Or tunxh, ku e ke lexuar, degjuar apo pare ndonje burre shteti apo politikan te dy partive me te medha ne vend qe te dali e te kerkoje aneksimin e Shqiperise?! Ne cilin shtet evropian te shekullit te XXI, mijevjecarit te trete, vitin 2006 ke degjuar apo lexuar qe ka burra shtetesh qe bejne plane te aneksojne toka te shteteve te tjera?!Pozita dhe opozita ne Greqi kane synim jugun e Shqiperise.
Sllobodan Milloshevici ishte i cmenduri i fundit ne histori qe ta provonte ate dhe e pame fundin e tij dhe fundin e Serbise se Madhe.
Ti as qe ke marre mundimin te lexosh lajmin ne shqip te plote, e jo me te arrish te pertypesh fakte qe ze ne goje. Ne vend qe te citosh e degjosh me vemendje burrat e shteteve perkatese, njerezit e administratave perkatese, qe jane te zotet e punes, ju me citoni njerezit e rruges dhe me e bukura eshte se na i mban edhe si "fakte".Ne kemi sjelle nje pike te kundert me pikpamjen tende dhe e kemi provuar me fakte. Si pergjigjje, jemi vleresuar si te prapambetur ose qener qe lehin.
Fakt eshte qe kryeministri i Kosoves pas vizites se tij ne Athine sapo mori mbeshtetjen e Athines zyrtare per pavaresine e Kosoves, e shprehur ne formen e "Athina zyrtare respekton vullnetin e shumices dhe kerkon mbrojtjen me ligj te te gjitha minoriteteve ne Kosove".
Mos perdor fjale qe nuk u di kuptimin se nga menyra se si e perdor pa vend fare, tregon qe nuk e ke idene se cfare ka qene Bizanti. Bizanti nuk ka lidhje fare me temen pasi ishte nje qyteterim qe nuk eshte me. Te respektosh te gjithe popujt e botes me shprese se ne kete menyre edhe ata popuj do te te respektojne nje dite ty, eshte nje nga principet me te larta njerezore. Te punosh per te zgjidhur konflikte, te mbyllesh plage, te gjesh gjuhen e mirekuptimit nuk eshte "bizantine" eshte hyjnore.Edhe ai vizioni europian qe perserit dhe reklamon eshte vizion BIZANTIN.
Nuk po flet as "greku i thjeshte", as "greket e filogreket", po flet shteti grek me njerezit e zgjedhur te tij, po flet shteti shqiptar. Dhe beji nje nder vetes, degjo e lexo ne heshtje kur burrat e shtetit flasin e kuvendojne pasi ne 10 faqe diskutim ti akoma nuk ke mesuar se kush eshte lajmi.Une dhe besoj te githe ata shqiptare atdhetare nuk kemi ASGJE kundra grekut te thjeshte qe punon si te gjithe per nje jete me te mire. Por jemi kundra atyre greke e filogreke qe mundohen ta bejne kete ne kurriz te shqiptareve duke na hedhur hi syve.
Lajmi eshte qe per problemet e grekerve ne Shqiperi dhe shqiptareve ne Greqi nuk pergjigjen me qenerit rrugace ne rruge, pergjigjen burrat e shteteve perkates.
Albo
Krijoni Kontakt