Close
Faqja 34 prej 42 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 412
  1. #331
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Rrofte Shqiperia e Madhe!
    Une e dija se kishte Shqiperi etnike, por na e nxore te madhe tani.
    Sa per epirin e jugut, cte te them, camet duan te marin pashaporte greke kurse ti kujton se duan tja bashkangjisin shqiperise . A po ju enderoni me sy hapur me duket

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Une e dija se kishte Shqiperi etnike, por na e nxore te madhe tani.
    Ne fakt u tregova pak i kursyer kur thashe Shqiperia e Madhe, sepse Shqiperia e Madhe qe mendoj une eshte ca me e vogel se Shqiperia Etnike.


    Sa per epirin e jugut, cte te them, camet duan te marin pashaporte greke kurse ti kujton se duan tja bashkangjisin shqiperise . A po ju enderoni me sy hapur me duket
    Edhe per Kosoven njesoj kam enderruar.

  3. #333
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    Nje radio greke ka filluar transmetimin e saj ilegal brenda territorit te Republikes se Shqiperise diten e sotme.Fillimisht transmetimi i saj ka nisur ne Konice e me pas ne shume qytete te jugut.
    Radio ne fjale, bente thirrje per Vorio Epirin si dhe jepte mesazhe propaganduese kunder vendit tone.
    SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit ne Shqiperi, kane nisur hetimin per te zbuluar qendren e radios ne fjale si dhe per te marre masat e menjehershme.
    Pritet qe ne ditet ne vazhdim te reagojne dhe instancat shteterore.Ky rast vjen pas atij te pak viteve me pare kur shtetas greke te infiltruar ne Himare, grisen flamurin tone dhe ngriten ate grek.Ne ate kohe shume te rinj nga veriu dhe jugu i vendit, u nisen per ne vendngjarje per te reaguar ndaj kesaj ngjarje te rende por u penguan nga forcat e rendit.
    Mesa duket edhe ky rast do shkaktoje jo pak konflikte.

    Marre nga: http://perpjekja.faqet.com

    Nuk hapet ajo faqja jo. Cdo perpjekje qe beni eshte e kutpueshme tashme. Jeni shume predictabiles.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #334
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Nuk hapet ajo faqja jo. Cdo perpjekje qe beni eshte e kutpueshme tashme. Jeni shume predictabiles.

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/lajm62.html

  5. #335
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kreu i PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferri flet për vendimin e Athinës për dhënëien e nënshtetësisë greke minoritarëve grekë, çështjen çame dhe hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit

    Xhaferri: Dyshtetësia, akt armiqësor


    Vijon nga numri i djeshëm / Kjo është pjesa e dytë e intervistës me Arbër Xhaferrin. Pjesa e parë e botuar dje, kishte përgjigjet e z.Xhaferri mbi pyetjet e “Shekullit” për çështjen e statusit të Kosovës dhe debatin për religjionin dhe identitetin. Në këtë pjesë të dytë dhe të fundit, Arbër Xhaferri flet për vendimin e Athinës për dyshtetësinë e shqiptarëve, për çështjen çame, si dhe shkurt për situatën politike në Tiranë dhe në Shkup.

    Adrian Thano

    Në Shqipëri ka një debat përgjithësisht konfuz, lidhur me vendimin e fundit të Athinës, për t’u dhënë nënshtetësinë greke minoritarëve grekë dhe aplikantëve të tjerë të mundshëm, nga shtresa e emigrantëve dhjetëvjeçarë shqiptarë në Greqi. Si e shikon z.Xhaferri këtë situatë? Cilat mund të jenë pasojat e aplikimit në terren të këtij vendimi?

    Së pari, vlerësoj se politika shqiptare edhe kësaj radhe është defanzive. Një politikë serioze duhet t’i anticipojë proceset që do të zhvillohen. Kjo ndikon që ne gjithmonë të jemi të befasuar nga veprimet armiqësore të dikujt kundër nesh. Kjo befasi, jo vetëm që flet për një çiltërsi naive, por edhe për mungesën e strategjisë konsistente të shqiptarëve në përgjithësi.
    Së dyti, këtë akt të shtetit grek e vlerësoj si akt armiqësor që synon destabilizimin e shtetit shqiptar. Them armiqësor, ngaqë synon një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë t’i bëjë për vete, t’ua blejë lojalitetin ndaj shtetit grek dhe objektivisht të nxisë disluajalitetin e tyre ndaj shtetit amë, shqiptar. Me këtë akt armiqësor, shteti grek nuk do të fitojë asgjë, pos thellimit të dyshimeve të ndërsjella dhe nxitjen e armiqësive të kota.
    Së treti, mendoj se shteti grek në përgjithësi, manifeston shenjë shqetësuese të një antagonizmi të pariparueshëm të brendshëm. Një pjesë e madhe e popullit grek, tregon një disponim të paarsyeshëm antiamerikan, antiperëndimor, antishqiptar dhe shpeshherë jep sinjale të çuditshme, që nuk janë kurrsesi në interes të popullit grek. Me këtë mendësi, me këto botëkuptime ka pasur, ka dhe do të ketë probleme vetë shteti grek, për shkak se tanimë, si amerikanët ashtu edhe evropianët, janë lodhur me këto simptoma antiperëndimore që shfaqen sistematikisht në këtë shtet. Këto forca refraktare, qofshin politike, militare apo klerikale, për fat të keq janë të etabluar në sistem dhe kanë ndikim në vendimmarrje. Aktet e këtilla armiqësore, jo vetëm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe më gjerë, vijnë nga këto qarqe. Nga ana tjetër, në shoqërinë greke ekziston edhe segmenti tjetër modern, tolerant, properëndimor, krijues, që japin vepra të admirueshme në çdo segment të shoqërisë. Shqiptarët, por edhe evropianët, kanë telashe vetëm me atë segment inatçor, provincial, ksenofobik, kleronacionalist grek. Këto forca nuk do të arrijnë asgjë, për shkak se janë anakronikë dhe jashtë rrjedhave moderne historike. Për t’i kënaqur tekat e tyre, ata do të harxhojnë pak para, do ta zbulojnë rrjetin e vet në Shqipëri, do të bëhen përrallë dhe asgjë nuk do të arrijnë. Shqiptarët kundër tyre do të bëjnë aleancë me grekët modernë, evropianë, të përgjegjshëm dhe bashkërisht do t’i çrrënjosin këto metoda të vjetra, shterpe.

    Shumë qytetarë e akuzojnë shpesh qeverinë e Tiranës, për apati të theksuar në marrëdhëniet me fqinjët grekë. Në analizën tuaj, a është inferior raporti i Tiranës me Athinën? Pse? Nga buron kjo pafuqi e dukshme për të kërkuar së paku reciprocitet?

    Të gjitha regjimet shqiptare, duke përfshirë këtu edhe atë komunist të udhëhequr nga Enver Hoxha, kanë pasur një politikë miqësore ndaj Greqisë, madje, minoriteti grek në Shqipëri, në të gjitha regjimet ka gëzuar mbrojtjen e veçantë të shtetit shqiptar. Por, duhet theksuar se kjo miqësi ka qenë gjithmonë e njëanshme. Ironia, shpeshherë është shpjeguesja më e drejtë e ngjarjeve historike. Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi. Shqiptarët i kanë dhënë kontribut të madh pavarësisë së Greqisë, i kanë dhënë njerëz të shquar, politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, krijues etj. Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare. Në vend që këto elemente të shfrytëzohen për një bashkëpunim të frytshëm të ndërsjellë, zgjidhet një aleancë e panatyrshme, që e vë Greqinë në rolin e shërbëtores ndaj interesave të llastuara serbe. Për të qenë objektiv, këtë strategji të gabuar e ndjek ai segment anakronik, klero-nacionalist i shoqërisë greke, që dita ditës do ta humbë ndikimin në shoqëri. Është i çuditshëm inferioriteti i disa segmenteve të shoqërisë greke ndaj interesave serbe, është e pashpjegueshme se si këto segmente nuk vërejnë sjelljen arrogante të serbëve ndaj tyre, sidomos pretendimet e tyre territoriale. Nuk duhet harruar, se luftën qytetare në Greqi e nxitën jugosllavët në krye me Titon, të cilët më vonë, pas kërcënimeve britanike i mbyllën hermetikisht kufijtë, duke i lënë “komunistët” grekë në baltë. Pasojat e kësaj lufte qytetare vërehen sot e kësaj dite, jo vetëm në Greqi.
    Këtë arrogancë që e kishin jugosllavët karshi Greqisë, me siguri e kanë trashëguar edhe shqiptarët e Jugosllavisë, që nuk tregojnë as më voglën shenjë të inferioritetit ndaj grekëve dhe serbëve. Shkrimtari ynë i madh, Kadare, në analizat e tija të thella, bihevioriste, lidhur me natyrën e konfliktit shqiptaro-serb, ndriçon një detaj shumë interesant. Ai konstaton se vetëm shqiptarët nuk kanë pranuar rolin prijatar të serbëve dhe Beogradit, në relacionet ballkanike. Kjo sjellje shpërfillëse e shqiptarëve, vazhdimisht i ka xhindosur serbët.
    Inferioriteti i Tiranës zyrtare është pasojë e tranzicionit dhe problemeve që janë krijuar pas ndërrimit të sistemit. Por, kjo veti shumë shpejt do të ndërrohet në varësi nga suksesi i transformimit ekonomik dhe social i shoqërisë shqiptare.
    Projekti proselistist i qarqeve klero-nacionaliste greke, do të japë efektin e kundërt, ashtu si projekti i dikurshëm serb në Jugosllavi. Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro-serbë.

    Ju jeni shprehur se "tragjedia çame, ngjashëm me tragjeditë e shqiptarëve në viset e tjera jashtë shtetit amë, nuk mund të shërohet me asgjë, por mund të kompensohet politikisht, moralisht dhe materialisht". Ju shpreheni gjithashtu, se "Duhet të detyrohet qeveria greke, që ta pranojë dhe të ballafaqohet me fajësinë e paraardhësve të saj, të cilët merrnin vendime që prodhuan efekte gjenocidale". Cilat janë rrugët për të realizuar këtë presion dhe konkretisht, çfarë duhet të bëjë politika shqiptare për këtë?

    Shqiptarët, duke qenë popull atipik në shumë dimensione, duke mos pasur protektorë të fuqishëm pas vetes dhe duke pasur kundër vetes armiqësinë dhe aspiratat e perandorive, kanë pasur fatkeqësinë që territoret e tyre të rrudhen. Nëse e analizoni historinë më të re të Serbisë, apo të Greqisë, do të konstatoni se këto shtete, pas çdo lufte të madhe janë zgjeruar në dëm të popujve të tjerë, ndërkaq territoret shqiptare janë rrudhur. Proceset e këtilla, shpeshhere janë ireversibile. Territoret që i kanë humbur shqiptarët në periudhën e fundit historike, ato rreth Nishit, në Sanxhak, në Maqedoninë Qendrore dhe Çamëri, janë procese ireversibile, të pakthyeshme. Këto çështje më nuk mund të kenë peshën e kauzës, por kjo nuk do të thotë se këto tema do të mbyllen njëherë e përgjithmonë. Gjatë procesit historik në gjithë botën, tinëzisht janë bërë krime përmasash gjenocidale dhe këto çështje nuk do të kalojnë në harresë, rrjedhimisht edhe çështja çame. Greqia do të jetë gjithnjë e më e detyruar që ta pranojë fajin, të kërkojë falje dhe në forma të ndryshme t’i kompensojë dëmet. Presionet e vazhdueshme të grekëve, aktet, që sipas drejtës ndërkombëtare mund të quhen armiqësore, bëhen për t’i zmbrapsur shqiptarët nga kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga shteti grek. Me kërkesa të këtilla për konstatim të fajit, për vetëdijesim për krimin e bërë, ballafaqohen edhe popujt tjerë të botës. Ata që janë më të qytetëruar, arrijnë të gjejnë forca morale për distancim nga krimi, gjenocidi i shkaktuar nga një koniunkturë e vjetër politike. Gjermanët, procesin e denacifikimit e zhvilluan sistematikisht. Sot, në Gjermani konstatohet si akt penal, çdo prononcim që e mohon gjenocidin kundër hebrenjve.
    Qytetërimet që kanë forca për introspekcion moral, për distancim nga krimet e gjeneratave të mëparshme, rimëkëmben dhe rifreskohen nga aspekti moral. Hë për hë, qytetërimi perëndimor gjen forca për distancime të këtilla. Armiqtë e dikurshëm të Amerikës, si bie fjala, Martin Luter King, Roza Parksi apo Muhamed Ali, sot janë simbole pozitive, pjesë tipizuese të identitetit amerikan, ashtu si Mendela, simbol i Afrikës së Jugut.
    Kjo rrugë, është rruga e shpëtimit për çdo popull, qofshin ata serbë, grekë, turq, apo shqiptarë. Nëse grekët nuk do të kenë forca që të distancohen nga krimet e bëra kundër çamëve, ata deri në rraskapitje do të përkujtohen për këtë detyrim, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga aleatët e tyre perëndimorë.


    Në gjykimin tuaj, përse pikërisht tani, në Shqipëri merret një vendim për hapje dosjesh? Më gjerë, si e shikoni situatën aktuale politike në Tiranë? Pse politika shqiptare, po mundet gjithmonë e më pak të prodhojë stabilitet?

    Shqiptarët në përgjithësi, të ballafaquar me proceset historike që i rrënuan sistemet e vjetra të vlerave, nuk arritën, shpejt e shpejt, të krijojnë sistemin e ri të vlerave, me çka do të zvogëlonin rrezikun nga konfliktet e natyrave të ndryshme. Ashtu si nuk kemi përgjigje adekuate kundër akteve armiqësore të segmenteve të ndryshme të politikës greke, ashtu si nuk kemi projekt për transformimin ekonomik, për çrrënjosje të korrupsionit, të papunësisë, të krimit etj., ashtu nuk kemi qëndrim të qartë për çështjen e dosjeve. Shthurja vërehet natyrshëm në çdo segment shoqëror. Në emër të partisë e prishim shtetin, në emër të grupit e prishim partinë, në emër të interesit të individit prishin grupin, partinë dhe shtetin. Në Kosovë përdoret një fjalë e urtë. që pasqyron shumë drejtë mendësinë kolektive të shqiptarëve të kësaj gjenerate: “Prish shtëpinë mbaro hajat”. Nuk është dilema a të hapen a jo dosjet, por, pse dhe si të hapen! Përderisa nuk përkufizohet motivi dhe mënyra e hapjes së dosjeve, mendoj se çdo iniciativë i takon nevojave ditore të politikës.



    Rreth 2 vjet më parë, keni thënë se ne vitin 1998, kur ka ardhur në pushtet PDSH dhe partia maqedonase, VMRO-DPMNE, keni biseduar me maqedonasit rreth ndarjes së Maqedonisë. Ju keni thënë se ka pasur plane me Lubco Georgievskin, "për ta bërë në mënyrë të qetë ndarjen e maqedonasve dhe shqiptarëve, duke mos besuar në shtetin multietnik, si formë e funksionimit të shtetit". Jeni shprehur gjithashtu, se "Maqedonia nuk ka të ardhme, kështu siç po shkon".
    Sot, kur PDSH është sërish pjesëtare në qeverisje, jeni ende i këtij mendimi?

    Pohimet e mia lidhur me brishtësinë e shteteve multietnike, mbështeten mbi analizat e sociologëve dhe politikologëve eminentë botërorë. Vazhdoj të mendoj njësoj, por, as atëherë as tani, nuk dua të marr përgjegjësinë për përshpejtimin dramatik të procesit historik. Këto procese ndërpriten po qe se arrihet një marrëveshje e ndershme për barazi, ose kur njëra palë dorëzohet dhe pranon pozitën e akulturimit dhe të asimilimit. Si gjithnjë, do të përpiqem t’i jap shans paqes. Shpeshherë, paqja peshon si vlerë më shumë se interesat e tjera.

    Në agjencinë e lajmeve “Fokus”, thuhej se këtë fundjavë u takuat me Ali Ahmetin. Në mos gaboj, është takimi juaj i parë, pas më shumë se 1 vit e gjysmë mungesë komunikimi…

    Çështja e takimit me z.Ahmeti, është ngritur fare pa nevojë, në nivel të një problemi kulmor me të cilin kinse ballafaqohet Maqedonia, rajoni dhe Brukseli. Në fillim, kjo çështje rrodhi nga dëshpërimi i krerëve të BDI-së, që nuk arritën të hyjnë në qeverinë e re. Këtë handikap ata e cilësuan si mungesë të dialogut, mes pozitës dhe opozitës, për çka u dërguan letra anekënd botës. Kërkesa e tyre për dialog, është në thelb fajësimi i qeverisë për margjinalizim të rolit të kësaj partie në shoqëri. Ata nuk kanë kërkesë për dialog lidhur me çështjet konkrete, por kërkesën për dialog, e përdorin si akuzë abstrakte. Sa më përket mua, unë nuk ndjej kurrfarë armiqësi ndaj z.Ahmeti, por nuk dua të jem figurant në mizanskenin e tij politik.


    27/11/2006

    Shekulli

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “dyshtetësia” Gllabëruese Greko-shqiptare

    “DYSHTETËSIA” GLLABËRUESE GREKO-SHQIPTARE



    Në Greqi u shpall ligji për t’u dhënë masivisht shtetësinë dhe pasaporta greke qindra mijëra emigrantëve shqiptarë që do të quhen vorioepirotë, ose “grekë homogjenë” me prejardhje nga Shqipëria. Pra nën pretekstin e dhënies së shtetësisë një numër shumë i madh shqiptarësh, që tashmë i janë nënshtruar etapës së parë për greqizimin nëpërmjet kthimit në fenë ortodokse e marrjes së emrave grekë, do të bëhen nënshtetas grekë, pa humbur nënshtetësinë e Shqipërisë.

    Në kohën kur çdo shqiptar me të drejtë do të priste një reagim serioz kundërshtues nga qeveria e Shqipërisë me habi mësuam se qeveria jonë kishte qenë paraprakisht në ujdi të plotë me këtë veprim të qeverisë greke dhe dëgjuam vetë kryeministrin Berisha të shqiptonte fjalët më të mira për këtë hap të qeverisë së Athinës.

    Voluntarizmat dhe amatorizmat e Berishës i paguajnë shtrenjt shteti e kombi.

    Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe më parë, kur ishte Presidenti i Shqipërisë, ka bërë veprime të pamatura me rrjedhoja të dëmshme kombëtare për shkak të voluntarizmit të tij të theksuar politik dhe të amatorizmit të dukshëm në fushën e diplomacisë e të drejtës ndërkombëtare. Ndër këto veprime të pamatura ka qenë edhe premtimi që bëri gjatë një vizite të tij në SHBA për t’u dhënë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë gjithë shqiptarëve që jetonin në vende të tjera si nënshtetas të atyre vendeve, por që nuk kishin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë. Shumë shqiptarë në Amerikë morën nënshtetësinë e Shqipërisë që nuk u ka hyrë në punë atyre dhe nuk i ka sjellë ndonjë dobi Shqipërisë.

    Dihet mirë se edhe në fillim të viteve 1990 në botë kishte më shumë kombas shqiptarë që nuk kishin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë. Sëpari kjo vinte për arsye të dhimbshme historike, sepse më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare mbeti jashtë kufijve të shtetit të cunguar shqiptar, kur u njoh ndërkombëtarisht ky shtet në vitin1913 dhe u krijua për herë të parë për shqiptarët edhe nocioni e instituti juridiko-ndërkombëtar e i “nënshtetësisë shqiptare”, krahas nocionit dhe institutit të “kombësisë shqiptare”. Kjo dukuri u theksua më vonë për arsye të emigrimeve të vazhdueshme të shqiptarëve nga shteti shqiptar dhe nga trevat etnikisht shqiptare që mbetën nën robërinë e shteteve fqinj me shqiptarët.

    Numri i shqiptarëve të shpërndarë nëpër botë u shtua shumë për shkak të eksodeve masive nga Shqipëria pas rënies së komunizmit dhe si rrjedhojë e heqjes së autonomisë së Kosovës nga Serbia pas vitit 1989. Të mërguarit e shumtë nga Shqipëria ndikuan në uljen e numrit të banorëve të Shqipërisë, por nuk ndikuan në pakësimin e nënshtetasve të Republikës së Shqipërisë, sepse edhe atje ku shkonin ata e ruanin këtë nënshtetësi. Numri i nënshtetasve shqiptarë pas largimeve masive megjithatë është zvogëluar se një pjese e tyre, ende e kufizuar, kanë lënë nënshtetësinë shqiptare. Këto largime ende nuk kanë dhënë pasojat e pakësimit të kombasve shqiptarë, sepse kombësia nuk ndërron as me largimin nga vendi, as me lënien e nënshtetësisë së atij vendi. Por me ndërrimin e brezave këto largime do të ndikojnë edhe në pakësimin e kombasve shqiptarë, siç kanë ndikuar për shembull valët e mëhershme të emigrimeve nga trojet shqiptare drejt Turqisë apo Greqisë, ku sot jetojnë miliona turq e grekë (arvanitas) me origjinë shqiptare, apo drejt SHBA (amerikano-shqiptarët e brezit të tretë e të katërt).

    Kurse largimet e reja të shqiptarëve nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare të pushtuara rrisnin numrin e atyre që mund të dëshironin të fitonin nënshtetësinë e Shqipërisë, pavarësisht se jetonin në Europë, Amerikë, Australi apo gjetkë. Prandaj duhej trajtuar me kujdes e maturi problemi i dhënies së një nënshtetësie shqiptare gjithë atyre shqiptarëve që banonin në katër anët e botës. Por ish-Presidenti i Shqipërisë e trajtoi këtë çështje jo me logjikë shtetërore dhe sipas parimesh të rrepta juridike, por sipas tundimesh emocionale e pragmatiste, më shumë si mjet për vetëreklamë atdhetarizmi, madje vuri në përdorim edhe terma të pasaktë: gjithë shqiptarëve do t’u japim dyshtetësinë.



    Si do ta pësojë Shqipëria nga “dyshtetësia”



    Tani ky termi “dyshtetësi” po i kthehet si bumerang shtetit e kombit shqiptar, pikërisht në një kohë kur Sali Berisha është kryeministër. Pushtetarët grekë kanë shpallur se do t’u japin nënshtetësinë greke të gjithë emigrantëve “grekë homogjenë” me prejardhje nga Shqipëria, por duke ruajtur këta edhe nënshtetësinë shqiptare. Kështu Greqia po krijon një “dyshtetësi masive”, që edhe sikur të bëhet me ato qëllime të mira që përmend qeveria greke, si thonë grekofonët e spiunët grekë në Shqipëri, siç përbetohet fort vetë kryeministri shqiptar Berisha, përsëri kjo “dynënshtetësi greko-shqiptare”, artificiale e arbitrare për grekët nga Shqipëria do të sjellë rrjedhoja të dëmshme dhe jo mirësira në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    Këto rrjedhoja do të jenë shumë të rënda po të mbajmë parasysh se qeveria greke po vepron me qëllime shumë djallëzore dhe sipas një plani të përpunuar mirë e me kohë për greqizimin hap pas hapi të popullsisë shqiptare, sidomos nën lumin Shkumbin dhe për aneksimin e mëvonshëm të territorit të sotëm shqiptar. Për këtë i duhet Greqisë krijimi i “nënshtetësisë së dyzuar shqiptaro-greke” për nënshtetasit shqiptarë dhe jo për të bërë ato mirësitë që reklamon matrapazi i vogël politik Vangjel Dule e llafazanë të tjerë të hipokrizisë grekomane në Shqipëri, që për fat të keq gjejnë mbështetje politike pushtetore nga vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që e zbukuron me zell vendimin grek, si dhe ambasadori shqiptar në Athinë Vili Minarolli që me gili-vili justifikuese për hapin e Athinës mashtron shqiptarët.



    Pak teori juridike për shtetësinë e “shtëtesinë e dyfishtë”



    Për të mos e lënë lexuesin nën ndikimin e keqkuptimeve teorike mbi natyrën dhe rrjedhojat juridike e juridiko-ndërkombëtare të nënshtetësisë e vlen të bëjmë një paraqitje fare të shkurtër teorike të problemit, duke iu referuar “Fjalorit të marrëdhënieve ndërkombëtare” (autorë amerikanët Xhek C. Plano dhe Roi Olton), që institutet e ndryshme të marrëdhënieve e të drejtës ndërkombëtare i trajton thjesht, qartë e në mënyrën më të përmbledhur, pa qenë nevoja të përkulemi kështu mbi turrat e librave profesionalë ku këto çështje analizohen me hollësi. Në këtë fjalor shpjegohet se me “nënshtetas” kuptohet “një status ligjor i individit që i sjell këtij si të drejta dhe përgjegjësi(detyrime) si pjesëtar me të drejta të plota në shtet”.

    Edhe në këtë fjalor, si në çdo tekst të së drejtës ndërkombëtare publike, shpjegohet se nënshtetësia fitohet qysh në lindjen e personit, ose dhe më vonë me anë të natyralizimit. Kur lind një person ai mund të bëhet nënshtetas i vendit ku ka lindur, sipa “parimit të truallit” (jus soli) edhe sikur prindërit e tij të mos jenë nënshtetas të vendit ku u lindi fëmija. I sapolinduri merr nënshtetësinë e prindërve sipas “parimit të gjakut” (jus sanguinis) pavarësisht se ku ka lindur, kur shteti i prindërve i përmbahet këtij parimi. Ka vende, si SHBA, që ndjekin një “parim të përzier”, i quajtën shtetas të tyre të gjithë ata që lindin në truallin e tyre, pavarësisht nga nënshtetësia e prindërve dhe të gjithë fëmijët e lindur nga nënshtetas të tyre, pavarësisht se në truallin e cilit shtet është lindur fëmija.

    Shteti shqiptar qysh nga fillimi në legjislacionin e tij të brendshëm ka pranuar parimin e truallit, sipas të cilit është nënshtetas shqiptar çdo fëmijë i lindur nga nënshtetas shqiptarë pavarësisht nga vend-lindja. Pra, edhe fëmijët e minoritarëve grekofonë të Shqipërisë, pavarësisht se ku lindin, janë nënshtetas shqiptarë. Grekofonët e Shqipërisë që kanë emigruar në Greqi, Amerikë e gjetkë mbeten nënshtetas shqiptarë, kurse shqiptarët nga Kosova që kanë emigruar në të njëjtat vende nuk bëhen dot nënshtetas shqiptarë pa kaluar nëpër një procedurë të caktuar. Grekët nga Shqipëria mund të bëhen nënshtetas grekë dhe shqiptarët nga Kosova mund të bëhen nënshtetas shqiptarë vetëm me anë të asaj mënyre që në të drejtën ndërkombëtare quhet “natyralizim”, që do të thotë “vendosje e një lidhje të re juridike të një individi me një shtet me të cilin nuk ka pasur më parë lidhje të tillë, për t’u barazuar në të drejta e detyrime me nënshtetasit e këtij shteti”. Fitimi i nënshtetësisë me anë të “natyralizimit” kuptohet që është më i vështire dhe kërkon procedura më të ndërlikuara.

    E drejta ndërkombëtare përcakton rregullat e kriteret e përgjithëshme lidhur me problemet e nënshtetësisë, kurse zgjidhja e tyre konkrete vendoset në legjislacionet e brendëshme të shteteve që nga ana e tyre duhet të mbajnë parasysh rregullat e përgjithëshme ndërkombëtare për të shmangur vështirësitë që mund t’u krijohen qytetarëve dhe për të mënjanuar fërkimet që krijohen në raste të ndryshme midis vetë shteteve.

    Është vënë re në praktikën e gjatë ndërkombëtare se nuk mund të ketë zgjidhje të përsosur, as nga legjislacioni i brendshëm i shteteve, as nga normat dhe kriteret e të drejtës ndërkombëtare për të shmangur plotësisht vështirësitë që dalin, sherret që krijohen lidhur me trajtimin e nënshtetësisë dhe të situatave të veçanta që njihen me emrat “pashtetësi”, “shtetësi e dyzuar (dyfishtë), lidhur me dhënien e heqjen e shtetësisë, plotësimin ose refuzimin e kërkesave për natyralizim etj. Gjendja e quajtur “pashtetësi” dhe “nënshtetësi e dyzuar” nuk janë gjendje normale, por anomali, në jetën ndërkombëtare. Ato krijohen për shkak se jeta e individëve dhe veprimtaria e shteteve është shumë më e larmishme se çdo zgjidhje ligjore. Ato krijohen për shkak të përplasjeve ndërmjet normave ligjore të legjislacioneve të shteteve të ndryshme dhe pamundësisë për të mënjanuar këto përplasje me rregulla të forta ndërkombëtare, përplasjeve për shkak të spekulimeve që bëjnë individët e shtetet për interesa të veçanta me rregullat e njohjes e mosnjohjes së shtetësisë, dhënies e heqjes së shtetësisë, kërkesave e refuzimit për ndërrime shtetësie.

    Pashtetësia e nënshtetësia e dyzuar në asnjë mënyrë nuk duhet të krijohen me dashje e qëllimisht me ligj, por duhet të jenë objekt rregullimesh të tilla ligjore brenda vendit e në shkallë ndërkombëtare që të parandalojnë ose mënjanojnë anomali të tilla. “Nënshtetësi e dyzuar (dyfishtë)”, sipas Fjalorit të marrëdhënieve ndërkombëtare do të thotë “i njëjti person është njëkohësisht nënshtetas i më shumë se një shteti”. Një person i tillë mund të përfitojë mbrojtje e privilegje nga dy shtete, por ka dhe detyrime ndaj dy shtetesh. Personit mund t’i ndodhë që zbatimi me besnikëri i detyrimeve ndaj njërit shtet e vë në armiqësi me shtetin tjetër ndaj të cilit ka të njëjtat detyrime. Më të dukshme dhe të rrezikshme bëhen këto përplasje detyrimesh kur është fjala për të kryer shërbimin ushtarak, sidomos në rast lufte midis këtyre dy shteteve, sepse besnikëria ndaj njërit e vë personin në pozitën e tradhtarit ndaj tjetrit.

    Prandaj, në të drejtën ndërkombëtare theksohet se duhen bërë rregullime të tilla ligjore në legjislacionet e shteteve që të shmangin dhe jo të nxisin rastet e nënshtetësisë së dyzuar. Sheteteve u rekomandohet të arrijnë ujdira për të shmangur e paksuar rastet e dyshtetësisë. Kurse qeveritë e Greqisë e Shqipërisë kanë mbajtur qëndrime që bëjnë të kundërtën, që çojnë në shumimin e rasteve të dyshtetësisë, madje kjo bëhet me dhënien e nënshtetësisë greke në mënyrë masive e selektive nga Greqia për nënshtetas shqiptarë dhe me angazhim të qeverisë shqiptare që të mos bëjë asnjë veprim për të ndrequar këtë anomali që dëmton rëndë interesat e kombit e të shtetit shqiptar dhe favorizon ambiciet ekspansioniste të Greqisë brenda territorit të shtetit shqiptar.



    Vendimi grek duhet kundërshtuar mbi baza dhe me logjikë politike



    Prandaj kishin të drejtë dy deputetët shqiptarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi e Sabit Brokaj, kur thanë se vendimi i qeverisë greke vë në rrezik sigurinë e Shqipërisë. Kjo natyrisht është argument politik e jo juridik për të kundërshtuar. Por kundërshtimi i veprimit të Greqisë mund të bëhet pikërisht mbi bazë argumentesh politikë e jo juridikë, sepse në pikëpamje juridike Greqia mund të veprojë si t’ia dojë qejfi në legjislacionin e vet. Ishte absurd argumenti që përdori Sabri Godo se Greqia ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë duke u dhënë nënshtetësinë greke minoritarëve. Nuk e vlen fare të merremi me kërkimin e shkeljeve të tilla që paskan shqetësuar Godon, sepse kushtetuta e Shqipërië vepron vetëm në territorin e Shqipërisë e jo të Grqeisë, sepse për Greqinë kushtetuta e Shqipërisë vlen sa një top letër higjienike, aq sa vlen edhe kushtetuta e Grqeisë për Shqipërinë, sikur Shqipëria të kishte një qeveri si ajo e Greqisë që mbron me fanatizëm, deri në çmenduri interesat e ambiciet e shtetit të vet.

    Pra, i vetmi shkak për të cilën politika shqiptare duhet të reagojë është se vendimi i Greqisë kërcënon rëndë sigurinë, kompaktësinë dhe personalitetin shtetëror e kombëtar shqiptar. Këtu nuk ka vend për betejë juridike, por politike.

    Godo në vend që të hiqet si mbrojtës i kushtetutës së Shqipërisë nga një vendim që bëjnë grekët në territorin e tyre duhet të përgjigjet pse u bë bashkëautor me politikanët e juristët grekë për të hartuar në vitin 1998 një kushtetutë greke për Shqipërinë, sipas oreksit të grekëve.

    Ministrja e jashtme e Greqisë, Bakojani, e mbrojti vendimin e qeverisë greke duke thënë se “dyshtetësinë e lejon dhe kushtetuta e Shqipërisë”. Përsëri nuk e vlen të rrëmojmë shumë nëpër nenet e kësaj kushtetute që e hartoi greku Likurezos, avokati i Karaxhiçit. Kur djersinte Likurezosi të përpilonte një kushteutë si i duhej Greqisë në Shqipëri Godo i bënte fresk për t’ia hequr lodhjen. Tani Godos i ardhka keq që Greqia po shkel kushtetutën që i imponoi Shqipërisë! Kështu e pëson kur kryetar komisioni për hartimin e kushtetutës nga grekët shqiptarët caktuan një tregtar frutash e perimesh të kohës së komunizmit, Sabri Godon dhe një aktor të dështuar teatri, Arben Imamin, që politikën më të madhe e bëri në vitin 1997 kur shkoi në Grqei të vishej gjeneral i rebelimit të armatosur që u bë në Shqipri me nxitjen greke. Pse të mos tallet zonja Bakojani e të thotë se Greqisë ia lejon kushtetuta e Shqipërisë që me një vendim të qeverisë greke nënshtetasit shqiptarë t’i shpallë edhe nënshtetas grekë me kombësi greke (homogjenë grekë)!

    Godo më mirë të ishte fshehur gjëkundi e të bëhej si i sëmurë se të dilte i pari në ekranet televizive për të dhënë “mendje juridike” se çfarë natyre ka e ku synon vendimi i Greqisë për të bërë shqiptarët edhe nënshtetas grekë. Na bëri të gajasemi Godo kur deklaroi me “urti plaku” se qeveria e Shqipërisë duhej të reagonte menjëherë , duhej të kërkonte ballafaqim me qeverinë greke, madje t’i drejtohej me ankesa edhe Europës. Po pse nuk e di Godo se çfarë qeverie ka Shqipëria? Ku e gjeti Godo këtë qeveri që të bëjë trimëri të tilla, kur qeveria vetë ishte marrë vesh paraprakisht me Greqinë.

    Ndërsa Godo bënte në ekran palaçollëqe të tilla politiko-juridike, sikur të ishte në pazar për shitje qepësh e patatesh, kur ai drejtonte ndërmarrjen e tregtimit të fruta-perimeve, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha paraqitej gjithashtu në ekran dhe përshkruante me ngjyrat më të bukura vendimin e Greqisë, u jepte shqiptarëve garanci se Greqia këtë po e bënte për të mirën e shqiptarëve e të Shqipërisë. Hajde merre vesh, çfarë politikanësh ka Shqipëria. Godo i binte thumbit e Berisha patkoit. Pse të mos talleshin në Athinë! Pse të mos tallej dhe këlyshi i Janullatosit, Vangjel Dule, duke u treguar shqiptarëve përralla për mirësitë që vinin nga vendimi i Greqisë? Pse të mos kacagjelej dhe një spiun grek në emisionin e TV “Teuta” të Durrësit në bashkëbisedimet mëngjezore të Bashkim Hoxhës me teleshikuesit, për t’i paraqitur shqiptarët si torollakë që nuk dinë të kuptojnë se vendimi i Greqisë po i fut në Europë, paçka se këtë Greqia po e bën duke i kthyer më parë shqiptarët në grekë. Në emisionin e vonë të “Vizion Plus”më 9 nëntor 2006 e dëgjuam historianin politikan Pëllumb Xhufi që me një zë të mekur mundohej para fodullit Vangjel Dule ta theksnonte këtë fakt se Greqia po e shpërdoron mizorisht varfërinë e çoroditjen e shqiptarëve për t’i imponuar Shqipërisë planet e Megaliidesë së vjetër, se ndihma e Greqisë për të futur shqiptarët në Europë po kthehet në mësymje të Greqisë për të greqizuar më parë shqiptarët.

    Por si Xhufi dhe kolegu i tij partiak Brokaj( të vetmin që e morën guximin të flisnin në parlament) nuk shkonin dot më tej se qortimet e rënda për Berishën ( kuptohet për qëllimet e tyre partiake, jo për hir të mbrojtjes së Shqipërisë) dhe se propozimet e fryra në dukje, por fyçkë brenda, që Shqipëria të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe parlamenti shqiptar të miratonte për inat një rezolutë për çështjen çame. U ra mendja vonë se parlamenti shqiptar duhet të mbajë qëndrime për çështjen çame. Edhe në rastet kur është shtruar një ide e tillë në parlament ka mjaftuar një shtrëngim dhëmbësh në Athinë dhe një shfaqje diplomatësh grekë në lozhat e sallës së parlamentit që deputetët shqiptarë të bëhen si pula të lagura e të mos bëjnë asnjë veprim. Kurse kësaj radhe është idiotësi politike dhe juridike dhe tallje me çështjen çame që kjo çështje të përdoret sa për një reagim inatçor ndaj dhënies së nënshtetësisë greke minoritarëve grekofonë të Shqipërisë. Edhe sikur Greqia të rrijë urtë e të mos ngacmojë Shqipërinë çështja çame meriton gjithë vëmendjen e politkës shqiptare e të diplomacisë së Tiranës.

    As mekanizmat europiane as Këshilli i Sigurimit nuk do t’ia varnin teneqenë ndonjë demarshi shqiptar pranë tyre për punën e nënshtetësisë greke të grekofonëve të Shqipërisë. Ende nuk e paskan mësuar dy “deputetët më të vendosur” të parlamentit shqiptar. Xhufi e Brokaj, dhe “plaku dhelpër” i politikës shqiptare se Europa e ka gati pëgjigjen që ka dhënë edhe herë të tjera se “për çështjen çame duhet të bisedojnë midis tyre shqiptarët e grekët”?! Ende nuk paskan mësuar ata se Këshilli i Sigurimit nuk merret me punë dhëniesh e heqiesh të nënshtetësisë, pa u krijuar për këtë shkak ndonjë rrezik për paqen e sigurinë ndërkombëtare? Po si mund të shkohet me ankesë në Këshillin e Sigurimit kur vetë kryeministri i Shqipërisë e përshëndet dhe e lavdëron veprimin e Greqisë?

    Edhe pse bënë mirë që i përplasën pak këmbët në emër të shqiptarëve dy deputetët e partisë së Ilir Metës dhe “plaku Godo”, që ëndërron të bëhet president i Shqipërisë, (që e bëri për pak reklamë edhe një riosh kozmopolit, drejtuesi i “Mjaftit”, Erion Velia vetëm pëer të tëhequr ca pjesëmarrës në një miting të tij kundër Berishës), të gjithë dëshmuan varfëri mendimi politik e juridik dhe në fakt nuk krijuan asnjë bezdi për qëndrimet e qeverisë shqiptare që praktikisht është bërë mercenare e politikës së qeverisë greke për këtë çështje. Madje dhe atë qëndrimin që mbajtën Xhufi e Brokaj e zhvleftësoi pas dy ditësh vetë kryetari i partisë së tyre Ilir Meta. Ndonëse mësuesi partiak i Ilir Metës, Servet Pëllumbi, sapo e kishte cilësuar Ilirin “nevrik që ka ditur të bëjë një parti të fortë”. Iliri gjatë një vizite në Gjirokastër u bë pulë e lagur pa nerv fare para grekëve dhe u shpreh se vendimi i qeverisë së Athinës nuk duhet keqinterpretuar, se qeveritë e dy vendeve duhet të ulen përsëri në tryezë dhe këtë vendim ta shtrijnë për ghjithë shqiptarët. Kështu kryetar Iliri ua rrojti thatë “mjekrën patriotike” që kishin vënë dy ditë më parë zëvendësi i tij Xhufi dhe kolegu i tij Brokaj në parlament për punën e dynënshtetësisë greke. Meta kohët e fundit është munduar të hedhë krahëve një pelerinë nacionaliste,por si duket u kujtua se kur ishte kryeministër i Shqipërisë gjatë një vizite në Athinë kishte marrë angazhim para homologut grek Simitis se do ta shpartallonte nacionalizmin në Shqipëri. Meta edhe tani e respekton më shumë angazhimin që kishte marrë në Athinë se “mjekrën patriotike:” që vunë Xhufi e Brokaj.



    Sfida greke duhet kundërshtuar vendosmërisht me logjikë e me dinjitet



    Por çfarë mund të bëhet vallë në një rast si ky, nëse Shqipëria do të kishte një pushtet normal, që të mos ishte aq vajtueshëm në vartësi të mbështetjes greke për t’u mbajtur në këmbë, sikur të kishte një opozitë normale që të mos tregonte aq gatishmëri për të shkuar pas qerres së politikës greke vetëm për të bezdisur pushtetin shqiptar?

    Në rast se do të kishim një gjendje të tillë në Shqipëri veprimet e Greqisë duhej t’i prisnim me gjakftohtësi, t’i vlerësonim me arsye dhe t’i kundërshtonim me qetësi, por me vendosmëri. Sëpari nuk i duhet kontestuar e drejta Greqisë që t’i bëjë si t’ia dojë qejfi ligjet e saj për nënshtetësinë.Grekët le t’ia japin kujt të duan e t’ia heqin kujt të duan shtetësinë në Greqi. Kjo nuk është puna e shqiptarëve. Grekët po deshën le t’i bëjnë nënshtetas grekë të gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi, siç propozoi Ilir Meta në Gjirokastër, apo dhe shqiptarët në Shqipëri që e kanë hallin vetëm të marrin një pasaportë për të gjezdisur nëpër Europë. Grekët po deshën le ta detyrojnë qeverinë e Berishës që çdo shqiptari në Shqipëri kur shkon në sportelet e policisë për të nxjerrë pasaportën ndërkombëtare shqiptare, t’i japin gratis me zor edhe një pasaportë vorioepirote, d. m. th. greke. Shqiptari nuk ka përse mërzitet në këtë rast sepse pasaportën greke mund ta grisë aty për aty.

    Por ajo që ka rëndësi është që shqiptarët të kuptojnë mirë se duke marrë një pasaportë greke bëjnë një hap për t’u lidhur në besnikëri politike e juridike me Greqinë, bëjnë njëkohësisht një hap drejt dobësimit të lidhjeve të kësaj natyre me Shqipërinë. Bota kështu është ndërtuar kudo dhe nuk mund të jetë ndryshe për shqiptarët në Greqi.

    Greqisë i duhet thënë se Shqipëria kërkon marrëveshje për të ulur rastet e dyshtetësisë dhe jo për t’i shtuar ato. Shqipëria duhet të reagojë duke marrë masa për të përshtatur ligjet e praktikat e saj me situatat që krijohen, në mënyrë që Greqia të mos nxjerrë përfitime nga spekulimet që bën. Sëpari Shqipëria duhet të kërkojë sa më shumë reciprocitet në marrëdhëniet me Greqinë, pavarësisht se do të jetë Shqipëria që do të ndodhet në pozita më të vështira. Duhen vendosur vizat për hyrjen e nënshtetasve grekë në Shqipëri, sepse edhe nënshtetasit shqiptarë hyjnë me vizë në Greqi. Sëdyti Shqipëria duhet të miratojë dispozita që kufizojnë sa më shumë rastet e dyshtetësisë.

    Duhet zbatuar si në vende të tjera rregulli që brenda një afati të caktuar të arsyeshëm kush merr një nënshtetësi të huaj duhet të lërë nënshtetësinë shqiptare. Kjo të vlejë për të gjithë, edhe për shqiptarët, edhe për ata “grekët homogjenë”. Shqipëria duhet të bëjë një verifikim të posaçëm për të saktësuar emrat e të gjithë personave që kanë ndërruar emrin e fenë nën trysninë greke dhe janë deklaruar vorioepirotë dhe të shpallë listat e tyre për të zhvleftësuar çdo spekulim që bëjnë grekët për t’i shpallur ata “grekë homogjenë” që marrin edhe nënshtetësinë greke.

    Trajtimin e posaçëm të shtetasve të huaj me kombësi shqiptare Shqipëria mund ta bëjë pa qenë nevoja t’u jepet atyre nënshtetësia shqiptare, siç bëri Berisha në periudhën e presidencës së tij, por duke i quajtur ata si të huaj që gëzojnë trajtim të barabartë me shtetasit shqipar kur hyjnë ose qëndrojnë në Shqipëri, pra t’u njohur regjimin nacional.Duhet kërkuar patjetër njohje nga Greqia të minoritetit shqiptar në Greqi. Për këtë minoritet po mendon më shumë diplomacia amerikane se ajo shqiptare. Është skandaloze që diplomacia e Tiranës në vend që të mbështesë me veprimet e saj diplomacinë amerikane bën lëvizje që i shërbejnë diplomacisë greke për t’iu kundërvënë asaj amerikane. Tani duket qesharak Preç Zogaj që doli të mburrej para disa ditësh se diplomacia shqiptare me mjeshtri kishte bërë që në kuadër të miqësisë shqiptaro-greke të sensibilizohej diplomacia ndërkombëtare për çështjen çame. Preçi tani duhet ta shohë se diplomacia e qeverisë së tij i është kundërvënë haptazi vlerësimit që ka diplomacia amerikane për trajtimin e minoritetit shqiptar në Greqi.



    Pse Greqia e bëri sfidën pikërisht tani?



    E vlen të përmenden ngjarjet që kanë ndodhur kur grekët shpallën vendimin për dyshtetësinë. Ishin ditët kur duhej të merrej vendimi për statusin e Kosovës, kur Serbia e përfshiu Kosovën si pjesë përbërëse në kushtetutën e saj. Në rrethana të tilla Greqia do të bëjë patjetër hapa që i shërbejnë Serbisë duke krijuar telashe për Shqipërinë.

    Në rrethana të tilla propozimi për t’iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB për çështjen e dyshtetësisë së kurdisur nga Greqia do t’i bënte shqiptarët qesharakë para botës, sepse Këshilli i Sigurimit merrej me çështjen e Kosovës, ndërsa shqiptarët do të dukeshin si ai që vë karrocën para kuajve.

    Vendimi grek u mor në një kohë kur në Shqipëri ishte acaruar grindja politike. Greqia në raste të tilla hedh benzinë në zjarrin e sherreve midis partive shqiptare. Qysh kur u bë ndërrimi i kuajve në karrocën e qeverisjes shqiptare në shtator të vitit 2005 Greqia ka bërë lojë të ndyrë për të nxitur shumicën e pakicën parlamentare në Shqipëri në një garë për të fituar mbështetjen e Greqisë. Pushtetarët e Athinës e zvarritën dhe bënë tërkuzë vizitën e Berishës në Athinë të cilën kryeministri shqiptar e kërkonte me çdo çmin si shenjë të garancisë se Athina është me të dhe jo me opozitën. Opozitarët e Berishës kanë marrë shpesh “poza patriotizmi” duke i kërkuar Berishës të bënte gjeste më atdhetare ndaj disa veprimeve të pahishme të grekëve si ata në Himarë, Kosinë të Përmetit, ku grekët vodhën edhe eshtrat e të vdekurve. Berisha ka pasur si shqetësim kryesor të mos binte në këtë kurth, të mos bënte asgjë që t’i japë shkas Athinës të zemërohet me të dhe t’ia shkelë syrin me dashuri opozitës socialiste. Në këtë vështrim mbase Berisha ka bërë mirë. Por gjithësesi grekët nga kjo kanë përfituar shumë, sepse Berisha u ka bërë lëshim pas lëshimesh.

    Kjo ndodhi edhe me ujdinë për dyshtetësinë. Bakojani u mburr se gjithçka është bërë në marrëveshje me qeverinë shqiptare. Berisha e ka pranuar këtë me kënaqësi duke shprehur vlerësime të larta për vendimin grek. Tani del qartë fare se ujdia është përfunduar gjatë vizitës së Berishës në Athinë. Berisha u kujdes që në sytë e shqiptaëve ta mbante fshehur arritjen e kësaj ujdie, sikurse ka mbajtur ujdinë për të lejuar varrezat pushtuese greke në Shqipëri, ujdinë për të mos hetuar krimin e Kosinës të bërë nga priftërinjtë e Janullatosit dhe agjentura greke, për të toleruar provokimet greke në Himarë etj. Para se të shkonte për vizitë zyrtare në Athinë Berisha vizitoi Turqinë dhe prej andej shkoi tek grekët, me sa duket këtë itinerar e ndoqi sa për t’i thënë opinionit publik shqiptar se nuk është dhe aq vasal ndaj Greqisë. Por vendimi i fundit që shpalli Athina duke implikuar në të shumë haptazi Berishën dëshmon se në Turqi Berisha paska shkuar vetëm për të bërë “kakarisjen diplomatike” për “vezën diplomatike” që do ta lëshonte në “furrikun grek”.



    Odiseja e “vezës së artë” shqiptare në “furrikun grek”



    Ishet paralajmëruar shumë herët, qysh para 13 vitesh, se këtë “vezë të artë diplomatike” për Greqinë, lejimin e miratimit të greqizimit të shqiptarëve, “gjeli i politikës shqiptare”, Sali Berisha, do ta lëshonte në “furrikun grek”.

    Greqia e ka kërkuar me këmbëngulje të madhe këtë “veze gjeli” nga qeveria shqiptare, aq sa në fillim të vitit 2006 një deputet minoritar grek me emrin Vangjel Tavo, omonist-socialist jo nga PBDNJ e Dules, nga ekrani i një televizioni shqiptar e kërcënoi kryeministrin e Shqipërisë: Sali Berisha mbaje fjalën që i ke dhënë Greqisë për të lejuar shqiptarët ta zgjedhin vetë kombësinë”. Për t’i dhënë kohë të përgatitej për mbajtjen e fjalës qeveritare dhënë Athinës grekët e shtynë vizitën e Berishës në Athinë për muaj të tërë. Edhe tani pas 13 vitesh “kuislingëzimi grek” të politikës e të qeverisjes në Shqipëri, Berisha nuk e kishte aq të lehtë të bëntë për Greqinë atë që nuk e bëri dot bashkë me Aleksandër Meksin, Pjetër Arbnorin, Eduard Selamin, Azem Hajdarin, Ali Spahinë, Tritan Shehun, Zef Brozin e shumë të tjerë drejtues politik të PD-së dhe deputetë omonistë në prill të vitit 1993 kur u hodh poshtë në parlament me votat e Abdi Baletës, Shefqet Hoxhës dhe Uran Butkës dispozita djallëzore që u lejonte nënshtetasve shqiptarë të zgjidhnin vetë kombësinë që donin t’i përkisnin, që i mundësonte Greqisë me marifetet që di ajo që qindra mijë shqiptarë t’i shpallte grekë edhe pa u dhënë nënshtetësinë greke.

    Greqia kurrë nuk hoqi dorë nga ai plan. Berisha i provoi me shumë dhimbje dhe zemërimin e Akilit grek edhe dinakërinë e Odiseut grek për atë dështim, derisa më në fund ia shembën pushtetin rebelët e armatosur që i kurdisi dhe i ndërseu Grqeia në fillim të vitit 1997. Berisha e pagoi me një robërim të ri paqsor politik e shpirtëror grek dështimin e atëhershëm, sepse iu nënshtrua plotësisht platformës së Nikolas Geixhit nga viti 2000 e këndej dhe filloi të plotësonte çdo dëshirë greke që të rikthehej në pushtet. Grekët asnjëherë nuk hoqën dorë nga kërkesa e tyre kryesore që nuk e arritën në vitin 1993, nga hapja e rrugës që shqiptarët të kthehen në grekë. Kjo duket ka qenë kërkesa kryesore përderisa Vangjel Tavo publikisht kërcënoi Berishën se që të qëndronte në “tavën politike” greke duhej të mbante premtimin e dhënë Athinës që shqiptarët të bëheshin me dëshirë grekë.

    Vangjel Tavo po luante në teatrin politik shqiptar rolin e “Akilit grek”. Por sërish më i suksesshëm doli “Odiseu grek” që nuk e dimë se si e kishte emrin aktorial që e zgjidhi “rrethimin Trojës” shqiptare ku Sali Priami i lodhur ishte gati të pranonte hyrjen e”Kalit të Drunjtë”. “Odiseu grek” e shpëtoi Berishën nga halli, nuk kërkoi më (hë për hë se më vonë nuk i dihet) një dispozitë ligjore si ajo që propozoi Makariadhi në prill të vitit 1993. Grekët u treguan këtë radhë më elastikë, kërkuan nga Berisha vetëm një pëlqim për vendimin e njëanshëm që do të merrte Greqia për t’u dhënë “grekëve homogjenë” nga Shqipëria nënshtetësinë greke. Grekët i kërkuan Berishës si nder vetëm një mirëkuptim të “pabezdisshëm” për Shqipërinë, të premtonte se këtyre”grekëvë homogjenë” që bëhen nënshtetas grekë, nuk do t’u hiqet shtetësia shqiptare.

    Kjo ishte vërtetë një “dhuratë greke” që më sa duket Berisha e çmon shumë për vete, por që Shqipërisë do t’i kushtojnë tej mase. Berisha hë për hë ka shpëtuar nga sikleti. Grekët morën atë që deshën. Berisha nuk u detyrua të bëjë atë që s’donte, dispozitën ligjore të dështuar në vitin1993. Për të miratuar një dispozitë të tillë Berishës do t’i duhej të ndryshonte atë kushtetutën greko-socialiste të Likurezos, Cacos, Janullatosit, Godos e Imamit, të cilën Berisha e mbron me fanatizëm megjithëse PD votoi kundër saj.

    Grekët edhe tani e thanë se për të mos pasur shqiptarët asnjë shqetësim nga vendimi që mori Greqia për dyshtetësinë, mjafton të bëhet “një ndryshim i vockël” në kushtetutën shqiptare. Ne në Shqipëri nuk mund ta kuptojmë menjëherë se ku duhet bërë e si duhet bërë ky ”ndryshim i vockël” në kushtetutë, por grekët e dinë për bukuri, sepse e kanë bërë vetë kushtetutën tonë. Godo dhe Imami kanë qenë thjesht jallanë shahitë në krye të Komisionit kushtetues kur punonte Likurezos. Por Berisha do ta kishte shumë të vështirë t’i hynte punës për atë “ndryshimin e vockël” që e përmendin grekët, edhe pse për shef kabineti ka pikërisht Imamin dhe këshilltar më të afërt në prapaskenë ka Godon që e mban në rrethin e kandidatëve për president republike.

    Për të bërë atë “ndryshimin e vockël” që thonë grekët, Berishës do t’i duhej të hapte shishen e shejtanëve të polemikave me socialistët në vitin 1998 rreth asaj dispozitës që thoshte se “minoritarëve u lejohet të shprehin lirisht përkatësinë e tyre kombëtare”. Në vitin1998 PD e Berisha iu vërsulën keq Partisë Socialiste se me këtë dispozitë po shisnin Shqipërinë, po shkatërronin kompaktësinë kombëtare. Po të hapej tani ky diskutim socialistët mund të zbaviteshin shumë duke cituar atë propagandë pëdëiste të atëhershme.

    Për të shpëtuar nga kujtimet rreth atij të mallkuar “amendamenti Makariadhi” që u rrëzua në vitin 1993 dhe atyre debateve me socialistët në vitin 1998 Berisha i ka munduar shumë disa vjet sharlatanët e propagandës së tij që të paraqisnin krejt ndryshe ato që kishin ndodhur dhe të largonin prej tij përgjegjësinë që nuk u tregua i zoti në vitin 1993 të mbante fjalën që u kishte dhënë grekëve (bashkë me Meksin). Njëri nga sharlatanët më të besuar propagandistikë të Berishës, Mero Baze, duke përdorur pseudonimin “Kastriot Myftaraj” në muajt e fundit të vitit 2004 tentoi nëpërmjet gazetës “Tema” të krijonte në opinionin e lexuesve përshtypjen se grekët asnjëherë nuk kishin dashur që në Shqipëri të miratohej dispozita që shqiptarët të ndërronin kombësinë, se grekët nuk donin që të bënin edhe më shqiptarë grekë, pasi mjaft i kishin arvanitasit, por gjithë kjo histori kishte qenë e kurdisr nga Abdi Baleta në bashkëpunim me grekët e socialistët shqiptarë vetëm për të bezdisur Sali Berishën.

    Mirëpo kërcënimi i Tavos në fillim të vitit 2006 dhe vendimi i Greqisë për të bërë nënshtetas grekë “minoritarët homogjenë” nga Shqipëria që kanë shkuar në Greqi provojnë edhe një herë se Greqia e kishte synim parësor të hapte rrugën ligjore për të bërë shqiptarët grekë. Kësaj here grekët u treguan më dinakë. Nuk tentuan më rrugën e vështirë të miratimit të një dispozite në legjislacionin shqiptar, por e zgjidhën punën me një ligj grek, që jo vetëm nuk kudërshtohet nga qeveria e Sali Berishës, por lavdërohet nga kryeministri i Shqipërisë dhe paraqitet si nder që po ia bën Greqia Shqipërisë, si një ndihmë që Greqia po u jep shqiptarëve të hyjnë në Bashkimin Europian si “nënshtetas grekë”.



    Shqiptarët mund të hyjnë në Europë vetëm nëpërmjet greqizimit



    Ligji grek u shpall pikërisht në kohën kur Bashkimi Europian njoftoi se do të ngrinte për disa vjet bisedimet për pranime të reja, duke bllokuar kështu punën për pranimin e vendeve që emërtohen tashmë si Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Dhe pikërisht në këtë kohë kur shqiptarët i mbyt pezmatimi se nuk po realizohet ëndrra e tyre e madhe e anëtarsimit në BE, të cilën shqiptarët e kuptojnë më shumë si mundësi për të lëvizur më lirisht në Europë, sepse u telendisën dhe i ropën nga paratë ambasadat e huaja, duke ua shitur vizat kontrabandë, në skenë del “shpëtimi grek”.

    Greqia njoftoi se i ka gati pasaportat e saj për shqiptarët që do të quhen “grekë homogjenë nga Shqipëria” dhe këta me të shtënë në dorë atë pasaportë magjike mund të lëvizin lirshëm nëpër Europë si grekë. Pëllumb Xhufi po i thoshte me dëshpërim Vangjel Dules në studion e “Vizion Plus” se për një pasaportë të tillë shqiptarët, që tashmë kanë ndërruar në numër të madh fenë dhe emrat do të ishin të gatshëm të vetëquheshin “vorio-epirotë” , “grekë homogjenë”nga Shqipëria. Grekët ka vite që kanë bërë përgatitje, qysh kur sajuan atë emërtimin “grek homogjen nga Shqipëria” dhe prodhuan e shpërndanë një dokument identifikimi të veçantë për këta grekë, ndryshe nga emigrantët e tjerë shqiptarë.

    Në Shqipëri kanë qenë gjithsej 60 000 grekofonë. Kjo shifër tashmë është dhjetëfishuar në Greqi nëpërmjet shpërndarjes se dokumenteve “grekë homogjenë nga Shqipëria”. Kjo shifër mund të rritet me shpejtësi, sidomos tani që Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë, po i bën aq lëvdata të pamata ligjit që ka miratuar Greqia, pra po inkurajon me të madhe shqiptarët që janë në Greqi të vetëdeklarohen “grekë homogjenë nga Shqipëria”.

    Greqizimi i shqiptarëve po inkurajohet si skemat piramidale



    Si të mos inkurajohen shqiptarët për të bërë këtë hap që i çon kundër personalitetit të tyre kombëtar, kundër dinjitetit të tyre individual e kombëtar, kur kryeministri i shtetit të tyre deklaron se marrja e një pasaporte greke duke u shpallur i kombësisë greke, nuk paska asgjë të keqe , se të deklarohesh vorioepirot, të bëhesh ligjërisht nënshtetas grek me prejardhje greke nga Shqipëria nuk të shkombëtarizuaka, nuk të bëka të humbasësh kombësinë.

    A i nxiti pa pikë përgjegjësie Berisha shqiptarët të vinin paratë e tyre në firmat piramidale, duke u thënë se ata që grumbullonin paratë ishin thjesht kontraktues të ndershëm, që vepronin sipas dispozitave të Kodit Civil për huamarrjen e huadhënien? A nuk u tha ai shqiptarëve atëherë se paratë që qarkullonin në skemat piramidale ishin më të pastrat në botë?. Kaq donin shqiptarët e pastërvitur dhe që nuk e vrisnin mendjen që të qetësonin vetëdijen e tyre të turbullaur nga një fitim i shpejtë që të vinin pasuritë në firmat piramidale dhe të rrënoheshin. Tani shumë nga këta shqiptarë me çiltërsinë e të mashtruarit ose me hipokrizinë e matrapazit justifikohen me fjalët qetësuese e siguruese që kishte thënë atëherë Presidenti Berisha.

    Nuk mendon vallë Berisha se duke lavdëruar ligjin grek që do të shkombëtarizojë shqiptarët në numër të madh për një pasaportë greke mund të prodhojë pasoja edhe më të rënda sa të çojnë deri në luftë civile për ndarjen e Shqipërisë, sepse grekët këtë synojnë ta bëjnë Shqipërinë vend të banuar nga grekë në sytë e botës dhe të fusin një sherr të tmerrshëm midis shqiptarësh për ta kthyer Shqipërinë në “Qipro të dytë”? Para disa vitesh propagandistë sharlatanë të Berishës iu vërsulën Fatos Nanos pse përmendi në një mënyrë të mjegulluar rrezikun që Shqipëria të kthehej në Qipro. Po tani nuk i shohim këta propagandistë të shqetësohen për rrezikun e qipriotëzimit të Shqipërisë që krijon politika e Berishës. Po Berishës nuk i shkon vallë në mendje se një ditë shqiptarët të mashtruar, të zhgënjyer, të tërhequr në ngjarje vëllavrasëse mund ta mallkojnë kryeministrin e tanishëm që ua lavdëron kaq shumë këtë ligj grek?!



    “Grekët homogjenë “ të Shqipërisë do t’ia shohin sherrin “kujdesit” të Greqisë



    Minoritarët grekofonë të Shqipërisë janë në kulmin e gëzimit. Thonë se Greqia u vonua shumë në plotësimin e kësaj kërkese të tyre. Mbase kanë të drejtë se ata e ndjejnë veten më mirë në Greqi dhe u ka ardhur inat se i kanë shërbyer aq shumë politikës greke dhe nuk kanë marrë gjithë shpërblimet që pretendonin. Por me siguri shumë prej tyre as nuk e kuptojnë se Greqia këtë ligj nuk e bëri për të shpërblyer ata, por e bëri prë t’i keqpërdorur edhe më shumë për veprimtari armiqsore kundër Shqipërisë, e bëri këtë ligj që tashmë të shndërrojë në vorioepirotë ose “grekë homogjenë nga Shqipëria” një numër shumë të madh mërgimtarësh shqiptarë të cilëve gjatë 15 viteve u ka ndërruar fenë e emrat, i ka përpunuar intensivisht për t’u krijuar “ndërgjegjen e grekut homogjen” nga Shqipëria. Kur Greqia të rrisë shumë numrin e “minoritarëve homogjenë “ do lërë pas dore minoritarët grekofonë të Dropullit e të Vurgut të Sarandës.

    Po të ishte e sinqertë Greqia ndaj këtyre njerëzve që do t’i bëjë nënshtetas grekë do t’u shpjegonte vetë atyre se rregullat e nënshtetësisë e kërkojë që para se të bëhen nënshtetas grekë ata duhet të heqin dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke miratuar një kërkesë të tillë sipas rregullave të shtetit shqiptar. Kurse Greqia u thotë atyre se ata duhet të vazhdojnë të mbeten të dyzuar, nënshtetas grekë e shqiptarë, madje bën presion mbi Shqipërinë të ruajë nënshtetësinë e tyre. Greqia e shpall hapur se i do nënshtetasit e saj të rinj të dyzuar, shpall me arrogancë se “grekët homogjenë “ në Shqipëri nuk duhet të braktisin zonat e tyre, sepse Greqia ka pretendime për këto zona. Greqia tentoi të mbushte varret pushtuese greke me eshtra shqiptare. Tani përpiqet të mbushë radhët e të gjallëve me “grekë homogjenë” të sajuar, me shqiptarë të konvertuar në “vorioepirotë” dhe nënshtetas greko-shqiptarë të dyzuar.



    Karamanlisi e Berisha po krijojnë “zgjedhësit e dyzuar” greko-shqiptarë



    Greqia po kërkon të krijojë kështu një ushtri të madhe njerëzish me përkatësi të dyzuar që t’i përdorë ata si forcë elektorale si në Greqi dhe në Shqipëri. Fjala popullore “kërkon të nxjerrë dy lëkura nga i njëjti dash” në Greqi tani po kthehet në politikë shtetërore për të përdorur të njëjtët njerëz që të ndikojnë në rezultatet zgjedhore si në Greqi dhe në Shqipëri.

    Fatos Nano u mor vesh me PASOK-un që emigrantët shqiptarë me bindje të majta në Greqi të ishin njëkohësisht anëtarë të PS-së dhe të PASOK-ut. U krijua kështu “dyanëtarsia partiake shqiptaro-greke”. Qeveria e “Nea Demokracisë”, Karamanlisi e Berisha, po ia kalojnë të majtës, po krijojnë zgjedhësin e dyzuar greko-shqiptar. Kjo do të jetë me rrjedhoja shumë më të rënda. Kur ka dhënë pëlqimin për këtë ligj grek të paktën Berisha të kishte shkëputur nga grekët një premtim se më në fund do ta njohin praninë e minoritetit shqiptar në Greqi. Pushtetarët grekë jo vetëm nuk bëjnë këtë por thirrën ambasadorin amerikan në Athinë për ta kërcënuar që SHBA të heqë dorë nga përmendja e një minoriteti shqiptar në Greqi, se aty paska vetëm emigrantë nga Shqipëria. Berisha duhet t’i thotë Bakojanit se edhe “grekët në Shqipëri bij argatësh janë, madje argatësh sarakaçenë të greqizuar në gjuhë, jo grekësh etnikë.



    Shtetet që krijojnë ”nënshtetësinë e përbashkët” shkojnë drejt shkrirjes



    Kur SHBA po tregojnë interesim të shtuar për të ndikuar që Greqia të pranojë realitetin e një minoriteti shqiptar në Greqi është e pafalshme që qeveria e Shqipërisë të dalë hapur në mbështetje të planeve minuese të Greqisë kundër kompaktësisë së kombit shqiptar. E kemi dëgjuar disa herë kryeministrin Berisha të thotë se “Shqipëria do të bëjë çdo gjë për të hyrë në BE e në NATO”. Si nënshtetas shqiptarë që nuk synojmë të marrim atë pasaportën greke që e lavdëron aq shumë Berisha, kemi të drejtën të pyesim: mos vallë kryeministri ligjin grek të bashkimit të Shqipërisë me Greqinë nëpërmjet nënshtetësisë (shtetësisë së dyzuar) e quan si rrugë të integrimit të Shqipërisë në Europë e NATO?! Nëse e mendon kështu përsëri kemi të drejtën të themi se ky nuk është integrim i Shqiprisë në BE e NATO, por është gllabërim i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nga Greqia.

    Kur dy shtete vendosin të krijojnë një nënshtetësi të përbashkët masive do të thotë se ata shkojnë drejt shkrirjes, që në çdo rast është gllabërim i njëri prej tjetrit (i më të dobëtit nga më i forti). A e di kryeministri i Shqipërisë se qysh nga koha e krijimit e njohjes së shtetit të pavarur grek ky shtet ka trefishuar territorin e tij dhe oreksi grek për pushtime e asimilime të reja në Ballkan nuk është shuar aspak. Udhëtarja e palodhur angleze Edit Durham qysh para gati një shekulli na e ka shpjeguar këtë që bën Greqia tani me “dyshtetësinë e grekëve homogjenë”. Ajo ka lënë të shkruara fjalët që i kishte thënë “Kondulis, pushtuesi grek i Korçës” se: Oreksi vjen duke ngrënë. Ne tashmë kemi ngrënë, por duhet të hamë gjithnjë e më tepër... Bishat hanë kur kanë uri. Kondulis donte të hante për grykësinë e tij”.

    Nuk e sheh kryeministri i sotëm i Shqipërisë se pikërisht kështu mendojnë e veprojnë pushtetarët grekë tani? Apo e sheh dhe është rob i një detyrimi të madh që atë kënaqësi që nuk ia dha dot ish-kryeministrit Micotaqis për të përmbushur programin e parashtruar prej tij në “Deklaratën e 14 korrikut 1993”, ka vendosur t’ia japë bijës së Micotaqisit, zonjës Dora Bakojani, që tani është ministre e jashtme e Greqisë?! Nëse bëhen ato që po kërkojnë grekët duke krijuar “ushtrinë e dyshtetësisë” me mercenarë shqiptarë për të gllabëruar Shqipërinë, Dora Bakojani mund të hyjë në historinë e Greqisë si politikanja e udhëheqësja më e suksesshme e atij vendi. Kurse Berisha të jetë i sigurtë se do të hyjë në historinë e Shqipërisë si kryeministri më i keq i këtij vendi.



    12 nëntor 2006

    Abdi Baleta
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #337
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    E car pastaj ? Edhe ata lojen e italionve bejne po he, per vec une e ti e shqipot as i tjeter nuk e merr vesh car bohet. Shko ne google, shko tek news, shkruj albania ose epirus, ene ske per te gjet as i gjo rreth kesaj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #338
    qenesis,

    na i tergo mer qafir lojnat, se s'po na xe ***** vend prej lojnave.

    ajona omonia e omoqenve, lojen e kujt bo?

    po ajo pbdnj, qe rri tu bo qef si m'koh t'enverit, ashtu ne t'sales, sa me i krah, e sa me tjetrin, me poste ministrash kur asinji nuk voto knej, vetem kur iu japin pare e i hypin ne atobuza?

    po atona vizitat ke varret e kockyres, lojnat e kujta bojne mre? Ala s'e ke ,or vesh mer **** se atona ushtart ishin taljon, e nuk ishin shqiptar, se atona nuk ishin me rrush te pre, po me lafsh te gjat ala mam mia?

    Boni llafe per vorjo epirin, po ke per t'pa se ku ka per t'shku ene jug-epiri!

    Po atij detit si do ja boni, qe e ka deti jon, apo s'e mer vesh ti çar do me thon i jon!

    Ene i her po t'themi, jeni pjese e gjakut te shprish shqiptar!

  9. #339
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E mire, keto jane gjera qe dihen. Majeni ene Salen ene Tosin, ne fakt e majme ne se na duhen. Ju thjeshte per itneresa vetjake. Eh mer ju rrofsha patriotizmin un juve. Ti po bo gjo konkrete psh ?
    Psh:
    Greqia jep pensione.
    Greqia hap shkolla.
    Greqia hap spitale.
    Greqia mbron kishat dhe monumentet e tjera kulturore.(ose te pakten keshtu paraqitet dhe keshtu e di bota).
    Greqia ju ben biznesin.

    Car doni me ? Ti konkretisht xhuxhmak car ben ? Apo keni ardh vec me kritiku. Me jeni bo si Mustafrate Nanorat ene Kastriot Myftarajt, qe i kan hap lufte dynjase, dhe qe riciklohen, por me cikel me te avashte se sa figurat politike.

    Hajde tani shko ene shkruj kundra Kadarese ose Edit, kundra x-it apo y partie, ene futi ene i fernet masnej ene varja patriotizmit rrugor se ste con kurrkund, perderisa nuk e ke vendos qe do sakrifikosh dicka.

    Nese ty pastaj, dhe nje pjese tjeter, i duket vetja se po sakrifikoni duke mos u bere grek dhe marre ato parate dhe te mirat qe vijne andeja, vaj hallit pastaj. Ajo nuk o sakrifice, o detyrim. Me sa duket do e marrim me shpejte sec mendoja shqiperine. Detit Jon ja bejme emrin si te na teket ne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #340
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Me sa duket do e marrim me shpejte sec mendoja shqiperine. Detit Jon ja bejme emrin si te na teket ne.
    Kjo qe ke brockollitur aty siper eshte njesoj, si te thuash qe heret e tjera i'a ke futur kot ashtu "si kau peles" dhe se tani paske ardhur ne vehte, apo do na thuac se kishe marre nga ay mielli i bardhe dhe nuk ke ditur c'ke folur!
    E bre mos u merzit zotrote, se si shume me yrysht i merrke gjerat:
    - "me rradhe e me sere, sa te plotesohen te tere!" - kane thene te paret tane, pellazget aristokrat, se tani per tani na intereson si ta festojme sa me madheshtore pavaresine e Dardanise dhe pastaj e ka rradhen ringjallja e mbreterise se Ilirise dhe e din mire tine, se keta kane per t'ia nxjerre fundin kazanit, sa qe do te duhen edhe nja 400 vjet te tjera, qe te dalin lakrat ne shesh, porse ketu e 400 vjet "ja i zoti, ja gomari", mbase ia jep truri ketyre Ilireve te ardhshem t'iu heqe fare yve greket e nxirre me boje pe ballkani!
    Nuk thone kot - "historia ka vetine, qe perseritet!".
    Ti nuk e kupton se c'don te thote te jesh rrace aristokratesh o t'u mbyllte e mendjes dhe me qe ra fjala - me ata dajllare, qe kemi ne, po kafshojme Rusine dhe do ta kafshojme me akoma e jo me yve, qe nuk u ka njeri ne defter o i nxire me boje, te marte ay genesis e te shkumbofte e pastaj hajt te na rruac nje cik k...t!
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsato1 : 28-11-2006 më 01:23

Faqja 34 prej 42 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •