Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kico Blushi, usta ne demagogji..

    ja o qazo dhe ky mitingashi i mbetjeve stalino bolshevike.. si kakaris sot..
    sikur nuk e njohim..
    edhe kte e ka thirrur me tingullin allarme shpella kanibale.. dhe nen kurdisjen e gsh-se se zp..-se se komitet qs-se.. jep kontri.m.utin.. per pergatitjen e 97 -es tjater se nje e beri kicua me sorrollopin e vet..

    ---

    gsh


    Kulti demokratik i individit



    Nga Kico Blushi

    Askujt nuk i shkonte nė mendje qė edhe nė sistemin demokratik mund tė ngjallej kulti antidemokratik i individit. Madje, ata qė e pėrjetuan diktaturėn mund tė kujtojnė se edhe nė kohėn e lulėzimit tė saj, kishte periudha kur partia e vetme nė pushtet bėnte thirrje qė jo vetėm nėpėr organizatat bazė, por gjithė populli duhej ta luftonte kultin e individit, sepse ky, kulti individit, medemek na qėnkesh nė kundėrshtim me idealet e parimet e partisė e tė marksizmit tė kulluar. Vetė udhėheqėsi dilte herė pas here nė popull e deklaronte se jini ju,- njerėzit e thjeshtė, pa jemi ne,- udhėhėqėsit, e se vetėm partia ishte mbi tė gjitha e mbi tė gjithė… Kėto broēkulla demagogjike nuk i hante kush, sepse askush asokohe, nuk guxonte tė thosh as nėpėr dhėmbė... pale hapur, se kulti i individit ishte i mishėruar si askurrkund te emri “legjendar” i Enverit, tė cilin e shkruanin punėtorėt nė faqet e mureve, kurse kooperativistėt me gurė nėpėr faqet e maleve… Ndaj shumėkush nė atė kohė, e dinte se nė tė vėrtetė thirrjet pėr tė luftuar kultin e individit brenda partisė qenė njė kurth i rrezikshėm pėr tė zbuluar armiqtė e fshehur tė partisė, ishin njė karem qė nė tė vėrtetė nuk e hante askush. Kėshtu qė njerėzit asokohe shpresonin se vetėm vdekja e udhėheqėsit mund tė rroposte njėherė e mirė edhe kultin e mallkuar tė individit, kult qė e bėnte qytetarin e thjeshtė tė ndihej i shtypur, i vockėl, ingranazh, i pabarabartė, pa dinjitet, i poshtėruar.
    Por qė tė ngjallej kulti i individit edhe nė demokraci e qė udhėheqėsi kryesor i partisė tė bėhej legjendar, historik, i pazėvendėsueshėm, i plotfuqishėm dhe i padiskutueshėm, po aq sa merhumi nė vakt, kėtė nuk do ta besonte askush nė fillim tė viteve 90-tė. Mjafton tė shohėsh mbledhjet e qeverisė e tė grupit parlamentar tė PD-sė pėr tė kuptuar se me ēfarė prepotence dhe arrogance funksionon ndėr ne kulti demokratik i individit e se ēfarė ndryshimi ka ky lloj kulti me kultin e individit nė diktaturė. Asnjėherė nuk kemi parė e dėgjuar qė edhe formalisht tė flasė ndonjė ministėr, tė thotė mendimin e vet hapur, pale tė kundėrshtojė, tė bėjė oponentin ndaj mendimeve tė ēmuara tė kryetarit, i cili dėgjohet me adhurim, pėrkushtim e pėrdėllim, edhe kur flet broēkulla, thuajse njėlloj si Enveri i lajthitur kur fliste me Vito Kapon nė plenium... Seanca parlamentare qė do tė miratonte Rezolutėn kundėr krimeve tė diktaturės, edhe pse salla e Kuvendit qe vetėm me deputetėt vartės tė Doktorit, pėr nga mėnyra se si e ndiqnin fjalėn e tij histerike deputetėt e maxhorancės, provon, edhe me figurė pa zė, se ēfarė kulti individi ekziston brenda kėsaj partie qė quhet demokratike. Sė fundmi pamė e kuptuam edhe njėherė se kush kundėrshton kryetarin, si bėri Ngjela, bėhet njė Ngjelė i ngrirė, i izoluar, humbet njeherė e mirė shansin dhe mundėsinė qė tė bėhet deputet, se quhet armik dhe jo besnik nė jetė tė jetėve. Ėshtė e pamundur qė tė ketė demokraci funksionale nė njė shoqėri pluraliste, po qe se partitė funksionojnė me kult individi, po qe se brenda partive nuk ka e nuk mund tė ketė demokraci tė brendshme ėshtė e pamundur qė nė shoqėri mund tė ketė demokraci reale, pasi shoqėria, mė lehtė se partitė, drejtohet vetėm me diktat, urdhėr dhe sundim tė Njėshit.
    Vargjet e Majakovskit: thuaj partia e nėnkupto Lenini, mund tė transferohen pa frikė se mund tė lajthitėsh kėsisoj: thuaj Parti Demokratike e vetėkupto Berisha. Aq e saktė ėshtė kjo qasje, sa ka jo pak analistė tė pavarur dhe militantė tė PD-sė qė besojnė sinqerisht se, me vullnet tė lire, a me dorėn e Zotit, po iku (qoftėlarg!) Berisha nga drejtimi i PD-sė, nuk ka e nuk mund tė ketė mė Parti Demokratike. Pas vdekjes sė Rugovės, edhe nė LDK e Kosovės kanė filluar pėrēarjet, grindjet, mosmarrėveshjet, aq sa kėto ditė po flitet se kjo parti edhe mund tė ēahet e tė thėrrmohet nė disa parti… Edhe ikja e vullnetshme e Nanos nga kryetarllėku provoi se edhe nė PS ishte krijuar miti i kryetarit, kulti i tij, aq sa edhe ai vetė, me lėvizjen e tij tė paradokohėshme, ashtu si mbėshtetėsit e tij, beson sinqerisht se shumė shpejt do tė vijė koha qė ta thėrresin nė krye tė sofrės ish kryetarin e tyre shpėtimtar “qė i vjen prapa historia”, sepse pa tė nuk mund tė ketė suksese e fitore as nė PS…
    Pėr hir tė sė vėrtetės kulti i Berishės, sikurse i Nanos, u rrit dhe u ēimentua sidomos pas kthimit tė tyre tė dytė nė pushtet. Berisha-kryeministėr tani ėshtė mė i fuqishėm dhe shumė mė i padiskutueshėm se Berisha-president nė vitet ‘92-‘97. Edhe Nanoja u bė mė i padiskutueshėnm dhe sė gjalli derdh nė bronx e nė allēi pėr t’u shitur te tregu i ēamėve vetėm kur dha dorėheqje pėr herė tė parė e u rikthye nė pushtet, duke mposhtur me “katarsisin” e tij tė gjithė rivalėt brenda dhe jashtė partisė. Rikthimet e tyre nė pushtet nuk forcuan partitė, po kultin e individit, sepse krijuan bindjen jo vetėm te militantėt partiakė, po edhe te indiferentėt, se vetėm kėta tė dy janė tė pathyeshėm, tė pamposhtur, tė pazėvėndėsueshėm, tė aftė tė ikin e tė kthehen kur e si tė duan, pra vetėm ata janė udhėheqės tė vėrtetė qė u vjen prapa historia. Pa ta, partia merr fund e bashkė me ta do tė fundosen edhe ndjekėsit e tyre.
    Duke qenė se partitė konsiderohen me tė drejtė se ato nė tė vėrtetė nuk janė parti, as organizime vullnetare njerėzish me bindje politike tė njėjta, por ca reparte me nėnpunės gjynahqarė tė mobilizuar e pa aftėsira profesionale qė presin nė oborrin e partisė tė emėrohen a tė ēemėrohen sa herė bie ose ngrihet nga fiku kryetari, pra qė nga ky moment partitė, pėr shkak tė kultit tė individit janė tė destinuara tė jenė janė ca SHPK-ėra, dmth ca fabrika tė sigurta qė nuk synojnė tė prodhojnė plotforma, ide, alternativa, por qė tė sjellin para pa punuar, qė tė japin prona tė patrashėguara, vende pune jo vetem pėr vete, po pėr gjithė farefisin, qė tė lartėsojnė edhe po qe se nuk ke aftėsi e merita profesionale, qė tė dhurojnė mirėqėnie e begati pa derdhur djersė, qė tė japin famė pa vepra, tituj, grada, poste, pushtet tė pakufizuar, lavdi dhe, pse jo, po qe se respekton deri nė vdekje kryetarin, meriton edhe njė vend tė sigurt nė histori. Ata qė ndjekin Berishėn sot e Nanon dje e dijnė se nė Shqipėri vetėm kryetari tė jep ose ta heq mundėsinė tė bėhesh deputet, kėshilltar nė Bashki, drejtor drejtorie, doganier, shef komisariati, pra vetėm kryetari e ka nė dorė qė edhe nė varr tė tė mbajnė fjalim e tė thonė se ti nuk ke pas qenė njė hiē, nuk ke jetuar kot nė kėtė dynja, po ke pas qenė dikur ministėr kulture, edhe pse nuk ke patur asnjė lidhje me kulturėn. Vetėm kryetarėt mund tė tė bėjnė deputet, edhe pse ke qėnė njė injorant katundi a lagjeje, vetėm dėshira e vendimi i kryetarit mund tė tė shpallė person tepėr tė rėndėsishėm, edhe pse ke pas qenė njė polic, roje kantjeri, apo benzinate...
    Tė gjitha kėto i ka nė dorė tė t’i japė ose tė t’i heqė si shpėrblim vetėm kryetari, dmth respekti i dėshmuar publikisht pėr kultin demokratik tė individit. E pėrkthyer ndryshe, ajo duhet tė quhet “besnikėria pa kushte ndaj kryetarit”, ndjekja e tij pas, adhurimi pėr tė edhe kur ai bėn marrėzira e zullume e turpe tė papara. Kush i qėndron besnik kryetarit, ai e do partinė, madje edhe Shqipėrinė dhe Kosovėn, demokracinė dhe integrimin nė Europė e nė NATO e vetėm ai mund tė shpėrblehet e mund tė marrė poste e ofiqe. Ndaj nuk ka gjasa qė kulti i individit tė dobėsohet as nė vitet qė po vijnė e zor se mund tė ēlirohen partitė nga sundimi despotik i kryetarėve qė luftojnė e besojnė se prapa po u vjen historia. Pas 15 vjetėsh nė gjasme-demokraci nuk ka e nuk mund tė gjesh as edhe njė anėtar partie qė nuk e di se kryetari mund tė tė shpallė armik, ose hero, kriminel, ose dėshmor. Kryetari i partisė e ka nė dorė tė tė ngrijė e tė tė shkrijė, tė thotė nė tė gjitha ekranet se Presidenti i Republikės dhe Prokurori i Pėrgjithshėm, KLD-ja, mbarė opozita, ca nga ata tė shoqėrisė civile qė “na kundėrshtojnė”, janė tė lidhur me krimin dhe korrupsionin.. E si mund tė rezistoje para njė furie tė tillė propogandistike njė anėtar i thjeshtė i partisw nė Macukull a nė Mallakastėr, kur shikon se tė gjithė deputetėt, ministrat e altoparlantėt partiakė, pa pikė sikleti e droje dalin nė publik e si tė telekomanduar thonė po ato broēkulla qė ka thėnė kryetari, mbrojnė po ato “ide” qė nuk mbrohen dot, vetėm se kėshtu e do kryetari ynė i pagabueshėm?
    Kjo sjellje ėshtė bėrė me tė vėrtetė e neveritėshme. Kur njė kryetar partie ka kaq shumė nė dorė, atėhere ē’mund tė mendojė njė qytetar i pambrojtur? O njeri, sa nuk ėshtė vonė e po qe se do punė e tė ardhme tė sigurt, “eja bashkohu me ne!” Kulti demokratik i individit pėr kėto arsye do tė bėhet gjithnjė e mė i fortė. Tashmė nuk mjafton qė tė ndjekėsh kryetarin nėpėr mitingje e tė brohorasėsh sa herė tė kėrkohet, tė thuash se votėn e jep pėr tė, po duhet qė kudo, nė lagje, nė rrugė, nė klub, e sidomos nėpėr media ta dėshmosh se je “me ne”, dmth me kryetarin, duke “provuar” se vetėm ai ka tė drejtė e se vetėm ai mund tė na shpėtojė e tė nxjerrė nė dritė! Vetėm ai ėshtė i ndeshėm, i drejtė, i pagabueshėm, i pakorruptuar, i padiskutueshėm, idealist i vėrtetė!… Vini re se si e shohin dhe si e dėgjojnė me adhurim e pėrgjėrim tė pa ndrojtur e tė paturpshėm kryeministrin aktual jo vetėm ministrat, si Basha, as vetėm deputetėt, po gjithė ata qė i dalin Berishės pėrpara nėpėr pėrurime rrugėsh e mitingje… Mė i trishtueshmi qe njė nėpunės i vogėl periferie andej nga Bregu kur Berisha shkoi pėr rrugėn e Palasės. Njė burrė i vockėl edhe me trup i qėndronte anash Berishės dhe donte, i gjori, qė me doemos tė nxirrte nga goja njė urim a njė klithmė tė parapėrgatitur adhurimi pėr kryeministrin, po “shefi i madh” nuk e la, jo se nuk donte tė dėgjonte tė tilla ofshama, po se po i prishej komunikimi me kamerat, dmth me ne, qė nuk jemi aty e qė ai e di se po e ndjekim me adhurim e gjak tė ngrirė…
    Kulti demokratik i individit, si po duken bathėt, nuk ka pėr t’u dobėsuar as nė tė ardhmen e afėrt, jo vetėm se as edhe njė parti nuk e ka nė statut tė kufizuar nė kohė mandatin e kryetarit, po se ēdo statut e garanton fuqinė e pakudizuar tė kryetarėve pėr tė sunduar nėpėrmjet instalimit tė kultit. Sa mė shumė qėndrojnė nė pushtet kėta atllarė tė politikės, aq mė e padiskutueshme dhe e papėrballueshme bėhet fuqia dhe arroganca e tyre, aq mė e pamundur bėhet heqja qafe e tyre nėpėrmjet votės sė lirė. Ashtu si PS kur ishte nė pushtet, edhe PD, pas 3 korrikut duket sikur nuk egziston mė si organizėm partiak, si njė “bashkim vullnetar”, po veē si njė zyrė kuadri qė merret veē me emėrime besnikėsh e largime armiqsh nėpėr poste. Ardhja nė pushtet e amplifikon nė maksimum kultin e individit tė kryetarit dhe po aq e dobėson kur partia bie nė opozitė e sidomos kur kryetari zėvėndėsohet me njė tė ri qė nuk ėshtė i pajisur me arnėt e kultit tė individit. Kryetarėvė tė partive nė pushtet, tė mėdha a tė vogla, nuk u bie nė mend tė mbledhin, sipas statutit, forumet e partisė qė medemek “tė vendosin institucionet e partisė” pėr vijėn e platformat e partisė, sepse tashmė nė parti vendos pėr ēdo gjė vetėm kryetari, qė nė kėtė rast ėshtė kryeministėr. Pėr nismėn ‘njė euro’, pėr hapjen e dosjeve, pėr ndryshimet nė Kushtetutė, pėr legalizimet, pėr qėndrimin ndaj Presidentit dhe institucioneve tė pavaruara, etj, as edhe njė herė tė vetme, as edhe formalisht, nuk kemi parė e dėgjuar tė mblidhet ndonjė forum partie qė tė diskutojė e tė vendosė kolegjialisht, po kemi parė e dėgjuar “shefin e madh” qė, krejt papritur,del nė mexhilis e shpall nėpėr mbledhjet monolog tė qeverisė, tė grupit parlamentar, a tė sallės sė Kuvendit nisma tė rėndėsishme, tė cilat mė pas do tė duhet tė mbrohen nga “qėndrestarėt” mediatikė, tė cilėt duhet tė hidhen edhe nė zjarr pėr t’i mbrojtur idetė e mrekullueshme e tė papara tė kryetarit tė tyre tė lavdishėm…
    Kulti i individit nuk ėshtė thjesht njė shkop magjik qė i mban partitė tė lidhura me njė “unitet” tė hekurt e tė palėkundur, qė e mban anėtarėsinė grrushtbashkuar, si dikur, po ėshtė edhe njė karem i shijshėm qė shėrben pėr tė bėrė kariere cilido qė e do me shpirt karierėn e shpejtė e pa shumė mundim. Kush nuk e fut nė buzė kėtė karem, kush nuk i bindet kultit, do tė mbetet jashtė dere. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ky “mjet” i marrė borxh nga diktatura vazhdon tė jetė kaq i nevojshėm dhe kaq i pazėvendėsueshėm edhe nė demokraci. Kjo ėshtė arsyeja pėrse tė gjitha emėrimet qė janė bėrė gjatė kėtij viti nė administratė, janė bėrė mbi njė parim tė shenjtė e tė pashkruar: si nė qendėr, si nė periferi do tė emėrohen vetėm “qėndrestarėt”, ata qė nuk iu larguan partisė nė ditėt e saj mė tė vėshtira, ata qė i qėndruan besnik Berishės pas humbjes sė pushtetit tė tij absolut mė 1997-tėn! Kėta njerėz qė e kanė respektuar kultin e individit edhe kur ishim nė opozitė janė mė se tė provuar, ata nuk ėshtė e nevojėshme t’i kontrollosh e tė dyshosh pėr ta se mund ta tradhtojnė kryetarin! Nė Shqipėri bėn hajėr vetėm ai qė kultin e individit e ka busull tė vetme orientuese nė jetėn e tij, ai qė e pranon se ėshtė njė hic para kryetarit tė partisė! Kush e ndjen dhe e thotė hapur se pa kryetarin ėshtė vėrtet njė hiē, me kryetarin nė ballė mund tė bėhet njė diē!
    Edhe partitė e vogla satelite e dushkare nuk jetojnė dot pa kultin demokratik tė individit, kult qė, me sa duket, ėshtė motorri i vetėm qė i vė nė lėvizje e nė punė tė gjitha partitė shqiptare… Kėshtu, le t’i ikin Xhuvelit, Pollos a Milos tė gjithė deputetėt, ata kreun e partisė nuk ka pėr ta lėshuar sė gjalli, se e dijnė qė, po nuk qe mė kryetar, ata do tė humbasin jo vetėm nderet, favoret e tė drejtėn “pėr tė qėnė i pari nė katund”, po edhe mundėsinė pėr tė qėnė sėrish deputet. Po mund t’i rrezikohen edhe “ato qė kanė fituar me djersėn e ballit”...Kėta njerėz qė vetėndihen tė shquar, tė pazakontė, tė menēur e tė rėndėsishėm e kanė humbur jo vetėm dėshirėn, por edhe mundėsinė qė tė kthehen aty ku kanė pas qėnė, pra nuk mund tė pranojnė qė tė bėhen njerėz tė thjeshtė, qytetarė tė zakontė, si ne…Kėta tė lindur pėr tė qėnė udhėheqėsa mund tė bėjnė tė pamundurėn qė tė mbeten udhėheqėsa, edhe sikur nė parti tė mbeten vetėm gratė e fėmijėt e tyre..
    Edhe pse kanė kaluar mbi 15 vjet nė demokraci, nė Shqipėri asnjė parti, qoftė e madhe, qoftė e vogėl, nuk ka pėr ta kufizuar me statut mandatin e kryetarit dhe vetėm kjo mjafton pėr tė kuptuar pse tė gjitha partitė, pa pėrjashtim, edhe kur kanė humbur nė zgjedhje, nuk i kanė ndryshuar e madje as nuk mund t’i ndryshojnė dot kryetarėt. Asnjė parti, parlametare ose jo, zbaton ose jo parimin njė anėtar njė votė, nuk ka pėr tė funksionuar nėpėrmjet oponencės, demokracisė sė brendėshme, fraksioneve, konkurencės dhe debatit tė brendshėm, po vetėm nėpėrmjet kultit demokratik tė individit qė po e le shoqėrinė shqiptare me qytetarė pa dinjitet, pa njė opinion publik tė vetėdijshėm, pa shoqėri civile aktive qė ka vullnetin e duhur e tė mjaftueshėm pėr tė luftuar padrejtėsitė e pėrditėshme dhe skandaloze tė sherrpolitikės...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Ka ca te vertete Kiēo Blushi ne sa thote, vetem ne se duke mos personalizu(ar) asnjeri, qoft ky kapo apo vdekėtar.
    Kur therrasim nė kor e si burra te mire!!! per shkak te shkathtesise tone te mendimit filozofik ( per pak qesh t'u thon fshataresk) ''korrupsjoni,korrupsjoni'' ne realitet themi gjurma gjurma, ndersa Blushi plak(ati) deshiron te thote ujku ujku. Por nuk e thote ose nuk e thote dot ose se nuk mundet ta thote, par politesse o par delicatesse.
    Na duhen kryetarė ( thuj po deshe krietarė) daē si Nano daē si Berisha se,mos t'a rrej veten njeri, nuk e kemi kalu akoma politikisht po me teper qytetarisht stadin fisnik te te qėnit dele ose diēka tjeter e tille socjale, megjith tituj mastera e dotoratura po me teper ne masė pranajte''Ha binish mish'' e si t i vijė...
    Prandaj ne nji ambjent o vend o situate pa kockė e pa ndoj themel abstrakt te shendoshe, auktoriteti esht si ferra qe si thote me te drejte e plot krenari te ligjeshme populli jone trim e kreshnik ''mbyll nje shteg te keq''

    RR Partia,RR populli

    P.S. A keni marre mundimin te lexoni edhe shkrimin tim te pervujte ''Hey Sweetie''
    nen titullin qe po lexojm, ne te njejten tabele ? Aty nuk thohet diēka per ujkun por per gjuetare te tij, e ka mundesi e jo rralle victima te ttij e ne kte rast jemi te tille te gjithė.
    Me perjashtim te qorrave qe edhe pse nuk e shofin henen ,ajo eshte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 08-11-2006 mė 23:10

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    me bejne te qesh keto analizat e kico blushit qe nuk jane gje tjeter vetem nje permbledhje konstatime siperfaqsore te tipit "kryetari e beri keshtu, e kryetari e beri ashtu"
    njerez te tipit kico blushi jane vrere-vjellesit e shoqerise, jane ata qe kane marre persiper detyren me te lehte, thjesht identifikimin e problemeve shqiptare; - besoj se cdo njeri qe din shkrim e kendim mund te beje nje artikull te ngjashem me kete te kicos.
    nuk e di a e kupton kico qe gjerat kane nje histori te tyren, dhe se 15 vjetet e gjasme-demokraci kane lidhje me 50 vjetet e gjasme-komunizmit. keto mentalitete qe shohim sot, jane thjesht nje vazhde e asaj qe polli politika makabre e njeriut te ri, ku vete kico ka nje kontribut te madh
    nuk e di nese e kupton ose jo kico faktin qe fenomeni i kryetareve legjendare te partive, jane thjesht produkt i nje mentaliteti te gdhendur gjate 50 vjeteve te punes se palodhur te kicos me shoket e tij

Tema tė Ngjashme

  1. Ben Blushi & Co. hedhin idene e rrepublikes (gjysem) Presidenciale
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 19:23
  2. Blushi ne ethe per te pergatitur nje 97 te re.
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2005, 02:50
  3. Ligj per ndalimin e skenave makaber ne TV shqiptare
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 05:10
  4. Gjyqi Blushi -Berisha
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2004, 05:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •