Close
Faqja 28 prej 42 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 412
  1. #271
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kush e ka fajin nëse shqiptarët bahen grekë?




    Nga:Ardian NDRECA

    Kohët e fundit disa zane të preokupueme tej maset u ngritën deri në qiell, kuptohet deri në qiellin e ngushtë të mediave shqiptare, tue akuzue qeverinë greke e cila po u jepka pasaporta atyne që kanë marrë kartën që vërteton se kanë prejardhje greke. E keqja asht se me origjinë greke po na qenkan shumë e kështu që pasaportë greke përfitokan rreth 250 mijë persona (gjithnji simbas shtypit shqiptar!) që klasifikoheshin deri tashti si qytetarë shqiptarë.

    Sigurisht “tribunët” tanë ja hedhin menjiherë fajin grekëve dhe lobeve të zakonshme që mezi ç’presin me e damtue vendin tonë, por duket se shpallja e grekëve për ketë konçesion të pazakonshëm në Europë i ka zanë të papërgatitun të gjithë. Por asnji nuk mendon se në ketë mes ndonji faji e ka edhe politika e jashtme e vendit tonë, nësë mund të quhet politikë e jashtme tangoja me 16 figura që kanë luejt diletantat tanë në këto 16 vjet kaos - tue micrrue prej nji kryeqyteti në nji tjetër, tue ba gafa, tue fjetë në kambë, e mbi të gjitha tue damtue vendin tonë dhe prestigjin e Shtetit shqiptar. Ka kalue shumë kohë qysh se Jorgo Zografi nga Qestorati donte t’i aneksonte jugun e Shqipnisë mbretnisë greke dhe sot fatmirsisht nuk kemi mâ në mes tonë Spiro Milot me shokë që në shkurt të vitit 1914 i kallnin flakën vendit me pushkët e grekve... jo, jo, koha e Zografëve dhe e Milove ka perëndue, ashtu siç ka perëndue përgjithmonë andrra e marrë e atyne që dojshin me e nda vendin tonë. Sot anmiqtë mâ të këqij të Shqipnisë janë vetë shqiptarët me marrinat e tyne të gjithënduershme që s’i lejojnë me ec përpara si njerëz.

    Sot psh. në Ballkan nuk kemi asnji aleancë të vërtetë: me Serbinë dhe me Greqinë kemi nji ftohje kronike, me Maqedoninë kemi nji fasadë normaliteti i cili dihet se asht i minuem që në rranjë, tash së fundi edhe Mali i Zi e tregoi me qëndrimin ndaj shqiptarëve në atë shtet se edhe pse asht vendi mâ i dobtë në Ballkan nuk ka ndër mend me ba asnji «lëshim» ndaj etnisë shqiptare. Kurse Bullgaria dhe Rumania tashma po ecin drejt Europës... e kështu që na mbetë si ngushëllin vetëm Turqia, vendi me të cilin kemi të përbashkët disa mija fjalë që s’ka gja me i heqë prej përdorimit si edhe pesë shekuj histori të paharrueshme. Akuza ndaj Athinës sot asht se asht tue u dhanë pasaporta greke qytetarëve shqiptarë të cilët deklarojnë se janë grekë, në nji kohë që janë «puro shqiptarë». Në qoftë se asht kështu, pra në qoftë se qeveria greke edhe nji herë po veproka kundër vendit tonë, atëherë këta “puro shqiptarë” që pranokan me u ba grekë dhe në shumë raste me ndërrue edhe fenë e tyne për nji pasaportë e për lehtësinat që ajo jep, qenkan puro renegat, qenkan Zografë dhe Milo të rinj! Nuk kam pa asnji shqiptarë që të kërkojë me marrë pasaportë serbe apo malazeze e me dalë kështu me origjinë prej atyne vendeve, s’kam pa asnji shqiptarë që të poshtnojë flamurin e vet dhe të çojë përpjetë flamurin serb apo malazez – e nënkuptohet se serbët e malazezët që e duen vendin e tyne meritojnë respekt dhe stimë. Nuk meritojnë stimë dhe as respekt ata që tue qenë shqiptarë po na dalin grekë në shpirt! Nuk kuptoj vetëm nji gja: çfarë faji na kanë grekët kur shqiptarët i bijnë mohit kombsisë së vet, origjinës së vet, fesë së vet – cilado qoftë ajo?

    Para disa vjetësh më pat takue me ba rolin e përkthyesin për nji shqiptar që donte me emigrue në kontinentin amerikan. M’u paraqit si minoritar dhe un menjiherë fillova tue e pyetë për vendet e bukura të jugut të Shqipnisë, për fshatnat, dialektet, veshjet etj. por e pashë se ai nuk e kishte as mâ të voglën ide se çka ishte jugu i vendit tonë. Kur nxori dokumentet na doli se kishte lindë në nji zonë verilindore ku s’kishe ndie të kishte pasë ndonji grup minoritarësh grekë. Kur nxori çertifikatën familjare pashë se emni i të jatit s’kishte asnji rrokje me origjinë greke. Ai e kuptoi se ç’ka po mendojsha dhe uli kryet i skuqun në fytyrë, aq sa më erdhi shumë keq për të e për poshtnimin që i ndodhi. Më erdhi keq e mendova se qe ku i çon shqiptarët e dobët dhe pa identitet nji politikë e korruptueme si ajo që kemi provue për vite me rradhë, qe sesi shpërbahet kombi shqiptar prej atyne që mendojnë veç me u pasunue në kurriz të emnit të tij. Por fakti që shqiptarët po humbin identitetin e tyne kombtar (pse asht ky identitet që ne na intereson mâ së pari), mvaret edhe prej shkakut se demagogë të paturpshëm dhe cinikë ja kanë zvjerdhë atdheun e tyne e i kanë braktisë në nji nihilizëm që mohon vetë qenjen tonë të veçantë. Prandaj, mos t’u biem në qafë grekëve vend e pa vend, pse ende s’kam pa nji grek që të bahet shqiptar, por po shohim shumë shqiptarë që punojnë kundër vendit të vet, e me punue kundër vendit tand domethanë me vjedhë, me u korruptue dhe me korruptue të tjerët, mos me ba detyrën shtetnore, me përfitue prej posteve institucionale – këto janë ushujzat (tosknisht: shushunjat) që po ja marrin frymën idesë sonë kombtare dhe shqiptarizmës në përgjithsi prej Kosovës deri në Konispol. Prandaj për çdo politikan hajdut dhe të korruptuem kemi nja dhjetë shqiptarë që bahet grekë, zejbekë apo që mbesin si kryma pa identitet dhe pa emën.

    http://www.lajmishqip.com/modules.ph...ticle&sid=1438
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga B-16
    Or' cun, kur nuk merr vesh nga politika mos u ngaterro me keto probleme! E para e punes nuk behet fjale, tani per tani, per asnje ligj, por thjesht per nje vendim te qeverise greke.Te keshilloj te shkosh te rilexosh se per cfare flet ky vendim pastaj ec e fol ketu! Ne vendim nuk ka as nje pike qe te flase per emigrantet shqiptare qe jane me kombesi shqiptare.Kur do ta marresh vesh kete gje? Apo e ke shume te veshtire pasi vetem flet e nuk degjon?!
    Per emigrantet shqiptare ligji ekziston....dhe per kete nuk ka nevoje per vendim....

    ligji grek mbi emigracionin.
    1-c`do emigrant i huaj (jo omogjen) qe jeton 10-vjet me leje qendrimi ne greqi merr nenshtetesine greke....(+ 1500 euro)
    2-c`do emigrant omogjen merr nenshtetesine greke automatikisht....(pasi eshte pajisur me perpara me karten omogjene...(50 euro)

    Emigrantet shqiptare kane marre leje qendrimi ne greqi,per here te pare ne vitin 1998...pra pashaportat per shqiptaret do fillojne te jepen ne 2008...

    Per minoritaret grek nga shqiperia, qe nga fillimi i viteve 90` ekzistonte nje vendim parlamenti qe i perjashtonte ata nga nenshtetesia greke.....
    pra vendimi qe u mor nga qeveria greke para disa javesh i barazoi ata me te gjithe omogjenet e tjere greke d.m.th perfitojne nenshtetesine..

    Nje nga kushtet per te marre nenshtetesine greke nje omogjen, eshte se duhet te vertetoje qe jeton ne greqi.....

  3. #273
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Adrian Ndreca
    Kush e ka fajin nëse shqiptarët bahen grekë?

    Por fakti që shqiptarët po humbin identitetin e tyne kombtar (pse asht ky identitet që ne na intereson mâ së pari), mvaret edhe prej shkakut se demagogë të paturpshëm dhe cinikë ja kanë zvjerdhë atdheun e tyne e i kanë braktisë në nji nihilizëm që mohon vetë qenjen tonë të veçantë. .... Prandaj për çdo politikan hajdut dhe të korruptuem kemi nja dhjetë shqiptarë që bahet grekë, zejbekë apo që mbesin si kryma pa identitet dhe pa emën.
    qe tani e tutje ato fshataret e Polenes po i quaj 'kryma pa identitet'.

    flmd z.Ndreca
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #274
    Akil,

    thua ti se akejte do ti japin çameve pasurite dhe shtetesine greke.

    perse ne shek. XXI greket nuk arrijne te kuptojne se zbatimi i standarteve te ndryshme e te dyshimta verteton se ata jane ende larg mentalitetit europian?

    Qeveria jone duhet te kishte pranuar ate shtetesine e dyfishte te omogjeneve pasi/njekohesisht me ate te cameve.

    Kjo do te ishte kombetare, nderkombetare, me shikim perpara.

    E ju me thoni se nuk eshte nje levizje ne kuader para-elektoral te forcave politike greke.

    Vijme prap aty ku e nisem: fajin e pergjegjesine e kane tanet, qeveria jone, Berisha.

    Ne raste te ketilla skandalesh pa skrupull me kalim kufijsh, qeveria duhet te jape doreheqje.

    Por popullit tem, edhe opangen me i fute ne goje, nuk bezan ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxh Xhumaku : 22-11-2006 më 20:20

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Akil,
    thua ti se akejte do ti japin çameve pasurite dhe shtetesine greke.
    Kjo eshte ceshtje politike.....(dhe per camet jam shprehur shume here, une jam pro kompesimit te pronave te tyre)....
    por ne anen tjeter kjo nuk do te thote se minoritaret greke nuk kane te drejte te kene 2 nenshtetesi.....

    perse ne shek. XXI greket nuk arrijne te kuptojne se zbatimi i standarteve te ndryshme e te dyshimta verteton se ata jane ende larg mentalitetit europian?
    Nuk e di per ke standart europian qe ka lidhje me temen tone,e ke fjalen...

    Qeveria jone duhet te kishte pranuar ate shtetesine e dyfishte te omogjeneve pasi/njekohesisht me ate te cameve.
    Per te bere analiza te tilla diplomatike duhet te kesh edhe njohuri te tilla..
    Besoj se vetem diplomatet qe kane kohe te gjate ne mardheniet shqiptaro-greke mund te na thone se c`fiton apo humbet nga kjo....

    Ne ketu mund te flasim vetem ne parim...


    Ne raste te ketilla skandalesh pa skrupull me kalim kufijsh, qeveria duhet te jape doreheqje.
    Nese ka vepruar mire apo keq qeveria shqiptare,kete do ta vertetoje koha.....

  6. #276
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Kjo eshte ceshtje politike.....(dhe per camet jam shprehur shume here, une jam pro kompesimit te pronave te tyre)....
    por ne anen tjeter kjo nuk do te thote se minoritaret greke nuk kane te drejte te kene 2 nenshtetesi.....
    Ore keta 'HOMOT' kane 20 vjet qe i kerkojne kete drejte Greqise e nuk ua jepte.
    Pse pikerisht kete vit? Mos me thuaj se c'thote e bukra Bakojanis se 'tani Kushtetuta e Shqiperise (e hartuar me ndihmen e nje greku ekstremist si Likouretzos) lejon dyshtetesine". Shqiperia ka vite me ate kushtetute.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Ore keta 'HOMOT' kane 20 vjet qe i kerkojne kete drejte Greqise e nuk ua jepte.
    Pse pikerisht kete vit? Mos me thuaj se c'thote e bukra Bakojanis se 'tani Kushtetuta e Shqiperise (e hartuar me ndihmen e nje greku ekstremist si Likouretzos) lejon dyshtetesine". Shqiperia ka vite me ate kushtetute.
    Bakojani nuk u shpreh per kushtetuten shqiptare,por per garancite qe i dhane forcat politike shqiptare (PD+PS),si dhe per vizionin e perbashket europian..
    Se kush ishin keto garanci une nuk i di, por ma do mendja se kane rene dakort nen tavoline.(sic thone diplomatet)...

  8. #278
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Per emigrantet shqiptare ligji ekziston....dhe per kete nuk ka nevoje per vendim....

    ligji grek mbi emigracionin.
    1-c`do emigrant i huaj (jo omogjen) qe jeton 10-vjet me leje qendrimi ne greqi merr nenshtetesine greke....(+ 1500 euro)
    2-c`do emigrant omogjen merr nenshtetesine greke automatikisht....(pasi eshte pajisur me perpara me karten omogjene...(50 euro)

    Emigrantet shqiptare kane marre leje qendrimi ne greqi,per here te pare ne vitin 1998...pra pashaportat per shqiptaret do fillojne te jepen ne 2008...

    Per minoritaret grek nga shqiperia, qe nga fillimi i viteve 90` ekzistonte nje vendim parlamenti qe i perjashtonte ata nga nenshtetesia greke.....
    pra vendimi qe u mor nga qeveria greke para disa javesh i barazoi ata me te gjithe omogjenet e tjere greke d.m.th perfitojne nenshtetesine..

    Nje nga kushtet per te marre nenshtetesine greke nje omogjen, eshte se duhet te vertetoje qe jeton ne greqi.....
    A nuk e kupton se po perserit ato qe them une? Pra qe ky vendim i qeverise greke nuk prek aspak emigrantet shqiptare! Nuk eshte e vertete qe per te marre nenshtetesine duhet te vertetosh qe jeton ne shtetin grek por vetem te jesh pajisur me karten e homogjenit! Nuk ja vlen me te flasim per ceshtje teknike se po perseritim vetveten shpeshhere dhe me duket e pavlere!
    Me poshte po trasmetoj fjalen e z.Godo te botuar ne gazeten "Shqip" me shpresen se te pakten do te kuptoni plakun e mencur me mire se c'i kuptuat fjalet e mia(kjo sherben dhe si pergjigje per Albo):

    Për çfarë duhet të bisedojmë me Greqinë


    Sabri Godo

    Gjëja më e mërzitshme është kur të shohin siç nuk je dhe kur të akuzojnë për gjëra që nuk i ke bërë. Gazetarja e një televizioni, në paraqitjen e një
    interviste timen, tha me dashamirësi: "Politikani nacionalist dhe kritiku i njohur i Greqisë".

    Termi "nacionalist" përdoret sot në kuptimin e njeriut që ve vendin e tij mbi vendet e tjera. Ideologji të tilla janë anakroniste në epokën e integrimit
    të Evropës. Me sa kam shkruar e folur deri më sot, askush s‘mund të më quajë "nacionalist". Të mbrosh të drejtat dhe dinjitetin e kombit tënd me aq sa
    mundesh, është një gjë krejt tjetër. Për sa i takon etiketimit tim si "kritik i njohur i Greqisë", është një keqkuptim edhe më i rëndë. Si qytetar i botës,
    edhe unë kam marrë diçka nga kultura e lashtë e Athinës, vatër e madhërishme e dijes dhe e arteve që trashëgon gjithë njerëzimi. Jo vetëm kaq, kam shëtitur
    një pjesë të madhe të Greqisë së sotme dhe për mua, Greqia, në çdo anë të saj, është ndër vendet më të bukura në botë. Greqia më bën të dua jetën edhe më
    fort e të ndihem më i plotë si njeri dhe këtë e shpjegoj me magjinë e saj të lashtë dhe me bukurinë mahnitëse të natyrës, që ka afërsi me atë të vendit tim. Kjo është e vërteta ime rreth Greqisë. Është diçka e brendshme, krejt personale dhe kur ndokush më shikon qoftë edhe lehtësisht si antigrek, ky ndokush më bën veç të vërshëllej.

    Çka thashë më lart nuk synon t‘i ndryshojë mendjen ndokujt. Në politikë, sado i matur të jesh, do të krijosh aty-këtu keqkuptime, se në mos tjetër,
    gjithnjë do të gjenden njerëz që të krijojnë keqkuptime qëllimisht. Këto nuk duhet të bëhen pengesë në rrugën tënde, sa kohë ke dëshirë të jesh në politikë
    dhe të mbash anën e të vërtetës. E vërteta është se kam ankesa ndaj disa aspekteve të politikës greke kundrejt Shqipërisë. Po vetë Greqia dhe politika e
    ditës janë 2 gjëra të ndryshme. Politikat e ditës kalojnë, kurse Greqia mbetet përjetësisht siç është.


    * * *


    Unë vijoj të them se mes nesh dhe Greqisë ka disa probleme, që po të lihen në heshtje, do ta nxjerrin kryet hera herës. Ne s‘kemi asnjë problem me fqinjët
    e tjerë tokësorë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Perspektivat janë që marrëdhëniet me këto 2 vende të bëhen gjithnjë më miqësore e më intensive. Adriatiku nuk
    është më një pengesë për ta quajtur edhe Italinë fqinjë të afërt. Italia është partneri ynë ekonomik kryesor. Aktualisht kemi me Italinë ndonjë problem
    "teknik", si vota e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit ose licenca për "petrolifera". Duket se diplomacia italiane është treguar mjaft e ndjeshme në këto
    2 pika, por jam i bindur se kemi të bëjmë vetëm më çështje "teknike" kalimtare. Për të plotësuar kuadrin e gjeografisë politike me fqinjët kufitarë duhet
    të kthejmë kryet nga Greqia.

    Kur nuk je mirë me fqinjin, s‘mund të jesh mirë në shtëpinë tënde. Greqia nuk është thjesht fqinji ynë në jug. Historia, por sidomos e tashmja, na lidhin
    me fije të shumta me Greqinë. Edhe sikur të ndodhin në Gadishullin Ballkanik kataklizma të natyrës, ne përsëri do të jemi bashkë me Greqinë dhe ajo do të
    mbetet edhe në të ardhme një faktor i dorës së parë për mirëqenien tonë.

    Ne kemi arritur marrëveshje të gjithanshme me Greqinë, që çojnë drejt një miqësie të qëndrueshme. Por duhet të vijë dita që në marrëdhëniet ekonomike të
    sundojë tërësisht tregu i lirë, duhet të vijë dita që shqiptari në Greqi dhe greku në Shqipëri të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ky nuk është idealizëm,
    është diçka që dëshirohet dhe që mund të arrihet. Por ndodh që gjërat e bukura, të natyrshme e të thjeshta vijnë e komplikohen në mënyrë të pakuptimtë nga
    të ashtuquajturat strategji shtetërore, që në të vërtetë nuk i shërbejnë askujt, sidomos në shikim afatgjatë.

    Instituti i komunikimit dhe dialogut, në bashkëpunim me ambasadën greke në Tiranë, organizuan më 18 nëntor një tryezë për nxitjen e mirëkuptimit ndërmjet
    qytetarëve të dy vendeve tona. Nisma është shumë e mirë. Nëse arrihet mirëkuptimi i duhur qytetar, atyre që bëjnë politikën nuk u mbetet veç të pinë çaj së
    bashku në fundjavë. Por, rruga e mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve nuk është e shtruar me lule, sidomos kur ndonjëra nga qeveritë a rrymat politike synon
    të përfitojë nga dobësitë e çastit të palës tjetër. Kemi të bëjmë me atavizma, me skema të huajtura nga e kaluara, ose edhe me interesa elektorale të ditës
    dhe është e neveritshme të shohësh se pikërisht ata që vënë në lëvizje skemat, flasin kundër klisheve dhe kthimit në atavizma. Por demagogjitë dhe sofizmat
    s‘mund të jenë të suksesshme në kohën e sotme.



    * * *


    Nëse duam që organizmat e shoqërisë civile të luajnë ndonjë rol të vërtetë në afrimin ndërmjet popujve tanë, duhet të jemi të ndershëm ndaj vetes sonë dhe
    ndaj të tjerëve. Të hiqesh sikur nuk ekzistojnë probleme, t‘u kalosh atyre anash, ose t‘i lëmosh, për t‘i lënë pastaj në heshtje, nuk i shërben kurrsesi
    qëllimit të afrimit të popujve. Mirëkuptimi arrihet duke hequr nga mesi pengesa.

    Sipas meje, ndërmjet nesh dhe Greqisë sot kemi në mes 4 çështje që duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe po ashtu të ndreqen.

    Problemi i parë dhe më i lehtë për t‘u zgjidhur është anulimi i ligjit të luftës i vitit 1941. Thuhet se ky ligj është shuar, por në fakt ai mbetet në fuqi
    prej 55 vitesh dhe do të mbetet i tillë derisa të shfuqizohet nga parlamenti grek, i vetmi institucion që mund të shpallë luftën e të vendosë paqen. Ky
    ligj, nga pikëpamja thjesht juridike, hedh një farë hijeje mbi gjithë marrëveshjet që kemi nënshkruar. Ky ligj pengon zgjidhjen e disa problemeve të
    pronësisë, por mund të bëhet shkak debati edhe në raste të tjera. Greqia me siguri do të votojë pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mirëpo dikush do të
    ngrejë pyetjen se si mund të jenë anëtarë të së njëjtës organizatë politike ushtarake dy vende që formalisht janë në gjendje lufte. Ndërmjet Shqipërisë e
    Greqisë absurditete të tilla mund edhe të kalohen në heshtje, po këto nuk janë aq të thjeshta në arenën ndërkombëtare.
    E dyta: ndonjë personalitet grek ka deklaruar se problemi çam nuk ekziston.


    Ky qëndrim është pranuar në heshtje si qëndrimi zyrtar i qeverisë greke. Mirëpo ekzistojnë në Shqipëri rreth 200000 çamë të shpërngulur me forcë dhe ky
    fakt s‘mund të zhduket me deklarata aty-këtu. Nëse respektohen të drejtat universale të njeriut, çamëve u duhet njohur shtetësia që u është mohuar
    kolektivisht dhe t‘u njihet gjithashtu e drejta të gëzojnë pronat e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve. Kjo nuk do t‘i sillte ndonjë tronditje
    ekonomisë greke dhe as do të mbartte ndonjë rrjedhojë politike.

    Problemi i tretë, ai i dyshtetësisë, është i errët dhe kërkon më tepër shpjegime. Duhet thënë që në fillim se deklarata e qeverisë greke, aty më parë, për
    dhënien e dyshtetësisë minoritarëve, parimisht s‘mund të pranohet, sepse komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh dhënien kolektive të dyshtetësisë, aq më tepër
    kur kjo bëhet mbi baza etnike. Sikur të bënte të njëjtën gjë edhe Shqipëria për shqiptarët rreth nesh e kjo të shtrihej edhe në vendet e tjera që kanë
    pakica përtej kufijve, Evropa e sidomos Ballkani do të hyjnë në një trazirë administrative. Por puna jonë nuk mbaron me kaq, sepse dyshtetësia po i
    nënshtrohet edhe ndërrimit të kombësisë. Prej kohësh zhvillohet një proces i nëndheshëm i dhënies së kombësisë dhe shtetësisë greke shtetasve me kombësi
    shqiptare që s‘kanë asnjë lidhje me minoritetin. Këtyre u paguhen edhe pensione 240 euro në muaj. Që të shpallet grek një shqiptar, sipas ligjit të 9
    nëntorit 2004, mbi të cilin është vënë "Vula e Madhe e Shtetit", mjafton që kërkuesi të jetë njohës i gjuhës greke, historisë dhe kulturës greke.
    Homogjenizimi, ose dhënia e kombësisë greke, sipas nenit 10 të ligjit që u përmend, bëhet në një relacion të konsullit grek, me një deklarim gojor të
    pasaportizimit në praninë e dy shtetasve grekë si dëshmitarë, me një fotokopje të pasaportës ose me një dokument udhëtimi çfarëdo dhe me certifikatën e
    lindjes ose të pagëzimit. Praktikisht s‘ka gjë më të lehtë. Veçse kemi një shkelje të procedurës që në fillim. Nuk dihet sa janë personat e homogjenizuar
    që nuk dinë greqisht dhe që s‘kanë qenë ndonjëherë në Greqi, le pastaj të jenë njohës të historisë dhe kulturës greke. Lind pyetja përse duhet ky rekrutim.
    Le të dalë personi që mund të japë një përgjigje. Deklarata e qeverisë greke thotë që procesi do të vazhdojë. Deri ku? Certifikata e pagëzimit mund të
    përfshijë mbi 20 për qind të shqiptarëve të lindur ortodoksë. Nëse ky është synimi, nuk do i mbante dheu rilindësit ortodoksë që shkrinë jetën për shtetin
    shqiptar të pavarur. Ata ishin shtylla e rilindjes dhe lista e tyre shkon shumë gjatë.
    Ky proces i greqizmit të shqiptarëve duhet ndalur. Nëse shteti grek dëshiron të ndihmojë nevojtarët në Shqipëri, duhen gjetur rrugë të tjera. Dhe t‘i
    saktësojmë gjërat me emrat që kanë. Homogjenizimi dhe dyshtetësia që u bëhet minoritarëve në masë dhe jominoritarëve, s‘ka të bëjë fare me legalizimin e
    emigrantëve. Nëse nuk arrijmë të merremi vesh në këtë pikë me palën greke, le të bëjmë siç bëjnë vetë grekët në shtetin e tyre. Neni 16, i ligjit numër 3284,
    datë 9 nëntor 2004, thotë se qytetari grek e humbet nënshtetësinë kur me vullnetin e tij merr një nënshtetësi të huaj dhe kur merr shërbim shtetëror në
    shtet të huaj. Atëherë le të vihemi baras. Greqia s‘mund të kërkojë nga ne atë që nuk e pranon për vete. Nëse juristët dhe këshilltarët tani të Kuvendit
    dhe qeverisë nuk e njohin "Kodin e nënshtetësisë greke", le ta bëjnë sa më parë, se është koha. Në mbyllje të këtij kapitulli që të sjell dhimbje koke, dua
    t‘i them diçka edhe mikut tim, Leonard Solis, që paska thënë në Masmedia se Godo ka frikë nga populli i tij. Kam frikë vërtet. Nëse i jep një të varfëri
    bashkë me gruan 440 euro në muaj, ai del me një jetë tjetër dhe nuk është e vështirë t‘i ndërrosh kombësinë dhe shtetësinë. Por, në të vërtetë, nuk është
    kjo që më frikëson. Ai njeriu i varfër që ndërron kombësinë do të zër të flejë mbi dy jastëkë, ai gjithnjë do të ketë në ndërgjegje të fshehtën e rëndë se
    mohoi gjyshin e babën që i ka bërë kokën dhe për këto nuk do të bëhet kurrë mik i vërtetë i Greqisë. E njëjta gjë ndodh edhe me emigrantët që punojnë në
    Greqi. Zor të gjesh ndonjërin prej tyre, mysliman a katolik, që të mos ketë ndërruar emrin e mbiemrin e deri vendin e lindjes. Këta s‘mund të ushqejnë
    ndjenja falënderimi për sa u ndodh. Kërcënimi dhe fyerja më e rëndë që mund t‘i bësh shqiptarit është t‘i thuash: "Unë të ndërroj emrin". Emri e mbiemri
    lidhen me identitetin, familjen, fisin, gjakun e personit, dhe nëse ti e detyron t‘i fshehë këto, ai s‘ka për të ta falur fyerjen sa të jetë gjallë. Kjo
    gjithashtu nuk çon drejt mirëkuptimit. Në këtë qëndron me të vërtetë frika dhe shqetësimi im. Me sa duket, ti i dashur Solis dhe të tjerë që eventualisht
    e mendojnë si ty, nuk i keni hyrë punës në thellësinë që duhet.

    Problemi 4 dhe më i rëndësishmi. Sipas Instat-it grek, emigracioni ynë aty arrin në 550000 veta, nga të cilët kanë aplikuar për legalizim 440000. Qeveria
    greke ka marrë në ditët e fundit masa të mira për të çuar përpara legalizimin dhe për të lehtësuar lëvizjet e emigrantëve në drejtim të vendit të tyre.
    Gjendja e këtij emigracioni mund të arrijë në standardet më të mira nëse ecet në 3 drejtime:
    Sipas ligjit grek, një i huaj, me përjashtim të homogjeneve, mund të kërkojë nënshtetësinë me kusht që të ketë banuar legalisht në Greqi 10 vitet e fundit.
    Meqë shumica e emigrantëve nuk e përmbushin këtë kusht, le të ecet drejt legalizimit të të gjithë emigrantëve të punësuar e në banim, me përjashtim të atyre
    që kanë probleme me gjykatat.
    Të shpallet me dekret se emigrantët mund të regjistrohen me emrat e tyre të vërtetë dhe me prejardhje të saktë, pa ndonjë rrjedhojë për ta.
    Shteti grek të kontribuojë për hapjen e shkollave shqipe në qendra ku ka përqendrime emigrantësh për fëmijët e tyre dhe për ata vetë. Nuk është mirë që kjo
    masë e madhe njerëzish të mbeten të paarsimuar, ose të vihen në kushtet që të harrojnë gjuhën e tyre.
    Mbase në diskutimin e kësaj çështjeje duhet të thirret IOM, organizata botërore për emigrantët. Por mendoj se me masat e mësipërme emigrantët tanë do dalin
    nga gjendja e njeriut ilegal e me personalitet të dyfishtë, do të ndjehen të lirë, do të bëhen qytetarë të mirë të shtetit grek, do të lidhen edhe
    shpirtërisht me vendin ku gjetën strehë e punë e do të kthehen realisht në një udhë të fuqishme për miqësinë ndërmjet dy vendeve.


    * * *


    Si qytetar, i bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë të shqyrtojë me durim, seriozitet e transparencë, 4 problemet që mora guximin të trajtoj në këtë shkrim.
    Lënia zvarrë dhe qëndrimet ekuivoke nuk mund të jenë kurrsesi një kontribut në zgjerimin e miqësisë dhe në krijimin e lidhjeve gjithnjë e më të forta me
    Greqinë, të domosdoshme për të dyja palët, sidomos për ne. Mendje përtace dhe njerëzit që s‘mbajnë përgjegjësi mund edhe të thonë le t‘i lemë punët siç
    janë, se të gjitha rregullohen kur të hyjmë në NATO dhe Evropë. Kjo nuk qëndron. Ja tek janë NATO dhe Bashkimi Evropian, po shtetet prapë mbeten shtete,
    Gjermania Gjermani, Franca Francë e kështu me radhë. Çështjet që duhet të diskutojmë me Greqinë nuk zgjidhen nga darka në mëngjes. Disa mund të zgjidhen
    vitin e ardhshëm, disa më tej. Rëndësi ka që të jenë në qendër të vëmendjes e të punohet.

    Unë përshëndes nismën e ambasadorit Kokosis për tryezën e 18 nëntorit, që u mbajt në Tiranë. Shoqëria civile, mass-media, i tërë opinioni publik duhet të
    japin një kontribut të gjallë për të mënjanuar keqkuptimet dhe për të zhvilluar bashkëpunimin ndërqytetar. Le të organizohen tryeza edhe në qytete të tjera
    të Shqipërisë e Greqisë. Bëjmë veç mirë të shihemi ndër sy e të shkëmbejmë mendimet lirisht. Vetëm kështu mund të ndërtojmë të ardhmen tonë.
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  9. #279
    Eshte plak, eshte e vertete.

    Eshte edhe i zgjuar, po eshte e vertete, por ka qene per veten e vet.

    Mund te jete plak i mencur per ty, por jo per te gjithe - jo se e zgjodhi Moisiu ne ate "keshill".

    Edhe ne kete interviste Godo tregon se eshte plaku dridhe Like ...

  10. #280
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Albo mbase nuk e ke kuptuar qe ato qe jane shkruar ne veten e pare nga ana ime jane thjesht pershkrimi i nje situate hipotetike sikur jam une qe bej te gjitha keto hapa, por qe ne fakt eshte itinerari burokratik qe ndjek nje coban i thjeshte per t'u pajisur me karten e homogjenit grek.Nderkohe eshte e vertete qe une mund te perfitoj nga kjo amulli, pasi eshte e vertete qe gjyshja ime ishte cobane. Por eshte vertete dhe qe une nuk kam bere asgje te tille por ishte thjesht venia e vetes time ne poziten e atij qe shkon ne konsullate per te marre vizen...etj.
    Pas ketij sqarimi te nevojshem (por mbase i tepert, pasi nje njeri i zgjuar dhe vizionar,si puna juaj duhet ta kishte vene re qe vendodhja ime eshte Rome,Itali dhe jo Greqi sic aludoni ju i dashur Albo) del qarte se shume nga tezat e perdorura nga ty per te me kundershtuar bien poshte automatikisht sidomos ne pikat ku kapesh fort pas akuzes qe me ben mua si hipokrit.
    E pra i dashur Albo po te njoftoj se kombesia ime eshte dhe do te mbetet SHQIPTARE dhe dokumentet qe kam ne xhep jane Pasaporta shqiptare dhe leja e qendrimit italiane!


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Djalosh, mos u dridh e perdridh por jepi pergjigje pyetjes sime: Cili eshte ai ligj grek qe u ben leshime arumuneve shqiptare pasi une njoh arumune plot, bile kam edhe ketu ne Amerike sa te duash, qe kane jetuar me vite te tera ne Greqi dhe nuk kane terhequr dot gruan e femijet. Mbase do te kete ndonje "ligj" te vecante per "arumunet" e Korces.

    Une te pyes per ligje e fakte ti me flet per p... e pazarit te Korces!
    Albo mos u rrotullo rreth vetes se do te merren mente! Ti pyet per fakte. Une te ofrova fakte. Nuk bindesh; puna jote. A ke kohe e pare? Ec ndonje dite nga zonat e jugut e pyet pak se si jane gjerat qe ta kuptosh vete sepse une nuk kam ndermend te lodhem duke te perseritur te njejtat gjera. Pastaj me siguri do me japesh te drejte!


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po ta perserit, qurravitjet dhe justifimet e shumta me kushtet e jetes ne Shqiperi nuk e ndryshojne aspak te verteten qe eshte nje dhe e vetme: TI ZGJODHE NE LIRI TE SHKOSH TE PUNOSH E JETOSH NE GREQI, ZGJODHE TE SHKOSH EDHE NE AMBASADEN GREKE E TE MERRJE EDHE KARTAT E GREQISE! Turpi nuk i ngelet qeverise greke qe punon per interesat e saja, turpi te ngelet ty qe shkele me kembe dinjitetin tend prej shqiptari per nje vize apo nje karte jeshile greke.

    Une nuk te gjykoj per zgjedhjet qe ti ben ne jete, eshte jetja tende, por eshte hipokrizi ne syte e mi qe ti qe ke ne xhep ate karten e homogjenitetit grek, qe e vure ne xhep me doren tende, tani na vjen e na akuzon shtetin shqiptar apo shtetin grek per kete.

    Tregohu u sinqerte me veten mbi te gjitha, dhe prano me plot goje qe zgjodhe identitetin grek mbi ate shqiptar me vetedije te plote, pasi ne kete menyre do te siguroje lehtesira dhe avantazhe per jeten tende.
    Sa per hipokrizine besoj se u sqaruam(per mua qe nje ofendim i madh, duke ditur si eshte e verteta, por ti nuk ke faj se dhe une nuk u sqarova). Per te tjerat pergjigjen ta jep Sabri Godo!


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Djalosh, formalitetet neper ambasada dhe konsullata jane vetem formalitete qe nuk i hyjne ne pune asnjeriu. Ajo qe eshte e rendesishme dhe shqetesuese ne te njejten kohe eshte AKTI YT qe shkon ne konsullate e ne ambasade i vetedijshem per ate qe do te besh atje. Ti be me faj palen greke qe te krijoi ty mundesine per tu pajisur me karta e dokumenta, une te bej me faj ty qe zgjodhi te besh nje gje te tille. Eshte qendrimi yt, ajo vajtja dhe aplikimi ne ambasade, qe te beri yt te homogjenizuar me etnine greke e jo me ate shqiptare. Nese ti nuk do ta beje nje gje te tille, shteti grek nuk do te shtonte emrin tend ne listen e grekerve te homogjenizuar.



    Po te kishe pak integritet e cipe ne faqe, ti as do te shkruaje ne kete teme pasi kjo teme flet pikerisht per shqiptare si puna tende qe se kane per gje qe te shesin identitetin shqiptar per nje karte homogjeniteti grek. Dhe kush je ti te akuzosh qeverine shqiptare per syleshe? Nje shtetas shqiptar i minoritetit arumun ne Shqiperi qe ka zgjedhur me vetedije te plote karten e homogjenitetit grek si nje mjet per te siguruar nje jete me te mire.

    Asnje ligj apo politike e qeverise shqiptare nuk ka per te ndalur shtetas te lire si ty per te bere perzgjedhje si kjo e sipermja. Sepse nuk jemi me as ne kohen e perandorit, as ne kohen e sulltanit, as ne kohen e mbretit, as ne kohen e diktatorit, jemi ne epoken e lirise dhe me lirine vjen pergjegjesia personale. Ti akuzon qeverine shqiptare si syleshe, une te akuzoj ty si nje shqiptar te papergjegjshem per qendrimet e tij.
    Pergjigja ime? Idem si me lart! Per ato qe ke shkruar me poshte eshte akome me e kote qe te replikoj.
    Naten e mire!



    Citim Postuar më parë nga Albo
    Une jam per respektimin e lirise se cdo shqiptari dhe ne te njejten kohe per marrjen persiper te pergjegjesise ne liri te qendrimeve dhe vendimeve te gjithesecilit. Problemi me ty, dhe kur te drejtohem ty kam parasysh te gjithe ata qe ndodhen ne pozitat e tyre dhe ndajne te njejtin mendim me ty, eshte se ju nuk arrini te njihni pergjegjesine tuaj si shtetas shqiptare, e jo me te mbani pergjegjesi per zgjedhjet tuaja ne jete. Dhe krijohet nje hipokrizi e madhe e njerezve si ty qe per vendimet e tyre ne jete bejne me faj sa qeverine shqiptare edhe ate greke.

    Eshte shume e lehte te shijosh shijen e mire te lirise, por jo aq e lehte te pranosh pergjegjesine personale qe vjen me te.



    Une te drejten per te qene amerikan e kam fituar sipas ligjeve te vendit ku banoj. Por amerikan nuk me beri ligji, amerikan me beri PERZGJEDHJA IME. Une shkova e aplikova ne institucionin perkates, une shkova dhe u betova para flamurit amerikan. Dhe une nuk bej me faj as qeverine shqiptare per ate mizerjen ne te cilen u rrita, as qeverine amerikane per mundesine qe me krijoi. Kjo eshte perzgjedhja ime e lire, pergjegjesia per kete bie mbi shpatullat e mia.

    Por ndryshe nga ty, une nuk mbaj nje pashaporte amerikane ne xhep dhe akuzoj shtetin shqiptar per kushtet e veshtira te jetes qe me shtyne te largohem nga vendi im. Ndryshe nga ty, une nuk bej me faj as qeverine e vendit ku banoj, pasi une nuk jam njeri hipokrit qe nga nje ane te betohem perpara flamurit amerikan dhe nga ana tjeter te shtirrem si anti-amerikan, nje forme primitive kjo e nje nacionalizmi rruge. Ky eshte dallimi midis meje dhe teje, une jam i pergjegjshem per vendimet e jetes sime ne liri.

    Albo
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

Faqja 28 prej 42 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •