Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 105
  1. #21
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    Po ti qka po mbron at far sadami, te djegu qe fola?
    JO nuk me djegu!
    por jam ishqetsuar perse krimineli i ballkanit Sllobodan milloshevic nuk u denua me vdekje ?i cili masakroj gjith ballkanin,e ne vecanti bashkekombasit kosovar ku ben pjese dhe ti!
    prandaj un jam qe te denohet sadami!po se kuptoj perse ti nuk denon krimet e sllobos!
    une dhe ti kemi mendime krejt te kunderta!
    une shqetsohem perse nuk u pushkatu slloboja?
    kurse ti e ke harruar fare!e merresh me sadamin!
    une pot them ja ku esht ujku!ti me tregon gjurmet!

  2. #22
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Bota reagon pas dënimit të Sadamit

    Presidenti amerikan Xhorxh Bush e ka përshkruar dënimin me vdekje të ish-udhëheqësit irakian Sadam Husein si një gur themeli për demokracinë e re irakiane.

    Ai tha se viktimat e ish-presidentit kishin marrë tani drejtësinë që u ishte mohuar.

    Sadam Huseini u dënua nga një gjykatë në Bagdad me vdekje me varje për krime kundër njerëzimit.

    Akuzat lidheshin me vrasjen e 148 fshtarëve shiitë si dhe torturimin e deportimin e shumë të tjerëve pas një atentati ndaj tij në vitin 1982.

    Ndërsa po jepej vendimi presidenti i rrëzuar thirri "Zoti është i madh" dhe Poshtë pushtuesit".

    Si Irani ashtu edhe Kuvajti - dy vende që janë pushtuar nga Iraku nën drejtimin e Sadam Huseinit - e kanë mirëpritur dënimin me vdekje.

    Kreu i parlamentit kuvajtjan tha se ish-udhëheqësi irakian duhet varur pa vonesë.

    Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se ai kishte marrë dënimin e drejtë.

    Por një fqinj tjetër i Irakut, Siria, e përshkroi vendimin si jo legjitim dhe grupi militant palestinez Hamas e quajti të motivuar politikisht.

    Një korrespondent i BBC-së në Lindjen e Mesme thotë se në rajon ekziston frika se vendimi mund t'i hedhë benzinë zjarrit të tensioneve sektare në Irak.

    Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje autoriteteve irakiane që të punojnë për pajtim dhe të mos e ekzekutojnë Sadam Huseinin.

    Çfarë më pas?

    Kjo ishte një ditë kurorëzuese në procesin e nxjerrjes të Sadam Huseinit para drejtësisë. Tani do të ketë një proces automatik apelimi.

    Ka gjithashtu pasiguri lidhur me disa çështje në fund të tij: për shqyrtimin e apelit nuk ka kufizime kohore, dhe si do të ndikojë tek procesi debati lidhur me gjyqin.

    Zyrtarët thonë se, nëse vendimi me vdekje për Sadam Huseinin konfirmohet në apel, varja e tij nuk do të vonohet artificialisht për të lejuar përfundimin e gyqit të tij të dytë që lidhet me fushatën e Anfalit kundër kurdëve në fund të viteve 1980.

    Por disa ekspertë ligjorë kanë argumentuar se drejtësisë do t'i shërbehet më mirë nëse Sadam Huseini do të përballej me të gjitha rastet për të cilat akuzohet.

    Dhe një tjetër çështje e rëndësishme: dënimi me vdekje duhet nënshkruar nga presidenti dhe zëvendëspresidenti.

    Deri tani presidenti Xhalal Talabani e ka kundërshtuar dënimin me vdekje dhe ia ka deleguar zëvendësit të tij nënshkrimin e dënimeve me vdekje.

    A mund të jetë më e komplikuar çështja me Sadam Huseinin, ngrenë pyetjen disa.

    Dhe e gjitha kjo do të jetë prova më e madhe me të cilën do të përballet sistemi i drejtësisë në zhvillim.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Postime
    27
    Shume mire ja ben qe e denuan, se ka vrare mijera te tjere te pafajshem.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mire do ishte per ne shqiptaret e zi te shohim Sadamat e ton qe i kemi ne pushtet... dhe qe sdim tjeter dhe shohim cfar po behet me sadamin e irakit , por keni menduar ju a do jet mire per ata irakiant qe tani e tutje do kallet ai vend.. prej asaj dite qe Sadami do varet.. sa lufta do behet ne at vend? Kur fort mire e dini qe 70% e popullit at e kan ne zemer dhe e duan , dhe po te ishte gjykat e irakit ai nuk do denohet hiq , por kete ja futi Amerika sic e pat thene edhe vet i madhi Sadam Husein.. se po me denon nje gjykat Amerikane e jo populli im , dhe kjo eshte me se e vertet.. kshtu skeni pse lodheni gishtat se tani e tutje do e shiheni se cka ka me ndodh ne at vend..

    Tashti e di qe pres 100 sharje nga ju por e verteta eshte kshtu..

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Po shihet qe nuk ke njohuri per te zezat e Sadamit qe i ka bere gjate gjithe jetes duke filluar qysh si femije. Ne kete bote ka pase dhe ende ka diktatore. Nga urdherat e tij jane vrare me mijera njerez. Se ka qene i tmerrshem , kjo gje nuk diskutohet. Une nuk po them se duhet vrare keshtu apo ashtu. Kete gje e dine ata por, me dy kokrra mend, te pakten nuk mbrohen diktatoret.
    Pa marre parasysh se kush e denon, ai meriton ta lere kete bote, sepse e ka felliqur.
    Ai ja ka nise i pari kesaj tragjedie njerezore.Po te mos ishte Amerika , as Millosheviqi me te tjeret nuk do te shkonin ne Hage. Per diktatoret nuk ka tjeter gjygj pos atij me vdekje.Budallallekun e tij tash po e paguan populli irakian qe eshte per te te ardhur keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga faiksmajli : 06-11-2006 më 21:59

  6. #26
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    ShBA-ja keshtu i ka bere perhere punet! Sic i ka dashur qejfi! Politika te ndyra! Ku qendron ndryshimi midis Milloshevicit dhe Sadamit? Pse Milloeshevicit ju dha e drejta te gjykohet nga nje gjygj nderkombetar , ndersa Sadami ekzekutohet nga pushtetare amerikane? Kjo eshte absurde. Nje faqe tjeter e lyer me gjak! Sa vete kane vdekur nen qeverisjen e Sadamit dhe sa nen ate te Bushit?
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  7. #27
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    jo vetem sadamin po te gjith ata qe e kan ate fare feje duhet me i vjerr ashtu

    Demokracia alla idotçe. Si me qen nip i bushit ky.

    ps, Lioness, të paska shpëtuar ky far xhevahiri pa e pa, e?
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga koder kiss
    po me vjen me te vertete keq nese denohet me vdekje
    sepse vuajtja e atij mbaron aty
    une dua qe ai te denohet me ndonje denim special qe vuajtja e atij te mos mbaroj kurre
    çfare te ka bere Sadami ty?

    Erdhi bushi ne irak dhe nisen talibanet te bejne ligjin.

    Sadami ishte lule ne krye te irakut.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Alket123

    ... sadami kishte arme wmd. per kete jane prove mijera kurde dhe qindra iraniane qe sot ndodhen te gjymtur nga lufta iran-iraq neper spitale ...
    marshallah, marshallah,
    paka qene i madh ky sadami, paska kontribuar ne mbajtjen e demografise konstante ne lindjen e mesme.

    Hail Sadam.

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pas lajmit final se ish-diktatori irakian u denua me vdekje, erdhen reagime te ndryshme nga arena boterore ne lidhje me kete vendim, sa qe Keshilli Evropes dhe Vatikani e denonin ashper kete akt te denimit me vdekje te Sadam Huseinit, duke e konsideruar si akt johuman dhe akt kunder njerezimit!

    Mendimi im personal, ate qe ai ka be ne qeline/zyrat e tij, dhe torturen qe j'a ka shkaktuar popullit irakian, gjate sundimit te Irakut, nuk mund te demshperblej me vdekje direkte, duhet te vuan, te shoh se cka dmth t'i shkaktosh dhembje dikujt!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Sadam Hysein denohet me vdekje.
    Nga GJENERALI në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 10:45
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •