Kryeplak, meqe me citove mua, me ate postim te shkurter iu drejtova dizer. Lexoje cfare ka shkruar ai dhe pastaj hajde flasim prape. Ka shkruajtur me aq vrer aq sa nuk kuptoi qe une isha pergjigjur me sarkazem, dhe e perseriti prape idene e tij kur i thashe "fol me shkoqur se s'te kuptuam"

.
Sa per temen, nqs do lija menjane antagonizmat, problemet historike qe kemi pasur me Greqine, apo situaten me emigrantet etj, atehere do thosha vetem qe Greqia ka aplikuar ligjin e saj te nenshtetesise dhe asgje me shume. Dhe mesa duket, sic eshte shprehur nje anetar me perpara (s'me kujtohet se kush) paskan provuar qe ne 90-t te bejne te njejten gje, por shteti shqiptar nuk i ka lejuar.
Po flas per ligjin e nenshtetesise, sepse ne US psh, di qe, cdo individ qe ka vetem nje prinder (apo te dy) greke, atehere i jepet kategorikisht nenshtetesia greke, mjafton te coje certifikaten e lindjes dhe te pagezimit. Por per meshkujt qe marrin nenshtetesine me duket duhet te bejne ca kohe ushtri, edhe pse jane te lindur e rritur ne US.
Persa i perket situates me emigrantet, behet pak me e komplikuar ceshtja, kur mendon se ne vitet 90, jepeshin karta "vorio-epiriotase" me kile, lol, mjafton te kishe leket. Kam pas komshiun tim nga Dervicani, (vdiq i shkreti me aksident me makine) qe mbaj mend ne ate kohe beri parate e dynjase me keto gjera. Ne ate kohe kur te gjithe kishin mendje te iknin, dy rruge ishin me te rrahurat, per ne Greqi ose ne Itali. Ne Itali, qe kusherinjte e mi iken me "gomone", qe iu dogj lekura ne det e ne diell, kur arriten atje, i futen ne kamp, dhe i kthyen prape mbrapsht. Ne Greqi, po te kishe karte apo certifikate qe tani po e marr vesh qe quhet "omogjenike" veje pa problem. Keshtu qe shume "Hasan" u bene "Andrea".
Dhe me vone, ashtu si thua ti, shume shqiptare "u grekezuan" me shume se greket dhe nuk thoshin qe ishin shqiptare. Por s'u be vetem ne Greqi keshtu. Me tregoi nje shoqja ime nje histori: Nje djale shqiptar, qe kishte qene ne Greqi i ri, u pagezua atje, e fliste greqishten uje, erdhi ne NYC, dhe filloi pune ne nje restorant grek, ku kishte shqiptare te tjere qe punonin. E prezantoi veten me emrin e pagezimit, se nuk e pyeti njeri ne ishte i pagezuar apo jo. Ne US s'te pyesin shume lol, per keto gjera. E kishte vaj muhabetin me te gjithe, e me pronaret etj, po nje dite u zune, dhe ne llafe e siper, kur i tha dicka pronari, ky u hodh s'me quajne filani, por i tha emrin shqiptar. Pasi e la punen, dhe vete shqiptaret aty thoshin, kush ia pati fajin atij, nuk e "pagezoi" apo nuk ia dha njeri emrin me zor, vete u prezantua i tille.
Kjo dukuria e tille, ndryshimi i kombesise per "interesa ekonomike" nuk eshte vetem ne lidhje me Greqine. Ne jug te US, ne Dallas psh, shume shqiptare atje kane restorante italiane, pizzeria me the te thashe, dhe nuk thone (amerikaneve) qe jane shqiptare, por u thone qe jane italiane. Kam punuar vete per nje te tille, apo nuk shkrihesha se qeshuri, se sidomos ne jug, amerikanet s'mbushin shume, dhe kur flisnim shqip ne restorant, thoshte ndonje amerikan: "Shume e bukur italishtja" lol.
Nejse, se u zgjata me llafe pazari. Por thelbesisht jane dy ceshtje ketu. Cdo shtet ka procedurat e tij per dhenie te nenshtesise, dhe Greqia, te pakten nga vete karta qe kerkoka "omogjenike" u jep nenshtesine atyre qe i konsideron disi me "damar" grek. Kerkon ta mbaj popullesine e saj sa me omogjenike, te njejte, te jete e mundur. Por duke qene se terthorazi, nqs shume shqiptare do te marrin kete nenshtetesi, atehere ceshtja apo pretendimet e nr. te minoritetit grek ne Shqiperi, komplikohet. Varet se si do te ndikoje ky numer ne marredheniet dypaleshe, por me duket pozitive fakti qe jane lejuar te dy nenshtetesite.
Mgjth, hmmm, kam disa rezervime.
Krijoni Kontakt