Ha, ha, ...
Po keto Kanunet jane te vetmet gjera qe te kan bere te civilizuar dhe te kan dalluar nga gjithe kafshet tjera te mesjetes. Keto Kanune te kan dhene dhe ruajtur per kaq shekuj mynxyrash identitetin, nderin dhe mbijetesen kombetare dhe para se gjithash lirine. Vetem kafsha turke, serbe dhe greke hakmerret,
Hakmarrja eshte e ndaluar me Kanun-e. Pra shqiptari nuk ka te drejte te hakmerret. Po ja qe nuk dini gje prej gjeje ne lidhje me kanunin dhe te gjithe hidheni me kompetenca sikur ekskluzive ta vleresoni. Ajo lufta qe beri Partia kunder Kanunit ishte vetem per shkak te absolutizmit qe deshironte per vete Enveri dhe pse nuk pranonte konkurent.
Dhe ti tani flet nga ato qe te kan hyre ne koke permes propagandes antikombetare per te crrenjosur Kanunin ne menyre qe te mund te vriste Xhaxhi ke te doje pa pase frike nga Drejtesia Hyjnore e Kanunit.

Postuar më parë nga
Humdinger
Ja na i thuaj ti që e ditkërke... si ka qenë kanuni i Jugut??!!
Aq më mirë nëse ka pasur dhe nuk paska më... kjo tregon që njerzit civilizohen, nuk mbeten kafshë dhe hakmerren e ngujohen nëpër kulla për vite të tëra pa shkollë e punë e katandi.
Tani te ato qe the:
Se qenke shume i zgjuar: Me cilat ligje te "avancuara" te kesaj bote vrasesi lejohet te rrije i lire bile edhe te shkoje ne shkolle, pale dhe te fitoje e punoje i papenguar nga Ligji?
Dhe c'drecin eshte "katandia"?! Se nuk e paskam ndier...
Mos përbalt BALTËN, ERRËSIRËN, VRASJEN atë ligj gjakpirësish që vrasin djemtë e tjetrit për hakmarrje, që fusin fishekun në pajë dhe nisin nusen tek dhëntrri i cili nëse kjo nuse do ti rëndohet kanë të drejtë ta vrasin me fishekun në pajë të dhënë nga babai i vajzës vetë??!! Të përbalt atë ligj që u mëson djemve që në djep se kush janë gjaksit e tyre dhe i mëson ti urrejnë deri në vdekje krijesat e familjes që janë në gjak??!!
Në cilën botë jeton ti që të mund të sjellësh një rast kaq idiot sa kanuni i Lek Dukagjinit dhe të jetosh akoma me të tilla ndarje për së gjalli vetëm se e ka shkruar kanuni dhe i je nënshtruar atij??!!
Në cilin shtet ndodh kjo??!!
Ka hakmarrje në Kretë në Greqinë e Jugut, por jo të kategorisë së Lek Dukagjinit.
Ti e quan normale të zhdukësh meshkujt e një fisi e së bashku me ta farën dhe mbiemrin e tyre vetëm se diçka ndodhi mes dy familjesh dhe kanuni thotë që ata duhet ti lajnë me gjak gabimet e tyre??!!
Ja pra ky kanun të ka lënë qindra vite pas dhe të ka mbyllur sytë e të bën hakmarrës dhe agresiv ndaj çdo gjëje që bie ndesh me kanunin.
"Mos e vet se t'kallzon vet"
(keto shpifje qe ke vargezuar nuk kan te bejne me Kanunin por me teket e egersirave te vendit tend qe thirren ne Kanun per te arsyetuar poshtersine e vet)
Sa për broçkullat serbokomuniste e më the e të thashë, shko e thuaji në ndonjë vend tjetër e jo këtu, sepse ata që kundërshtojnë kanunin vëllavrasës SHQIPTAR, nuk janë as serbë e as grekë por shqiptarë dhe më shumë se ti që mundohesh të mbrosh një kanun i cili sjell ashtu siç gjithë kohën ka bërë, zhdukjen e shqiptarëve mes njëri tjetrit... pra kjo i shërben sërbëve dhe grekërve dhe si rrjedhim i thjeshtë llogjik, i bie që ti me mendimet e tua, ti shërbesh më së miri sërbëve dhe grekërve të cilët fërkojnë duart kur shohin shqiptarët të vriten mes njëri tjetrit.
Ja më thuaj tani... cili është i padituri mes nesh ??!!
... të të ngiste dikush gruan, cili do qe dënimi sipas kanunit të Lek Dukagjinit??!!
... meqë e njeh kaq mirë dhe ja di ligjet po të pyes!!
Mos belbezo, por bleje Kanunin lexoje pastaj mundohu ta kuptosh drejte, dhe kur te hasesh ne veshtiresi per te kuptuar ndonje gje pyet, -ja me pyet mua mos pac tjeter dhe une do ti sqaroj.
Shih se i kish dhene White Angel tek tema, pih 'fenomeni i gjakmarrjes' -fenomen, papapapa.
Ja ku po ti sjell:
GJAKU PER PUNE TE LIGE
Ata , qi kan shtat e dhune bashke , po u vrane te dy ne pune te keqe , shkojne GJAK-HUPES.
I marruemi e e marruemja vetem atbote shkojne gjak-hupes , kur te vriten ne pune e ne mndyre te keqe me nji pushke.
Do te qesin dorzane sepse gjaqet e te marruemve nuk do t'i kerkojne perjete.
(Ndonese nuk e kish dhene te plote)
Ja kete e thote kanuja per keto pune. Ne asnje menyre tjeter, ne ASNJE RAST tjeter nuk ta perligje Kanuja vrasen per keto pune. Perpos ne nje moment aq trondites sikur eshte skena qe pershkruan kanuni.
Gjyqet me Ligjet e botes me te "avancuar" sot, perligjin vrasjen ne kete rrethane pa asnje medyshje, por Kanuni i Hyjnueshem e perligje vetem ne kete moment tejmase afektiv dhe asnje qast me gjate. Se po iku njeri para se te kete shkrepur pushka dhe ti nuk i vrave qe te dy vetem me nje plumb Kanuni te quan vrases. Por Ligjet "civilizuese" ato tuat ehde po e ndoqe pas dhe e vrave me te tretin apo te katertin plumb do te ta perligjin vrasjen ne afekt. Shpesh here do te ta perligjin si vrasje ne afekt edhe po e vrave ne rruge apo ndoshta edhe ne shtepi te vet me arsyen se hidherimi i tepruar gjer ne afekt ti ka mbyllur syte gjer ne ate mase sa ke qene i "paperllogaritshem". Kete e qyan ti drejtesi? Jo une kete e quaj "licence to kill", gje qe Kanuni nuk ta jep kurre.
Krijoni Kontakt