e Çamërisë, dhe që e dëgjuam nga goja e ambasadorit tonë, ishte shprehja: “Po ata ikën vetë!”. Është e dhimbshme mungesa e ndjenjës së fajit, tek diplomatët e shtetit grek, pa asnjë dallim politik, moshe apo të ndonjë lloji tjetër, në lidhje me këtë çështje. Po e mbyll me kaq përgjigjen time ndaj ambasadorit, duke vazhduar t’i përgjigjem me shumë autorë grekë dhe të huaj. Meqë ambasadori ndoshta nuk i ka dëgjuar, po ia numërojmë pak.
Më i fundit, ishte gazetari i njohur grek Tasos Teloglu, që në një intervistë për një televizion shqiptar, tha: “Po, mbi çamët është bërë spastrim etnik. Gjenocid nuk mund të them, por diçka e ngjashme me atë që kemi parë në ish-Jugosllavi”.
Por, para tij ka patur dhe të tjerë. Për shembull, autorët grekë si, Muselimi “Historiqi pripatiana tis Thesprotias”, faqe 8, Selanik 1976, citon deklaratën e Zervës, kriminelit të egër, që bëri spastrimin etnik, bërë një mikut të tij, Niko Popoviti: “Shko ndriçoji bashkatdhetarët e tu, mbi atë që spastroi Çamërinë nga shqiptarët”.
Bilanci i veprës zerviste, sipas autorëve të huaj, ishte: 2500 të vrarë; 2000 të vdekur rrugës; 745 gra të dhunuara; 102 xhami të shkatërruara. Kush mund të rrinte dhe të mos ikte para një masakre të tillë?”.
Ironia e fatit është që autori i spastrimit, gjenerali Zerva, ka qenë bashkëpunëtor i madh i fashizmit, sipas arkivave të Vermahtit, pa folur që u detyrua të jepte dorëheqje, pas presionit amerikan për faktet e bashkëpunimit me gjermanët. Ambasadori mund të lexojë autorë gjermanë, Hajs Richter “Të dhëna mbi rezistencën greke”, Vëllimi 2, faqja 336 dhe autorin tjetër, Kris Gundrass, “Kujtime”, faqja 140.
Nëse ambasadorit nuk i mjaftojnë këto fakte, atëherë le të vazhdojmë me një tjetër. Mund të citojmë ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Manuilski, të Çekisë, apo të tjerë, që iu drejtuan kryeministrit Caldaris në Konferencën e Parisit, duke ju referuar bashkëpunëtorëve të fashizmit në Greqi, që numëroheshin 30 000 vetë, duke thënë se “bashkëpunëtorët e fashizmit, ju i keni në qeveri”.
Ndërsa numri dy i Ambasadës Amerikane në Greqi, John Brady Kesley, që sigurisht mendon se çështja çame ekziston, thotë në 2005 në Athens News, se: “Çamët ishin pronarë të mëdhenj tokash, që të frustruar nga shpronësimet e vazhdueshme, përqafuan deri-diku pushtuesit, por ndërsa bashkëpunëtorët kuislingë grekë patën rastin të konvertoheshin në antikomunistë, çamëve nuk ju dha ky shans!”. A mund të largoheshin pronarët e mëdhenj nga tokat e tyre? Nga gjyqet në mungesë, që përmend ambasadori, u dënuan 2000 çamë, pa asnjë mëshirë. Sikur të jenë dënuar drejtësisht, janë shumë pak 2 mijë, në raport me 30 mijë grekët që janë rehabilituar në vitet ‘70 nga shteti grek, duke ju rikthyer pronat.
Le të vazhdojmë me amerikanët. Ja ç’thotë shefi i Misionit Amerikan, Jacobs në 1946: “Sipas të gjitha informacioneve që kam grumbulluar rreth çështjes çame, në vjeshtën e vitit 1944, autoritetet e Greqisë së Veriut, kanë kryer krime të egra ndaj tyre, duke i përzënë jashtë kufirit, pasi i kanë zhveshur nga shtëpitë e tyre dhe pronat. Shumë të rinj janë vrarë, për pasojë, shumica e refugjatëve janë pleq dhe fëmijë”. Duke vizituar zonat e Shqipërisë së Jugut, ku ishin strehuar në fund të luftës refugjatë çamë, deputeti laburist Nel Hutchinson, i Mançesterit, deklaroi se “do të kërkonte hapjen e një Komisioni Hetimor Ndërkombëtar, për masakrat e kryera ndaj tyre”. E thotë gazeta News Chronicle në 1945-ën. Dhe kjo çështje u ngrit në Dhomën e Komuneve, në 21 shkurt 1946. Po vazhdojmë dhe me një njeri kompetent, mik të madh të grekëve, si shefi i Misionit Aleat në Greqi, J. M. Wodhouse, që thotë se përzënia e çamëve nga Greqia ishte e përgjakshme dhe puna e keqe e Zervës, u përfundua me një masakër të pamëshirshme në Filat, në mars 1945. Rajonet e Paramithisë dhe Filatit, që unë vizitova në korrik, janë 100% greke. Metodat e Zervës, janë shumë të këqija...”.
Para dëshmive të tilla, që vijnë nga individë nga vende mike të Greqisë, të flasësh për kapituj të dhimbshëm të historisë, është plotësisht e vërtetë. Po për të kundërtën e asaj që thotë ambasadori: Jo për masakrat e çamëve ndaj grekëve, por për masakrat greke ndaj çamëve. Duke u ndjerë i pafuqishëm t’i jap një leksion ambasadorit, po i jap një leksion amerikan, prej një kolegu të tij, si Kiesling, që thotë në dhjetor të 2005: “Të mbyllësh kapitullin e sherreve me fqinjët, duke rishikuar me kujdes trashëgiminë historike, me një kompensim modest material dhe moral, është bërë një politikë e mirë amerikane. Të mbyllë kapitullin me fqinjët e Veriut, do të ishte një politikë e kujdesshme për Greqinë!
Çfarë mund t’i them tjetër ambasadorit tonë më qartë se kaq?”. Po deshi më tepër për partinë e vogël, apo për të tjera, e ftoj në një debat televiziv!
* Autori është Sekretar i Përgjithshëm i PDI
po se pate bezdi a ja çon kete shkrimin albos qe te mesoje me shume per historine e çameve te (pabese) siç i quan ai. dhe me vika çudi qe se paskan fshire deri tashi.Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
Nga Rexhep Meidani
Përplasja politike dhe debati i shpërthyer në media, pas vendimit të qeverisë greke për dhënie të shtetësisë greke minoritarëve shqiptarë, "homogjenëve", etj., (që mesa shkruhej e deklarohej, bëhej me parapëlqimin e qeverisë shqiptare), nuk mund të thuhet aspak se ishte thjesht një "bamirësi" apo bëhej në respektim të të drejtave njerëzore. Përkundrazi. Përveç disa përfitimeve të drejtpërdrejta individuale e kolektive, nëpërmjet një veprimi të tillë, nga qarqe të caktuara, ende të mendësisë arkaike e joevropiane, fshihen dhe synime perspektive. Aq më tepër që, për hir të lëvizjes së lirë në hapësirën "Shengen", qytetari që lodhet e sorollatet dyerve të ambasadave do të pranonte (qoftë dhe me dokumente të parregullta), të merrte një pasaportë greke, pse jo së shpejti edhe bullgare e rumune!
Prandaj, krahas debatit racional, pa retorikë e mllefe, mund të shtrohet dhe pyetja: Në ditët e sotme, në kushtet aktuale ekonomike-sociale e politike-institucionale, a na duhet ne shqiptarëve, dyshtetësia?
Për të dhënë një përgjigje ndaj kësaj pyetjeje, kam bërë dhe analizën time afro 4 vjet më parë, disa muaj pas një iniciative të nisur për mbështetje ligjore parlamentare, në heqjen e dyshtetësisë (natyrisht, për atë kohë edhe pa prapaveprim). Përshtypja ime, është se aty i kam parashtruar të gjitha (duke e parashikuar dhe ngjarjen e fundit, edhe pse pa emër konkret). Prandaj këtu po riprodhoj pikërisht atë, që është botuar në atë kohë (30 gusht 2002) në gazetën "Korrieri", pa ndryshuar qoftë dhe një germë të vetme...
***
Mbi dyshtetësinë
Gjatë kryerjes së detyrës për miratimin e kërkesës së qytetarëve shqiptarë, me banim e punësim të përhershëm në disa vende europiane për lënien e shtetësisë shqiptare, m'u desh të studioja deri në detaje legjislacionin e këtyre vendeve për këtë proces, i cili në themelin e tij, me ndonjë përjashtim individual të rrallë, kishte njohjen e pranimin të vetëm një shtetësie. Pra, për të marrë shtetësinë e një vendi tjetër, krahas dëshirës individuale të shprehur zyrtarisht e të legalizuar, krahas marrjes së garancisë zyrtare, me një afat vlefshmërie deri dy vjet nga institucioni i përcaktuar i vendit pranues, kërkohet miratimi i instancës më të lartë të shtetit origjinë, madje botimi aty në Fletoren Zyrtare, i dekretit për miratimin e kërkesës për lënien e shtetësisë...
Nuk do të kishte kuptim ta lodhja lexuesin me aspektin juridik të problemit dhe analizën e detajuar të tij, por në këto kategori shtetesh gjithmonë në rritje, janë jo vetëm vende tepër të zhvilluara e të konsoliduara si Gjermania, Austria, vendet nordike, etj., por dhe vende që u shkëputën, para afro një dhjetëvjeçari nga sistemi socialist dhe aktualisht janë në një proces konsolidimi apo tranzicioni, si Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, etj., madje deri dhe vende që kanë probleme të mprehta sigurie si Izraeli. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të operojë në kushtet e dyshtetësisë, sipas një dekreti të ish-presidentit Berisha, të firmosur vite më parë në rrethana krejt të tjera.
Natyrisht, motivet e mospranimit të dyshtetësisë në këto kategori të ndryshme vendesh, nuk janë e nuk mund të jenë të njëjta, qoftë nga pikëpamja tradicional-kulturore, qoftë nga pikëpamja formësuese institucionale-kombëtare, apo dhe për probleme të sigurisë së brendshme e konsolidimit shtetëror, por, për çdo rast, kontrolli financiar-monetar dhe lufta ndaj evazionit fiskal, paraqet në këto kushte një epërsi të dukshme, në mënyrë të veçantë me intensifikimin e proceseve integruese dhe vetë lëvizjen e lirë me zgjerimin e hapësirës Shengen. Duke gjykuar se me zhvillimin në gjerësi dhe thellësi të këtyre proceseve, duhen konceptuar vetëm dy qytetari zyrtare: ajo e vendit të veçantë dhe ajo europiane, në shumë takime ndërkombëtare, në fjalën time kam hedhur "për diskutim" pikërisht këtë ide, që, në kushtet e Ballkanit, ku përzihen mendësi të reja demokratike me ato anakronike e të natyrës bizantine, ajo merr një vlerë e rëndësi shumë të madhe për bashkëpunimin konkret rajonal, për stabilitetin e rajonit dhe mirëkuptimin etnik. Madje edhe në takimin e nivelit të lartë të SEECP, të organizuar në Tiranë më 28 mars 2002, për këto probleme, ndërmjet të tjerash, unë ritheksova, pikërisht një gjë të tillë:
"Realiteti aktual politiko-ekonomik i Europës, është shumë më i favorshëm për këtë. Përdorimi i suksesshëm i Euro-s në hapësirën europiane, përfshirë dhe atë ballkanike, është një pasqyrim kuptimplotë i këtij realiteti të ri. Nën këtë perspektivë, por dhe për të rritur efektivitetin e luftës kundër krimit e trafiqeve të paligjshme të çdo lloji, krahas "mandatit të arrestit europian", që duhet shtrirë në të gjithë hapësirën europiane, do të duhet të konvergjojmë përpjekjet për përmirësime ligjore, për të arritur, pa paragjykime e mendësi të së kaluarës, në legalizimin e vetëm dy lloj qytetarish: asaj të vendit përkatës dhe asaj europiane.
Pikërisht në këtë drejtim, në thellimin e kësaj mendësie të re, na ndihmojnë SEECP, por edhe Pakti i Stabilitetit dhe nisma të tjera rajonale që ne duhet t'i konsiderojmë si faktorë sinergjie për zhvillimin e harmonishëm politik, ekonomik dhe social të vendeve tona, që në fund të fundit, jam i bindur, do t’i kthejnë kufijtë tanë vetëm në simbole gjeografikë. Kështu, pra, veç shpresave tona tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë e institucionalizuara që Europa Juglindore, t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj strategjike dhe atëherë ajo nuk do të quhet më, siç është thënë shpesh për të në të kaluarën; "fuçi baruti" apo "rajon që prodhon më shumë histori sesa është në gjendje të konsumojë". Këto shprehje do t'i takojnë historisë dhe duhet përfundimisht t'i takojnë historisë. Për këtë nevojitet kontributi ynë, kontributi i të gjithëve".
Por, a mjafton kjo për gjetjen e përgjigjes dhe vënien në jetë të saj? Në të vërtetë, në vjeshtën e vitit 2001, duke "lexuar" dhe disa sinjale abuzimi ballkanik-bizantin mbi të drejtën e dyshtetësisë, i bindur plotësisht, se dhe legjislacioni shqiptar duhej të lëvizte drejt këtij konceptimi europian, duke mos pasur të drejtën e iniciativës ligjore në kuadrin e kompetencave që jep Kushtetuta e Shqipërisë, organizova disa konsulta me shumë juristë të shquar të kësaj fushe, me përfaqësues të ekzekutivit dhe grupe deputetësh për zhvillimin e kësaj ideje dhe përgatitjen e amendamenteve ligjore të domosdoshme. Natyrshëm, për të mos krijuar vështirësi suplementare e për të mos prekur të drejtat e fituara, sugjerova shmangien ligjore të hapësirave të prapaveprimit, me përjashtim të rasteve spekulative dhe të dokumentuara, qoftë në mënyrë individuale, qoftë në mënyrë kolektive. Por konflikti i ashpër që shpërtheu brenda grupit mazhoritar të Kuvendit të Shqipërisë, krahas shumë projekteve çoi në "kalendat greke" dhe këtë çështje. Dhe për të qenë "luajal" me veten dhe me bindjen mbi problemet që mund të hapë potencialisht në një perspektivë të afërt e afatmesme njohja e dyshtetësisë, që nuk kategorizohet dhe nuk mund të kategorizohet në asnjë rast si e drejtë e njeriut, në muajin e tranzicionit të detyrës së presidentit, i kam sugjeruar z.Moisiu dhe stafit të tij që ta ristudiojnë këtë problem dhe nëse "leximi" i tyre do të jetë konvergjent me "leximin" tim, të veprojnë, nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë, në interes të qytetarit shqiptar, që ende është nën "trysninë" e fortë të varfërisë.
Pra, në qoftë se do të pyetesha si qytetar dhe si njohës, deri në njëfarë mase, i legjislacionit ndërkombëtar mbi këtë çështje, unë do të përgjigjesha thjesht: Duhet vepruar shpejt! Jemi gati një vit të vonuar! Dyshtetësia, ndryshe nga vitet e para të tranzicionit me qëllimin pozitiv për të favorizuar përfshirjen e diasporës shqiptare në proceset demokratike dhe të zhvillimit ekonomik, aktualisht e në perspektivë vetëm mund të krijojë probleme!
Keshtu thua zotrote? Te behemi koloni greke?Epo mire! Meqe e do ti, e do dhe Berisha le te behet. Harron zotrote se Shqiperia nuk eshte prone as e jotja e as e Berishes dhe nuk mund te trajtohet si placke tregu?Postuar më parë nga Albo
se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
ciucciati il calzino :^Globi
Nqs te leverdis ty ti barazosh konventat me marrveshjet dypaleshe eshte puna jote, por nga ana tjeter me duket se po mbron haptazi interesat greke.Ne nen flitet per konventa dhe jo per marrveshje dypaleshe.Mos merr rolin e gjykates kushtetuese ku nuk te takon.Interpretimin e sakte (meqe ti nuk e kupton mire nenin ose kinse ben sikur) mund t'ia kerkosh fare mire gjykates kushtetuese! Tung!Postuar më parë nga Akili-A
se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
ciucciati il calzino :^Globi
Mos u merr me mua...por shiko edhe realitetin...Postuar më parë nga B-16
Po pse kaq budallenj i di greket ti????????
po te ishte se shqiperia do ti hiqte 2-shtetesine minoritetit grek,atehere greket nuk do jepnin pashaporta greke per ata,sepse nuk duan ne asnje menyre qe te zhduket minoriteti grek nga shqiperia.....
Por edhe sikur te supozojme se shqiperia do ta heqi 2-shtetesine..atehere greku do ja heqi me perpara se shqiperia.....
politika e jashtme nuk behet me emocione...............
ARTUR LIOLIN, ANASTAS JANULLATOS, JOAN PELUSH, JU TË GJITHË KENI NJË EMËR
Nga ATË NIKOLLA MARKU - Është për të ardhur keq kur konstaton se kombinimi i emisionit SHQIP në Top-Channel me intervistën e Liolinit po në gazetën SHQIP dalin në një përfundim ashtu siç mendon Joan Pelushi i Korçës se, Anastasi duhet lavdëruar por duhet të largohet.Hipokrizia e të paaftëve dhe leksionologjia e shqiptaro-amerikanit Liolin, nuk mund të bëhen në Shqipëri podiume nga ku mund të dëgjosh dhe të mësosh mbi të vërteta dhe edukim shpirtëror të virtytshëm dhe të drejtë. Përpara vitit 1996 Artur Liolin në gazeta të ndryshme por dhe në SH.B.A. ka deklaruar se në krye të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare duhet një drejtues me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ç’e bën këtë njeri të ndryshojë mendim? Pse është kaq i mahnitur Liolin me punën e Janullatosit? E pra, mësoje mirë edhe vëre vath në vesh se jeta jote në Amerikë nuk përbën asnjë çudi apo sakrificë dhe meritë, sepse për ty atdheu yt është atje ku jetohet më mirë. Kur të thirrëm për të na ndihmuar, ti nuk erdhe, duke e humbur përgjithmonë respektin dhe vlerësimin e shqiptarëve. Nuk ke asnjë të drejtë morale të japësh vlerësime për punën e Janullatosit, sepse ti nuk shikon dhe kupton më, se çfarë ndodh në Shqipëri. Ti je i trembur nga lobi grek i Amerikës dhe vrapon për të shfajësuar dhe çvarrosësin e Kosinës që u diskretitua përfundimisht përpara popullit shqiptar. Mësoje mirë Artur Liolin se ne nuk trembemi as nga shovinizmi grek, as nga paratë e pista të Janullatosit, e as nga fantazma e Bizantizmit të dikurshëm që predikojnë “delet e urta” të Janullatosit. Është e kotë që unë të rendis atë që bën Janullatos me shtetin grek nga mbrapa në dëm të kombit Shqiptar. Me sa duket ti je i kënaqur me perandorinë e Bizantit dhe me dy shtetësinë që i ngjan kalit të Trojës. Artur Liolin lutu që të shpëtosh shpirtin tënd, se sa për ne shqiptarët na le në dorë të Janullatosit e lobit grek të Amerikës. Çfarë shërbimi që i bën kombit nga ke origjinën ?!… Gjithkush mund të lexoje gazetën “Koha Jonë” dhe mund te gjejë mendimet e tua për çështje të kishës Ortodokse. Me vjen shumë keq por nuk je aspak serioz në qëndrimet e tua. Zoti na ruajtë nga pleqëria e lajthitur . Pavarësisht nga dëshira e mirë dhe drejtësia e zonjushës Xhunga, për ta mbyllur emisionin SHQIP me përfundimin se Janullatos duhet të largohet nga kreu i kishës, ishte tepër vonë se FATMIR (JOAN) Pelushi dhe ndonjë dinamik i etur më shumë për para se sa për dinjitet, e orientuan atë emision për nga meritat e Janullatosit. Të nesërmen e emisionit vjen ne shtyp intervista e Artur Liolinit që nuk kishte asnjë ndryshim nga fjalët e Pelushit. Një kombinim jo i rastësishëm i opinioneve për Janullatosin. Drejtësia nuk vendoset nga mendime të njerëzve me kompleks inferioriteti ndaj Janullatosit. Drejtësia vendoset në këtë rast nga ballafaqimi i asaj që ke bërë me atë që duhet të bëje në të vërtetë. Nuk besoj se shqiptareve u duhen kisha të ndërtuara nga paratë e Janullatosit e të shovinizmit grek e dy shtetësi me kusht që të ndryshosh kombësine. Je dakord ti Liolin me një gjë të tillë? Je dakord ti Liolin që nën drejtimin e Janullatosit të bëhen varreza memorial të ushtrisë pushtuese Greke në territorin Shqiptar? I jep të drejtë Janullatosit kur flet për Vorio-Epir në organizmat nga ai bredh? Je dakort ti Artur që të tjetërsohet jugu i Shqipërisë duke dhënë pensione nga shteti grek, lehtësira biznesi, kredi të mëdha nga bankat greke, hapje shkollash greqisht, uzurpim të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare nga priftërinj grekë e të tjera e të tjera ?. Për këtë duhet ti jemi mirënjohës Janullatosit e shtetit fqinj që na diskriminon fëmijet tanë? A thua se fjala jote është në dobi të kombit Shqiptar ? Ajo çka na bën që të merremi dhe me politike është se, ekspansioni grek në jug të Shqipërisë udhëhiqet nga Janullatos e disa të tjerë. I di ti këto Liolin? Lajthitja jote shkon dhe me tej duke thënë se; po të ishte gjalle im zot Noli do të ishte mik me Janullatosin. Shqiptarët e dinë mire se kush ishte Fan Noli dhe përpjekjet e tij historike për të shkëputur kishën nga kthetrat e kishës greke e jo më të ishte mik me Janullatosin. Të flasësh për miqësi të tilla do të thotë të ulësh veprën e Nolit Për Pelushin dhe Liolinin duhet të jetë e qartë se nuk ka dy statute të kishës, ku njëherë të përdorim njërin dhe njëherë tjetrin. Për lexuesit po sqaroj dhe njëherë se statuti është i përjetshëm dhe në patriarkanën e Stambollit është statuti i vitit 1937 dhe jo ai i vitit 1950, ku tolerohet kombësia për të qëndruar në krye të peshkopëve. Po gjithashtu ka një mister në largimin e Joan Pelushit nga Shqipëria në kohën e diktaturës komuniste. Shqetësimi i Pelushit për fqinjësi të mirë me Greqinë nuk ka të bëjë me principet morale të një kombi ndaj një tjetri, por shqetësimi i tij lidhet me interesa e karrierë personale në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Sulmi shovinist grek ndaj mëmëdheut në jug është i kombinuar mirë me një strategji të ngadaltë, ku një rëndësi të madhe ka skalioni me tradhtarë e të shitur që flasin shqip dhe falënderojnë greqisht. Lufta brenda llojit është më e ashpër por dhe e sigurt për ti dhënë fitoren kundërshtarit. Të tillë janë Joan Pelushi e Artur Liolin që kanë marrë për detyrë të na zbusin e mashtrojnë me bamirëitë e dhuratat e Janullatosit. Gjithmonë ka bukë shkelës e njerëz që blihen e shiten. Ta dinë mirë njerëzit si Liolini e Pelushi se shqiptarët do të respektohen e dëgjohen atëherë kur të jenë një komb i vetëm në Ballkan e kur vlerat t’i ndërtojmë vetë e jo me firmën e të tjerëve. Lodheni më kot për ti vënë kishës ortodokse emrin e Anastas Janullatosit se një gjë të tillë nuk e lejon populli shqiptar. Vazhdimisht me mijëra shqiptarë më japin kurajo dhe besim që të jem i drejtë por dhe i vendosur në mbrojtje të pavarësisë së kishës si dhe të kombit tim. Ne nuk mund ti besojmë përrallës se deleve të urta me kalin e Trojës ku fshihet ujku shovinist grek. Në këtë ballafaqim të gjate prej pesëmbëdhjete vjetësh me shovinistin grek Janullatos, por dhe me prapavijën e tij bankare, kanë dalë nën dritën e diellit të gjithë ata që mund të quhen me plot gojën molje e kombit Shqiptar. Unë do të kisha falur lajthitjet e tua prej servili Artur , po të shqetësoheshe sadopak për shqiptarët e Çamërisë dhe problemet e tyre që janë dhe tonat. Duhet ta dinë mirë të gjithë, por veçanërisht Janullatos, Liolin e Pelush se unë jam prift ortodoks i kombit shqiptar e Zotit nuk i lutem vetëm për bukën e përditshme dhe faljen e mëkateve. Zotit i lutem edhe për fatin e kombit Shqiptar, por veçanërisht për pavarësinë e Kosovës dhe kthimin e çamëve në shtëpitë e tyre në Çamëri sipas të drejtave ndërkombëtare e njerëzore. Dy shtetësia greke do ti nxjerrë shpejt kthetrat e saj, sepse për momentin është një mashtrim për komunitetin Evropian, por qëllimi i saj është tjetër vend. Se deri ku do të shkojë qëllimi i dyshtetësisë ne do te presim me gjakftohtësi dhe jo me gjaktrasheësi apo gjakservili apo gjaktradhti siç keshillon Artur Liolin dhe Pelushi. Vërini gishtin kokës kur flisni për nënshtetësi shqiptare të Janullatosit, sepse është njësoj sikur të dekoroni Sebastianosin apo Napolon Zerven. Sado që të ketë manipuluar Janullatosi në organizma ndërkombëtare për gjera që nuk ekzistojnë, shumë shpejt me prova dhe fakte po këtyre organizmave do t’i bëhet e qartë se kush është Janullatosi dhe çfarë bën për Vorio- Epirin, si dhe mafien ortodokse të lindjes ish komuniste. Unë jam prift por dhe shkëmb do të bëhem për të mbrojtur kombin tim ashtu siç kanë bërë të parët tanë. Zoti Artur. Ta hoqa fjalën atë sepse nuk e meriton. Kur të dalim përpara Zotit dhe të gjykohemi, unë do t’i them Perëndisë- punova për popullin tim dhe kombin tim. Po ju Artur çfarë do të thoni? Zoti pastë mëshirë për ty. Bija ime Rudina. Në emër të priftërisë dhe të moshës që kam, si prind për ju, pranoni konsideratën më të lartë dhe urimet më të shenjta për finalizimin e emisionit SHQIP, ku fjalët e juaja të vërteta dhe të dala nga shpirti i juaj, dhanë mesazhin historik të shumë pritur, karakteristike e veçantë për guximin e marrë nga një femër edhe në pozicionin që ndodhesh duke drejtuar emisionin SHQIP. Dielli ndriçoi. E vërteta triumfoi duke thënë që kishën Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare dhe Sinodi i shenjtë të ketë udhëheqës shpirtëror me gjak, gjuhë, kombësi, nënshtetësi Shqiptare. Zoti ju bekoftë përjetësisht.
mendoj se shqiptaret qe jetojn ne greqi ,do te perdorin nenshtetesin greke thjeshte per te pasur nje liri veprimi dhe zhvendosje neper shtete e tjera te europes,dhe shpresojne qe te mos paguajne me para per te rinovuar letrat.vetem ne greqi paguhet per te rinovuar letrat,un nuk di nje vend tjeter ne europ qe te paguhet per te rinovuar letra.megjithate kjo eshte greqia.
---nga bashkimi evropian vetem shtetasit grek kane nevoj per te pasur vize per te shkuar ne amerik.te gjithe shtetet etjera te bashkimit evropian mund te udhtojne vetm me pashaport...
,.,.,ne athin ekziston nje adres ,,..PLAKA E VJETER,,dhe ky emer eshte i vjeter sa vet athina ,,o kush edi,.
perse pothuajse gjith veriu i greqis ,
grekerit njohin gjuhen shqipe..
Mendoj se tani jemi ne qe po perdorim greket,,,,
Politika shqiptare me se fundi po mendon drejt...
Krijoni Kontakt