Close
Faqja 18 prej 42 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 412
  1. #171
    Clauss, shpresoj qe te kesh te drejte dhe ta kem une gabim por historia me shtyn pak larg optimizmit.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  2. #172
    Mor clauss "barbar", qe fatmiresisht e njeh nga perbrenda politiken greke, a mund te na thuash se si mund te behet ç'plakja e popullsise greke duke dhene pensione ne Himare (me pare te Bashkimit europian), dhe tani se fundi te integrohen emigrantet (me biografi te mire) duke u dhene nenshtetesine "homogjeneve" nga Shqiperia, gjera qe nuk kane lidhje fare me njera tjetren?

    Me e pakta eshte se ky eshte nje eksperiment me rrezik per te dyja palet, por nuk arrij te kuptoj se perse pala jone bie permbys per ti ngritur lavdine dhrahmise.

    Vetem tek nje mesim historie (pervec vullnetit te Perendise) kam besim:

    Perderisa Shqiptaret nuk e humben identitetin per 500 e kusur vite nen Otomani, nuk do te arrihet te asimilohen prej helenizmit anakronik

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pyetja qe i bej vetes eshte; Perse qeveria shqiptare duhet te kete me shume besim te ajo greke nga c'ka qeveria greke tek ajo e jona?
    Me poshte po permend disa FAKTE qe kane te bejne jo vetem me marredhinet dypaleshe por edhe me gjere.
    Greqia eshte i vetmi vend ne BE qe nuk njeh asnje pakice kombetare.
    Asnje shqiptar me emer musliman (ose pothuajse asnje) nuk i ka marre dokumentat greke me emrin e tij te vertete.
    Megithe traktatin e miqesise midis dy vendeve, ligji i luftes nuk eshte shfuqizuar qarte dhe pa equivoke nga parlamenti grek.
    Qeveria greke akoma nuk i njeh camet si pakice ne greqi me te gjithe te drejtat dhe privilegjet qe do sillte ky akt.
    Persa i perket dhenies se shtetesise mendoj se Greqia per hir te problemeve kryesisht demografike dhe ekonomike eshte e detyruar ta beje kete. Por kerkon qe me nje gur te vrasi dy zogj. Te zgjidhi problement e veta, dhe ti tregoje botes (kur te vije koha e duhur) sesa shume greke ka ne Shqiperi.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #174
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nese ka shqiptare qe jane gati te shesin edhe dinjitetin e tyre njerezor per te fituar nje nenshtetesi greke, te siguroj une qe ka gjithashtu greke qe do ti vinin flaken qeverise se Athines nese do te mesonin se shteti grek po u jepte nenshtetesi greke shqiptareve qe nuk jane minoritare greke. Shqiptaret mund te mos e cmojne sa duhet kombesine e tyre por greket e cmojne dhe genjeshtra me e madhe eshte qe shteti grek jep nenshtetesi greke lehtesisht dhe me shumice. Nese kjo do te ishte e vertete, Greqia nuk do te kish humbur 2 dekada kohe me 20% te popullsise shqiptare qe punon e jeton ne Greqi, por do ti kish pajisur me dokumenta.

    Nje ndryshim qe vizionaret e pershendesin dhe nacionalistet e rruges e sulmojne si tradheti.
    E ke fjalen per nacionalistet grek besoj( ata qe djegin e flamure e vrasin shqiptar per nje gol)..., se nuk ma do mendja qe qeveria e athines nuk e ka idene se ca ben Alodhaponi
    Nderkohe qe deri 2002 qe te siguroje statusin e omogjenias kishte pune(dmth sa pare apo me dok falco qe me verifikime te thjeshta kapeshin), papritur per ata qe ishin te interesuar per statusin e omogjenias Athina pergatiti "parajsen"
    Sa per dy dekadat, ka humbur shqiperia (e jo veten dy fatkeqesisht..) se Athina zbaton parimin;punet e mira behen avash avash.
    Perpiqu te jesh realist, e shife te verteten ne sy, nuk reagon njeri pse minoritaret po marrin nenshtetesine qe u takon, po reagohet pse qeverite tona (te ketyre 16vjeteve te fundit te gjitha pa perjashtim) nuk jane ne gjendje te marrin vendime diplomatike pa bere dem ne kuriz te historise Shqiptare.
    Nuk u ve faj emiganteve te shkrete qe ropaten ne pune e mendojne se keshtu u sigurojne nje te ardhme me te mire femijeve te vete, po politikaneve shqiptare qe sot e 16 vjet e mbanin fort nenin e dyshtetesise ne kushtetute , pa ndryshu as pike as presje sic e kishte lene xhaxhi, e tashi u erdhi frymezimi ligjvensave te Tiranes, qe kjo nuk eshte e drejte????
    E pa drejte ka qene sot e 16vjet, po kjo s'do te thote qe kujt qytetari shqiptar i shkrepet te deklaroj omogjenis i nje kombi tjeter (e theksoj shqiptari jo minoritari), duhet te kete edhe uraten nga kushtetuta.
    Nuk do te jesh shqiptar e drejta jote-ama te drejte e votes c'ma do ne Shqiperi?????
    Apo kishte frike Athina se historia perseritet e sic ajo mbajti pronat e cameve mendoi se te njejten gje mund te behte Tirana per minoritetin.

    Pra me pak fjale qe procedua e dhenies se nenshtetesise filloi nuk e sheh njeri me nuanca negative, por qe jane lene shume pika te erreta ne kurriz te Shqiperise ne kete procedure, kete se paku duhet ta pranosh
    FLM

  5. #175
    Citim Postuar më parë nga Patrioti
    Asnje shqiptar me emer musliman (ose pothuajse asnje) nuk i ka marre dokumentat greke me emrin e tij te vertete.
    Per hire te se vertetes, nuk eshte e vertete kjo qe thua, ata qe kane statusin e omogjenias per arsye martese nuk ka patur arsyet te ndrojne as presje ne dokumentacionet e veta. Tashi shume shqiptare pse kane ndruar emrat edhe ne gjendjet civile ne shqiperi nuk e kam kuptuar kurre.
    Vitet e fundit ne Gr kane ardhur shume musliman, (pakistanez. indian) deri edhe kinez asnje syresh prej tyre nuk ka ndruarr emrin e te gjithe ketu jetojne, pra le te mos i ngarkojme me faj greket per kete po veten tone qe jemi pa karakter.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Nuk e kuptoj perse shumica e reagimeve dhe komenteve ketu jane jashte realitetit, te pakten ata qe nuk kane njohuri rreth kesaj Ceshtjeje me mire do ishte te lexonin se sa te shkruanin.

    Eshte fakt qe ne Shqiperi egziston nje minoritet grek, i cili pasi u hapen kufijte emigroi ne shtetin ame dhe per 16-vjet me radhe ka kerkuar shtetesine greke per shume arsye te cilat do tia benin jeten me te lehte.

    Nese do me lejohej te beja nje gjykim prej nacionalisti mund te thoja me plot gojen se kjo eshte ne favor te shqiptareve pasi keta minoritare ose me sakte brezi i ri nese merr pasaporte greke nuk ka per tu kthyer me ne Shqiperi, e njejta gje ndodhi dhe me minoritaret greke te Stambollit, dhe me ata te Russise.

    E permendi dhe Kryeplaku diku me siper se eshte dicka negative per Kombin Shqiptar qe cdo dite "humbet" qytetaret e tij pasi fenomeni "ikje" eshte i pranishem ende ne Shqiperi ndersa me kalimin e vite fenomeni "kthim" behet akoma me i veshtire.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #177
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Pastaj, me zor eshte ajo pune? Kush do behet, kush nuk do s'behet nenshtetas. .

    S'ma merrte mendja qe nje vajze e zgjuar si ti ta thjeshtonte ceshtjen deri ne kete pike. Sidoqofte ke te drejte: le te nderrojne qytetarine katunaret ortodokse e dalte fjala e beut te Vlorajve "ortodokset jane shqiptaret me te dyshimte"
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #178
    angelfire Maska e ardit 2
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31

    Problemet me Greqine

    PASAPORTA GREKE PER MINORITARET…….

    REALIZMI I ENDRRES GREKE PO BEHET REALITET!!!!!!!!!!!!!

    VELLEZER SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI…..

    SHQIPERIA ESHTE AFER DRAMES ME TE MADHE TE HISTORISE SE SAJ MODERNE.

    Te gjithe shtetasit shqiptare qe kane marre karten homogjene Greke (dokumenti qe verteton kombesine Greke), do te marrin perfundimisht Pasaporten Greke. Vendimi u deklarua mesditen e djeshme pas nje mbledhjeje te komisionit qeveritar me prezencen e vete Kryeministrit Grek Kostas Karamanlis, Ministres se Jashtme Dora Bakojanis dhe te Ministrit te Brendshem Prokopis Pavlopulos.

    Ministri i Brendshem Grek Pavlopulos theksoi se te gjithe ata minoritare greke qe kane marre karten homogjene do te marrin neneshtetesine Greke. Karta homogjene eshte ajo leje e posacme e cila eshte dhene per here te pare nga fundi i viteve 90, te gjithe atyre shqiptareve qe kane vertetuar qe kane prejardhje Greke. Ne fillim karta ka pasur afat 3 vjecar, por prej 2005 eshte bere dhjete vjecare. Pasaporten Greke dhe neshtetesine Greke, do ta fitojne jo vetem ata qe kane karten homogjene aktualisht por edhe te gjithe ata individe te cilet kane aplikuar dhe do te aplikojne per kete karte ne te ardhmen.

    Vitet e fundit per nje motiv apo per nje tjeter….. emrat e lavdishem te dizenjuar nga gjaku i luftetarve per liri, nga ideali per te valvitur krenar flamurin me shqiponjen dykrenare…emra si Genti, Arber , Teuta, Agron etj. u ndryshuan ne Jorgo, Dimitris, Kosta etj. vetem e vetem per te treguar qe kishin prejardhje Greke. Shume shqiptare bene dokumenta falso per te marre kete karte homogjeni…

    Dhe autoritetet Greke megjithese e dinin qe keta shqiptare nuk kishin asnje lidhje me Greqine, i mireprisnin keto dokumenta falso, i mireprisnin ndryshimet e emrave dhe shpejtonin dhe shpejtojne te japin sa me shume karta homogjene.

    VELLEZER SHQIPTARE!!! Sot nje perqindje shume e larte shqiptaresh kane karten e famshme homogjene, neser keta shqiptare nuk do te jene me te tille, neser keta shqiptare do te kene pasaporta greke… Neser keta shqiptar do te jene Greke!!!

    VELLEZER SHQIPTARE!!! Endrra Greke per greqizimin e Vorio Epirit po behet realitet, neser kjo zone e Shqiprise do te rezultoje e jetuar nga greke, neser kjo zone e Shqiperise do te deklarohet nga Greqia zone e asaj autonome.

    VELLEZER SHQIPTARE, NDERGJEGJESOHUNI!!!!

    • Dhenja e pasaportave Greke per pseudo minoritaret Grek ne Shqiperine e Jugut,

    • Ndertimi i Varreve te ushtareve greke ne kater pikat e kufirit te Vorio Epirit, me varre qe u mbushen me eshtrat e bijve krenare te Illirise,

    • Hapja edhe ndertimi i shkollave ne gjuhen greke ne jugun e Shqiperis, me muret e shkollave qe jane lyer bardh e blu.

    ESHTE NJE SHENJE E QARTE E POLITIKES GREKE PER TE BERE REALITET NJE ENDERR TE VJETER:

    “GREQIZIMIN E VORIO E EPIRIT”



    VELLEZER SHQIPTARE, VELLEZER ILIRE

    LUFTA NE PAQE QE PO KRYEN POLITIKA GREKE, KA NEVOJE PER NGRITJEN E ZERIT TUAJ, KA NEVOJE PER NDERGJEGJESIMIN TUAJ, KA NEVOJE PER RIZGJIMIN E KRENARISE TUAJ ILIRE PER TE MBROJTUR VLERAT TONA, PER TE MBROJTUR ATE QE GJYSHRIT TANE E KANE MBROJTUR ME GJAK DHE ME PENE.

    NEQOFTESE E NDJEN QE NE DAMARET E TU LEVRON AKOMA GJAK SHQIPTARI,

    NEQOFTESE E NDJEN QE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARE NUK DO TE SHUHET KURRE DERISA TE KETE SHQIPTARE KRYELARTE QE TA MBROJNE ATE…….

    DERGOJA KETE E-MAIL TE GJITHE VELLEZERVE SHQIPTARE KUDO QE JANE NE CDO CEP TE BOTES NE EMER TE KOMBIT SHQIPTAR.

  9. #179
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Mor clauss "barbar", qe fatmiresisht e njeh nga perbrenda politiken greke, a mund te na thuash se si mund te behet ç'plakja e popullsise greke duke dhene pensione ne Himare (me pare te Bashkimit europian), dhe tani se fundi te integrohen emigrantet (me biografi te mire) duke u dhene nenshtetesine "homogjeneve" nga Shqiperia, gjera qe nuk kane lidhje fare me njera tjetren?
    [/COLOR]
    jo nuk kam ndermend tju them fare sepse po te doje do ti gjeje/lexoje vete, pavaresisht sa do ti besoje, ceshtje tjeter.
    anyway, per mendimin tim, tendja ne blue mund te ishte shume mire citati i fundit te temes. pas asaj gjithe te tjerat jane chit-chat.

    chit-chat: e bukur kjo "barbar", me preku. mund ta perdorim dhe ne apo eshte gje clopyright? lol
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  10. #180
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    pak histori

    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    S'ma merrte mendja qe nje vajze e zgjuar si ti ta thjeshtonte ceshtjen deri ne kete pike. Sidoqofte ke te drejte: le te nderrojne qytetarine katunaret ortodokse e dalte fjala e beut te Vlorajve "ortodokset jane shqiptaret me te dyshimte"
    Fatkeqesisht pas 8 vjetesh qendrimi ne Greqi e pas 23 vjetesh jetese ne Ballkan konstatova se kleri lozka me te vertet rol negativ mbi kete popull bageti. Fatkeqesisht Enveri paska pasur shume te drejte qe na frikesonte nga kleri.

    Pas faktorit ekonomik faktori fetar, ne rastin tone ai ortodoks, eshte kthyer ne shkaktarin kryesor te greqizimit.

    Anetar edhe une i nje familjeje gjysem ortodokse dhe banues ne nje vend ku Ortodoksia vetem mrekullira ka sjellur..... kam kuptuar dicka.... ne kundershtim me Protestanizmin, Katolicizmin, Budizmin dhe Islamin.... Ortodoksia eshte nje fe qe tkurret dita dites. Revolucioni i Kuq ishte 'bomba atomike' mbi Ortodoksine.... popuj te tere kaluan nga ortodoksia ne ateizem brenda nje 50 vjecari (dhe sigurisht qe nuk mund ti vihet faji vetem komunizmit.... pse nuk preku edhe protestantet komunizmi?).

    Ne te njejten kohe europianizimi i Greqise dhe hyrja e rrymave te reja largoi ne menyre te pandreqshme brezat e rinje nga Kisha, sidomos brezin qe i perket viteve 70/80.

    Por duke i ditur shume mire favoret dhe rolin e pashmangur historik -qe po vertetohet triumfisht akoma edhe sot, psh. ne Shqiperi- politikanet greke nuk munden kurre ti heqin privilegjet Kishes. Kurse Kisha nga ana tjeter duhej te gjente shkakun e saj te ekzistences, ne nje status quo te ri ku feja tkurrej dita dites perballe ideologjive te reja.

    Duke e ditur mire se mbas 'Perendise' opiumi me i madh per njerezit u tregua nacionalizmi.... Kisha greke si asnje kler tjeter europian u bashkua forte me kete te dyten.... aq forte saqe shume here fjala Krisht eshte zevendesuar nga fjala komb. Keshtu doli edhe ajo fjala e famshme, fenomen qe as ne Islamin e radikal te Bin Ledenit nuk mund te verehet, 'pa Greqi nuk ka Ortodoksi, pa Ortodoksi nuk ka Greqi' ose sic do e shtronte vete Kristoduli 'Ortodoksia eshte greqizem'.

    Keta 'ortodokset e droguar me nacionalizem' gjeten shansin qe pritnin me Shqiperine e re (Al-Banania do e quante nje poet... duke te kujtuar bananite e Afrikes).

    Keshtu duke pare sot fenomenin e ortodoksit modern, qe ne forumin tone ka marre emrin Albo, sigurisht qe te hyjne dyshime te thella .... nese keta 'pelegrinet' ortodokse vijne ne Shqiperi vetem per te kryer mesha apo edhe per ti dhene tru te ri nje populli qe gjendet ne medyshje?

    Ps. edhe Islami ka lozur rol negativ ne tjetersimin/turqizimi/arabizimin e shume -mbase milionave- shqiptareve por shyqyr Zotit me Turqine nuk kemi me kufinje te perbashket.

    ps. nese ndonje admin. nuk bie ndakort me kendeveshtrimin te na tregoje se sa gabues jemi.... (mos na fiki shkrimet.... si njehere e nje kohe kur jam referuar ne te njejtin problem).

    faleminderit per vemendjen

Faqja 18 prej 42 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •