Postuar më parë nga Behari
Kete po them pra duhen hequr te gjithe, lol
Postuar më parë nga Behari
Kete po them pra duhen hequr te gjithe, lol
po mireo jonke ke te veme?
na thuaj ca emra per qeveri..
Nuk i di te dhenat biostatistikore te jonkes, por a do te pranonte ajo qe une, nje xhuxh prej xhumaku te futem ne gjeverine e jo te gjitheve, sidomos ate me zgjire roze, se m'ka marre malli per me e pa (kurre!)?
Postuar më parë nga Behari
ore une s'dua te te ofendoj, se nuk ofendova as keta te tjeret qe kan shkruar me pare...
po o jeni te trashe, o s'dini te lexoni ose s'doni te kuptoni...
se s'besoj qe te jeni kaq mendje mbyllur, qe te mos kuptoni se diana culi nuk ka te beje fare me vrasjen e dy djemve, e te jepni keto komente thjeshte se jeni te "djathte" (dmth me salen), e te merni kete pozicon sepse diana eshte e majte...
e kuptoni qe po akuzohet (praktikisht)se ka vrare dy njerez...
atehere nqs e mendoni keshtu pse nuk thoni qe duhet futur ne burg ???!!! po thoni qe duhet te leri postin e deputetit ???!!!
e shef pra qe ka dicka qe nuk shkon ne ato qe thoni...
Postuar më parë nga Brari
Ka te rinj plot, qe skane qen pjese e komunizmit !
Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
Me fal per injorancen, ma perkthe pak shqip pyetjen te lutem,
jonke..
jep 5 ose 6 emra te rinjsh qe ti mendon se bejne per qeverisje..
ne pritje jam..
edhe ju tjeret jepni emra qe juve do ju pelqenin tju qeverisin.. ju dhe vendin..
cili mendon ti se mund te jet i trash ne ket ceshtje sic thu ti jeni te trashe!?Postuar më parë nga .69.
un- po bazohem tek DJANA CULI e cila ka kerku falje ne media per implikim direkt!!
Ti- don qe te pergenjeshtrosh ate qe aj pranon dhe kerkon falje per implikim!
ai-blendi fevziu qe e solli ne emisionin opinion djanen dhe kerkoj falje per implikim?
ne-qe bazohemi ne thenjet e djanes neper mjet medjavet?
JU -qe nuk don tia dish fare qe diana culi kerkon falje duke pranu implikimin?
ATA-te djathte e ata te majte mos i permend se nuk poti luvdon njeri!!
SE kuptoj perse ti ben rrolin e avukatit per te?
qe kurdo qe djana te ket nevoj per avukat nuk ka ci duhet,se ajo e ka pranua fain!
atehere ke mund te quajm te trashe ne ket ceshtje!nuk kam qef te abuzoj!!!
Postuar më parë nga Behari
![]()
na kepute me ironin tende...
kot per kuriozitet, nge je ti ?
une s'bej avokatin e asnjerit, se ketu s'ka nevoj per avokat, se gjeja eshte e qarte fare... s'ka kerku flalje per implikim dirket. thuaj qe perton te lexosh...
vetem me vjen keq qe po denigrojne nje figure si ajo e diana culit...
po nejse... mendoje ti e kushdo si te doje ! c'do njeri ka ndergjegjen e vet.
me respekt.
Carere Patria –Mungesa e Atdheut
(fragment)
LEXOVA në gazetë reagimin e një shkrimtareje të njohur të Shqipërisë ndaj disa zbulimeve që bëheshin kohën e fundit, duke rrëmuar nëpër arkivat e shtetit. Mbrojtja e saj ishte plot arrogancë dhe ndjenjë superioriteti përballë atyre “urithave të arkivave”, që po gjurmonin në gjetje e sipër të ndonjë dokumenti apo, pale se çka tjetër, për t’i denoncuar e diskredituar njerëzit e ndershëm, për t’më diskredituar mua, grua dhe nënë fëmijësh, shkrimtare e njohur, intelektuale dhe njeri publik. Sapo s’më bëri për vete. Mendoja, ndonjë gjë e vockël së cilës ndoshta po i jepet rëndësi më e madhe se ç’duhet. Fundja, më dukej jogjentile diçka e tillë ndaj një gruaje, aq më tepër, me famë. Por, kur kuptova përmbajtjen e atyre dokumenteve dhe arsyet për të cilat e sulmonin në shtyp, u skandalizova. Si është e mundur që ajo të ishte aq arrogante dhe madje e qetë. Pa fije brejtjeje ndërgjegje e turpi. Biles, sapo s’kërkonte dëmshpërblim për guximin e paskrupullt të tyre që po prishin qetësinë krijuese e familjare të saj, me dofarë dokrrash. Unë s’kam ditur gjë. Nuk i pushkatova vetë. Pastaj ju e dini se ç’kohë ishte, nuk guxoje të thoshe jo.
Shkrimtarja e njohur, asokohe, diku nga të shtatëdhjetat, tok me dy të tjerë, i kishte bërë ekspertizën poezisë së dy poetëve të rinj, në ç’ekspertizë në vende e vargje të caktuara ata dilnin armiq. Kaq. Asgjë më tepër. Nuk do të vonojë dhe diktatura do t’i pushkatojë të dy poetët e rinj. U vranë. Kaq. Ku e dija unë se ata mund të vriteshin?! Pastaj, ku po e shihni ju lidhjen mes atyre pak fjalëve të mia në ekspertizë me pushkatimin e tyre. Unë s’e kërkova pushkatimin e tyre. Ju e dini se ç’kohë ishte. Është vërtet e dhimbshme por, ajo ngjarje tashmë është e shkuar. Përse u dashka të kujtohet në mos për të diskredituar një grua dhe nënë, një shkrimtare të njohur e një njeri publik të sotëm. Të shkuara, të harruara.
Shkrimtarja e njohur më duket paradigmatike për një dorë të tërë njerëzish sot në Shqipëri, njerëzish me gishtin kallëzues më të madh se gishtat tjerë, të cilët ashtu me ndërgjegje të fjetur, pa fije brejtje ndërgjegjeje e ndjenje faji, thonë e deklarojnë, po ku kemi ditur gjë, aman!
As Edipi, thotë shkrimtari çek Kundera, nuk e ka ditur se fjetë ka me të ëmën. Por kur e mori vesh, ai i nxori sytë vetes dhe ashtu i vetmallkuar u largua nga Teba. Ai nuk mund të jetonte me vërtetësinë e një ngjarjeje të tillë. U largua vetë.
Sa pak duhet për ta kaluar rrugën gjer te njerëzorja. Vetëm disa fjalë dhembjeje (shkrimtarja nuk e ka pasur të vështirë t’i gjente) dhe pendim e kërkim publik faljeje nga familjet e atyre poetëve të pushkatuar pa faj.
SËRISH po më paraqitej sindromi i tunelit. Të thuash secili në Shqipëri sot ndryn diçka të errët e të zezë në tunelin e vet. Diçka që di vetëm ai për veten e për të tjerët, ose dinë të tjerët për të dhe e mbajnë të ndryrë. Sfida e përgjithshme sot në Shqipëri më bëhet se është - dalja nga tuneli. “Të persekutuarit” nga tuneli i torturave të kujtesës dhe hakmarrjes. “Të lirët” nga tuneli i ndërgjegjes së fjetur (“po ku kemi ditur gjë, aman!”). Nuk është turp të pendohesh e të kërkosh falje. Më duket njerëzore, kristiane. Fundja, ka të bëjë edhe me pastërtinë (mentale). Më duket më pastër të pendohesh sesa të fitosh vesin e larjes së duarve si hipohondër, apo të të rritet gishti kallëzues!
Fragment nga libri “Carere Patria – Mungesa e Atdheut”, botue nga “Çabej”, Tiranë, 1997 (Pjesë të mëdha të këtij libri janë botue s’pari në revistën teorike-letrare “MM” në Prishtinë, në vitin 1996)
Migjen Kelmendi
Krijoni Kontakt