Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Një përshëndetje për moderatorët

    me falni te nderuar moderatore
    sepse e dyta here qe po postoj ne kete nenforum
    duke ju falenderuar perzemerisht per pune e mrekullueshme qe beni ne mire mbajtjen e forumit une personalisht ju jam shume mirnjohes sepse ne mes tuaj gjeta qetesine e humbur dhe mallin per atdhene
    ndoshta e kam tepru me temat e hapura
    por duke pas parasysh qe hsume nga ne mund ta perdorin forumin si argetim hapi disa tema te tipit chit.chat por qe mbyllen nga te plotefuqishmit
    mos valle eshte me mire te hapen tema me karakter debatin dhe grindjet nder fetare apo grindjet jug veri
    mos valle duhet hap tema histori vrasjesh prerjesh e perdhunimesh
    kam shume nga keto pasi vij nga shkodra e di cfare eshte gjakmarrja e te tjera gjera si keto por besoj se eshte me mire te argetojme njeri tjetrin e jo te krijojme armiqesira dhe debate
    shpresoj ne mirkuptimin tuaj
    me respekt goldian

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje shkodran,

    Forumi ka per qellim diskutimin e temave dhe problemeve qe ne shqiptaret sot neper bote, nuk mund t'i diskutojme dot me njeri-tjetrin, per faktin se jemi njeri ketu e tjetri atje.

    Gjithsesi, sepse forumi ka per qellim debatin nuk do te thote se ti duhet me patjeter te debatosh tek problemet fetare apo ato politike. Forumi ka shume nenforume te tjera, si humori, grupmoshat e komunitetit, kinematografia dhe televizioni, arti etj etj ku ti mund te diskutosh probleme te cilat ti je interesuar te diskutosh.

    Nq se mendon se forumit i mungon nje nenforum, hidhe si keshille ketu dhe ne do shikojme se c'mund te bejme per shtimin e nje nenforumi tjeter. Ndersa kur do te besh "chat" mjafton te perdoresh http://chat.albasoul.com/. Ky chat eshte ne server shqiptar dhe gjithe kanalet mirembahen dhe vizitohen vetem nga shqiptare.


    Gjithe te mirat,
    Fiori

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •