Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Bajram, pse i keni pre kumbllat?

    "Bajram, pėrse i keni prerė kumbullat?"


    Enver Robelli

    Njė mbrėmje, pak javė pas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s dhe vendosjes sė trupave tė KFOR-it nė Kosovė, njė grusht shqiptarėsh ishin mllefosur me njė shkrim tė njė gazete gjermane. E pėrjavshmja nga Hamburgu "Die Zeit", kishte shkruar qė nė nėntitull tė njė reportazhi njė fjali mbi identitetin shqiptar. Sa mė shumė qė pinin birra aq mė tė sinqertė bėheshin emigrantėt e mllefosur tė Zürich-ut. Nė fund doli se asnjėri nuk e kishte lexuar shkrimin. Kishin dėgjuar vetėm fjalinė e lartpėrmendur, e cila i kishte elektrizuar.
    Kanė kaluar mbi shtatė vite qėkur lufta mori fund. Ditė mė parė, derisa po shfletoja njė libėr tė botuar nė vitin 1999, prej tij befas rrėshqiti artikulli i "Die Zeit". Fleta e gazetės ishte zverdhur, por pėrmbajtja edhe sot ėshtė shumė domethėnėse, siē tregon vetė fillimi i tekstit: "Pėr ta kuptuar punėn me Shqipėrinė e Madhe ėshtė mirė tė flitet pėr kumbullat e Kukėsit. (...) Ky qytet i vogėl nė veri tė Shqipėrisė ka qenė i njohur pėr kumbullat e thara. Ato silleshin me kamionė nė portin e Durrėsit dhe prej andej eksportoheshin nė mbarė botėn. Kumbullat ishin njė nga ato mallrat e pakta, tė cilat braktisnin vendin e diktatorit Enver Hoxha. Deri nė vitin 1991 ishte ashtu. Atė vit u shkatėrrua sundimi komunist. Nė Kukės i prenė kumbullat. Vetėm pak ekzemplarė kanė mbetur, shumica janė zhdukur. Aty ku kanė qenė tė mbjella, sot ka vetėm bar. Ka disa vite qė asnjė kamion nuk shkon rrugės malore teposhtė pėr nė Durrės me kumbulla tė thara.

    Rizani dhe Bajrami

    Mė 30 mars 1999, Rizan Krasniqi pėr herė tė parė nė jetėn e tij erdhi nė Shqipėri. Nė Kosovė ishte luftė. Rizani dhe familja e tij katėranėtarėshe mblodhėn plaēkat e domosdoshme dhe i hodhėn nė Mercedesin e tyre. Prej Nashecit, njė katundi tė vogėl afėr qytetit tė Prizrenit, ata u arratisėn nė Shqipėri. Si shumica e kosovarėve edhe Rizani gjithmonė kishte dėshiruar ta vizitonte vendin amė - natyrisht nė rrethana tė tjera, jo i pėrndjekur nga milicėt serbė. (...) Rizani kishte halle tė tjera dhe jo aq kohė pėr ta parė Shqipėrinė. Por, ai habitej me njė gjė: kėtu s'kishte mė pemė, as mal, as gjelbėrim, vetėm shkėmbinj tė zhveshur, tė mbuluar me shkurre. Matanė kufirit Rizani e gjeti njė vend tė zbrazėt, tė ndotur. Shqipėria ishte krejt ndryshe nga ajo qė e kishte pėrfytyruar. Ndryshe nga ajo qė e kishte treguar televizioni shtetėror i diktatorit Hoxha dhe i qeverive demokratike. Shqipėria iu duk Rizanit si njė shkretėtirė kodrinore.
    Ditėn e dytė pas arritjes familja Krasniqi gjeti strehė nė shtėpinė e Bajram Shehit. Bajrami banon nė Gostil, disa kilometra larg Kukėsit, nė njė rrafsh. Nga kopshti i shtėpisė Rizani kishte njė pamje tė mirė ndaj plantazhit tė dikurshėm tė kumbullave. Trungjeve tė pemėve nė distancė tė rregullt u shihej koka mbi tokė si kryqe tė njė varreze tė lėnė pasdore. Pėr Rizanin kjo pamje ishte e dhimbshme, sepse nė kopshtin e tij ai kishte pasur pemė. Ai i krasiste ato, qė tė rriteshin mirė, ua mbulonte trungjet, qė kafshėt tė mos e hanin lėkurėn. (...) "Bajram, pėrse i keni prerė kumbullat?", pyeste ai. - "Kjo ndodhi nė vitin 1991 gjatė ndryshimeve" - "Po, pėrse?" Bajrami piu njė gllėnjkė raki dhe ia nisi njė shpjegimi tė gjatė. Pas pak Rizani nuk mundi ta pėrcillte mė, aq pėrēudtshėm fliste Bajrami."

    "Mala Recica" e Ali Ahmetit

    Nė rrjedhėn e tekstit tė "Die Zeit" enigma e prerjes sė kumbullave tė Kukėsit, mė nė fund, zgjidhet. Bajrami tregon se pas rrėzimit tė komunizmit dikush e kishte prerė njė kumbull, pastaj ia kishin filluar tė tjerėt. Kjo assesi nuk do tė thotė qė komunizmi shqiptar ka qenė i mirė, sė paku pėr t'i mbrojtur kumbullat. Nė fakt komunizmi vetėm sa e kishte thelluar tėhuajtėsimin e shqiptarėve andej dhe kėndej kufirit.

    Po sot, si qėndron puna me njohjen e ndėrsjellė? I pafund ėshtė vargu i autobusėve me nxėnės kosovarė qė pėr ēdo vit vizitojė Shqipėrinė. Njė profesor gjimnazi nė Prishtinė tregon se nuk ka dėgjuar qė gjatė kėtyre shėtitjeve tė jenė takuar nxėnėsit nga Kosova me moshatarėt e tyre nė Durrės apo Tiranė. Organizatorėt e shėtitjeve tė tilla ua prezantojnė nxėnėsve kosovarė Shqipėrinė e librave tė leximit: Skėnderbeu, Kruja, Vlora - dhe fund! Ka edhe mė keq: Deri mė sot duket se asnjė shkollė e vetme nga Shqipėria nuk i ka sjellė nxėnėsit nė Kosovė, sė paku pėr ta parė Prizrenin, i cili - sikur tė kishin pasur shqiptarėt njė elitė mė tė gjallė politike nė fillim tė shekullit tė kaluar - sot do tė ishte kryeqytet.

    Kjo indiferencė manifestohet veēanėrisht me shembuj nga shkrimet nė mediet e Tiranės lidhur me shqiptarėt jashtė Shqipėrisė. Jo mė larg se kėtė javė nė faqen e internetit ėėė.balkanėeb.com u botua njė lajm me kėtė titull: "Nga Mala Recica Ali Ahmeti paralajmėron Gruevskin...". Reēica e Vogėl ėshtė njė lagje e Tetovės, ku gjendet selia e partisė sė liderit tė shqiptarėve tė Maqedonisė Ali Ahmeti. Muaj mė parė kisha lexuar njė tekst tjetėr nė njė gazetė tė Tiranės pėr qytetin Bitola. Nė shqip ky ėshtė Manastiri. Pikėrisht ai Manastir i alfabetit tė gjuhės shqipe!
    Kur do ta kuptojmė se me kėto gafa ėshtė njėsoj sikur tė fillonim ta quanim Durrėsin - Drac, Shkodrėn - Skadar, Tropojėn - Tropolje?




    10/10/2006

    marre nga shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 10-10-2006 mė 19:24
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    ketu ke neve patriotizmit i ka ngel ora.politika tv radiot dhe gazetaret po harrojne shqipen jo ma te kujtojne si e ka emrin e vertete (bikola) Manastiri.

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Leje Bitolen,po kumllat e porotkallet pse i prene shqipot?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Pyet stranon se logjika eshte e njellojte me ate qe perdoren lacjanet per te shkaterruar uzinen e Superfosfatit.

    Une nuk e kam kuptuar ndonjehere, po ndoshta strano po!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Leje Bitolen,po kumllat e porotkallet pse i prene shqipot?
    per ta zhduk komunizmin nga rrenjet

  6. #6
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga skampin
    per ta zhduk komunizmin nga rrenjet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    thua ta kete pasur me gjith mend KOZI???apo ja ke fut kot nderroje me greqisht te pakten

  8. #8
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    po une s'di greqisht pastaj prandaj e kam shkruar qe te kuptojne edhe ata qe s'dijne greqisht se kush eshte ky shenjt , qe vetem kisha greke dhe dega e saj e njohin per shenjt
    Po mund te lezosh me shume tek tema qe eshte hapur per Shen Kozmain ne forumin Toleranca fetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 14-10-2006 mė 04:08

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Shqiptaret kishin nje urrejtje per gjithcka prodhohej ne kohen e komunizmit(sepse nuk i gezonin frutet)

    Shteti psikopat komunist i shiste prodhimet bujqesore (falas) dhe blente torno e fabrika qe prodhonin asgje , e populli trajtohej me keq se kafsha me buke misri

    Komunistet i ndanin frutet ne lloje "borgjeze" e "bolshevike"

    Arrat,kikirikat, qershiat, frutet e verdha ishin borgjeze , ndersa misri,lulja e djellit,gruri etj ah se harrova pataten ishin bolshevike !!!!!!!!!!!!

    Shkurt muhabeti populli nuk kishte besim ke shteti prandaj i preu kumbullat e portokallet e shiti tornot per hekur (e mir beri)

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gazeta Shekulli, paska be mire me botimin e ketij artikulli, por paska harruar se A1 TV-ja e xhaxhit Koēos (po ashtu edhe Gazeta Shekulli eshte prone e ketij xhaxhi), ka bere keto gafe ne televizionin e tij.

    Ja faktet! Citate nga lajmet:

    Disa nga veprat qė do tė prezantohen, janė trupa ruse, me shfaqjen ?Mos mė lėr? tė A. Dudarev, trupa e Bitolas nga Maqedonia, me ?Martesa? e Gogolit, shfaqja e kompanisė sė Bajrush Mjakut ?Babai?, e Strinbergut, ?Njė ėngjėll nė katin e 11-tė? e Milto Kutalit, shfaqja e Teatrit Kombėtar ?Drejt perėndimit? etj.
    Burimi i lajmit: http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=5733

    Gjimnastike, Eriselda Selaj, 5 medalje nė Turneun e Bitolės
    Ka pėrfunduar nė Bitola tė Maqedonisė Turneu Ndėrkombėtar i Gjimnastikės Artistike pėr tė rinj dhe tė reja. Nė kėtė turne tė rėndėsishėm ndėrkombėtar ėshtė pėrfaqėsuar dhe njė ekip nga Shqipėria.
    Burimi i lajmit: http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=4464

    Nese me tej vazhdon nga gazetaret shqiptare Manasatiri, qyteti i alfabetit, te thiret Bitola, ose Reēica e Vogėl te thiret Mala Rečica, dmth te sllavizohen emrat e qyteteve shqiptare, edhe ne shume thjeshte do te perdorim toponime sllave si hakmarrje per qytetet nė Shqiperi, si: Durrės - Drač, Vlorė - Valona, Shkodėr - Skadar. Turp per gazetarine shqiptare! Ne nuk meritojme trajtim te tille nga ato, ato lere se kane mbushur me italianizma gjuhen shqipe, por tash po edhe e sllavizojne. Ligji i trete i Newtonit thote: Forca e aksionit eshte gjithmone e barabarte me forcen e reaksionit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 05-11-2006 mė 10:56
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Bajram Curri, tribun i vegjelisė
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-10-2016, 11:53
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Bajram Curr: Njė ushtri bėn thirrje pėr bashkim
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 12:21
  5. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •