Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-09-2006
    Postime
    16

    Si të gjej ISP e një adrese IP?

    Pershendetje!

    Me duhet te gjej ISP (Internet Service Provider) per nje website (dmth jo ate qe e ben host). Ka ndonje link ne internet ku gjenden keto te dhena? Bera nje WHOIS search, por me jep vetem carrier. Eshte carrier = host? S'e kam shume idene mbi gjithe termat.

    Kerkesa eshte pak urgjente. Faleminderit.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nuk është e thënë që çdo IP të ketë ISP. Kërkesa whois të jep emrin e organizatës që ka blerë IP-në, por kjo organizatë mund të jetë qeveritare, bamirëse, komerciale, etj.

    Shkurtimi ISP (Internet Service Provider) përdoret kryesisht për kompanitë që kanë blerë adresa IP dhe ua ofrojnë ato klientëve të tyre për lidhje shtëpiake, ose lidhje të kompanive të vogla. Pra, adresën IP e ka blerë ISP, ndërsa klientët vetëm sa e përdorin atë kundrejt një pagese.

    NSP (Network Service Provider) quhen kompanitë që nuk ofrojnë adresa IP, por ofrojnë rrjetin. Këto janë kompanitë që instalojnë hardueret dhe softueret e duhur a për të krijuar rrjetin e një kompanie, pavarësisht nga adresat IP që do përdoren në rrjet. Pra, me pak fjalë, ISP-të ofrojnë adresat IP, ndërsa NSP-të ofrojnë rrjetin.

    Shumica e kompanive ISP janë dhe NSP njëkohësisht sepse kanë rrjetet e tyre, por ka edhe ISP të vogla që nuk kanë ndërtuar rrjetet e tyre, por përdorin rrjetet e një kompanie tjetër NSP.

    Pra mund të kemi:
    Interneti <-----> [ NSP + ISP ] <-----> Shtëpi/Zyrë
    Interneti <-----> NSP <-----> ISP <-----> Shtëpi/Zyrë

    Siç u përmend dhe më lart, skica më lart është e saktë për kompanitë e vogla dhe për lidhjet shtëpiake, të cilat përdorin Internetin, por nuk ofrojnë shërbimet e tyre.

    Gjigantët e Internetit si Microsoft, Google, Yahoo, etj. që ofrojnë shërbime në Internet nuk kanë leverdi të përdorin ISP sepse u duhen me qindra adresa IP që të plotësojnë kërkesa të caktuara. Prandaj, ata e shmangin ISP-në, dhe ndonjëherë edhe NSP-në.

    Interneti <-----> NSP <-----> Kompanitë që ofrojnë shërbime në Internet (microsoft, google, yahoo, etj.)
    ose
    Interneti <-----> Kompanitë që ofrojnë shërbime në Internet (microsoft, google, yahoo, etj.)


    Në të njëjtën mënyrë, një kompani që strehon (host) uebsajtet mund të jetë e vogël dhe ofron shërbimet nëpërmjet një ISP-je:

    (1) Interneti <-----> NSP <-----> ISP <-----> Kompania Strehuese (host)

    ...ose mund të jetë kompani e madhe e cila ka leverdi të menaxhojë vetë IP-të:

    (2) Interneti <-----> NSP <-----> Kompania Strehuese (host)

    ...ose mund të jetë kompani edhe më e madhe e cila ka leverdi të menaxhojë vetë IP-të dhe rrjetin:

    (3) Interneti <-----> Kompania Strehuese (host)


    Në rastin e parë, IP-ja i përket ISP-së dhe nëse përdor shërbimin whois me IP-në e uebsajtit, do shikosh emrin e kompanisë ISP. Ndërsa në rastin e dytë dhe të tretë nuk kemi ISP sepse kompania strehuese e ka blerë vetë IP-në. Megjithatë, për të dalluar rastin e dytë nga i treti, mund të shikojmë NetName (emrin e rrjetit) në rezultatet e kërkesës whois. Nëse NetName është i njëjtë me OrgName, atëherë kompania që ka blerë IP-në ka rrjetin e saj.

    Për shembull, le të mundohemi të gjejmë ISP-në e dnsstuff.com, faqe kjo që ofron shërbime të ndryshme si whois, traceroute, etj. Në fillim e bëjmë ping dhe shikojme që përdor adresën IP [66.36.247.82]. Në rezultatet e whois shikojmë se IP-në e ka blerë dhe e strehon organizata HopOne Internet Corporation. Gjithashtu mund të shikojmë se edhe NetName është HOPONE. Kjo tregon se kjo kompani strehuese ka shmangur ISP-në duke blerë vetë IP-në dhe është një nga NSP-të e Internetit.

    Kodi:
    OrgName:    HopOne Internet Corporation 
    OrgID:      HOPO
    Address:    1010 Wisconsin Avenue N.W.
    City:       Washington
    StateProv:  DC
    PostalCode: 20007-3603
    Country:    US
    
    ReferralServer: rwhois://rwhois.hopone.net:4321
    
    NetRange:   66.36.224.0 - 66.36.255.255 
    CIDR:       66.36.224.0/19 
    NetName:    HOPONE-DCA2-1
    NetHandle:  NET-66-36-224-0-1
    Parent:     NET-66-0-0-0-0
    NetType:    Direct Allocation
    NameServer: NS1.HOPONE.NET
    NameServer: NS5.HOPONE.NET
    NameServer: NS3.HOPONE.NET
    NameServer: NS2.HOPONE.NET
    NameServer: NS6.HOPONE.NET
    NameServer: NS4.HOPONE.NET
    Comment:    
    Comment:    HopOne Internet Corp.(R)
    Comment:    "The Foundation of Internet Success."(R)
    Comment:    www.hopone.net
    RegDate:    2002-08-27
    Updated:    2005-09-26
    
    RTechHandle: HJ48-ARIN
    RTechName:   Jass, Haralds 
    RTechPhone:  +1-202-318-0530
    RTechEmail:  *****@hopone.net 
    
    OrgAbuseHandle: ABUSE958-ARIN
    OrgAbuseName:   Abuse Department 
    OrgAbusePhone:  +1-202-318-0530
    OrgAbuseEmail:  *****@hopone.net
    
    OrgTechHandle: HJ48-ARIN
    OrgTechName:   Jass, Haralds 
    OrgTechPhone:  +1-202-318-0530
    OrgTechEmail:  *****@hopone.net
    
    # ARIN WHOIS database, last updated 2006-11-06 19:10
    # Enter ? for additional hints on searching ARIN's WHOIS database.
    Edi

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Shiko te websajti adresen e emailit qe ka faqja.Nga adresa gjen serverin ISP.
    Ose perdor faqen Samspade.org Perdor funksionin Trace.Nga lista e IP-ve gjen se kush eshte IP-ja-ISP me e afert me lokacionin e faqes.Konverto Ip ne domain names dhe aty te del se cilat IP ne trace jane ISP.Mund te jene 2-3 ISP.Ka mundesi qe ajo qe eshte me afer eshte ISP-ja e faqes.
    Me e thjeshta eshte dergoji nje email faqes dhe kur te marresh pergjigje shiko te headers.Aty te del se kush eshte serveri ISP.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    reverse dns query

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ola Zemer
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Ehh sa mire kurj jam me PC
    Postime
    63

    po se di edhe une

    mua ma kan be nje web faqe qe met vertet nuk me behet qejfi edhe kisha pas deshir qe dikush te ma tregoj se cila me saktesisht nga kjo eshte ip adressa e personit qe e ka punuar per se fundit her kete faqe
    Un kerkova disa hetime me ate qe u fol me siper
    Si rezultat doli kjo:

    Registrant:
    INDIVIDUAL
    28 CLARENCE STREET
    N/A
    OTTAWA ON K1A 225
    CA
    Domain name: HOMO.COM
    Administrative Contact:
    IT MANAGER HOMO28@GMAIL.COM

    28 CLARENCE STREET
    N/A
    OTTAWA ON K1A 225
    CA
    1.6134055412
    Technical Contact:
    IT MANAGER HOMO28@GMAIL.COM

    28 CLARENCE STREET
    N/A
    OTTAWA ON K1A 225
    CA
    1.6134055412
    Registration Service Provider:
    Domain Name Systems now in our 8th year of service!
    http://www.domainnamesystems.com
    Registrants may contact us for domain login/passwords DNS/Nameserver
    changes and general domain support questions.
    Register .com/.net/.org/.biz/.info/.co.uk/.ca/.us/.de
    Registrar of Record: TUCOWS INC.
    Record last updated on 21-Apr-2007.
    Record expires on 18-Jun-2015.
    Record created on 19-Jun-1998.
    Domain servers in listed order:
    NS14.ZONEEDIT.COM
    NS8.ZONEEDIT.COM
    Domain status: clientTransferProhibited
    clientUpdateProhibited


    --------------------------------------------------------------------------------------------------
    network: Class-Name: network
    network: Auth-Area: 64.72.112.0/20
    network: ID: 1078493079/32
    network: Handle: CUSTBLK-64-72-127-151-32
    network: IP-Network: 64.72.127.151/32
    network: IP-Network-Block: 64.72.127.151 - 64.72.127.151
    network: Org-Name: Customer-55582
    network: City: Stones Corner
    network: State:
    network: Postal-Code: QLD 4120
    network: Country-Code: Australia
    network: Class-Name: network
    network: Auth-Area: 64.72.112.0/20
    network: ID: 1078493056/25
    network: Handle: CUSTBLK-64-72-127-128-25
    network: IP-Network: 64.72.127.128/25
    network: IP-Network-Block: 64.72.127.128 - 64.72.127.255
    network: Org-Name: Alpha Red Inc
    network: Street-Address: 1415 Louisiana Suite 2220
    network: City: Houston
    network: State: Texas
    network: Postal-Code: 77002
    network: Country-Code: United States
    network: Class-Name: network
    network: Auth-Area: 64.72.112.0/20
    network: ID: 1078489088/20
    network: Handle: CUSTBLK-64-72-112-0-20
    network: IP-Network: 64.72.112.0/20
    network: IP-Network-Block: 64.72.112.0 - 64.72.127.255
    network: Org-Name: Alpha Red Inc
    network: Street-Address: 1415 Louisiana Suite 2220
    network: City: Houston
    network: State: Texas
    network: Postal-Code: 77002
    network: Country-Code: United States

    ---------------------------------------------------------------------------



    Kerkoj pergjigje a ka shanc qe une apo dikush nga ketu ta bllokoj ket faqe dhe a ka shanc qe te dihet IP i vertet dhe nga vjen kjo
    E gjith deshira ime eshte qe kjo te mos egzistoj
    Ju falm shum kush mund te me ndihmoj

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Faqja me informacion te plote rreth nje IP-je te dhene: www.ripe.net
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ola Zemer
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Ehh sa mire kurj jam me PC
    Postime
    63
    Hej un nuk kam pas dieni rreth faqes homo.com se ajo ne moment e ban konvertimin qe i jep p.sh. olazemer.homo.com ose majmuni.homo.com
    edhe un u frigova mos ma kan dizajnu dikush ndonje faqe heheheh
    po kjo qenka loj edhe ate e tmershme hahahahaha
    provoje

Tema të Ngjashme

  1. Adrese per filmin...
    Nga imprint në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 09:28
  2. Proxy dhe gabim ne adrese.
    Nga el7 në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 14:09
  3. Ambasada shqiptare pa adrese emaili.
    Nga kristal në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 21:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •