Close
Faqja 30 prej 42 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 412
  1. #291
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Edhe në Bashkimi Sovjetik shtetet ishin pa kufij dhe lëviznin lirshëm edhe në Jugosllavi po ashtu, por, ku janë sot ato shtete??
    Sa të sigurtë jemi që Europa do ngelet gjithnjë e bashkuar dhe asgjë nuk do ta detyrojë të kthehet në kufijtë e mëparshëm të shteteve??!

    Grekët nuk janë idiotë që të harxhojnë miliarda për të bërë atë që duan, sepse po të ishte që asgjë nuk do kishte vlerë pas unifikimit të Europës, ata, nuk kishin përse të lodheshin.
    E vërteta është se me politikën e ndjekur nga grekët në adresë të emigrantëve shqiptarë, qindra (në mos mijëra) shqiptarë kanë siguruar fare lehtë dokumenta të cilat "vërtetojnë" se janë grekofonë me shtetësi shqiptare.
    Në një zyrë pune para disa vitesh në Athinë, një vlonjat më pyeti nëse kisha marrë dokument që isha minoritar (nga Shqipëria, kuptohet)... i thashë "jo" nuk kam marrë dhe ai më thotë "po pse more... kanë marrë nga anë e anës dokumenta si minoritarë e do marrin pasaportën greke kollaj".
    Kjo është e keqja... ne nuk mendojmë situatat që vijnë por duam të zgjidhim ato të momentit.
    Omonia greke ka lëshuar vërtetime të tilla për shqiptarë që janë myslimanë... nga na dolën edhe këta shqiptarë me kombësi greke??!!
    Nuk është kaq e thjeshtë sa e mendojmë kjo çështje... grekët dhe turqit, ashtu si edhe sërbët deri dje (megjithëse akoma këta të fundit nuk kanë thënë fjalën e tyre të fundit) me shekuj kanë për shpirt aneksimin e Shqipërisë paçka sesa "përrallë" na duket kjo ne, apo sado çmënduri ta quajmë.
    Sot janë kohë moderne dhe metodat drejt aneksimit janë perfeksionuar... kështuqë lufta e bërë gjatë shekujsh, po pasohet me luftë letrash dhe diplomacie... lojë shahu... mjerë kush mbetet shah-mat.

  2. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    pamvaresisht presioneve dhe manipulimeve ju
    bej thirrje qe te qendrojme te gjithe te bashkuar dhe te mos percahemi nga te tilla oferta ne dukje joshese por qe nga mbrapa fshehin nje grope te madhe per Shqiperine dhe per Shqiptaret.
    Njohja e se drejtes qytetare greke atyre, qe e quajne vehten "minoritare grek", ne Shqiperi eshte thjesht nje vendim i qeverise greke dhe se ne nuk duhet te na shqetesoje fakti se c'fare vendimesh merr qeveria greke!
    Nga ana tjeter pranimi i qytetarise greke nga ana e atyre, qe e quajne vehten "minoritare grek", ne Shqiperi, gjithashtu eshte nje e drejte e ketyre te fundit dhe se, gjithashtu nuk duhet te na shqetesoje as fakti, se cfare vendime, veprime dhe mosveprime marrin grupime te caktuara shoqerore, brenda juridiksionit te shtetit shqiptar, per aq kohe, sa keto te fundit nuk bien ne kundershtim me ligjet e shtetit shqiptar!
    Ceshtja qendron se sa e dobishme do te jete per vet ata, qe e quajne vehten "minoritare grek", ne Shqiperi - te pranojne ne menyre te vullnetshme te drejtat e qytetarise greke nga njera ane dhe po ne menyre te vullnetshme te braktisin te drejtat e qytetarise shqiptare nga ana tjeter!
    Gjithesesi i pare nga cilido kendveshtrim - ne planin politik, juridik, ekonomik, afat shkurter, apo edhe ne perspektive, humbja e qytetarise shqiptare nga ana e atyre, qe e quajne vehten "minoritare grek" me banim ne Shqiperi ne rradhe te pare do t'i demtonte ata vet duke humbur keshtu privilegjet qe u njihen deri me sot nga e drejta qytetare shqiptare, per te mos folur ketu, qe ligji shqiptar do t'i trajtoje si qytetar te huaj, pa te drejta per te votuar dhe se edhe e drejta e rezidencise u behet e kushtezuar, sipas parimit, nese konsiderohen si te deshirueshem apo jo nga shteti shqiptar, nderkohe kur ata jane lindur e rritur aty, qysh ne kohen e Ali Pashe Tepelenes e tehu!

  3. #293
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ne rastin konkret,dyshtetesia ju lejon ketyre qytetareve qe te gezojne te drejta te barabarta si ne Shqiperi,ashtu edhe ne Greqi.....gjithashtu,me sa kam degjuar
    keta qytetare kane te drejte te votojne si ne Shqiperi ashtu edhe ne Greqi.
    Ne kete rast egziston nje rrezik akoma me i madh pasi kjo mase njerezish,ne menyre te komanduar mund te votojne per nje force politike deri dje thuajse te panjohur per elektoratin Shqiptar dhe ne kete menyre Greqia do ta marre plotesisht ne dore kontrollin e qeverrise tone......mund tju duken te pa konceptueshme keto lloj idesh por me keto menyra spekullative qe po perdoren
    gjithshka eshte e mundur......ata, qe tani po perpiqen te na imponojne ne menyre direkte vullnetin e tyre.....te mos harrojme deklaraten e ministrit te mbrojtjes se Greqise i cili thoshte se do te kontaktojme me palen Shqiptare ne menyre qe ata te bejne disa ndryshime ne kushtetuten e tyre...."NDRYSHIME NE KUSHTETUTEN E TYRE"?!....KY ESHTE NJE CENIM I HAPUR I SOVRANITETIT TE KOMBIT sHQIPTAR.
    Me c'te drejte ti vjen ne shtepine time dhe me sugjeron te bej ndryshime ne kushtetute?!Ku eshte pare ne ndonje shtet tjeter qe te ndodhin te tilla absurditete?!Keta qeverritaret tane e paskan mare karten e homogjenit qe me kohe!Perse qeverria Greke nuk i ben procedurat e nenshtetesise ashtu si'c i bejne te gjitha vendet e tjera pjestare te organizates se BE-se por i ben ne te tilla forma te cuditshme?!Te mos harrojme se Shqiptaret kane 16 vjet ne Greqi dhe vetem tani kane filluar procedrat e nenshtetesise.Perse duhej te ndodhte pikerisht tani nje gje e tille?!Nese nuk e ke marre vesh,Greqia ka filluar qe tu jape te drejten e nenshtetesise jo vetem te ashtuquajturve minoritare por edhe emigranteve te tjere Shqiptare por te gjithe keta,te rregjistruar me emra Greke.
    Ne c'fare bejme?!I falenderojme per kete zemergjeresi te papritur?!Kjo eshte dicka e cila duhet marre me seriozitetin me te madh pasi neser do te jete teper vone...

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Ne rastin konkret,dyshtetesia ju lejon ketyre qytetareve qe te gezojne te drejta te barabarta si ne Shqiperi,ashtu edhe ne Greqi.....gjithashtu,me sa kam degjuar
    ...
    Pikerisht kjo dyshtetesia eshte dicka, qe nuk mund te realizohet juridikisht dhe se eshte e drejte e cilitdo shtet qe te vazhdoje t'i njohe te drejtat qytetare, dikujt, apo ndonje grupi shoqeror, edhe pas ndryshimit te statusit shoqeror te ketyre te fundit, nga qytetar ne thjesht banor i po ketij shteti!
    Pra e gjitha kjo, varet se c'fare vendimesh marrin individe, apo grupe shoqerore te caktuara, sic eshte ne rastin konkret minoriteti grek ne Shqiperi, nese do te zgjedhin shtetesi greke dhe te braktisin shtetesine shqiptare, apo nuk do ta ndryshojne fare statusin e tyre te deritanishem, si edhe gjithashtu do te varet nga shteti shqiptar nese do te vazhdoje t'ua njohe shtetesine shqiptare atyre individeve, qe kane pranuar shtetesi te huaj!
    Nga pikpamja sociale, politike, juridike, si edhe ekonomike eshte ne interes te te gjithe banoreve te nje shteti te gezojne sa me shume te drejta qytetare dhe se kjo vlen, si per minoritaret grek ne shqiperi per te mos humbur te drejtat qytetare shqiptare, si banore te shtetit shtetit shqiptar, ashtu edhe per te gjithe emigrantet ekonomik, apo edhe politik shqiptar, jo vetem ne Greqi, por edhe ne c'do vend tjeter te botes per te fituar sa me shume te drejta qytetare ne shtetet ku edhe banojne dhe pse jo edhe nenshtetesi te atyre shteteve!
    Ne rastin konkret, eshte ne interes te minoritareve grek ne Shqiperi te mos humbasin shtetesine shqiptare, si dhe gjithashtu edhe ne interes te emigranteve shqiptar ne Greqi te fitojne shtetesi greke dhe se shtetesia nuk mund te ndryshoje kombesine!
    Nese shteti shqiptar do te gjunjezohet ne kete pike, atehere "e ka marre ferra uraten"!
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsato1 : 25-11-2006 më 17:25

  5. #295
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Greket po na pushtojne ? Pse po na pushtojne ? Se po te japin buke ? Kan hap Banka, kan bo investime ? EEE ?
    Apo se nuk jeni te zotet ju me mbrojt venin tuj per gjith ket kohe ne po na pushtojne greket ? Apo pse ju nuk doni te kenit e beni me diasporat, dhe se doni te gjithe me qene kyreministra e ministra e me shit mend po na puno Greku ? Apo se nuk keni qejf me shtru sumen e me punu po me nejt pubeve po na pushto greku ? Apo se nuk dini as historine tuaj e car jeni po na pushto greku ?

    Pushtim quhet ai i Amerikes ne Irak psh, jo ai i Greqise. Ai i Greqise eshte marshim drejt tokave te lira dhe pa pronare, ose me pronaret rufiane qe keni vene ju ne pushtet. Greqia gjithmone e ka pas ne dore shqiperine kshu qe ska si ta pushtoj. Rrini beni pordha se mire e keni. Me ket rast ene ngrofeni se do jet dimer i ftofet e pa drita anej ka ju per te 16-in vit rradhas qysh pas renies se sistemit dhe te kushedi se sa viti rradhas qysh kur kan hy televizoret me ngjyra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-11-2006 më 01:29
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Greket po na pushtojne ? Pse po na pushtojne ? Se po te japin buke ? Kan hap Banka, kan bo investime ? EEE ?
    Apo se nuk jeni te zotet ju me mbrojt venin tuj per gjith ket kohe ne po na pushtojne greket ? Apo pse ju nuk doni te kenit e beni me diasporat, dhe se doni te gjithe me qene kyreministra e ministra e me shit mend po na puno Greku ? Apo se nuk keni qejf me shtru sumen e me punu po me nejt pubeve po na pushto greku ? Apo se nuk dini as historine tuaj e car jeni po na pushto greku ?

    Pushtim quhet ai i Amerikes ne Irak psh, jo ai i Greqise. Ai i Greqise eshte marshim drejt tokave te lira dhe pa pronare, ose me pronaret rufiane qe keni vene ju ne pushtet. Greqia gjithmone e ka pas ne dore shqiperine kshu qe ska si ta pushtoj. Rrini beni pordha se mire e keni. Me ket rast ene ngrofeni se do jet dimer i ftofet e pa drita anej ka ju per te 16-in vit rradhas qysh pas renies se sistemit dhe te kushedi se sa viti rradhas qysh kur kan hy televizoret me ngjyra.
    ju greket spo i jepni dikujt buke falas o greko se njerezit tane atje punojne paguajne taksa me shume se ne çdo vend tjeter te evropes.dhe po te jete ashtu atehere duhet te vije Gjermani ta marre greqine meqe i paska mbajt me buke.dhe sa per punen e tokave pa zot le te vini kur te doni se gati do e keni pergjigjen.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #297
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Greket po na pushtojne ? Pse po na pushtojne ? Se po te japin buke ? Kan hap Banka, kan bo investime ? EEE ?
    Po, pikerisht sepse kane hapur banka, e po bejne investime ne stilin e AMCse, prandaj po krijojne kete pershtypje.
    Ka hikur koha e pushtimit me ushtri, jetojme ne kohen e Kolonializmit Ekonomik.
    Dhe per sa i perket asaj "Se po te japin buke ?", me sa di une, jane 750.000 emigrantet shqiptare qe i japin oksigjen ekonomise greke qe ndodhet ne prag te falimentimit, dhe jo e kunderta.

    Apo se nuk jeni te zotet ju me mbrojt venin tuj per gjith ket kohe ne po na pushtojne greket ? Apo pse ju nuk doni te kenit e beni me diasporat, dhe se doni te gjithe me qene kyreministra e ministra e me shit mend po na puno Greku ? Apo se nuk keni qejf me shtru sumen e me punu po me nejt pubeve po na pushto greku ? Apo se nuk dini as historine tuaj e car jeni po na pushto greku ?
    Shoh qe drejtohesh gjithmone me "ju". Po ti çfare je, Grek apo Shqiptar me komplex inferioriteti ndaj grekut? Ky eshte "Forumi Shqiptar" ne qofte se nuk je i tille, te lutem identifikohu.

    Pushtim quhet ai i Amerikes ne Irak psh, jo ai i Greqise. Ai i Greqise eshte marshim drejt tokave te lira dhe pa pronare, ose me pronaret rufiane qe keni vene ju ne pushtet.
    Situata e brishte politiko ekonomike shqiptare, nuk i jep Greqise asnje te drejte legale apo morale te thyej ligjet Evropjane, per shembull ate te monopoleve. Kompanite greke (dhe jo vetem ato) nuk duhet te çuditen kur, mbas nja 5 vjetesh, ta gjeje veten me gisht ne goje, ose ne .....

    Per sa i perket "pronaret rufiane qe keni vene ju ne pushtet", kam pershtypjen qe ke nje problem logjik, ti je njesoj si ata, i vetmi ndryshim eshte qe ata e shiten, ndersa ti po e fal.

    Greqia gjithmone e ka pas ne dore shqiperine kshu qe ska si ta pushtoj.
    Kur mendon moshen relativisht te re, te Shqiperise si shtet, dhe gjithe trazirat qe kemi kaluar, sinqerisht, mendoj, qe tek e fundid, ja kemi dale mbane me se miri.
    Dhe prit, se ske pare gje fare, ky eshte vetem fillimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 26-11-2006 më 05:32
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    [
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Greket po na pushtojne ? Pse po na pushtojne ? Se po te japin buke ? Kan hap Banka, kan bo investime ? EEE ?
    Apo se nuk jeni te zotet ju me mbrojt venin tuj per gjith ket kohe ne po na pushtojne greket ? Apo pse ju nuk doni te kenit e beni me diasporat, dhe se doni te gjithe me qene kyreministra e ministra e me shit mend po na puno Greku ? Apo se nuk keni qejf me shtru sumen e me punu po me nejt pubeve po na pushto greku ? Apo se nuk dini as historine tuaj e car jeni po na pushto greku ?

    Pushtim quhet ai i Amerikes ne Irak psh, jo ai i Greqise. Ai i Greqise eshte marshim drejt tokave te lira dhe pa pronare, ose me pronaret rufiane qe keni vene ju ne pushtet. Greqia gjithmone e ka pas ne dore shqiperine kshu qe ska si ta pushtoj. Rrini beni pordha se mire e keni. Me ket rast ene ngrofeni se do jet dimer i ftofet e pa drita anej ka ju per te 16-in vit rradhas qysh pas renies se sistemit dhe te kushedi se sa viti rradhas qysh kur kan hy televizoret me ngjyra.

    Ve re se drejtohesh vazhdimisht me Ju.
    Ti kujt i perket ?
    Nga cili krah qendron ?
    Nese je ne krahun ketej rregullo drejtshkrimin.
    Nese je ne krahun matane, ndrysho forum , pasi ky eshte forumi i shqiptareve.
    Dhe nese je nje pis-shqiptar , qerohu e rri si qen rrugeve te botes , ku vetem qente kane per te te bere shok.
    Ka ikur koha e endrave te megaloidhese greke. Tani edhe ata te mjere qe kerojne te marin shtetesine greke , e bejne per ate te shkrete vize qe te kene mundesi te rrojne ne kushtet qe jane. Te jesh i sigurt se nuk e harojne e nuk e braktisin vendin e tyre.
    Greqia kerkon ti mari me te mire keta njerez se e di qe i ka bombe me sahat ne mes te Athines.
    Dhe sa per dijeni , ne e kemi pushtuar Greqine qe ne 1991.
    Por ti je bukeshkale qe nuk do as vendin tend .
    Eshte e sigurt qe nje dite ke per te mbetur pa Atdhe.
    Te qaj hallin !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #299
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edhe ketu keni ju kompleks inferioriteti jo une. Un mund te jem grek, arab, me shqiptare se te gjithe ju bashke ketu, por menyra se si pergjigjeni eshte skandaloze. Leni ligjet e monopolit e budalleqet qe me vendos ketu se kush na jep ne apo kush nuk na jep ne te drejte. Darvinizem mjeshter, nuk o bota Pube e frape, edhe pse ne greqi ka me shume se kudo. Ju e keni kap me ***** demokracine e kerkoni qe greqia ene t'ju boj investime, ene mos fitoj asgje per vete. Fajin se ka greku, e keni vete. Po te kishit fqinje dike tjeter, matane detit makar do vinin ata t'ju pushtojshin.

    Ka i shprehje qe thote : "Punen e sotme mos e ler per neser". Ju nuk e keni percaktu akoma se cila eshte puna e sotme, sepse jeni vendi i rrumpalles, korrupsionit dhe vetvrasjes si ne kuptimin e mirfillte dhe te trishtueshem te fjales, si ne kuptimin politik si ne kuptimin e kombit, e jo mo ta leni punen qe nuk keni per neser. Anej matane kufirit tuj ka 250 vjet qe zbatohet vec edhe nje pune. Nese nuk e keni kuptu, kjo tregon qe nuk e keni vrare trurin ta percaktoni punen tuj. Futini ka i Frape cuna ene harroni keto marrezira, jo pushtim jo pushtim ekonomik.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #300
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    ore , ju qe therrisni larte e poshte, rreziku grek , rreziku grek.
    Nuk e di kush po e rrezikon Shqiperine me shume, greket apo ata 300.000 shqipetaret+qeverine tone??
    Fatkeqesisht cdo popull meriton qeverine qe ka! Dhe e verteta eshte se ketu , thjesht flitet e nuk ka ndonje ndergjegjesim sepse realiteti eshte ndryshe..
    Nuk jane greket qe po e pushtojne Shqiperine por vete shqipetaret qe po e shesin ,keshtu qe mbani bythet drejt kur flisni! Perse shani greket ju? Apo se jane me te zgjuar ? Dhe mos me thoni qe perfitojne me varferine e shqiptareve etj.... se kjo tregon qe shqiptaret shesin dhe ****** per nje cope buke!
    Dua te them se para interesit personal nuk ka interes kolektiv , kohet ndryshojne po ashtu dhe interesat te cilat per shqipetaret e sotshem jane vetem afatshkurtra.

Faqja 30 prej 42 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •