Te mora jeten por, me fal---paska qene gabim.
Te kerkoj falje shum shum, megjithse gjyqtari qe tashme eshte i vdekur me ka thene qe une si Dian Culi nuk kam qene pergjegjse per vrasjen e dy poeteve. (kete e tha ne emsionin Opionion+ te Fevziut)Postuar më parë nga faiksmajli
pra ky eshte rregjimi i komunistave ata e keta te sotmit mos i lashte vorri mrena.
Megjithate pendesa publike duhet vleresuar.........Por kjo pendese duhet bere jo vetem me fjale por edhe me vepra. Zonja Culi duhet te largohet nga politika dhe te merret me punen e saj dmth te shkruaje libra. Ndoshta vrasja e ndergjegjes do te ndikoje ndopak ne artin e saj. TUNG!
Merreni me ate culi qurrashen ...e mori vesh ne 1990 po e vogla e nenes qe vec 25 ...
.e para kishte bere goxha hartim si e zellshme qe ishte dhe fill pas hartimit te madames ku shante kryekeput 2 cunat ,ata u pushkatuan....Nuk ka mundesi qe ajo te mos ta kete marr vesh...me siguri e kane pergezuar per punen e mire qe ka bere ...
Po dhe sikur ta kete marr vesh ne 1990 .as qe ju be vone fare sepse vazhdoi karrieren e saj pa teklif....
Plus qe e justifikon veten se qe 25 vjec...
Tallet kjo culi qurrashja me njerezit ,...po bota eshte me rrota thote ai i pari keshtu qe......(pyetje :sa mire qe i ze gjumi naten...ate dhe shoket e saj)
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
pak histori..
tirana observer
--------
intervista/Flet kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve
Zyhdi Morava: S'e lejoj hapjen e dosjeve të shkrimtarëve
Dorina TOPOLLAJ
Për kreun e shkrimtarëve të Shqipërisë, çdo njeri që ka jetuar në pluhurnajën e diktaturës nuk ka dalë pa u bërë pis sadopak. E nga kjo nuk bën përjashtim edhe Lidhja e Shkrimtarëve, e cila sipas Zyhdi Moravës, në kohën e diktaturës ka qenë institucioni ku është bërë presioni më i madh lidhur me dosjet, me intrigat, e me spiunimet e njëri-tjetrit. Por për të mirën e letërsisë e të shkrimtarëve ai ka marrë një vendim. "Sa të jem unë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kërkënd të merret me të kaluarën e shkrimtarëve, të cilët s'kanë funksione politike dhe shtetërore", deklaron kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ai komenton ndjesën e shkrimtares Diana Çuli, përse mendon se s'duhet të hapen dosjet e shkrimtarëve dhe çfarë dosjesh ekzistojnë në arkivin e Lidhjes.
Shkrimtarja dhe deputetja Diana Çuli kërkoi ndjesë publikisht për përfshirjen e saj në çështjen e dy poetëve të pushkatuar nga regjimi Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Si e komentoni ju këtë ndjesë?
Unë kam venë re që kohët e fundit, për arsye që nuk mund të shpjegohen saktësisht, bëhet shumë zhurmë për faktin që Diana Çuli në vitin 1976 ka bërë ekspertizën e disa poezive të Genc Lekës, dhe ajo që më habit paksa është amplifikimi i hershëm që i bëjnë këtij fakti media, qoftë e shkruar, qoftë dhe ajo vizive. Të krijohet përshtypja sikur Diana Çuli duhet kryqëzuar a thua se te Diana mbaron gjithë kriminaliteti i 45 viteve diktaturë. Në këtë që do them, nuk marr përsipër të bëjë avokatin e Diana Çulit, por si qytetar dhe si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve kam për detyrë të bëjë avokatin e së drejtës dhe së vërtetës. E vërteta në rastin konkret është se me këtë problem jam marrë, në vitin në '93, mos gabohem, kam botuar një shkrim tek gazeta "Tribuna Demokratike" nën nxitjen e vëllait të Vilson Blloshmit, i cili më solli disa materiale të nxjerra nga arkivat dhe me publikimin e atij shkrimi, në fakt mua, më dukej se i shërbeja zbulimit të një fakti shumë të hidhur, pushkatimit të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, por njëherësh kam qenë dhe shumë i tronditur para se ta botoja. Më trondiste vdekja e dy poetëve në moshë të re dhe shumë të talentuar, sepse ndërkohë kisha lexuar dhe poezitë e tyre, që ishin shumë të mira. Kaluan pastaj shumë vjet dhe kohët e fundit është marrë një fushatë kundër Dianës dhe ku përjashtohen dy të tjerët, të cilët, ndryshe nga Diana, kanë qenë shumë më të ashpër në atë që kanë shkruar. Përjashtohen Koçi Petriti dhe Myzafer Xhaxhiu. Në qoftë se tre njerëz kanë bërë të njëjtin veprim, në të njëjtën kohë, dhe ky veprim cilësohet si i dënueshëm, unë mendoj se nuk duhet të veçohet njëri nga tjetri. Në qoftë se sulmi i ndërmarrë kohët e fundit ndaj Diana Çulit bëhet për arsye politike, kjo le të jetë përgjegjësi e politikës, dhe shtypi, një shtyp dinjitoz, mendoj unë, nuk duhet ta amplifikojë në këtë fare feje siç e ka bërë deri tani. Kam dëgjuar se ajo ka kërkuar falje publike, unë e vlerësoj jashtëzakonisht këtë gjest qytetar të saj, sepse në fund të fundit ajo ndjen një farë dhimbje, për mos thënë pendimi, por nga këndi im i shikimit, Diana po aq sa ka një mëkat, po aq është dhe viktimë. Është viktimë e presionit të Sigurimit të Shtetit që e ka detyruar atë në moshë fare të re të bëjë këtë gjë, që e kanë bërë në të njëjtën kohë burra në moshë më të madhe dhe akoma nuk kanë kurajën civile dhe qytetare siç bëri Diana, të dalin publikisht dhe të thonë: "Zotërinj, i kërkoj falje familjes së filanit. E kemi bërë këtë veprim ,këtë gjest, i cili ka ndikuar negativisht në jetët e tyre". Unë këtë gjest të Dianës e vlerësoj shumë. Kam dëgjuar sërish se vëllai i Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka shkruar në një gazetë ku ka thënë që "unë nuk e fal atë". Unë nuk arrij ta kuptoj këtë shprehje. Kur thua nuk e fal, lind pyetja çfarë do t'i bësh? Kur një grua të kërkon ndjesë, unë mendoj se do jesh jo fort normal të mos e pranosh ndjesën e kësaj femre, pavarësisht se çfarë të ka shkaktuar. Në një kohë kur flitet për pajtime gjaku, ku shumë njerëz janë pajtuar. Në rastin konkret, Diana nuk i ka gjak kurrkujt. Duke qenë se jam tërësisht i informuar në këtë pikë, akt-ekspertiza që ka bërë Diana Çuli për poezitë e Genc Lekës dhe akt-ekpertiza që ka bërë Koçi Petriti për poezitë e Vilson Blloshmit dhe akt-ekspertiza që ka bërë Myzafer Xhaxhiu për përkthimet e Vilson Blloshmit, le t'i quajmë sikur janë krim, por ky krim arrin deri tek neni agjitacion propagandë, i cili dënohej me 10 vjet burg. Pra të tre këta persona nuk kanë gisht në vrasjen e këtyre poetëve me atë që kanë thënë. Për atë, që ata kanë ndikuar që poetët të marrin maksimumin 10 vjet burg, kjo është një përgjegjësi morale dhe Diana këtë përgjegjësi e vuan dhe ka kërkuar ndjesë publike. Përse i pushkatuan, po e them për ata që nuk e dinë dhe për brezin që është më i ri. Fill pasi gjykata e Librazhdit i dënoi me 10 vjet burg për agjitacionin dhe propagandë hyri në mes Partia, e cila kishte interes që këta djem të talentuar, me pasione të mëdha letrare, të ekzekutoheshin të hiqeshin nga qarkullimi sepse ishin bij të familjeve të deklasuara. Bij të familjeve nacionaliste. Pikërisht këtu sekretari i Partisë të Librazhdit në atë kohë, i cili, me siguri kishte marrë udhëzime nga lart, ulërin dhe bërtet me të madhe dhe thotë: Ç'keni bërë, duhet që ata të pushkatohen dhe inskenuan në mënyrë të llahtarshme një nen, atë të sabotimit ekonomik, i cili kishte 25 vjet burg deri në pushkatim. E parë në këtë këndvështrim, Dianës nuk mund t'i thuhet, siç shkruhet nëpër shtyp, që ke vrarë dy poetë, qoftë dhe Koçi Petritit, qoftë dhe Myzafer Xhaxhiut. Mëkati i tyre, faji i tyre arrin deri tek dënimi agjitacion e propagandë. Kështu që i vëllai i Vilson Blloshmit apo ndonjë tjetër që thotë "unë i fal, unë s'i fal", e para, është punë e tyre, por nuk ka të drejtë morale as ligjore të thotë se më ka vrarë vëllain, por ma ka dënuar me burg. Në qoftë se ai apo ata janë kaq të vendosur sa të mos falin njeri, dhe unë i mbështes në këtë drejtim, le t'i marrin me radhë, le të krijojnë dosje, le të hedhin në gjyq gjyqtarin dhe prokurorin e Librazhdit të asaj periudhe, hetuesin apo hetuesit që u morën me këtë punë dhe inskenuan nenin e sabotimit ekonomik, prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, krye hetuesin e përgjithshëm në atë kohë, sekretarin e parë të Librazhdit në atë kohë, kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Librazhdit në atë kohë, kryetarin e Gjykatës së Apelit në atë kohë, kryetarin e Gjykatës së Lartë në atë kohë dhe sekretarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili firmosi mos faljen e jetës së këtyre djemve që kishin një talent të jashtëzakonshëm në fushën e letrave. Unë mendoj se ky cikël duhet mbyllur. E para, një herë ajo ka kërkuar ndjesë, e dyta është një shkrimtare shumë e mirë, e treta është nënë, e katërta është bashkëshorte. Le të merren me ata që përmenda pak më parë. Kjo do të ishte dinjitoze si për familjarët e tyre dhe shumë të tjerë që janë të interesuar që drejtësia të vihet në vend.
Cili është opinioni juaj si kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve, a duhet të hapen dosjet e shkrimtarëve?
E kam dëgjuar shpesh këtë ide, që shkrimtarëve duhet t'u hapen dosjet, në një kohë që në Parlament akoma diskutohet hapja e dosjeve personave që duhet t'u hapen dosjet, dhe nuk është marrë asnjë vendim për këtë punë. Dëgjojmë nëpërmjet televizione e media akuza të ndërsjella nga të dy forcat e mëdha politike. Të majtët dhe të djathtët akuzojnë njëri-tjetrin për krime në kohën e diktaturës dhe përmendin një seri pseudonimesh. Unë jam shumë dakord, dhe them sot, e kam thënë edhe me kohë, që në vitin 1991, tek gazeta "Republika", që dosjet duhet të hapeshin jo të hapen. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse kanë kaluar 15 vjet. Në qoftë se themi që të hapen dosjet, unë jam deri në atë masë që është kërkuar në Parlament. T'u hapen dosjet qeveritarëve, parlamentarëve, të gjithë atyre që kanë poste drejtuese, të gjithë atyre që nga pozicioni që kanë mbrojnë ligjin, bëjnë ligjin, bëjnë moralin, mbrojnë moralin e kështu me radhë. Dhe kjo s'ka ndonjë efekt të madh. Ndërsa për hapjen e dosjeve të shkrimtarëve, e para, në rastin e 60-vjetorit të Lidhjes së Shkrimtarëve, në mbledhjen që bëmë, kam thënë: "Jam i vendosur që duke filluar nga sonte do të mbyllet hermetikisht porta e së shkuarës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej nga vazhdimisht çlirohet gazi karbonik i së keqes që është bërë në atë kohë. Të hapet dera e së nesërmes, një derë ku të vijë oksigjen jete i marrëdhënieve miqësore me njëri-tjetrin." Në kohën e diktaturës Lidhja e Shkrimtarëve ka qenë vendi ku është bërë presioni më i madh lidhur me dosjet, me intrigat, me spiunimet e njëri-tjetrit, këto tashmë dihen. Në qoftë se do të hapen dosjet e shkrimtarëve të asaj kohe, veprimi i Diana Çulit do të duket shumë minor në krahasim me ç'është bërë këtu. Dihet se të punoje në Komitetin e Partisë duhet të ishe me një biografi shumë të pastër politikisht, flas do të ishe "i yni", siç thuhej, dhe ishte e njëjta gjë po të punoje në Lidhjen e Shkrimtarëve, duhet të ishe me biografi të pastër, duhet të ishe i devotshëm për të shërbyer diktaturës, duhet të ishe i "i yni", siç të quanin ata oficerët e Sigurimit të asaj kohe. Unë jam i vendosur që në Lidhjen e Shkrimtarëve të mos zbulohen gjirizet e së djeshmes. Le ta fillojnë hapjen e dosjeve me mua. Unë jam kryetar i këtij institucioni dhe kam përgjegjësi morale, dhe dosjen time le ta hapin që nesër. Por shkrimtarët e tjerë që nuk janë funksionarë shteti, që nuk bëjnë pjesë në Parlament, që s'kanë poste drejtuese, do t'u hapen dosjet vetëm atëherë kur do t'i hapen dosjet gjithë popullit shqiptar.
Z. Morava, çfarë informacioni keni ju për ekzistencën e dosjeve të shkrimtarëve në Lidhjen e Shkrimtarëve? A keni gjetur ju të tilla dosje?
Në qoftë se bëhet fjalë për dosjet të Sigurimit, unë nuk kam gjetur dosje të kësaj natyre. Por që ato kanë ekzistuar, është më se logjike, sepse këtu ka pasur një operativ Sigurimi dhe ai fiks për këtë punë ishte. Për t'u hapur dosje shkrimtarëve, për t'i provokuar, për t'u bërë presion atyre, siç na bënë presion edhe neve që hëngrëm burgun. Ky operativ ka përgatitur këto dosje.
A ruheshin këto dosje në arkivin e Lidhjes?
Nuk e di ku ruheshin, se në atë kohë nuk kam qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Por dosje të kësaj natyre nuk ekzistojnë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në qoftë se këto dosje kanë qenë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktualisht nuk janë, dhe dikujt i intereson për të ditur se ku janë, ma do mendja se detyra e medias është që të kapë, të investigojë, të pyesë me radhë kryetarët paraardhës. Unë deklaroj se dosje të kësaj natyre në Lidhjen e Shkrimtarëve nuk kam gjetur dhe nuk ekzistojnë.
Shkrimtari Ismail Kadare deklaroi në një intervistë për emisionin "Opinion", se një pjesë e arkivit është zhdukur...
Kadare mund të dijë disa gjëra më tepër se sa unë, sepse ai ka qenë atëherë në Lidhje, ka qenë, mos gaboj, në kryesi, nuk jam i sigurt, hynte dilte si gjithë anëtarët e tjerë të Lidhjes. Unë thashë, atëherë nuk lejohesha të kapërceja pragun e derës së Lidhjes e jo më të hyja brenda dhe të dija këto gjëra që di Kadareja. Por në qoftë se është e vërtetë që Kadareja thotë se kanë ekzistuar dosje dhe janë prishur, mua më duket se media ka buçitur gjatë se edhe dosjet më të rëndësishme që kanë qenë në arkivin e Ministrinë e Brendshme edhe ato na qenkan zhdukur. Pastaj, ma do mendja, edhe njëherë po e nënvizoj, që këto dosje nëse ekzistojnë diku, le të gjenden, le t'i shërbejnë historisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. Por nëse ato i kërkojnë për t'i përdorur, për t'ia përplasur turinjve njërit apo tjetrit të kaluarën, unë edhe njëherë po them, nga ajo e kaluar askush s'ka dalë puritan. Me përjashtime jashtëzakonisht të rralla. Kjo gjë nuk do t'i shërbente as letërsisë shqipe, as jetës së shkrimtarëve, as të nesërmes. Unë, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, sa të kem mandatin nuk do të lejoj të ndodhë kjo gjë, sepse nga kjo s'vjen asgjë e mirë.
A ka dosje në Lidhjen e Shkrimtarëve, që janë procesverbale të plenumeve apo mbledhjeve të kryesisë ku kritikoheshin shkrimtarët?
Po. Nuk e di nëse janë të plenumeve apo të kujt janë, por zakonisht në mbledhjet e kryesisë mbaheshin procesverbale. Rastësisht në një zyrë kam parë një stivë dosjesh të kësaj natyre, gjithë pluhur, e kam hapur njëherë. Kam parë në procesverbal, "filani u ngrit e tha për filanin", dhe e mbylla menjëherë. S'pata pikë kurioziteti për ta lexuar më tej. Më krijoi një pështirosje. Me siguri këtu janë procesverbalet. Nuk kam treguar ndonjë interesim të madh për të dërguar dikë për t'i pastruar pluhurat, sepse është njësoj sikur të kalosh në një rrugë shumë të pastër, të marrësh bajgat e një kali, e t'i ruash e t'i konservosh diku në një cep të kësaj rruge. Ato le të jenë atje. Nëse një shkrimtari do t'i duhen për të bërë historinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, le të vijë dhe të bëjë çfarë të dojë. Por edhe njëherë nënvizoj, sa të jem unë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kërkënd të merret me të kaluarën e shkrimtarëve, të cilët s'kanë funksione politike dhe shtetërore. Atyre që u dhimbsen shkrimtarët e Shqipërisë, le të kthejnë sytë nga gjendja e mjerueshme financiare në të cilën ata jetojnë. Kjo do t'u shërbente më mirë shkrimtarëve, letërsisë shqipe, personalitetit të shkrimtarëve dhe Shqipërisë. Sepse, duam apo s'duam, shkrimtarët janë udhëheqësit shpirtërorë të një kombi. Në qoftë se në diktaturë u bë një presion aq i madh ndaj Lidhjen e Shkrimtarëve, u bë pikërisht që ky zë i fuqishëm i udhëheqjes shpirtërore të këtij vendi të rrinte sus, dhe, përveç presionit, dhunës, burgut, ishte përdorur edhe kjo mënyra e ndyrë e sherrit dhe e spiunimit midis njëri-tjetrit. E nënvizoj edhe njëherë, se nuk besoj që të ketë ndonjë njeri që kaloi në këtë pluhurnajë e të ketë dalë pa u bërë pis sadopak.
Te dhena
1. Qani Panariti (përkthyes) pushkatuar
2. Dhimitër Falla (përkthyes) pushkatuar
3. Vincent Prenushi (poet) vdekur në burg
4. Myzafer Pipa (gazetar kritik) vdekur në hetuesi
5. Arshi Pipa (poet) burgosur
6. Et’hem Haxhiademi (poet, dramaturg) vdekur në burg
7. At Gjon Shllaku (kritik, gazetar) pushkatuar
8. At Mikel Koliqi (kompozitor) burgosur
9. At Don Kurti (etnograf, kompozitor) burgosur
10. At Anton Harapi (shkrimtar) pushkatuar
11. At Leon Kabashi (piktor ikonash) burgosur
12. Dom Lazër Shantoja (shkrimtar) pushkatuar
13. Dom Ndre Zadeja (dramaturg, poet) pushkatuar
14. Imzot Jul Bonati (përkthyes) pushkatuar
15. Terenç Toçi (gazetar) pushkatuar
16. Sem Mark Çuni (stilist) pushkatuar
17. At Aleksandër Sirdani (folklorist) vdekur në hetuesi
18. At Nikoll Gazulli (linguist) vdekur në hetuesi
19. Prof. Simon Deda (përkthyes) vdekur në burg
20. Padër Mark Harapi (shkrimtar përkthyes) burgosur
21. Padër Gjon Karma (folklorist) burgosur
22. Padër Pjetër Mëshkulla (poet, teolg) burgosur
23. At Marin Sirdani (historian) burgosur
24. At Konrad Gjolaj (shkrimtar) burgosur
25. Frat Gjon Pantalia (regjizor) vdekur në hetuesi
26. Pjetër Gruda (aktor) vdekur në kamp
27. Mark Dema (përkthyes) burgosur
28. Zef Zorba (përkthyes, regjizor) burgosur
29. Gjon Shllaku (përkthyes) burgosur
30. Ndoc Vasija (shkrimtar) burgosur
31. Koço Tasi (linguist) burgosur
32. Ghush Sheldija (folklorist) burgosur
33. At Viktor Volaj (studiues) burgosur
34. Luigj Filaj (muzikolog) burgosur
35. Marin Skanjeti (gazetar) burgosur
36. Akile Tasi (gazetar) burgosur
37. At Filip Mazreku (muzikolog) burgosur
38. Napolon Tasi (përkthyes) burgosur
39. Nikoll Dakaj (shkrimtar, kritik) burgosur
40. Filip Fishta (studiues) burgosur
41. Hazis Vrioni (përkthyes) burgosur
42. Jusuf Vrioni (përkthyes) burgosur
43. Amik Kacaruho (shkrimtar) burgosur
44. Mirash Ivanaj (linguist) vdekur në burg
45. Lazer Radi ( shkrimtar) burgosu
46. Sulejman Idrizi(linguist) vdekur në burg
47. Selman Riza (linguist) burgosur
48. Mitrush Kuteli (shkrimtar) burgosur
49. Qemal Draçini (kritik) vdekur në burg
50. Mysine Kokalari (shkrimtare) burgosur, vdekur në internim
51. Ramadan Sokoli (muzikolog) burgosur
52. Ndoc Nika (shkrimtar) burgosur
53. Mustafa Gërblleshi (shkrimtar) burgosur
54. Gjergj Bubani (gazetar) vdekur në burg
55. Zef Gruda (kompozitor) burgosur
56. Pashko Gjeçi (përkthyes) burgosur
57. Markensen Bungo (shkrimtar) burgosur
58. Dylber Starova ( muzikant) burgosur
59. Osman Bishqemi (shkrimtar) burgosur
60. Anton Frashëri (shkrimtar) burgosur
61. Nexhat Hakiu (poet) burgosur
62. Petro Marko (shkrimtar) burgosur
63. At Bernardin Palaj (shkrimtar) burgosur
64. Zef Leka (kompozitor) burgosur
65. Mithat Araniti (publicist, përkthyes)burgosur
66. Guljelm Deda ( gazetar, përkthyes) burgosur
67. Beqir Haçi (poet përkthyes) burgosur
68. Kasem Trebishina (shkrimtar) burgosur
69. Mark Ndoja (poet) burgosur
70. Gjergj Komnino (poet) burgosur
71. Kapllan Resuli (shkrimtar) burgosur
72. Nikolla Kote (përkthyes) burgosur
73. Pjetër Gjini (poet kompozitor) burgosur
74. Kin Dushi (shkrimtar) burgosur
75. Dhora Leka (kompozitore) burgosur
76. Uran Kostreci (poet) burgosur
77. Lekë Previzi (piktor) burgosur
78. Pjetër Arbnori (shkrimtar) burgosur
79. Leka Toto (dramaturg) burgosur
80. Nuredin Boriçi (poet) burgosur
81. Pano Taçi (poet) burgosur
82. Bajram Hyseni (poet) burgosur
83. Jorgo Bllaci (poet) burgosur
84. Trifon Xhargjika (poet) pushkatuar
85. Xhelal Koprëncka (poet) pushkatuar
86. Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar
87. Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar
88. Robert Vullkani (përkthyes) burgosur
89. Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur
90. Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur
91. Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar
92. Anastasia Taçi (librare) burgosur
93. Mandi Koçi (kameraman) burgosur
94. Viktor Stratobërdha (regjizor filmi) burgosur
95. Genc leka (poet) pushkatuar
96. Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar
97. Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur
98. Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur
99. Visar Zhiti (poet) burgosur
100. Halil Laze (gazetar) burgosur
101. Daut Gumeni (poet) burgosur
102. Frederik Reshpja (poet) burgosur
103. Lluk Kaçaj (bas)burgosur
104. Milto Vako (dirigjent) burgosur
105. Kiço Venetiku (dirigjent) vdekur në burg
106. Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur në burg
107. Vangjush Tushi ( piktor) vdekur në burg
108. Edison Gjergo (piktor) burgosur
109. Ali Oseku (piktor) burgosur
110. Maks Velo (piktor) burgosur
111. Abdullah Cangoni(piktor) burgosur
112. Sadri Ahmeti (piktor) burgosur
113. Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur
114. Minush Jero (dramaturg) burgosur
115. Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur
116. Sherif Merdani (këngëtar) burgosur
117. Fadil Paçrami (dramaturg) burgosur
118. Beqir Çela (poet) pushkatuar
119. Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur
120. Fatos Lubonja (gazetar) burgosur
121. Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur
122. Myqerem Janina (përkthyes) vdekur në burg
123. Dhimitër Lala (kameraman) burgosur
124. Dhimitër Furrxhi (aktor estrade) burgosur
125. Telat Agolli (artist cirku) burgosur
126. Havzi Nela (poet) varur
127. Ylber Merdani (poet) burgosur
128. Aleksandër Zeka (poet) burgosur
129. Jamber Marko (poet) burgosur
130. Gjergj Peçi (poet) burgosur
131. At Zef Simoni (poet) burgosur
132. Dom Frano Ilia (folklorist) burgosur
133. Dom Nikollë Mazreku (studiues) burgosur
134. At Zef Pëllumbi (shkrimtar) burgosur
135. Llazar Moreka (kompozitor) burgosur
136. Niko Kotani (redaktor) burgosur
137. Medi Prodani (kitarist) burgosur
138. Sotir Andoni (shkrimtar) burgosur
139. Mihal Zallari (publicist, përkthyes) burgosur
140. Visaroin Xhuvani (teolog, linguist) burgosur
141. Zef Mala (drejtor i biblotekës) vdekur në burg
142. Fotaq Filipeu (muzikant) burgosur
143. Astrit Delvina (shkrimtar) burgosur
144. Gani Skura (poet) burgosur
145. Fatos Mero Rrapaj (folklorist) burgosur
146. Eqerem Biba (përkthyes) burgosur
.................................................. ................................. Krye
Familjet e viktimave, te cilave Diana Culi u kerkon falje, humben dy njerezit e tyre te dashur: prindi femijen, gruaja burrin, femija babane. Po Diana Culi cfare humbi pas kesaj kerkimi falje publike?
Nese Diana Culi e ndjen barren shpirterore te implikimit te saj ne kete ngjarrje, minimumi qe ajo mund te beje eshte te japi doreheqjen si deputete e vendit, dhe ti qendroje larg jetes publike. Kerkimi i faljes me fjale eshte i sinqerte vetem atehere kur pasohet me qendrime konkrete pendese. Dhe eshte imorale te vazhdosh te qendrosh si deputete e Republikes se Shqiperise kur pranon me plot goje implikimin ne nje ngjarrje makabre dhe gati te pabesueshme: te pushkatosh dy poete per krijimtarine e tyre.
Albo
Postuar më parë nga Gunnar
ore shyqyr qe qenka mesazhi yt, se po mendoja se s'dinin te lexonin keta...
megjithese se kuptoj shume mire pjesen e dyte te mesazhit tend...
po ja u jap edhe njehere intervisten e zojnes culi te opinion+. lexojeni mire e pastaj jepni mendimet tuaja... se eshte turp, ca keni thene...
e keqja e njeriut eshte qe influencohet nga ca degjon andej-kendej, e mer nje pozicion pa e ditur mire se per dhe mbi c'fare po e mer kete pozicion...
mund t'ju kuptoj se mbase s'ju intereson kjo histori dhe s'jeni informuar... po te pakten mos jepni vendime kot...
sa per zonjen culi duhet te jemi te gjithe, si shqipetar, krenare per te...
se eshte e nderuar dhe e respektuar ne evrope e ne bote, jo vetrem si shkrimtare por edhe si intelektuale (kur them intelektuale, INTELEKTUALE. jo si ca qe mbarojne shkollen e larte e vetequhen intelektuale)
sa per kete histori, gjusma e shqiptareve ne ate kohe ka qene spiun, e te gjithe keta, me ministrin ne krye, qe hedhin akuza, s'dihet se c'kane qene, kurse z.culi, sic e thote dhe vete :"jeta ime eshte liber i hapur", e njohim te gjithe, kush me shume e kush me pake, prej vitesh... keshtu qe keta duhet te lajne gojen kur flasin per diana culin.
e per ta mbyllur, mendoni me te vertete se ata dy poete u vrane nga recensa e z.culi ???!!!
mendoni me te vertete se nje njeri me ndjesine e saj, qe megjithese s'ka asnje faj, ndihet keq per c'fare ka ndodhur, e del e flet perpara opinionit publik, pa pasur frike te vihet nen gjykimet e njerezve (si puna juaj), do te mund te ishte nje vrasese ???!!!
epo nqs endoni keto gjera nuk kam c'fare t'ju them, pervecese te lexoni librin mbi genc leken dhe vilson blloshmin te z.bejko dhe nqs akoma nuk bindeni per padrejtesine qe po i behet kesaj femre, nuk kam c'ju them pervec se me vjen keq per ju...
me respekt.
Diana Culi: E verteta per Genc Leken
E Marte, 07 Nentor 2006
Deputetja e PSD-se, Diana Culi, shkrimtare dhe gazetare, eshte intervistuar dje ne “Opinion +” ne Tv “Klan” nga gazetari Blendi Fevziu, pas nje ngjarjeje tronditese, qe ajo ka tentuar ta sqaroje, ose te pakten ka pasur nje impakt publik. Behet fjale per nje ngjarje rreth 29 vjet me pare, kur me 13 qershor 1977, nje gjykate komuniste e kohes denoi me vdekje dy te rinj, njerin 34 dhe tjetrin 29 vjecar, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, te cilet jetonin ne Berzhesht te Librazhdit. Ata njiheshin si poete, pavaresisht se vetem njeri prej tyre kishte arritur te botonte ne shtypin e kohes, qe ishte Genc Leka. Denimi i ketyre dy te rinjve dhe me pas ekzekutimi me 17 korrik 1977, ne nje vend qe quhet Perroi i Firarit, ne Librazhd, erdhi edhe si pasoje e nje akuze qe i behej per disa poezi, qe nuk ishin kompatibel me filozofine e kohes dhe qe natyrisht e renduan denimin e tyre. Nje nga tre ekspertizat qe iu ben i takonte edhe Diana Culit, ne ate kohe gazetare ne gazeten “Drita”.
A mund te na shpjegoni kujt dhe perse kerkuat falje?
“Une kerkova ndjese, jo per veprimin tim, se nuk isha une pergjegjese per vdekjen e dy poeteve, sepse kjo do te ishte absurde, por kerkova ndjese si qytetare, sepse ne duhet te kerkojme ndjese, te gjithe ne qe kemi qene ne ate kohe, per ate sistem, duhet te reflektojme mbi ate fryme, mbi ate atmosfere te rende, qe na fuste ne kurthe te tilla, qe kishte pasoja tragjike”.
Si ka ndodhur kjo histori? Ju e mbani mend? Behet fjale per nje ekspertize te vitit 1976.
“Jane plot 30 vjet perpara. Sigurisht eshte e veshtire qe une te mbaj mend se cka ndodhur 30 vjet perpara. Une isha redaktore ne ate kohe, ne gazeten “Drita”, kisha 2-3 vjet qe kisha filluar. Ka qene periudha menjehere pas Pleniumit te IV-t. Ju mund ta dini nga historia qe ka qene nje periudhe me nje trysni shume te rende ideologjike, mbi te gjithe shkrimtaret dhe poetet, sepse ishte faza qe u godit letersia dhe arti. Keshtu qe ne ne ate kohe kemi qene shume te indoktrinuar, ose shume nen presion per te bere qe redaktoret te ishin teper vigjilente per cdo krijim qe vinte ne redaksi. Une qysh kur kam mesuar kete histori tragjike, qe perpiqem te kujtoj momentin kur e kam shkruar kete ekspertize.”
Ju nuk e mbani mend?
“Une nuk e mbaj mend kete gje. Une mund te sajoja ndonje version per te justifikuar veten. Nuk dua te sajoj asnje version. Nuk e mohoj se ajo mund te jete ekspertiza ime, eshte ekspertiza ime, njoh stilin tim. Por nuk mbaj mend qe mund te me kete ardhur ndonje hetues”.
Ne aktin e ekspertimit thuhet se, “sot me daten 19 nentor 1976, une redaktore...” emri juaj per etike eshte hequr, “sipas kerkeses se bere nga ana e hetuesit te deges se Puneve te Brendshme, Librazhd, marr per ekspertim disa materiale letrare te te ashtuquajturit Genc Leka”. Pra, sipas kerkeses bere nga Dega e Brendshme.
“Kete moment une e kam te zhdukur nga memorja ime. Qe te me vinte nje nepunes i deges, nga Librazhdi, te me kerkonte mua ne redaksi kete ekspertize, padyshim qe une do ta kisha te gdhendur ne kujtese, sepse eshte nje ngjarje, nje ngjarje shqetesuese, qofte edhe per kohen atehere. Te fut ne nje siklet. Mbaj mend detaje te tilla, qe nje shoku im, i revistes “Nentori”, i ka ardhur dikush, nje hetues, kolegu ndoshta me degjon dhe po te doje neser mund te thote po ose jo, dhe me ka thene: “Diana si t’ia bej, se me kerkon te bej ne ekspertize per ca vjersha” dhe qe te dy kemi thene se “eshte me mire qe mos ta besh, se kush e di ku perfundon kjo ekspertize”. Une kete e mbaj mend, per shembull”.
Pra ju nuk mund te mbani mend qe t’ju kete ardhur nje hetues?
“Mund te me kete ardhur, nuk e mbaj mend. Une kete gje e kam shume te cuditshme ne koken time. Mund te me jete fshire nga kujtesa”.
Ju nuk mbani mend qe dikush te kete ardhur dhe nuk mbani mend as te keni bere kete akt ekspertimi?
“Nuk e mbaj mend. Qe ajo eshte ekspertiza ime, une e kuptoj nga stili, se une keshtu i shkruaja keto. Te tille tekst, per vjersha te pabotuara, ne benim shume ne dite. Kjo eshte nje ekspertize, nuk eshte nje recens”.
Perse i benit ekspertizen?
“Ne nuk benim ekspertiza. Ekspertiza eshte rast i vecante, ne benim recensa per vjersha te pabotuara, analiza letrare. Une e shikoj nga teksti qe eshte aty, qe une kam bere nje analize letrare te hollesishme, te vemendshme, qe mos gjeja ndonje gabim. Por, megjithate, aty nuk ka asnje fjale qe ta rendoje poetin, sipas parametrave te kohes. Aty nuk ka fjale armiqesore, reaksionare, antiparti, thirrje per kete apo ate, per rrezim te pushtetit popullor, qe mund te rendonte. Eshte stili im, qe une e ruaja, e mbaja tek teksti letrar, jane te trishtuara, jane pesimiste, jane te paqarta. Kuptohet kjo gje, ne kete menyre une i beja zakonisht keto”.
A jeni e sigurt se nuk kishit dijeni se personit qe ju po i benit recensen ishte i arrestuar?
“Absolutisht. Kete e them me pergjegjesi te plote. Kurre ne jeten time nuk e kam njohur. Nuk e kam ditur qe kur kam shkruar kete ekspertize behej fjale per nje te arrestuar. Se ne qofte se do ta kisha ditur, ose une do te isha perpjekur qe ose te mos e beja, e njoh veten time, ose ne qofte se do te kisha mundur, sepse presioni mund te kete qene shume i madh, une do te kisha treguar rrethanen, se ne cfare presioni me eshte bere. Megjithate, duhet te kete qene nje gje e tille, qe me eshte dhene teksti pa emrin e autorit, duhet te kete qene. Une kete nuk mundem qe ta them. Por e marre te mireqene. Une nuk e mohoj”.
Poezite ishin te botuara, apo te pabotuara?
“Poezite duhet te kene qene te pabotuara”.
Ju qellonte te benit recensa te poezive te pabotuara?
“Gjithmone, sepse ishim te detyruara te benim”.
Kujt ia dorezonit keto recensa?
“I dorezonim ne redaksi, ose autorit vete, ose depozitoheshin ne redaksi”.
A ka pasur raste te tjera, ku si pasoje e ketyre recensioneve shkrimtare kane pesuar denime?
“Po ka pasur, patjeter. Per shembull, Koco Kosta u derguar ne Fier, si ndeshkim per nje novele qe shkroi tek “Nentori”, ku nuk e lavderonte shume realitetin, e kishte edhe ai te trishtuar. Iu be nje recense shume me e eger se sa ajo qe kam shkruar une aty”.
A keni qene, ose a jeni ftuar si deshmitare ne gjyqet e dy poeteve?
“Jo, asnjehere, sepse po them se nuk e kam ditur. Une kete histori e kam marre vesh ne vitin 1995. As gjate viteve, ne kohen e regjimit, une nuk e dija qe u pushkatuan dy poete”.
A e kishit degjuar qe dy te rinj ishin pushkatuar?
“Jo nuk e kisha degjuar”.
As si ngjarje?
“As si ngjarje. Si ngjarje, per here te pare, kete e them me pergjegjesi te plote personale. Sigurisht pergjegjesia ime mund te mos besohet, por kjo eshte pergjegjesia personale, une kete ngjarje e kam degjuar ne vitin 1995. Bile me kujtohet momenti. Po kthehesha nga Marseja, ku kisha marre nje si cmim per nje tregimin tim, vij ne shtepi, i gjej njerezit e shtepise te shqetesuar dhe me tregojne se ishte botuar nje artikull i zotit Uran Butka per kete ngjarje dhe une aty kam pare se cfare kishte ndodhur dhe ne ate artikull morra vesh se dy kolege ishin pushkatuar dhe se qe akuza mbi ta kishin renduar edhe per poezi dhe per njerin nga poetet, Genc Lekes, figuronte dhe nje akt-ekspertize e imja. Ka qene nje nga tronditjet me te medha te jetes sime. Ju them te verteten dhe me sinqeritet shume te madh”.
Nuk u interesuat, pasi moret vesh se cfare kishte ndodhur?
“Padyshim qe u interesova per te kuptuar se cfare kishte ndodhur. Po them perseri se hollesite e kesaj ngjarjeje i kam marre vesh nga libri i zotit Bejko, sepse ne ate kohe shume pak njerez mund te te jepnit ndonje informacion. Jam perpjekur te takoj ndonje njeri qe njihte zonen, per te me thene se cfare kishte ndodhur. Me kane thene njerez te ndryshem qe akuza ka qene per tjeter gje dhe nuk ka qene per kete. Dhe tek shkrimi qe une lexova atehere, akuza kryesore ka qene per sabotim ekonomik, por i bashkengjitej edhe ajo e agjitacion dhe propagande dhe ne agjitacion e propagande padyshim futesh pastaj vjersha e gjera dhe une jam perpjekur te kujtoj se cili kishte qene roli im ne kete gje dhe cfare i ka ndodhur dy djemve dhe per cfare. Atehere jam shprehur ne shtyp, kam thene per gjithe kete turbullire qe me ka ndodhur, kam kerkuar te sqaroj, pro dija shume pak informacione. Me vone u botua recensa dhe gjithe hyrje-daljet dhe prap ne ’97 dhe ’98 jam perpjekur te sqaroj publikun dhe familjen. Ne 2003 gjithashtu kam dale ne gazeten “Albania”, ku i kam thene shoqerise shqiptare, me gjyko nese une kam pergjegjesi nga kjo. Dhe une jam i vetmi njeri, me c’kam pare nga libri i zotit Bejko, ne dhjetera njerez qe jane implikuar ne kete ceshtje, 92 a 93 deshmitare, qe kam dale ne shtyp, kjo sot eshte hera kater, e peste a e gjashte, qe jam shprehur dhe jam perpjekur te prononcohem dhe jam perpjekur te krijoj transparence me publikun”.
A kane qene poezite, sipas gjykimit tuaj apo hetimit qe i keni bere, shkaku kryesor i pushkatimit te tyre? Sepse per sabotim ekonomik mund te denoheshin me disa vjet burg. Fakti qe u pushkatuan, a ka lidhje me ekspertizen qe bete per poezite qe ata kishin shkruar?
“Sipas librit te zotit Bejko, qe une e kam lexuar me shume vemendje, nuk eshte shkaku poezia. Le t’i kthehemi pak librit, aty kuptohet dhe kjo mua me ka habitur me thene te drejten, qe regjimi i kishte vene ne shenjester keta dy djem, per shkak te rrethanave te tyre familjare. Ata ishin dy djem te pafajshem qe shkruanin poezi, qe perkthenin, per shkak rrethanash familjare dhe sic duket kishte vendosur t’i bente nje proces gjyqesor per arsyet qe dinte regjimi. Sipas librit te zotit Bejko, i marrin, i fusin ne hetuesi, perpiqen t’i perpunojne, t’i bejne bashkepunetor, i torturojne, i bejne gjyq masiv dhe ne ate gjyq masiv qe qenka bere ne Librazhd, nje tmerr, aty njerez kane uleritur, kaloni ne litar dhe shume njerez qe kane bere akuza ne gjyqe, pastaj kane pasur poste, jane emrat aty, qe jane shperblyer per zellin qe kane treguar. Jane procesverbalet e organizates se partise, ku shume njerez thone hajde t’i bejme grup armiqesor keta. Do me thene ka nje kuader teper te komplikuar te regjimit, qe ka dashur patjeter t’i denonte keto dy djem”.
Zonja Culi, vellai i poetit Blloshmi thote qe ekspertiza e poezive ka qene karta kryesore qe u eshte tundur per t’i denuar me vdekje.
“Kjo nuk del nga libri i zotit Bejko kjo. Padyshim ato jane thene, urdheroni se si i keni ju. Por nese ndonje gjykates ka perdorur ekspertizen time per te ndeshkuar nje njeri me pushkatim, duhet denuar gjykatesi, sepse ekspertiza ime nuk eshte ekspertize per te pushkatuar nje njeri”.
Ju keni qene ekspertja e vetme?
“Jo ka edhe te tjere”.
Cilet kane qene ekspertet e tjere?
“Ata mund t’i gjeni ju, une nuk dua te...”
A ka pasur raste te tjera, qe ju keni bashkepunuar me policine ose me sigurimit per te bere akt-ekspertimi per poete te tjere?
“Asnjehere, kurre”
Nuk keni dashur apo nuk ju kane kerkuar?
“Nuk me kane kerkuar. Nuk kam qene person me jane afruar, ky eshte i vetmi rast, me sa kuptova ne jeten time. Recensat e mia kane qene te hapura, kane qene gjithmone sipas parametrave te asaj kohe. Mua me kane thene ne gazete gjate gjithe kesaj periudhe se si justifikohesh me moshen e re apo me koha ishte ndryshe. Sigurisht, 25 vjec njeriu mund te behet edhe Kryeminister. Une nuk e kam thene qe kam qene naive dhe e kam bere kete. Kam thene qe ne ate kohe gjykoja ndryshe nga sot. Dhe une kur isha 10 vjet perpara, ta zeme, gjykoja ndryshe per nje problem. Ta zeme, 10 vjet perpara gjykoja qe Kosova duhet te bashkohej me ne, sot mendoj se Kosova duhet te marre pavaresine dhe se bashku duhet te hyme ne komunitetin evropian. 10 vjet me vone, ne nje koncept tjeter do mund te mendoj ndryshe”.
A mendoni, gjithsesi, ishte shume e ashper nje recense e tille per nje poet te ri?
“Asgje te jashtezakonshme nuk kishte ne krijimet tona qe benim atehere. Per shembull, “Pashallaret e kuqte”, te Ismail Kadarese, nje vit ose dy vjet me vone, kur u botua tani, dukej sikur nuk kishte asgje. Ne kontekstin e sotem dukej nje poeme, madje pro regjimit. Ne kontekstin e atehershem, une kame qene ne redaksi, per pak s’eshte burgosur e gjithe redaksia dhe eshte denuar Abdyrahim Myftiu qe e kishte firmosur per ta futur ne shtyp dhe eshte transferuar ne Kavaje, sepse ajo u duk nje poezi antipushtet. Dhe atehere i eshte bere dhe kritika shume e ashper Kadarese”.
Po kur e lexoni tashme keto gjera rreth kesaj ngjarjeje, si ndiheni?
“Nuk ndihem mire. E kam thene edhe ne deklarimet e mia ne shtyp, sigurisht qe nuk ndihem mire, qe ne atehere ishim ka te indoktrinuar, qe ishte nje trysni kaq e madhe dhe na detyronte te ishin ka “vigjilente” ndaj cdo lloj detaji. Ne botonim gazeten “Drita” te djelen dhe deri te marten ne ndiheshim se kishim botuar poezi te paqarta. Ne ate kohe ka ndodhur, si poezia e Xhevair Spahiut, qe thote nje varg: “Jam ai qe nuk kam qene” dhe e sulmon Mehmet Shehu ne nje Plenium dhe i thote se je ndikuar dhe te shuante Mehmet Shehu ne qofte te thoshte kete nga Pleniumi. Xhevahir Spahiu transferohet diku, nuk i lejohet t’i botohej disa vjet. Ne ate kohe shkruan Moikom Zeqo: “Une jam gjethe fikut” dhe e transferojne nga Tirana ne Durres dhe nuk e lejojne te botoje. Kjo ishte atmosfera dhe ne kete atmosfere ne gjykonim ne kete menyre”.
Ne atmosferen e kohes, a mendoni se kjo ekspertize eshte normale apo eshte me e rende?
“Eshte me e bute se sa gjerat e tjera, sepse po e perseris aty nuk ka asnje fjale qe ai te shaje partine, qe eshte reaksionar, qe ben thirrje per rrezim pushteti. E vetmja fraze e rende aty, me kontekstin e sotem eshte, tronditja ideologjike. Shumica qe thonin per gabime ideologjike, por nuk shkonin ne pushkatim”.
Pse kane shkuar ne pushkatim?
“Sepse regjimi kishte vendosur qe keta t’i pushkatonte. Eshte nje pjese ne liber, qe thote se ata kishin vendosur per t’i vrare, para se te benin gati letrar”.
Thate se per here te pare qe moret vesh kete ngjarje, u tronditet dhe u perpoqet qe te zbardhnit dicka per te verteten e kesaj historie, te cilen nuk e njihnit. A tentuat ta sqaronit kete histori direkt me familjaret?
“Mendimi i pare qe me ka ardhur ne mendje ka qene sigurisht ky. Njeriut i vjen shume keq per dike qe vdes nga Perendia e jo me per dike qe eshte pushkatuar dhe aq me teper kur emri yt perzihet ne kete histori. Mendimi im i pare ka qene te fugoja tek familja, por sulmet qe beheshin ne gazete, jo nga familja, ishin kaq te ashpra e kaq agresive dhe une po kryqezohesha si pergjegjesja e vetme e kesaj historie dhe mendoja se po te shkoj atje do t’i tmerroj me shume, do t’i lendoj me shume dhe nuk do te nxjerr asgje te mire nga kjo, pervec se do te rendoj me teper situaten”.
Gjithsesi, a kemi menduar te shkonit e te trokisnit ne deren e kesaj familjeje, apo a do te ishit e gatshme ta benit per te kerkuar falje?
“Te kerkoj falje per te gjithe?
Jo, vetem per ekspertizen.
“Gjithmone e kam bere permes gazetave. Edhe ne 2003 kam thene se perkulem me respekt te thelle perpara familjes dhe me dhimbje dhe gjithmone kam marr pergjigje shume te ashpra”.
Nje nga vellezerit ka thene se nuk do ta pranoje faljen tuaj?
“Ai thote se nuk do qe une te pesoj fatin e vellait te tij, por te pakten te mbyllem ne manastir. Ka nje ashpersi. Ju e kuptoni qe dialogu behet shume i veshtire megjithe perpjekjen time. Nga gjithe ajo mori prokuroresh, hetuesish, 90 e sa deshmitaresh, bashkepunetoresh, qe sic thote libri kane qene bashke me ta ne burg dhe pastaj kane denoncuar. Nga gjithe ato dosje te erreta qe kane qene aty, jam une i vetmi person qe dal e them dicka. Une kryqezohem tani dhe atehere une kuptoj se kush kerkon te fshihet pas ketij kurbani qe duhet te behet, per gjithe keta njerez qe kane qene pergjegjes te vertete”.
Ju keni nje ndjese tuajen personale. Thoni se edhe te tjere qe kane pjese ne kete duhet te bejne te njejten gje?
“Secili ka pergjegjesine e vet, ose secili ka qendrimin e vet ndaj ceshtjes. Une bej timen. Por nga ana tjeter e gjykoj te pamoralshme qe te kryqezohem une ne emer te gjithe ngjarjes dhe te behet kjo viktime, ky kurban per te qetesuar ngjarjen qe ka ndodhur. Kush kerkon te fshihet pas meje? Dhe mbyllet e gjitha dhe harrohen tere ato mori njerezit qe kane denoncuar per gjithefare gjerash dhe kryqezohem vetem une. Atehere mua me behet te dyshoj qe ketu ka qarqe te caktuara te cilet e kane perseritur akuzen edhe kur nuk isha deputete, edhe me perpara, sipas interesave te caktuara. Por ky eshte mister e une nuk i hyj”.
Gjithsesi kur ju e keni marre vesh pushkatimin e tyre dhe faktin se ne dosje u gjet nje ekspertize e juaja, a ju ka vrare ndergjegjen?
“Derisa une vij ketu, derisa bej deklarata, besoj se kjo eshte shenje qe ndergjegjja ime eshte gjithmone e turbulluar nga kjo histori. E ndjej veten shume keq qe emri ime eshte perzier ne kete histori, qe padashur eshte bere, qe une kam qene miope dhe nuk e kam kuptuar kete gje, qe dikush me ka futur ne kete, ose thjesht une nga dogmatizmi im nuk e kam kuptuar se cfare kam bere. Sigurisht qe ndergjegjja te vret kur i thua nje fjale te keqe nje njeriu dhe te mbetet mendja gjithe naten dhe jo te kesh emrin ne kete histori per dy djem qe ishin, sic kam degjuar, sic kam lexuar ne liber, qe ishin dy poete me ndjenja te pastra, qe aspironin. Njeri nuk ka publikuar dot, Vilsoni, por Genci kishte botuar. Si nuk te vret ndergjegjja. Por nga ana tjeter habitem se si nuk mendon askush nga keta akuzatore se jane duke bere edhe ata nje padrejtesi ndaj meje, pasi une disa here jam perpjekur te perballem dhe te jem transparente”.
Fakti qe ju bete kete ekspertize, a ju ka ndihmuar te beni karriere?
“Jo. E para qe une nuk e dija se kjo ishte per nje arsye te tille. E dyta nuk kam bere karriere. Kam hyre ne vitin 1974 si redaktore e thjesht e nivelit me te fundit dhe kam dale si redaktore e thjeshte, e nivelit me te fundit ne vitin 1990. Kam vazhduar ne nje reviste, ku ishte redaktor Kadare, prape redaktore e nivelit me te thjeshte. Keshtu qe nuk kam pasur asnje lloj karriere. Ne qofte se une kam bere ndonje emer, qe nuk quhet karriere, kur botoja ndonje liber, ate e botoja jashte orari. Nuk kam marre asnje lloj cmimi as ne ate kohe e as ne kete kohe, as Pende e Arte e as Pende e Plumbt, nuk kam qene kurre ne ndonje pozite”
Jeni deputete ne Parlament.
“Po themi per ate kohe. Pastaj, pas asaj kohe kane kaluar 15 vjet te tjera, kur une kam qene nje njeri pa asnje lloj karriere. Kam shkruar ndonje liber, kam perkthyer dhe kam punuar me shoqata grash. Kjo nuk eshte karriere, perkundrazi eshte niveli me i fundit ne shoqeri. Kam nje vit qe jam deputete, qe une e quaj detyre, nuk e quaj karriere”.
Fakti qe jeni perfshire qofte indirekt ne kete histori, a eshte e mjaftueshme qe ju te mos aspironi me pas per karriere?
“Kete do ta vendose shoqeria shqiptare. Ne qofte se njerezit mendojne qe eshte ashtu sic thoni ju, nuk me zgjedhin me. Une kete gje e kam thene edhe ne 2003, ne gazeten “Albania”, kur nuk kisha asnje lloj pozite. Me sulmuan perseri per kete arsye, sepse botoja ndonje liber dhe per te qene transparente me publikun nuk dija gjithe keto hollesira qe lexova ne librin e zotit Bejko, por dija thelbin dhe une aty kam thene qe une jam e hapur, ndaj cdo lloj gjykimi, ndaj cdo lloj institucioni qe do te gjykoj pergjegjesine time per kete ceshtje. Ne qofte se shoqeria shqiptare vendos qe une nuk duhet te jem brenda kesaj shoqerie, le ta marre kete vendim”.
E keni kontaktuar qe nga viti 1995 hetuesin e ceshtjes?
“Jam perpjekur ta kontaktoj kur kam pare emrin e tij ne gazete. Nuk kam mundur te kontaktoj me te. Me ka derguar fjale qe nuk ke qene ti shkaku, por ka fjale. Une nuk e di se cfare te them. Ai nuk jeton me. Nuk kam mundur ta takoj, e dija se jetonte ne Tirane. Nuk patem komunikim per kete ceshtje”.
A keni frike nga hapja e dosjeve?
“Kur u hap ky debat, me kane bere te nesermen gazetaret nese doja te hapen dosjet? Pergjigja ime ka qene qe le te hapen. Por per te qene e sinqerte, si qytetare, e shkeputur nga ceshtja, si Diane, si shkrimtare, as si deputete, por thjesht si njeri ne Shqiperi, me duket se hapja e dosjeve do te hape Kutine e Pandores dhe do te behet nje gurgule, kur do te shihet se vellai ka spiunuar vellane, kur kusheriri ka spiunuar kusheririn dhe nuk do te merremi me te ardhmen, por do te behemi rob te se shkuares. Kete e mendoj te shkeputur nga ngjarja. Personalisht me intereson te hapen dosjet. Me intereson te hapet dosja e ketij procesi, dosja operative. Ne dosjen operative jane te gjithe ata qe kane ndeshkuar vertete dhe denuar vertete keto djem. Une dua te shikoj te verteten dhe te shoh se si une qe kryqezohem gjate 15 vjeteve dhe asnje njeri tjeter, asnje personazh tjeter nuk del, as ai qe ka firmosur pushkatimin”.
Gjithsesi procesi i hapjes se dosjes, duhet apo nuk duhet te ndodhe?
“Une e shikoj me rrezik. Shoh me rrezik se mund te mbetemi rober te se kaluares. Nga ana tjeter, si ne ceshtjen time, ndofta se duhet te behet katarsisi. Nuk eshte aq e thjeshte si ceshtje. Une bera nje katarsis dhe thashe qe rash preh e nje indoktrinimi dhe ky indoktrinim ka sjell pasoja tragjike. Jane bere shume krime dhe uk kam pare njeri te kryqezohet sic jam kryqezuar une. Atehere ndoshta mund te me interesonin dosjet”.
C’qendrim duhet te mbajme ndaj se kaluares komuniste?
“Ne duhet te distancohemi absolutisht nga e kaluara. Une personalisht, ne qofte se keni lexuar ndonje liber timin, kam shume vepra qe jam distancuar nga komunizmi. Jane 4-5 vepra, qe disa prej tyre behen edhe neper shkolla. Un kam nje kontribut modest, nuk dua t’i bej asnje lloj apologjie vetes. Mua do me gjykojne edhe ne ato mijera faqe dhe atje jam perpjekur te bej nje analize”.
Ne ato qe keni shkruar, hyn edhe kjo ekspertize?
“Hyn edhe ajo. Se aty kam personazhe qe pa e ditur bien ne nje kurth te tille te sigurimit ose te hetuesise”.
A ju vjen keq qe ne moshen 25 vjecare keni qene e indoktrinuar?
“Jane disa tituj gazetash, qe keto dite kane shkruar per mua, vrasese, kriminele. Pas 30 vjetesh, ketyre gazetareve te reja, qe sot jane 20-22 vjec, do tu thone se si keni akuzuar nje njeri qe ka vrare, kur nuk eshte kjo pergjegjesja. Ato do te thone se ne kontekstin e kohes keshtu e kishim ne shtypin, per te bere skupe. Une nuk i gjykoj ato vajza, une i kuptoj. Kurse une veten time e gjykoj dhe them se po te mos kisha qene ne gazeten “Drita” dhe po te mos kisha qene kaq nen trysni, mbase do te kisha bere nje jete shume me te thjeshte. Njeriu shikon te gjitha rrethanat dhe shikon dhe kontekstin e kohes kur ka ndodhur”.
Po me koleget tuaj me kete gjuhe komunikonit?
“Dalengadale filluam te komunikonim. Nuk them se evoluimi i njerezve ndodh ne nje dite dhe shoqeria shqiptare evoluoje dhe ne fund te viteve ’80 rinia, shkrimtaret ishin shume te ndergjegjshem qe regjimi duhet te binte”.
Kur e kuptuat kete?
“nga mesi i fundit te viteve ’70 filloi te behej shume me e forte kjo ndergjegje, sepse pati dhe shume refleksione. Nje here goditi gjithe ushtrine dhe na zhdukeshin shoke e shoqe mes nesh. Goditej ekonomia dhe denoheshin njerez edhe gjoja per sabotim te ekonomise, sic jane denuar ministra dhe pas tyre shume te tjere. Atehere e gjithe kjo te ben te ndergjegjesohesh dhe te kuptosh dhe ne qe ishim ne Tirane, qe punonim ne institucione si Lidhja e Shkrimtareve, qe nuk ishte si tani qe njerezit jane te lire, por ishte institucioni me i vezhguar nga regjimi, atehere edhe kuptimi behej me i kthjellet”.
A flisnit me njeri-tjetrin per keto probleme?
“Me grupe, me shoket tane qe i kishim me te besuar, sigurisht”.
Ne dijenine tuaj, ne ndeshkimin e disa shkrimtareve, a jane perdorur shkrimtare te tjere?
“Nuk mbaj mend. Nuk e shikoj si praktike per te perdorur shkrimtaret. Ka qene shume e sofistikuar, si te thuash rregullat e realizmit socialist, ishin 7-8 rregullat qe duhet te ndiqeshin, ideja e heroit pozitiv, perfundimi i lumtur, jeta e lumtur. Zakonisht ne e dinim dhe keshtu qe kishte autocensure, qe nese ne shkruanim jashte ketyre rregullave, atehere ne shkelnim ato rregullta te rrepta qe ishin bere per letersine. Kete e dinim. Por ata nuk kane marre pjese ne keto lloj ndeshkime. Nuk e di, nuk i njoh, nuk ka qene as ne organizate te partise te Lidhjes qe te di hollesira per keto ceshtje. Por besoj se detyronin ndonje shkrimtar qe te bej kete apo ate”.
A keni nje opinion rreth ceshtjes se hapur se fundmi, qe ka prekur familjen Kadare?
“Padyshim qe kam opinionin tim dhe kam shkruar dicka per kete ceshtje. Ne ate kohe kam qene shume e afert e familjes Kadare dhe e njoh ngjarjen, se i shkonim pasditeve ne shtepi. Mund te them se “Kadarete” e kane vuajtur shume kete histori, jo sepse ishte ceshtja e dashurise se dy te rinjve, ishin kalamanj, si njeri, si tjetri, por se ajo morri nje dimension shteteror. Morri nje dimension tjeter, u perpoqen disa segmente qe nepermjet ngjarjes me vajzen dhe me familjen e djalit qe deshironte patjeter te lidhte vajzen me kete djale, u perpoqen te godisnin Kadarene. Nje grup njerez te caktuar. Dhe i kane shkaktuar shume dhimbje familjes ne ate kohe, qe edhe sot neper gazeta merrte neper goje vajza qe nuk ka asnje lidhje me kete histori”.
A ka qene nje shkrimtar i regjimit Ismail Kadare?
“Asnjehere, nuk e mendoj.”
A ka qene disident?
“Vete Kadare thote se une nuk jam perpjekur te behem disident. Regjimi jone ne Shqiperi ka qene i tille qe vete disidenca hapur nuk mund te behej. Nuk ka asnje qe ka bere dot disidence. Ai i jepte nje drite permes librave te tij, me aludime, me nenkuptime. Ai ka luftuar i vetem, ai ka luajtur me zjarrin ne ate kohe dhe per kete gje ne duhet t’i jemi mirenjohes vepres se tij ne ate kohe”.
Perse u futet ne politike? perse vendoset te perfaqesonit PSD-ne ne Parlament?
“Sepse mu duk me lidhje me ate qe po beja. Une po merresha me shoqata grash dhe punoja me ligje, per te rregulluar nje ligj, per te favorizuar grate, per t’i barazuar dhe keshtu me vinte shume ne kontakt me politiken. Fillova te kuptoj gjate ketyre viteve qe situata nuk ndryshohet vetem nga jashte duke bere presion, po edhe nga brenda dhe mendoj se sa me shume gra te kemi ne politike, ne vendimmarrje, ne Parlament, aq me mire mund te jete per modelimin e politikes sone. Nuk jemi njera pale me e zgjuar se tjetra, por jemi te ndryshem. Atehere konvertimi i ketyre ndryshimeve mund te sjelle nje rezultat me te mire. U afrova me PSD-ne se mu duk me afer per nje shkrimtare”.
Thate se ne mes te 90 e sa deshmitareve ne gjyqin e dy poeteve, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes, vetem ju jeni goditur dhe vetem ju keni kerkuar falje. A lidhet kjo me faktin se jeni deputete dhe jeni me shume ne qender te vemendjes?
“Padyshim, sot po. Une si person publik e kam mbajtur pergjegjesine, kam dale shtate here ne media dhe gazeta dhe them se pergjegjesine time e kam mbajtur nje milion here. Por mendoj se si person politik mu be ky sulm i fundit. Mendoj une. Meqenese u nis dhe nga nje anetar i qeverise dhe se ne pergjithesi fjalori qe perdoret drejt opozites, eshte fjalor kriminel, vrases e te tjera, eshte ne ate kuader fjalori. Por une ne rastin tim personal jam sulmuar dhe me perpara, me pak ashper se kesaj radhe”.
Si mendoni se do te shkoj raporti juaj me kete ngjarje?
“Kam kerkuar ndjese per perfshirjen time ne kete gje, por nuk jam une pergjegjese per kete ceshtje. E sqaroj se gjithnje dua te kuptoj se cfare fshihet pas gjithe kesaj. Ky raport eshte dhe eshte nje ngjarje qe une asnjehere nuk mund ta kem jashte vemendjes dhe nuk mund harroj. Do te deshiroja qe te ishin pak me te qete pala akuzuese, te mundeshin te benin nje dialog pak me normal.”
Nje i aferm i tyre nuk jeton me, eshte shume e rende.
“E kuptoj dhe nuk e kerkoj, por besoj se tani edhe une nuk duhet te jetoj me? Une cfare kam qene e mundur te bej per kete ngjarje, megjithese shume njerez me kane thene qe mos te dal ne media, por e quaj detyrim timin si person publik, si deputete. Nese do te kete ndeshkim per kete ceshtje time, le te ma bejne. Jam krejt e hapur per cdo gje. Nuk me tremb se fsheh dicka apo duhet te mbrohem nga dicka. Kjo eshte verteta.”
Ne qofte se do te gjendeshin perballe me nje nga te afermit e dy te rinjve, cfare do te benit?
“Cfare mund te beja? Do te bej ate qe po bej tani, qe do te thote se kjo ka qene e verteta. Kjo eshte pjesa ime ne kete gje. Kane kaluar 30 vjet dhe e gjithe jeta ime ka qene nje jete qe nuk ka prekur askend”.
Marre nga “Opinion +”
more qe ka qene e implikuar ne at ceshtje tani umuar vesht mese miri!
problemi eshte se si ajo ben pjes ne politiken shqiptare!absurditet!partia e culit pote kishte qe lider te pa inkriminuar,ne menyren me kadegorike do e largonte nga ajo parti!por edhe kryetari i partise saje eshte nje krye kriminel!envero gjinushian!
Postuar më parë nga Behari
Kush ka qene i implikuar ne kohen e monizmit dhe sot nuk eshte ne qeveri?
Sala ka qene sekretar partie ne spital , nano pedagog tek instituti marksist leninist e keshtu me radhe.
Dhe nqs se do te me thuash se nuk kane ndikuar ne vrasjen e ndokujt, prit te hapen te shkretat dosje, e do shohesh
dakort duhet pritur!Postuar më parë nga jonka
por te pakten per keta qe kan dal shashit nuk ka arsye te pritet,se per ndryshe i bie qe ti marrim nen mbrojtje!kjo nuk shkon.
Krijoni Kontakt