Ndonėse nė Kosove tė reagosh pėr njė gjė tė tillė ėshtė tepėr vonė ngase tallja me fe, si dukuri, ka qenė prezentė nė “humoret” tona edhe para luftės, megjithatė, tri gjėra ma ngacmojnė ndėrgjegjen vazhdimisht kėshtu qė nuk mund tė mbetem duarkryq e tė pajtoj me atė qė ndodhe rreth meje. Ato gjėra janė:
§ Mbrojtja e fesė sė Allahut. Them me plot tė drejtė dhe pėrgjegjėsi, se si mysliman mė duhet ta mbroj fenė time,
§ Meqė popullsia masive tek ne kanė pėrkatėsi islame, mjerisht edhe shumica e kėtyre “aktoreve e humoristėve” janė myslimanė, kėshtu qė pėrbuzja e fesė dhe tallja me ta bėhet pikėrisht dhe nė shumicėn e rasteve nga myslimanėt, dhe
§ Injoranca e tyre nė raport me fenė, nė njėrėn anė, dhe rreziku i kėtij mėkati nė anėn tjetėr.
Kėto janė arsyet dhe motivet e kėsaj shkrese, e cila mė sė shumti ėshtė kėshillė, ngase unė jo rastėsisht thashė se ata aktorė e humoristė janė myslimane, dhe mu pėr kėtė dua qė t’ua pėrkujtoj se njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar. Andaj, le tė mbetet qėllimi dhe porosia e parė dhe e fundit e kėsaj shkrese: Kėshillimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja.
Shakaja nė peshoren fetare
“Njeriu ėshtė armik i asaj qė nuk e di”, kėshtu thotė njė proverb arab, dhe nė mėnyrė qė myslimanėt tė mos jenė indiferente ndaj Islamit, pėr arsye se nuk e njohin, ose nga paragjykimet dhe supozimet e kota se “feja ėshtė robėrim”, ne themi se Islami, si sistem jete, nuk ka harruar asnjė segment tė saj pėr pa e pėrfshirė, e nė kėtė kontekst, edhe dėfrimin apo shakanė. Por, meqė feja ēdoherė ka pėr qėllim qė njeriu me vepra e tij tė arrijė tek Allahu i Lartėsuar, respektivisht Krijuesi i tij, tek i Cili do tė kthehet herėt a vonė, ne shohim se ajo pa caktuar qė kjo shaka duhet tė jetė nė shėrbim tė kėtij qėllimi.
Pra, feja nuk e ndalon shakanė, por e pėrkufizon atė nė gjėra, thėnie, skeēe, skena, nga tė cilat nuk ofendohet askush; as Krijuesi dhe as krijesat.
Islami nuk ka urdhėruar qė tėrė tė folurit e njerėzve tė jetė dhikr, tėrė dėgjimi i tyre tė jetė Kur’an, tėrė koha e tyre e lirė tė jetė nė xhami, por krahas kėtyre gjerave, ka pranuar natyrshmėrinė e njeriut pėr tė qeshur, gėzuar, luajtur.
Jeta e Pejgamberit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, ishte shembull i artė i jetės sė pėrkryer njerėzore. Nė vetmi falej, qante, zgjaste namazin, saqė edhe kėmbėt i ishin ēarė ndėrsa kur ishte nė pyetje e vėrteta atij nuk i interesonte pėr askėnd. Megjithatė, nė raport me njerėz ishte i barabartė, i pėlqenin aromat e mira, buzėqeshja, bėnte shaka, nuk ishte i vrazhdė dhe as vetjak, dhe nė njė rast kur qe pyetur: “A edhe ti bėn shaka?”, ai pati thėnė: “Po, por unė nuk e them vetėm se tė vėrtetėn”. (Tirmidhiu)
Pra, ai edhe kur bėnte shaka, e thoshte te vėrtetėn. Ja dy shembuj:
Njė dite njė grua erdhi dhe e pyeti Pejgamberin, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė: “O i dėrguari i Allahut! A hyjnė plakat ne Xhennet? (Duke bėrė shaka me tė i) Tha: Jo. Pas pak, Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, u ngrit dhe shkoi nė xhami. Posa u kthye nga xhamia, Aisheja, gruaja e tij i tha: Vėrtet rashė nė bela me kėtė grua. Qysh se ke shkuar ti nė xhami ajo ėshtė mėrzitur shumė. Tha Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė: Puna ėshtė ashtu siē thashė; ajo nuk hyn plake nė Xhennet ngase atje bėhen tė reja”.
Njė dite Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, i tha njė gruaje: A ti je gruaja, e atij, qė ka tė bardhė nė sy?! Gruaja mendoi se burri i saj ishte i verbėr kėshtu qė kur shkoi nė shtėpi filloi ta shikonte burrin nė sy. Kur e pa burri se vazhdimisht e shikonte nė sy e pyeti se pėr ēfarė? Ajo ia tregoi rastin. Burri filloi tė qeshte dhe i tha: Oj gruaja ime, po ēdokush ka tė bardhė rreth bebėzės sė syrit, dhe kėtė e ka patur pėr qėllim Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė”.
Imam Gazaliu ka thėnė: “Nėse ke mundėsi tė bėsh shaka ashtu siē ka bėrė Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, dhe shokėt e tij dhe tė mos thuash asgjė pėrveē sė vėrtetės, te mos lėndosh zemėr dhe tė mos e teprosh, atėherė bėje. Por ėshtė gabim i madh qė njeriu shakanė ta merr profesion dhe ta teproj nė tė e pastaj tė mbahet kinse pėr traditėn e Pejgamberit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė”.( [1])
Ibni Haxheri ka thėnė: “Shakaja nuk zbeh burrėrinė e njeriut porse e plotėson atė. Kjo nėse shakaja ėshtė nė pėrputhje me ligjin fetar, d.t.th.: nėse ėshtė e sinqerte, e vėrtetė, dhe me te synohet bashkimi dhe afrimi i zemrave tė tė dobėtėve dhe tė vrazhdėve si dhe gėzimi e butėsia me ta. Shakaja e Pejgamberit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, ishte e pastėr nga ēdo e mete, ndodhte rralle dhe pėr ndonjė interes te plote, si: afrim te disa shokėve tė tij...”. ([2])
Mu pėr kėtė, Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, kishte ndaluar format e dėfrimit te ndaluar, dhe ne atė me njė strategji te pėrsosur:
**** Pėrkufizon dėfrimin dhe shakanė nė njė rreth shumė tė ngushtė. Thotė Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė: “I tėrė dėfrimi i njeriut ėshtė i kotė me pėrjashtim te dėfrimit te tij me familjen (gruan) e tij dhe ushtrimi i kalit pėr kalėrim”.
Omeri ka thėnė: “Njeriu nė shtėpinė e tij duhet te jete sikur fėmijė, ndėrsa kur te kėrkohet burrėria prej tij atėherė ai e shfaq atė”.
**** Tėrheq vėrejtjen nga tė qeshurit e shumtė. Nė mesin e shumė porosive, tė cilat Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, na i ka lėnė, ėshtė edhe porosia-vėrejtja pėr tė mos qeshur shumė. Thotė Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė: “...dhe mos e shpeshto te qeshurit ngase tė qeshurit ta vdes zemrėn”. (Albani thotė se senedi i tij eshte i mire -xhejjid)
**** Ndalon qė tė qeshurit tė jete si rezultat i pėrqeshjes sė ndokujt. Kėtė gjė e ka konsideruar si krim te madh, shkelje flagrante tė tė drejtės sė vėllait mysliman dhe mėkat, qė konsiderohet sikur t’ia kesh ngrenė vėllait tėnd mishin. Thotė Allahu: “O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri-tjetrit, dhe mos pėrgjoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni!”. (Huxhurat, 12)
**** Ndoshta njeriu, me tė cilin tallesh ėshtė mė i mirė sesa ti kėshtu qė nuk ke tė drejtė tė tallesh me tė. Thotė Allahu: “O ju qė besuat, nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull tjetėr, meqė tė pėrqeshurit mund tė jenė mė tė mirė nga ata tė cilėt pėrqeshin dikė tjetėr, e as gratė me gratė e tjera, sepse mund tė ndodhė qė gratė e tjera tė jenė mė tė mira se ato qė pėrqeshin (duke e nėnēmuar njėri-tjetrin) dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i keq. E ata qė nuk pendohen, janė mizorė”. (Huxhurat, 11)
Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, derisa ishte duke ndejtur ne shtėpi, Aisheja tha pėr njė grua tjetėr te tij: “Pak e shkurtėr nga trupi”. Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė i tha: “Ke thėnė njė fjale, qė po tė pėrzihej deti me tė, do ta pėrzinte tėrė ujin e tij”.(Ebu Davudi)
Njė ditė, Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, ekzekutoi njė njeri, i cili personalisht kishte ardhur dhe dėshironte t’i shqiptohej ndėshkimi pėr mėkatin e kryer. Pas njė kohe kur disa njerėz kaluan pranė varrit te tij thanė: “Ja varri i filanit, vdiq sikurse qeni”. Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, i dėgjoi ato fjale, te cilat e lėnduan shume, ngase i vdekuri po te mos ishte mysliman i mire do ta fshihte mėkatin e nuk do te kėrkonte t’i shqiptohej ndėshkimi, kėshtu qe heshti. Kur kaluan neper njė treg dhe pa njė ngordhėsirė, i thirri ata dy persona qe fyen te vdekurin dhe iu tha: “Ejani te hani nga ngordhėsira!”. “Allahu t’i falte mėkatet”, i thane. “Si ta hamė nga ngordhėsira”. Tha: Pasha Allahun! Ajo fjale, qe thate pėr vėllain tuaj te vdekur ėshtė me e rende sesa ngrėnia e mishit te ngordhėsirės”.
**** Derisa Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, ndalon kėtė dukuri, ai ndalon edhe shkaqet e saj, e qe padyshim se ėshtė qėndrimi me njerėz, te cilėt tallen, pėrqeshin te tjerėt, etj. Thotė Allahu: “Kur sheh ata se janė thelluar (me tallje) nė ēėshtjet Tona, largohu prej tyre derisa tė kalojnė nė bisedė tjetėr. Nėse djalli tė bėn tė harrosh (e rri me ta), pasi tė bie ndėr mend, mos rri me popullin mizor”. (En’am, 68)
**** Dhe nė fund, Pejgamberi, sqaron detajet e talljes me fe, Allahun apo Pejgamberin, duke e konsideruar kėtė gjė si:
§ Dėshmi te hipokrizisė nė zemėr. Thotė Allahu: “E kur i takonin ata qė kishin besuar (muslimanėt) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veēoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanėve) pėr atė qė All-llahu ua shpalli juve (nė Tevrat rreth Muhammedit), qė ata para Zotit tuaj tė kenė argumente kundėr jush. A nuk jeni duke kuptuar". (Bekare, 76)
§ Myslimani duhet tė ketė kujdes se ēfarė flet, nė mėnyrė qė tė mos del nga feja shkaku i njė fjale, te cilės nuk i kushton rėndėsi aspak. Thotė Allahu: “E nėse i pyet ti ata (pėrse tallen), do tė thonė: "Ne vetėm jemi mahnitur e dėfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe tė dėrguarin e Tij talleni?"66. Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasi qė (shpallėt se) besuat, keni mohuar”. (Tewbe, 65-66)
Thotė Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: “Njeriu do ta flas ndonjė fjale, qe hidhėron Allahun, dhe pėr te cilėn mendon se nuk ėshtė aq e madhe, ndėrsa Allahu shkaku i saj ia shkruan hidhėrimin e Tij gjer ne Ditėn e Kiametit”. (Silsiletu’s sahiha, 888)
§ Tallja me fe ėshtė tradite e ēifuteve: Ja se ēfarė thotė Allahu ne lidhje me ēifutet: “ Jehuditė thanė: "Dora e All-llahut ėshtė e shtrėnguar!" Qofshin tė shtangura duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar, pse thanė atė. Jo, duart e Tij janė tė shlira”. (Maide, 64),
“ All-llahu ka dėgjuar fjalėn e tyre qė thanė: "All-llahu ėshtė i varfėr e ne jemi tė pasur!" Ne do tė shėnojmė atė qė thanė ata...”. (Ali Imran, 181)
§ Tallja me besimtaret ėshtė moral i armiqve tė pejgamberėve, alejhimu’s selam. Nė lidhje me popullin e Nuhut, alejhi’s selam, thote Allahu: “ Ai u thoshte: "Nėse talleni me ne, edhe ne do tė tallemi me ju, ashtu siē po talleni ju!”. (Hud, 38)
Thotė Allahu:“ Mėkatarėt ishin ata tė cilėt i pėrqeshnin ata qė besuan. 30. Dhe kur kalonin (besimtarėt) pranė tyre (idhujtarėve), ata ia bėnin me sy njėri-tjetrit. 31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tė kėnaqur. 32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarėt), thoshnin: "S'ka dyshim se kėta (besimtarėt) janė tė humbur!”. (Mutaffifine, 29-32)
§ Allahu ndalon shoqėrimin me ata, qe tallen me fenė tonė. Thotė Allahu i Madhėruar:“O ju qė besuat! Mos i merrni pėr miq ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri para jush edhe as jobesimtarėt qė me fenė tuaj tallen dhe luajnė. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarė. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj pėr namaz ata e marrin pėr tallje e lojė. Me kėtė vėrtetojnė se janė popull qė nuk kupton. 59. Thuaj: "O ithtarė tė librit, a na shihni pėr tė metė vetėm pse besuam All-llahun; besuam atė qė na zbriti neve dhe atė qė zbriti mė parė! S'ka dyshim, shumica jush janė tė shfrenuar ”. (Maide, 57-59)
§ Ata, qė e marrin fenė si tallje dhe loje, namazin e marrin si gjimnastike, zekatin, agjėrimin, haxhin i konsiderojnė si adhurime tė kota, ata janė armiq, qe gjuhet e tyre shpalosin sekretet e ndėrgjegjes se tyre, ndėrsa Allahu thotė: “ E sikur tė kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janė ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohėsh pėrmes mėnyrės sė fjalės sė tyre, e All-llahu i di veprat tuaja”. (Muhammed, 30)
§ Dijetarėt islam pėr atė, qė tallet me fenė e Allahut dhe Sunnetin e Muhammedit, kanė gjykuar me pabesim dhe kane thėnė: “Tė tallurit me fe, respektivisht urdhėresat dhe ndalesat e tij, shpie nė pabesim, dalje prej feje, ngase tallja dėshmon zhdukja e besimit dhe vėrtetimit (tė parimeve fetare), sepse po tė ishte besimtar i vėrtet do ta respektonte fenė e Allahut. Thotė Allahu: “Kjo ėshtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave”. (Haxh, 32),
“ٰPra, kėshtu: Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet”. (Haxh, 30)
Me shume respekt,
Sedat Gani islami
3 nėntor 2006, e premte
Vushtrri, Kosovė
Krijoni Kontakt