Nje photo e bukur....nga Manhattani
Nje photo e bukur....nga Manhattani
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
I lumte New York City-it qe e ka ngrit aty flamurin shqiptar !
Ja dhe nje arsyje me shume te jetosh ne NYC .
Ngriten flamurin per bukuri ,me leje nga Bashkia e NY ,u mblodhen tere ata njerez s e c dreqin kishin dhe ndermjet njerezve te ndritur shqiptare ,vajten dhe ja dhane llafin ne podium nje turku qe u permendi Enverin .........akoma nuk arrij ta kuptoj...
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Mos e kishte emrin Enver ky turku? Sma merr mendja Bashkia e nyc e njeh enverin pastaj ato qe kane ngrit flamurin e dijne protokollin.
Pastaj ti elena her tjeter na njofto ktu ne forum qe te shkojme ne tjeret ene te permendin salen ... sal protopapen
Fyhen rende shqiptaret.. ..
Shkrim nga Beqir Sina
Jemi shqiptar ........Bash "Njaty ku i thón' buk's buk' e ujit új'" ka thene poeti i madh i yne At Gjergj Fishta.
Bowing Green Batery Park, Manhattan(NY) : Kudo kete 28 Nentore, ashtu si edhe nentoret e tjere u kremtua me te njejtat deshira - me te mira per perparimin e lulezimin mbare kombit, qe nga Çameria, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves ... dhe gjithkund ku flitet e mendohet shqip. Bash "Njaty ku i thón' buk's buk' e ujit új'" ka thene poeti i madh i yne At Gjergj Fishta.
Mirpo gjithe kete gezim e hare te papare ndonjehere - ku per here te pare jemi edhe me afer se kurr ndonjehere ne prag te pavaresise se Kosoves, e prishi shija e keqe qe la ne mesin e rreth 400 vetave fjala rreth 20- minuta e nje fare turku, me 28 Nentor 2006, ne ne Bowing Green Batery Park, Manhattan Nju Jork. Ngjarja jo e kendeshme dhe qe irritoje qindrat e pjesmarresve ndodhi pikerishte ne kohen kur Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve , ne Nju Jork, behej gati te ngrej flamurin tone Kombetar, zyrtarisht me vendim te veçant nga Bashkia e qyrtetit te New-Yorkut.Ne te njejtin vend eshte ngritur me 1996 nga Gani Nesimi dhe A. Picolo.
Bowing Green Batery Park, Manhattan Nju Jork, eshte nje vend i psosaçem ne New-York; ku ngrihen flamuret e te gjitha shteteve, dhe nje nga pikat me te vizituara nga turistet - me qindra e mijra turiste, ne dite e vizitojne kete shesh. Ne prani te shume bashkatdhetareve dhe miqve tane amerikane, disa perfaqesuesve te organizatave e shoqatave shqiptaro - amerikane, turku fyen rende te gjithe, kur ai permendi me se tre a kater here emrin e diktatorit shqiptar Hoxha, duke folur me superlativa. Ai duke fallsifikuar edhe historin jo vetem fyen rende kur evokoi theniet e diltatorit per Ataturkun por hoqi edhe paralelizimi me themelusit te Turqise moderrne dhe njeriut diktator qe izoloi per per se 50 vjet sShqiperine.
Ne turqit i kemi miq te mire, por fyerja me e madhe ishte si mund te lejohej nje turk te pershendeste, kur mbare Kombi yne sot, festone pavaresine nga zgjedha turke......E keqja tjeter, e fjales se turkut ishte kur ai i beri relacion kombeve tona, si vellezer dhe te nje feje,(ne nentekst kur tha "brotherhood" ) gje qe demton shume pjesen e krishtere dhe ortodokse shqiptare( shqiptaret, duhet theksuar jane shembull ne bote i bashkejetes dhe tolereances fetare). Fjala e tij u prite me thirrje irrituese deri sa edhe nje shqiptaro amerikan u degjua te therrase me te madhe Fuc.... Enver Hoxha and you spaek!!!t
Ringjallja e simboleve komuniste irriton bashkesine shqiptare
Qe prej disa vitesh, pas rrezimit te sistemit diktatorial, Parlamenti shqiptar vendosi rikthimin e flamurit kombetar ashtu siç njihej qe prej kohes se Skenderbeut. Pra flamurit te kuq me shkaben dy krenore iu hoq simboli i yllit, qe perfaqesonte boten komuniste dhe izolimin total te Shqiperise nga bota perendimore. Mirepo, çuditerisht, perfaqesuesit e Misonit te Shqiperise ne OKB (Agim Nesho kur ishte), kete element simbolik ose e kishin "harruar" ose i pelqente ta "harronte". Keshtu, ai i dhuroje ne disa institucione te medias boterore, si televizioni GALAVIZION ose siç njihet ndryshe ketu rrjeti i CNN per Ameriken Qendrore dhe te Jugut, iu ofrua flamuri yne Kombetare me simbolin e yllit. Po ashtu, disa shkolla dhe institucione nderkombetare ne Nju Jork dhe ne disa qendra te rendesishme amerikane, perdornin krahas flamureve te te gjithe botes, edhe ate shqiptar, por çuditerisht pikerisht ate flamur qe ka perfaqesuar per 50 vite komunizmin.
Me shembjen e diktatures, dhe renjen e sistemit ne Shqiperi, deri nga viti 1994 edhe ne Rocfeler Center, ishte ekspozuar po i njejti flamur, por me nderhyrjen energjike te komunitetit shqiptar ne Amerike, ketij flamuri iu hoq simboli komunist. Nuk dihet me siguri se kush i ofron ketyre qendrave flamurin shqiptar me simbolin komunist, por sidoqofte eshte detyre e komunitetit te respektojme simbolin e shtetit, ose per cdo ironi tash pas kaq viteve dikush edhe mund te kerkoje te rikthejne ne Partlament ligjin dhe te rivendosin ne flamur yllin famekeq. Akoma me e papranueshme behet kjo situate, edhe sot, me 28 nentor 2006 - 94 vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, dhe kur keto pervjetore po festohen per here te pare edhe ne Kosoven e lire e ne prag te pavaresise. Keto incidente me fjalen e turkut dhe flamurin kombetar, me shume te drejte kane ngjallur irritimin dhe indinjaten e komunitetit shqiptar ne Amerike, i cili mbeti larg atdheut dhe familjes, i detyruar pikerisht nga ylli komunist, qe shemtoi flamurin kombetar shqiptar per 55 vite, shoi jeten e mijra grave e burrave shqiptare, interrneoi, burgosi dhe syrgjenosi me qindra mijra familje shqiptare .
Denimet e dhena dhe shfrytzimet e zbatuara gjate diktatures:
Ne Shqiperi zyrtarisht jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kane vdekur ne burg 1 065 persona. Kane humbur aftesine mendore 408 vete. Kane vdekur ne internim 7 022 vete. Ne 50 vjet diktature komuniste, nga kjo shtrese jane kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Sic e sheh problemi nuk qe me Bashkine e NY po me shqiptaret pjesemarres qe u prishi diten ai dreqi i turkut.
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Ky B Sina eshte nje nga personat me negativ ne historine e gazetarise shqiptare. Cdo lajm eshte shkruan e percell me nje dukuri negative. So what qe doli nje i cmendur atje qe foli budalleqe, lajmi i vertete eshte qe u ngrit flamuri shqiptar dhe u festua festa e 28 nentori ne ny ne pranine e mese 400 vetave.
Kush i ve gazetar keta!!
Zoteri nje pyetje kisha une per ju: A e di se prej cil-it(es) shtet/perandori e kemi shpallur pavaresine me 28 Nentor te 1912-es?Postuar më parë nga conman
BRIGADA E KUQE PERJETE
Per mendimin tim patriozmi ne shekullin e 21 eshte i pavend. Festat kombetare si 28 Nentori, festat e clirimit(nga kush) te shqiperise duhen hequr nga kalendari pasi evokojne ndenja patriotike te padobishme.
Krijoni Kontakt