Në emer të All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Njerëzimi të freskëta i ka kujtimet rreth ngjarjeve të fundit rreth publikimit të karikaturave të Muhammedit a.s nga një gazetë Daneze. Na kujtohen gjithashtu reagimet e Botës Islame të cilët e ndjenin vehten të ofenduar me këtë tallje të gazetarëve Danez, proteste të shumta u mbajtën nëpër shum Vende ku është i përhapur Islami dhe u desht punë për të qetësuar situaten që u krijua në Glob.
Aktin e Gazetarëve Danez e dënuan shumë Kryetar Shtetesh jo Muslimane, tëgjith njëzeri bënin thirrje për qetësi dhe paqë, u kërkua falje nga ata që pritej dhe situata u vu nën kontrollë, tëgjith ranë dakort se e gjithë ajo që ndodhi ishte një situatë e pa dëshiruar dhe në një kohe shum të gabuar kur dihet si është gjendja ne Lindjen e Mesme.
Tek ne Shqiptarët diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, edhe pse jemi një komb i ndarë në shum fe kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm kur ka qën në pytje feja e njëri tjetrit, kemi qenë me dekada shembull edhe për botën e civilizuar perëndimore.
Në disa raste nëpër skeqe humoristike edhe ka patur tallje të vogla ne favor të njërës apo tjetrës fe, por asnjëherë nuk është tepruar deri në atë shkallë sa të revoltohet dhe te ngris zërin njëra apo pala tjetër, thjeshtë hajgaret kan qenë jo të tepruara dhe të pranuara pak a shum për tegjith si një realitet i kohës që po jetojmë.
Mirëpo së fundi gjërat kan filluar të ndryshojne edhe tek ne Shqiptarët, si duket fakti që zbuluan Muslimanët se janë të prekshem dhe lendohen shumë nëse i prekim tek feja po i shtyn disa njerëz të pa ndërgjegjshëm që të tallen edhe më shumë me gjëra të tilla. Ne nuk e dimë cili ësht shkaku që dikush të tallet me ndjenjat fetare të tjetrit, mund të jetë urrejtja e madhe ndaj asaj feje apo thjeshtë deshira për të shkaktuar ndonje aferë me të cilën do të popullarizoheshin tejmase ndoshta edhe me përmasa Botërore!!!
Nje tallje të tillë që konsiderohet e tepruar nga shum dijetar Shqiptar të fesë Islame është projekti i fundit i Stupcave "EGJELI" ku në menyrë shum banale "humoristet" tallen me Ajetet më të shenjta Kur`anore "Ihlas dhe Fatiha" gjithashtu gjat gjith kohës njëri nga personazhet e projektit mundohet të tallet në çdo formë me Islamin dhe Muslimanët.
Përmes këtij shkrimi nuk dëshirojmë tjetër pos ti tërheqim vëretje këtyre dhe të tjerëve që në të ardhmën të gjejnë mënyra tjera që të na bëjnë të qeshim përpara ekraneve të vogla, nuk kan nevoj që të na tmerrojne me talljen e Ajeteve më të shenjta Kur`anore, me fjalët më të shenjta që egzistojnë në Planet, sado që qesharake të tingëllojnë për dikë që nuk ia din kuptimin, ato Ajete për dikë jan fjalët më serioze në vehte, shoqëria jonë ka mjaft veti të pa hijshme me të cilat ata mund të tallen pasi që talljen e kan profesion, ne nuk po i cekim cilat veti të këqija i ka shoqëria jonë sepse nuk dëshirojme të fyejm askend madje ata humoristat i dine ato veti më mirë se ne.
Të ju përkujtojmë çfar na thot All-llahu në Kur`an për ata që tallen në këtë mënyre:
21:2 Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
83:34 E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
Lusim All-llahun që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmën, po e përsëris tallja me fjalët e Zotit dhe me vet Zotin është gjëja e fundit që duhet ti shkoj ndërmend dikujt.
All-llahu i don që tëgjith, e më i dashur tek Ai është Ai i cili pendohet me sinqeritet dhe me zemër!
Nga Veton Bajrami
Krijoni Kontakt