Close
Faqja 3 prej 42 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 412
  1. #21
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    natyrisht qe eshte hap positiv. se ndryshe llafosesh kur je ne NYC dhe ndryshe kur je ne Pagkrati. futja pordhes virtuale thuaj se jashte valles te gjithe kercejne.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Kathimerini: 200,000 Greke Shqiptar

    sipas gazetes Kathimerini te 8 Nentor 2006



    * Mendohet se 200,000 Vorio-Epirote te kene karten e homogjenise

    * 78,000 prej ketij 200 mijeshi e ka marre karten qe prej fillimit te vitit 2006. Karta eshte 10 vjecare

    *Pjesa tjeter e 200 mijeshit ka karta 3 vjecare

    * Pervec ketij 200 mijeshi oferta e Asfalise eshte hapur edhe per te tjere Greke etnike te Shqiperise te cilet duhet me pare te aplikojne per leter-njoftim perpara se te aplikojne per qytetari

    *30,000 minoritare kane applikuar per natyralizim deri me sot.

    Konkluzioni: Sipas Asfalia-s te gjithe Ortodokset e Shqiperise jane Greke.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #23
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Berisha dhe ata bicimat qe ka per staf shqyrton vetem hallet e Athines/Europes po hallin e Tiranes nuk e shqyrton.... halli i Athines ishte se mos i ktheheshin bumerang grekezimet dhe ne i thame "jo, jo... vazhdoni ashtu sic e keni marre se ju jeni Europa kurse ne Afrika".

    Po mire qe po biejme ndakort me dy nenshtetesite, mese normale eshte dhe vetem te mira do i sjelli popujve tane. Po me dy kombesite si i behet hallit? Ka ndonje ligj ne Shqiperi apo ne Greqi qe njeh shtetas me dy apo me tre (disa pseudovllehe qe jane ngatruar edhe me Rumanine edhe me Greqine) kombesi? Cfare ndodh kur dikush deklarohet nenkombes grek ne Greqi dhe nenkombes shqiptar ne Shqiperi (si ta shpjegojme ate pargarfin e Kushtetutes: Republika e Shqiperise mbron interesat e kombit shqiptar)? Si i behet hallit kur Shqiptareve i ndrohet kombesia si pa gje te keqe ketu ne Greqi? Si i behet hallit qe Greqia nuk jep pashaporte ku te shkruhet "kombesi shqiptare", e pra pse te behemi ne vegela e ketyre politikave? Kush eshte plani i Tiranes per diasporen shqiptare? Kush do te jet fati i komunitetit te madh shqiptar ne Greqi?

    E pra ekzistojne gjithe keto pyetje qe askush nuk po i pergjigjet.... per faktin e thjesht se Tiranes i mungon vizioni politik dhe thjesht shkon si varka nga e shpie era.

    Gjithashtu problemi me i madh i ketyre grekezimeve eshte se i drejtohen pjeses me te dermuar te popullit shqiptar. Se eshte fakt se ne Greqi eshte rrasur llumi i Shqiperise.... dhe keta llumsat kane nje gje te keqe.... fanatizohen lehte fare!

    E keshtu nese ne rethana normale keto grekezimet do i sherbenin ne te mire lidhjeve dypaleshe, (sepse do ekzistonin greke ne letra me ndjenja shqiptare ose filoshqiptare te pakten).... tani ekziston rreziku qe disa llumsa te krenohen qe ndruan lekure dhe te fajesojne per cdo gje te keqe qe ndodh mbi kete planet Tiranen (sindromi i shqiptarit ne greqi : mllef dhe frike nga shqiptaria) aq me teper kur per 16 vjet Athina te njejten fraze perdorte: ne nuk ju japim pashaporta se do ju marrin tokat Geget e Veriut (cudi se sa shume qe interesohet Athina per tokat e llumsave).

    Sidoqfte uroj akoma edhe nje here te kem rene jashte realitetit! Uroj qe te jem edhe nje forums tjeter qe nuk mundi te perkufizoj faktorin njeri!

    flm

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Citim Postuar më parë nga Clauss
    natyrisht qe eshte hap positiv. se ndryshe llafosesh kur je ne NYC dhe ndryshe kur je ne Pagkrati. futja pordhes virtuale thuaj se jashte valles te gjithe kercejne.
    Sa numeron minoriteti grek ne shqiperi?

  5. #25
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Ujku_i_Ri
    Sa numeron minoriteti grek ne shqiperi?
    Sipas Kathimerinit Greke ne Shqiperi qenkan mbi 2/3 e Orthodokseve.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-05-2006
    Postime
    97
    Nuk eshte greqia qe e ben kete hap, por jane vendet e bashkimit evropian qe ja kane kerkuar kete gje grekut, me legalizimin e te huajve dhe te drejten e pajisjes se tyre me pashaporta. Une per vete jetoj ne Holland dhe me sa lexova tek gazeta shqip sot kriteret qe kerkoheshin per personat qe do te kerkonin nen shtetesin greke (pervec minoritareve) jane pak a shume te njejta pervecse se kohe qendrimi duhet te jete me i gjate ne greqi.
    Dhe marja e pashaportes greke nuk mund te thote qe shqiptaret do ta humbasin gjakun e tyre shqiptar. Mos te harojme se sa shqiptar dhe kosovar (shqiptar) kane mare pashaporta te shteteve te huaja si SHBA, KANADA, ZVICER etj.. atehere nuk duhet te shajme dhe te nxjerim llafe si grate e liga por te vazhdojme te jetojme dhe te udhetojme si njerez

  7. #27
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Demol
    Dhe marja e pashaportes greke nuk mund te thote qe shqiptaret do ta humbasin gjakun e tyre shqiptar
    Nuk eshte halli te Shqiptari, por te greku qe kujto se shqiptari eshte grek.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Sipas Kathimerinit Greke ne Shqiperi qenkan mbi 2/3 e Orthodokseve.
    Sipas shpikjeve te semura greke, nga shkumbini e poshte eshte greqi e gjitha. Une po pyes per numra real. Mesa di une minoriteti greke ka qene perqendruar pak a shume ne fshatrat e dropullit dhe s'ma ha mendja qe popullsia e fshatrave te dropullit numeronte 200,000.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Nuk eshte halli te Shqiptari, por te greku qe kujto se shqiptari eshte grek.
    Halli eshte edhe tek ca shqiptare qe jane pakezuar, kane ndryshuar emrat, e paraqesin veten si "vorio-epirote" (se di pse ky term ekziston, ca duan te thone qe jane tokas verinj ) etj etj.

  10. #30
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Demol
    Nuk eshte greqia qe e ben kete hap, por jane vendet e bashkimit evropian qe ja kane kerkuar kete gje grekut, me legalizimin e te huajve dhe te drejten e pajisjes se tyre me pashaporta. Une per vete jetoj ne Holland dhe me sa lexova tek gazeta shqip sot kriteret qe kerkoheshin per personat qe do te kerkonin nen shtetesin greke (pervec minoritareve) jane pak a shume te njejta pervecse se kohe qendrimi duhet te jete me i gjate ne greqi.
    Dhe marja e pashaportes greke nuk mund te thote qe shqiptaret do ta humbasin gjakun e tyre shqiptar. Mos te harojme se sa shqiptar dhe kosovar (shqiptar) kane mare pashaporta te shteteve te huaja si SHBA, KANADA, ZVICER etj.. atehere nuk duhet te shajme dhe te nxjerim llafe si grate e liga por te vazhdojme te jetojme dhe te udhetojme si njerez
    Me duket se keni ngatruar sharpin me sheqerin vella. Nuk behet fjale per nenshtetesine qe vetem mire do i sjelli Greqise por edhe Shqiptareve/Shqiperise.... per shkakun e thjesht se disa shqiptare ose filoshqiptare do e ken rrugen e hapur ne Greqi por edhe ne Europe. Problemi eshte se Tirana me apo pa dashje bashkpunoi ne nje politike antishqiptare, qe eshte kundra kombesise shqiptare dhe nuk eshte ne pajtim me asnje legjislacion komunitar ku kombesia nuk lidhet me dhenjen e nenshtetesise. Problemi eshte se Tirana i dha Athines driten jeshile qe te bej edhe grekezime te tjera.... sepse tani Shqiptaret e tjere qe nuk kane shprese te marrin nenshtetesine do fillojne te deklarohen nenkombes greke (ne censusin deshtarak qe do organizoj sala ne 2007) dhe do paguajne avokatet greke qe t'iu ndrojne kombesine. E pra ne kundershtim se c'e detyron Kushtetuta shteti shqiptar nuk ben asgje per mbrojtjen e vecantise kombetare te popullit tone.

    Gjithashtu keta shqiptaret qe do marrin pashaporta greke me kombesi greke nuk do kene te drejte arsimi ne gjuhen shqipe dhe keshtu shteti shqiptar nuk do mundet kurre te kultivoje identitetin e tyre shqiptar, nderkohe qe ata do ruajne (per 2 breza te pakten) nenshtetesine shqiptare. Keshtu ne vend qe te balancohet, ne menyre te drejte, minoriteti grek me nje minoritet shqiptar (dicka e e mire per marredhenjet dypaleshe) do ndodhi e kunderta.... do dyfishohet ose trefishohet minoriteti grek i Shqiperise.

    Nga andej e tutje nuk jam kundra qe flasim per njerez, pra gjerat nuk mund te ndjekin varesi matematike. Por nje shtet serioz nuk mundet te lej detyren e vet -ndaj kombit, popullit dhe ndaj te ardhmes- ne doren e deshires te nje grupi te raskapitur njerezish... qe nen presionin e problemeve te perditshme (perfshi burokracite e felliqura dhe sjelljen e peshtire qe administrata greke i dhuron emigrantit shqiptar) i duket gjeja me thjeshte mohimi i identitetit apo ndrimi, ne menyre te paligjshme, i kombesise.

    E pra nuk eshte aspak normale qe te behet Tirana vegel e kesaj politike!

    flm

Faqja 3 prej 42 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •