Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Shkombėtarizimi i klerit katolik

    (Marre nga Shekulli)

    Mark Marku

    Nė ngjarjet e kohėve tė fundit ka kaluar pa rėnė nė sy emėrimi i bėrė nga Vatikani nė ipeshkvitė e Rrėshenit, Lezhės dhe Sapės. Kjo ngjarje jo aq e parėndėsishme nė jetėn e komunitetit fetar katolik nė Shqipėri duhet analizuar edhe pėr faktin se nga tre ipeshkvėt e emėruar nga Vatikani vetėm njėri prej tyre ėshtė me kombėsi shqiptare, ndėrkohė qė dy tė tjerėt janė me kombėsi tė huaj. Pas kėtyre emėrimeve nė hierarkinė e lartė kishtare katolike nė Shqipėri raporti mes shqiptarėve dhe tė huajve ndryshon nė favor tė kėtyre tė fundit njė dukuri kjo e re nė historinė e kėsaj kishte tė dominuar kryesisht nga elementi klerik shqiptar.

    Nė momentin kur po flasim Konferenca Episkopale Shqiptare organi mė i lartė i kishės katolike nė Shqipėri pėrbėhet nga tre ipeshkvė shqiptarė dhe tre tė huaj.
    Edhe nėse e shohim nė logjikėn e politikės sė emėrimeve tė Vatikanit kjo prirje ėshtė e pazakontė. Koncili i dytė i Vatikanit i mbajtur nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar e kishte shpallur si parim bazė tė rekrutimit tė klerit katolik nė botė mbėshtetjen tek elementi vendas. Kjo politikė realiste e shpallur nga Vatikani vjen pas nė debati tė gjatė shumėshekullor dhe pas njė lufte tė gjatė mes partizanėve tė pėrparėsisė sė frymės universale tė kishės katolike mbi elementin tradicional dhe partizanėve tė njė kishe me frymė universale por tė ngjyrosur me elementin tradicional. Edhe pse bėhet fjalė thjesht pėr pėrparėsi tė klerit vendės dhe jo pėr pastrimin total tė tij mbi baza kombėtare, kjo politikė ka sjellė qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve elementi vendės tė jetė mbizotėrues nė raport me atė tė huaj.

    Nė rastin e Shqipėrisė kjo gjė nuk ndodh. Nė fakt, nė vitet e para pas rėnies sė komunizmit prirja nuk qe e tillė pasi fillimisht nė hierarkinė klerikale katolike u thirrėn nė shėrbim shqiptarė, pjesėrisht nga ata klerikė qė i kishin rezistuar persekutimit tė ashpėr komunist dhe pjesėrisht nga ajo pjesė e klerit katolik shqiptar qė ndodhej jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Pavarėsisht kėsaj, kleri shqiptar megjithė vlerėn e madhe morale tė rezistencės antikomuniste nuk u pėrfill sa duhej nga Vatikani. Megjithatė pritej qė pas momenteve tė para kleri shqiptar ta merrte veten dhe tash pas 15 vjetėsh ai tė ishte mbizotėrues nė vend.

    Fatkeqėsisht nuk ndodh kėshtu. Edhe sot ashtu si edhe 15 vjet mė parė kleri vendės ėshtė nė minorancė, i papėrfillur, dhe mbi tė gjitha i ndrydhur nė njė politikė tė brendshme tė Vatikanit qė nuk tė jep shpresė pėr njė pėrmirėsim tė pozicionit tė tij nė vend.

    Nėse i shmangemi logjikės sė brendshme kishtare dhe e gjykojmė ngjarjen nė kontekstin historik, prirja duket edhe mė e pashpjegueshme dhe alarmante. Kleri katolik shqiptar ka njė traditė tė shkėlqyer, traditė qė e njeh atė si gardianin kryesor tė besimit katolik nė Shqipėri, por edhe njė element tė rėndėsishėm tė identitetit kombėtar shqiptar. Madje nuk dihet se cili prej kėtyre elementėve ka qenė pėrcaktues nė konfigurimin e klerit katolik nė Shqipėri. Formula e Pagėzimit dhe Meshari janė njėherėsh dokumente tė rėndėsishme tė historisė sė kishės shqiptare, por edhe dokumente tė rėndėsishme tė gjuhės dhe kulturės shqiptare, janė dėshmi tė rezistencės kombėtare, por edhe tė afirmimit fetar Njė simbiozė e tillė mes kishės dhe kombit shqiptar do tė vazhdojė pėr mė shumė se pesė shekuj.

    Pikėrisht nė saj tė kėsaj simbioze Shqipėria dhe shqiptarėt njė vend dhe njė popull qė pjesėn mė tė rėndėsishme tė historisė sė tyre i kaluan nėn Perandorinė Osmane, sot janė njė komb me fytyrė evropiane dhe njė kulturė ku dominantja kryesore kulturore ėshtė kultura perėndimore. Mrekullia qe se nėn ndikimin e Buzukut, Budit dhe Bogdanit, njė yjėsi e tėrė intelektualėsh u bashkuan nė kėtė ambicje pėr tė skicuar profilin e ardhshėm perėndimor tė Shqipėrisė. Nė kėtė yjėsi ku shndrisin pėrkrah njėri-tjetrit myslimanė, ortodoksė dhe katolikė, klerikė si Fishta, Mjeda, Marlaskaj, Doēi, Harapi, Palaj, Kurti, Prendushi dhe tė tjerė janė ndėr mė shkėlqimtarėt. Dhe nėse personalitete tė tilla e kanė rrezatuar autoritetin e tyre nė tėrė botėn shqiptare, kjo ndodh edhe prej faktit se ata donin njėlloj si fenė ashtu edhe atdheun, si myslimanin ashtu edhe katolikun apo ortodoksin.

    Natyrisht krahas tyre nuk kanė munguar edhe figura tė ndritura klerikėsh tė huaj si Zef Valentini, tė cilėt e bėjnė edhe mė tė pasur mozaikun e mėsipėrm. Emėrimet e mėsipėrme natyrisht fyejnė nga pak edhe personalitetet e mėsipėrme. Shqiptarėt e mėsuar me kėtė figurė legjendare kleriku e kanė tė vėshtirė tė mėsohen me klerikėt e ēuditshėm tė ardhur nga matanė detit. Edhe sot e kėsaj dite ata e kanė tė vėshtirė tė mėsohen me priftėrinjtė “modernė” me xhinse, tė cilėt e kanė tė vėshtirė tė depėrtojnė nė mentalitetin dhe botėn e tyre, tė cilėt shfaqen njėherė nė javė nėpėr famullitė e varfra shqiptare, predikojnė nė njė gjuhė qė ata nuk e njohin dhe pėr njerėz qė zor se do tė arrijnė t’i njohin ndonjėherė.

    Probleme tė kėsaj natyre ekzistojnė edhe nė besimet e tjera. Problemi i pėrkatėsisė kombėtare tė klerit nuk vetėm njė problem i brendshėm i besimeve, por njė problem i gjithė shoqėrisė. Ky problem ka tė bėjė me kohezionin shoqėror me tė sotmen dhe tė ardhmen e shoqėrisė shqiptare. Mbizotėrimi i njė politike besimesh qė nuk respektojnė specifikėn e shoqėrisė shqiptare mund tė jetė problemi kryesor i kėsaj shoqėrie nė tė ardhmen. Pikėrisht pėr kėtė arsye krijimi i njė kleri qė e identifikon fatin e vet me fatin e shoqėrisė ėshtė edhe njė mėnyrė pėr t’i shndėrruar besimet nė njė faktor tė zhvillimit shoqėror, por edhe njė kusht i njė marrėdhėnie afatgjatė me shqiptarėt.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pyet Enver Hoxhen ose me sakte pasardhesit e tije per kete fatkeqsi qe e ka goditur Klerin Katolik. Dhe ti Lioness shume e zellshme je te sjellesh tema te tilla ne forum per Katoliket, por kur vjen puna qe te flasesh per faktin se ne Kishen Orthodhokse kemi nje Grek prej kaq vitesh tashme ndesh kanunit te KOASH-it rri ne heshtje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Pyet Enver Hoxhen ose me sakte pasardhesit e tije per kete fatkeqsi qe e ka goditur Klerin Katolik. Dhe ti Lioness shume e zellshme je te sjellesh tema te tilla ne forum per Katoliket, por kur vjen puna qe te flasesh per faktin se ne Kishen Orthodhokse kemi nje Grek prej kaq vitesh tashme ndesh kanunit te KOASH-it rri ne heshtje.
    E para, autori i artikullit eshte vete katolik,
    e dyta sistemi komunist eshte gjithashtu fajtor per mungesen e prifterinjve dhe detyrimisht te arqipeshkopeve shqiptare ne Kishen Orthodokse,
    e treta, ku jane temat e tjera qe kam sjelle me "zell" kunder apo kritike te Katolicizmit? Por mund te gjesh sa te duash tema ne te cila Orthodoksia eshte vene ne shenjester nga shume anetare ketu. Personalisht, keto tema nuk ndikojne tek une, sepse sa besimtare jam nuk kam pse ta valevit ne forum.
    Dhe me ne fund, ne lidhje me piken e dyte, ne fund te artikullit autori eshte shprehur qe nga ky fenomen vuajne dhe besimet e tjera, te pakten tre fete kryesore, dhe eshte problem i gjithe shoqerise.

    PS: Te ishte per zell, do kisha sjelle nje artikull para disa javesh ne lidhje me Papen dhe kepucet e tij te kuqe Prada, por per respekt te figures se tij, edhe pse nuk jam katolike, nuk e solla.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dikush mban kepuce Prada, dikush sajon qelbesirlleqe kundra fqinjeve. Njesoj jane po he... vetem pak me realiste se ke fillu duke barazu burime te pakundershtueshme historike me ato te gazetarise skandalistike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Tëhuajësimi i identitetit fetar në Shqipëri


    Agron TUFA

    Më është krijuar një përshtypje e pashqitshme se që prej rënies së komunizmit e sot e gjithë ditën, në Shqipëri mund të fusë hundët çdo farë homo sapiens-i, mjafton që ky të na vijë nga jashtë, mjafton të mos e dijë shqipen (ose të flasë nja dy-tri fraza), mjafton të “shpalosë” misionin e tij engjëllor, iluminist, evolucionist, integralist dhe ne ta kundrojmë të mahnitur deri në mbathje, si banor inoplanetian.
    Kur them ne, kam parasysh TË GJITHË banorët shqiptarë, nga instancat e pushtetit legjitim, deri te njeriu më privat në përditshmërinë e tij private – pra ne i kemi edukuar vetes një indiferencë dhe ndjenjë të rrezikshme inferioriteti, sa mendojmë në mënyrë të përgjithshme e abstrakte: “Këtë gjë e di shteti”; “Mendon shteti”; “ç‘më duhet mua, pse ta vras mendjen?; “Ka shtet”; “E dinë ata lart” etj., etj. Ndërkaq, shteti edhe mund të dijë, por shteti mund edhe të vetasgjësohet nga kokat e shtetit, të cilët, edhe ata, nga ana e tyre mendojnë si banori, me ndryshimin se kokat e shtetit kanë shpikur hierarkinë tjetër: “E di Greqia këtë punë”; “E di Italia”; “E di Euro-Amerika më mirë” etj., etj...
    Pikërisht kjo e ka bërë Shqipërinë postkomuniste truallin më të begatë e më të lakmueshëm për aventurat e matrapazëve, delenxhinjve, hipokritëve, tyryfilëve, sharlatanëve, çiçikovëve, trafikantëve, pedofilëve etj. Të krijohet bindja se Shqipëria ndër të gjitha shtetet e botës, qenka zgjedhur si një kazan i madh plehërash, në të cilin hedh mbeturinat dhe gjithfarë llomhonesh kush nuk priton; se Shqipëria qenka vendi ku mund të provojë edhe njëherë shansin e fundit çfarëdo dështaku në biznes, kulturë, shkencë, demagogji e religjion.
    Por traditja e futjes së hundëve të të huajve në punët tona hall e pa hall, ka lënë një panoramë të përzishme në shumë fusha të aktivitetit shoqëror. Në planin ekonomik nuk kemi parë farë investimesh që të mund t’ia ndryshonin radikalisht fizionominë tonë ekonomisë apo industrisë. Në planin social apo urban, gjithashtu. Asgjë për t’u shënuar në këtë vend nuk ka, as në sferën kulturore, sepse ç‘mund të thonë të huajt për problemet tona, madje dhe sikur engjëj të jenë? Thjesht, dy-tri këshilla të shpëlara.
    Megjithatë, shkaku i këtij shkrimi bëhet futja e hundëve në punët tona, në njërën prej sferave më të ndjeshme të aktivitetin shpirtëror të shqiptarëve, sikundërse është, padyshim, sfera e koklavitur religjioze. Në shkrimin e tij “Shkombëtarizimi i klerit katolik”, botuar në “Shekulli” (20. 12. 2005), Mark Marku ngre një nga problemet më themelore dhe më të shenjta për nga rëndësia e identitetit shpirtëror, siç janë zvetnimi i besimtarëve katolikë përballë hierarkisë së klerit katolik, i cili, nga zgjedhjet e viteve të pasnëntëdhjeta, rezulton i dominuar prej të huajve. Shkrimi kishte dhe fakte të tjera të trishta, të llogaritura me përqindje të sakta që shprehte dominimin numerik e hierarkik të të huajve në të gjitha nivelet e Kishës Katolike. Mendova se do të kishte reagime (dhe mbase do të ketë), por duke lexuar shkrimin në fjalë, m’u ravijëzua saktë përmasa prekëse e atdhetare e klerikëve shqiptarë, jo vetëm e klerit katolik, por edhe ata të mëvonshmit, klerit ortodoks e mysliman shqiptar.
    Fati e përcaktoi që psikja e identitetit tonë kombëtar të gdhendëte këtë strukturë trenare që kemi sot, duke iu përmbajtur thelbit tonë të besimit që na përbashkon për Atme e fe, siç predikonte at Gjergj Fishta. Prijësit vizionarë në këtë drejtim – njëkohësisht dhe etër të kombit shqiptar – plejada e dijetarëve dhe shkrimtarëve nga kleri katolik, duke filluar nga Buzuku deri te Fishta e at Zef Pllumi, për fat, nuk u keqkuptuan, por ku herët, ku më vonë, u ndoqën nga mësonjësit e dy sferave të tjera religjioze - ortodokse dhe myslimane. Përpjekjet atdhetare të Konstandin Kristoforidhit, Papa Kristo Negovanit etj., u kurorëzuan me shpalljen e Kishës Ortodokse e Autoqefale Shqiptare nga peshkopi imzot Noli, duke konfirmuar edhe një emancipim atdhetar të kulturës së këtij besimi. Të njëjtin kontribut atdhetar në sferën kulturore religjioze e kemi ndeshur në përpjekjet e myslimanëve dhe bektashinjve sidomos me dinastinë e Frashërllinjve, Hoxhë Vokshit, Hafiz Ali Korçës e deri tek i ndjeri Sali Ferhati.
    Por situata bashkëkohore, kur roli i besimit dhe besimtarëve gjendet nën një dinamikë shokuese procesesh mondiale, integrale, postmoderne, rrezikon ta degradojë atë çka është e shenjtë në marrëdhënien e besimtarit shqiptar, në lidhje me besimin e tij. Është pikërisht indiferenca dhe mungesa e sensibilitetit kur lejohen të fusin hundët të huajt, jo vetëm në komunitetin katolik, sikundër shkruan qartë Mark Marku, por edhe në komunitetet tona ortodokse dhe myslimane, ku situata del ndoshta edhe më e vrazhdë. Imagjinoni se çfarë kthimi prapa kemi nga kisha autoqefale shqiptare e imzot Nolit, në kontrollin dominues të kësaj kishe nga hirësia e tij, Janullatos dhe priftëria greke.
    Me plot të drejtë e themi këtë gjë edhe për misionarët e komunitetit mysliman. Nuk është fjala për të shpikur rrotën nga e para: mësuesit dhe teologët myslimanë shqiptarë, do të mund ta përballonin me mjaft sukses misionin e afrimit të besimtarit me Zotin, pa pasur nevojën e një asistence të huaj: të paktën ka sa të duash mësues e teologë, të brezave më të vjetër, por dhe të rinj të shkolluar, të cilët e njohin mirë traditën shqiptare e atdhetare të paraardhësve të tyre të ndritur. A nuk është fisnike që ta marrin vetë përsipër predikimin, kulturimin në shkolla apo kolegje, pa ia pasur nevojën kujt?
    Përzierja e klerikëve të huaj, jo vetëm në çështjet e besimeve fetare në Shqipëri, por edhe në strukturat e hierarkisë së institucioneve fetare, krijon një rrezik themelor me pasoja të pallogaritshme: prish thelbin e komunikimit me predikimin, krijon një raport tëhuajësimi të besimtarit me një prift të huaj, i cili përveçse nuk di shqip, nuk njeh as botën e koklavitur të besimtarit shqiptar. Përveç kësaj, në një traditë religjioze të pasur dhe me personalitete të forta (siç është tradita jonë e tri feve), të lashta dhe të reja, prania dhe dominimi institucional i klerit të huaj, rrezikon të nxisë pakënaqësinë, inferioritetin dhe reagime e komplekse të tjera që shkakton rëndom gjithherë padrejtësia si e tillë.
    Një tjetër drojë nga kontrolli dhe dominimi i klerit të huaj në institucionet dhe kultet fetare në Shqipëri, na çon te një dyshim i përfolur me gjysmë zëri dhe që rrënjët i ka në vitin 1990. Si atëherë kur edhe në Shqipërinë staliniste u lejua gjysmë zyrtarisht besimi dhe në të tri fetë u krijuan komunitetet. Mos vallë “uji i kthjellët” i besimit është turbulluar qysh atëherë - jo më nga të huajt, por nga njerëzit e konjukturës së atëhershme që mund t’i kenë dominuar këto komunitete? Të paktën një skemë e tillë është konfirmuar se ka ekzistuar në Kishën Ortodokse Ruse të Perestrojkës. Ndërsa sot, mos vallë konjuktura e dominimit na e “turbullon” ujin nga jashtë?
    Nëse lidhjet tona me traditën e klerikëve atdhetarë do të projektoheshin brenda për brenda qarqeve fetare shqiptare, shumë tym e mjegulla do të zhdavariteshin. Atëherë, po: nuk do të kishin vend as aksionet hipokrite të ateistëve, të cilët, i japin të drejtë vetes, të mbajnë madje edhe Konferenca Ndërkombëtare për Tolerancë Fetare, duke lënë të nënkuptojnë pikërisht inicimin e intolerancës. Sepse edhe në pastë ndër ne intolerancë fetare (lavdi Zotit, kjo fatkeqësi nuk ka ndodhur!), atë mund ta zgjidhin intelektualët e qarqeve tona fetare. Ata e kanë dhe gjuhën e nevojshme dhe nocionet përbashkuese të besimtarëve që puqen tek Zoti Një. Kurrsesi nuk mund t’i rregullojnë dot ateistët, të cilët, janë kategori e vetëpërcaktuar intolerante, si mohues të Zotit.
    Rasti i emërimeve të klerikëve të huaj nga Vatikani në hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare, është një rast reflektimi të thellë e me dorë në zemër për të gjitha Institucionet fetare të të tre besimeve në Shqipëri. Duke shpresuar të mos kem bërë blasfemi të pafalshme, mbetem, gjithsesi, me ndjesën time për çka shkruajta, por e lë të ngritur shqetësimin e mësipërm me pyetjen: A jemi në gjendje ta udhëheqim vallë jeton tonë frymore e shpirtërore, pa ndihma nga jashtë?




    23/12/2005
    KATEGORIA: Analiza

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    AT ZEF PĖLLUMBI: “Shqipėria e pushtueme prej priftėrinjve tė huaj”

    At Zef Pėllumbi, franēeskani 82-vjeēar qė i ka shpėtuar burgjeve komuniste, ngre alarmin pėr rėnien e Kishės Katolike nė duart e tė huajve, gjė qė, sipas tij, nuk ka ndodhur kurrė mė parė qė nė Shqipėrinė e Buzukut, Budit, Bogdanit dhe Kazazit. Kritikon Vatikanin, qeverinė shqiptare, por edhe shoqėrinė qė nuk reagon ndaj kėtij sundimi tė vėrtetė tė klerikėve tė huaj, tė cilėt prej 15 vjetėsh nuk u flasin mė shqip besimtarėve

    AT ZEF PĖLLUMBI: “Shqipėria e pushtueme prej priftėrinjve tė huaj”


    Belina Budini


    Qysh se erdh pasha turkqeli, edhe ipeshkvi jabanxhi
    At Gjergj Fishta


    Ai rron pėr tė treguar. Ėshtė ndėr tė fundmit e priftėrinjve qė dolėn gjallė nga burgjet komuniste dhe megjithėse nuk i pėlqen mitet, ka diēka prej miti biblik nėn lėkurėn e tij. Nė tė njėjtin kuvend franēeskan ku mėsuesi i tij, Gjergj Fishta, kaloi ditėt e fundit tė jetės, prej njė viti e gjysmė gjen at Zef Pėllumbin, dishepullin e Fishtės, franēeskanin qė doli nga burgu komunist nė moshėn 66-vjeēare dhe qė, megjithėse tanimė 82 vjeē dhe nė pension, vazhdon tė lexojė (me ndihmėn e njė lupe), tė shkruajė dhe tė tregojė. Pas kujtimeve “Rrno pėr me tregue”, ka gati njė libėr tjetėr me shėnime, “Historia kurrė e shkrueme”, dhe parathėnien e “Lahutės sė Malcisė”, qė do tė ribotohet sė shpejti.

    Kujdeset pėr kolanėn e botimeve franēeskane dhe ėshtė drejtor pėrgjegjės i revistės “Hylli i Dritės”, qė rikthehet kėtė vit. Nga funksionet kishtare ka hequr dorė, ndėrkohė qė nė vitet ’90 ishte rektori Kishės Franēeskane nė Tiranė, tė cilėn e riorganizoi pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste. Strehėza e tij kishtare nė Shkodėr i ngjan dhomės sė njė murgu; njė shtrat me kryqin afėr, dy karrige, njė tavolinė e ngopur me libra dhe njė sobė e vogėl me dru mbi tė cilėn pėrkulet me duart e zgjatura at Zef Pėllumbi. I vetmi detaj qė e prish pėrfytyrimin e njė kleriku mesjetar, ėshtė celulari nė qafėn e franēeskanit, qė sikur i ka zėnė vendin kryqit. Por ndryshe nga njė murg, at Zef Pėllumbi nuk interesohet vetėm pėr fenė. Historia dhe numizmatika janė pasionet e tij. Njė mendje e lirė, pa paragjykime dhe origjinale, at Zef Pėllumbi, ndryshe nga shumė klerikė shqiptarė, nuk heziton tė shprehė hapur mendimet e tij nė lidhje me njė problem qė ka nisur tė alarmojė rrethet katolike tė Shqipėrisė, por qė, sipas tij, duhet tė alarmojė tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Bėhet fjalė pėr vendimet mė tė fundit tė Vatikanit qė kanė sjellė nė krye tė Kishės Katolike Shqiptare pushtetin e klerikėve tė huaj nė vend tė priftėrinjve shqiptarė.

    Pa mėnuar tė kritikojė edhe Vatikanin, at Zef Pėllumbi thotė se pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėtė “sundim tė huaj tė kishės”, sipas fjalėve tė franēeskanit, e ka qeveria shqiptare. Shumė kritik edhe ndaj shoqėrisė shqiptare, at Zef Pėllumbi e akuzon atė si apatike dhe qė nuk reagon siē duhet ndaj padrejtėsive qė i bėhen. Megjithėse ka pasur edhe njė papė shqiptar dhe ka njė traditė me udhėheqės shpirtėrorė tė shkėlqyer tė klerit katolik shqiptar, qė prej 15 vjetėsh at Zef Pėllumbi ngre alarmin qė besimtarėt nuk po dėgjojnė mė tė flitet shqip nga udhėheqėsit e tyre shpirtėrorė, qė pėr kapriēo tė Vatikanit, por edhe tė shtetit shqiptar, janė zgjedhur tė gjithė tė huaj. Nė intervistėn pėr gazetėn “Shekulli”, at Zef Pėllumbi rrėfen se pas njė momenti tė parė pozitiv nė marrėdhėniet me Vatikanin pas pėrmbysjes sė komunizmit, tanimė pushteti i kishės nė Shqipėri ėshtė thuajse plotėsisht nė duart e klerikėve tė huaj.


    Njė prirje e ēuditshme dhe e fortė e pėrqendrimit tė pushtetit tė Kishės Katolike Shqiptare nė duart e klerikėve tė huaj duket se ėshtė bėrė shumė shqetėsuese pėr komunitetin katolik nė Shqipėri, por jo vetėm aty. Si e gjykoni kėtė fakt si besimtar dhe si qytetar shqiptar?

    Nė fakt, fetė e mėdha si kristianizmi e islamizmi janė internacionale, superkombėtare, fe tė tė gjitha kombeve. Duke qenė kėshtu, i pari i fesė mund tė pranohet nga tė gjitha kombet. Ama, fakti ėshtė kėshtu qė fetė e ēdo kombi pėrdorin elementin kombėtar. Historikisht papa ėshtė i pėrbotshėm, por i pėrbotshėm siē ėshtė, mund tė jetė i tė gjithė kombeve. Ne kemi pasur edhe njė papė shqiptar, papa Klementi i 11-tė. Megjithatė, kleri qė punon nė vende tė tjera zgjidhet prej kombit, kur ky komb ka priftėrinj dhe kishtarė tė vet. Tani, pėr sa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes mbi gjykimin tim pėr kėtė problem, unė jam 80 vjeē dhe ne tė vjetėrve shumė punė tė ju tė rinjve nuk na pėlqejnė. Punėt tona na janė dukur mė tė mira. Kanė qenė mė tė vėshtira, por prapė mė tė mira. Personalisht kjo qė po ndodh nuk mė pėlqen aspak, por nuk e ēan njeri kryet pėr kėtė mendimin tim.

    Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, ju mund tė ndikoni nė opinionin publik...

    Unė jam nė moshė tė thyer dhe mund tė thonė “ky ėshtė i marrė”. Ama, kur ato qė unė them nuk u pėlqejnė, mė quajnė tė marrė, kur u kanė pėlqyer thonė ky di shumė. Por tani qė puna ka pėrfunduar, mendimi im ndoshta nuk zė vend. Ne jemi njė popull qė kemi kaluar njė diktaturė shumė tė vėshtirė. Por para kėsaj diktature, pėrveē njė periudhe shumė tė shkurtėr lirie, kemi kaluar njė robėri 500-vjeēare. Nė kėtė mėnyrė, ky popull ėshtė mėsuar qė edhe me i shtie opangėn nė gojė, nuk flet, as bėrtet. Kėtu nuk jam dakord unė me popullin tem.

    Pra, ju mendoni se duhet tė ketė njė reagim publik ndaj kėtij problemi, nga komuniteti katolik apo tjetėr, gjė qė nuk ka ndodhur...

    Reagim duhet tė ketė patjetėr, por jo vetėm nga komuniteti katolik. E di si ėshtė puna: ne themi “vetėm dora jote di ku me tė krue”. Njė i huaj nuk e di ku i dhemb shqiptarit. Kleriku i huaj do njė jetė tė tanė qė tė bėhet shqiptar dhe nuk di a mbėrrin.

    Kjo gjendje, megjithatė nuk ėshtė krijuar papritur, ka pasur njė ecuri derisa ka mbėrritur nė pikėn kur ėshtė mbushur kupa, apo jo?

    Kupa ėshtė mbush ka herė e ka mot. Nė don ta dish, kleri katolik ka dalė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės qė pėr nga egėrsia ia ka kaluar edhe komunizmit tė Stalinit. Gjin Marku mė ka treguar nė burg se ka qenė pėrkthyesi i parė nė takimin e Enver Hoxhės me Stalinin. Stalini madje e ka pyetur Enver Hoxhėn: Ēfarė keni me klerin katolik? A keni bėrė ndonjė ligj pėr komunitetet fetare? Ju duhet tė bėni njė ligj pėr komunitetet fetare, bėni disa nene dhe nė bazė tė tyre mund t’i kapni e t’i arrestoni, por jo me marrė me i arrestua dhe pushkatua kot, se ju jeni nė kufi me Perėndimin, i cili sheh e dėgjon. Ju kėshtu jeni duke i bėrė njė propagandė tė keqe komunizmit nė botė duke persekutua klerin katolik. Prej komunizmit tė Enver Hoxhės Kisha Katolike ka dalė vetėm me 27 priftėrinj tė plakur. Unė kam qenė mė i riu qė isha 66 vjeē dhe Dom Simon Jubani. Prandaj ky ishte njė kler i lodhur qė kėrkonte ndihmėn e tė huajve, sepse siē thashė kėto besimet kryesore janė internacionale. Megjithatė, ne kėrkuam ndihmėn e tė huajve, por jo sundimin e tyre.

    Mendoni se ka njė sundim tė tė huajve nė kishėn katolike...

    Me sundim dua tė them se ata kanė pushtetin. Se dihet qė nė tė gjithė botėn, njerėz tė mirė e tė kėqij luftojnė pėr para, pėr pushtet (qė sjell para) dhe ka njė pjesė edhe pėr femra...

    Ky problem mos shihet ndoshta me syze patriotizmi apo atdhetarie...

    Jo, jo. Ne jemi fetarė, por megjithėse kristianizmi apo islamizmi janė fe internacionale, secili popull ka dijet, zakonet dhe tė metat e veta. Kėto mė mirė i di ai qė ėshtė vendas se i ardhuri, prandaj nuk i bėhet kurrė njė shėrbim mė i mirė fesė prej tė huajit sesa prej popullit tė vet. Sepse feja ėshtė fjala. Kur fjala nuk flitet e kjartė, kur nuk flitet si flet populli, atėherė populli nuk e kupton. Tė jesh filozof sa tė duash, kur flet njė gjuhė tjetėr, asgjė nuk pėrēohet nė popull. U bėnė tash 15 vjet qė ky popull nuk ka dėgjuar tė flitet prej klerit katolik fjala shqip. Kemi folur ne tė vjetrit aq sa kemi folur. Dhe tani ka ardhur tė na flasin kėta tė huajt.

    A ka nė tė vėrtetė klerikė shqiptarė tė pėrgatitur pėr tė drejtuar kishėn?

    Pas 15 vjetėsh ka mė shumė se 30 priftėrinj shqiptarė dhe di qė kėta priftėrinj shqiptarė janė tė arsimuar dhe shumė tė pėrgatitur. Megjithatė, asnjėri prej tyre nuk ka asnjė pozicion nė hierarkinė kishtare.

    Po priftėrinj tė huaj sa janė?

    Tani, numėr tė saktė unė nuk kam, por e di qė mė shumė se gjysma e klerit katolik nė Shqipėri janė tė huaj. Por nuk janė vetėm priftėrinj. Ka edhe shumė murgesha tė huaja, kryesisht nga Italia, qė kanė ardhur nė Shqipėri. Se si kanė ardhė, se pse kanė ardhė e ē’ka kanė ardhė tė bajnė ato, hala nuk e kam marrė vesh prej 15 vjetėsh. Megjithatė, nė Shqipėri ka shumė klerikė tė pėrgatitur dhe tė aftė pėr tė qenė nė pozicione drejtimi nė hierarkinė e kishės katolike shqiptare.

    Ideja e njė shėrbimi tė mirė fetar ėshtė e lidhur domosdoshmėrisht me njė shėrbim kombėtar?

    Kombi dhe ideja kombėtare ėshtė mbajtur prej klerit katolik, duke filluar nga Gjon Buzuku siē tregojnė dokumentet, imzot Pjetėr Budi, imzot Bogdani, imzot Kazazi, tė cilėt qė nė kohėn e Turqisė dhe robėrisė, kur shqiptarėt filluan tė lėnė besimin katolik kristian e u bėnė myslimanė. Klerikėt katolikė, duke mbajtur gjuhėn, kanė mbajtur kombin, kanė mbajtur edhe fenė. Ata janė interesuar kryesisht pėr fe. Por duhet tė dish se feja nė atė kohė ishte shumė mė emocionante se sa kombi. Ideja kombėtare ka lindur mė vonė. E megjithatė klerikėt mbajtėn edhe idenė e kombit.

    Pra, ka pasur njė ndjeshmėri kombėtare qysh herėt nė radhėt e klerikėve katolikė. Po tani?

    Tani popujt i pėrfaqėson shteti. Fatet e kombit pėrcaktohen nga shteti.

    A kėshillohet Vatikani me palėn shqiptare, domethėnė me shtetin shqiptar, pėr zgjedhjen e arqipeshkve?

    Nuk e di a e ēan kryet Vatikani pėr klerin shqiptar. Unė nuk kam marrėdhėnie me Vatikanin. Njė herė tė vetme kam komunikuar me papėn Gjon Pali i Dytė me anė tė njė letre dhe zėri im nė tė vėrtetė u dėgjua. Pėr tė tjera herė, mua nuk mė ka pyetur kush. Por pėr njė gjė jam i sigurt, qė Vatikani luan politikėn e tė gjitha vendeve tė botės dhe nuk mund tė vendosė njė udhėheqės shpirtėror pa pyetur autoritetet shtetėrore, edhe komuniste nė qofshin ato. Vatikani merr pėlqimin e tyre pėr drejtuesit e propozuar. Nuk ka kurrfarė dyshimi pra qė fajin kryesor e ka qeveria. Kjo ėshtė vepėr e qeverisė shqiptare.

    Por nė fakt thuhet qė feja me shtetin janė tė ndara...

    Por kjo ėshtė e vėrtetė qė janė tė ndara, por politika e Vatikanit ėshtė e tillė qė nuk e kundėrshton shtetin. Doktrina fetare dhe politika e Vatikanit janė dy ēaste tė ndara.

    A mendoni se problemi i pėrkatėsisė kombėtare tė klerit e tejkalon sferėn e besimit katolik, duke u bėrė njė problem pėr shoqėrinė?

    Ata thirren udhėheqės shpirtėrorė. Dhe udhėheqės shpirtėrorė nuk janė vetėm priftėrinjtė, por edhe ipekshvijtė Por besimtarėt tek tė cilėt ushtrohet ndikimi i tyre, janė pjesė e kombit dhe kombi shqiptar ėshtė njė komb i veēantė. Zakonisht kombe tė tjera janė ose tė njė besimi, siē ėshtė nė Greqi ose nė vende tė tjera perėndimore, ku ėshtė kristianizmi. Ndėrsa nė Shqipėri kombi ėshtė njė ndėrtesė me katėr mure, ku njė mur ėshtė katolicizmi, muri mė i lartė e mė i madh ėshtė islamizmi dhe tjetri ėshtė ortodoksia shqiptare. Faqata ėshtė shteti shqiptar. Pra, a ėshtė ēėshtje shoqėrore a ėshtė ēėshtje shtetėrore, kjo mendoj se i pėrket shtetit e shoqėrisė e gjithkujt.

    Si shpjegohet fakti qė nuk ka pasur reagime ndaj kėtij problemi as nga komuniteti katolik? Apo ndoshta njerėzit po i largohen besimit, tė paktėn atij tė angazhuar...

    Jo. Ankesa tė ndryshme edhe mua mė kanė mbėrritur. Njerėzit nuk janė dakord me kėtė qė po ndodh. Njerėzit gjithashtu besojnė. Por ne jemi njė popull i shtypur dhe durojmė aty ku nuk durohet. Shqetėsimi mė i madh pėr besimtarėt ėshtė se klerikėt e huaj nuk dinė tė flasin shqip. Populli do t’i flitet shqip dhe jo me njė shqipe mė zi se kinezėt. Sepse siē thotė ungjilli, e para ishte fjala. Fjala ėshtė gjėja kryesore.

    A mendoni se fakti qė emėrohen kaq shumė klerikė tė huaj nė hierarkinė e Kishės Katolike Shqiptare tregon njė shpėrfillje tė Vatikanit ndaj klerit katolik shqiptar?

    Vatikani ka pėr tė mbikėqyrur tėrė botėn dhe 500 mijė katolikė shqiptarė pėr Vatikanin nuk janė as njė hundė burrnut. Shqipėria pėr Vatikanin ėshtė shumė e vogėl. Por nuk mund tė them se ėshtė shpėrfillje. Jo pse kam frikė, se unė tashti nė prag tė jetės tjetėr jam. Por ėshtė puna qė unė mė tepėr se shpėrfillje, mendoj se ėshtė mungesė informacioni, nuk ka njė informacion tė saktė. Ne shqiptarėt nuk e kemi zakon tė shkruajmė. Tė huaj bėjnė vaki e shkruajnė.

    Pse kush duhet ta japė kėtė informacion?

    Gjithkush ka pėrgjegjėsi pėr dhėnien e informacionit. Ne shqiptarėt kemi njė shprehje: nė qoftė se nuk qan fėmija, nėna nuk i jep gji. Ky informacion duhet t’i shkojė Vatikanit nga Shqipėria. Unė vetė, vetėm njė herė i kam shkruar Vatikanit nė kohėn e Gjon Palit tė Dytė, letėr e cila mori pėrgjigje pozitive prej tij dhe nuk kam shkruar mė. Mė e keqja ėshtė se ne nuk merremi me shkrime dhe lexime.

    Prirja e fillimit, pra ajo e viteve ’90, duket se ka qenė e ndryshme. Pra pati njė lloj vlerėsimi, edhe nga Vatikani, tė klerikėve shqiptarė, atyre qė kishin kaluar persekutimet e burgjet e diktaturės komuniste. Ky ishte vetėm momenti i parė?

    Po ėshtė e vėrtetė qė nė kohėn e Gjon Palit tė Dytė u vendosėn disa ipeshkvi shqiptarė si ai i Shkodrės, Palit, Vikarit dhe i Tiranės. Pas kėtij momenti tė parė pozitiv, ka pasur njė rėnie nga viti njė vit deri nė kėtė moment tė dytė, kur Kishėn Katolike e sundojnė klerikėt e huaj.

    Si mendon se duhet zgjidhur kjo situatė, kur tendenca e dominimit tė Kishės Katolike nga klerikėt e huaj ėshtė e qartė...

    Nuk di. Populli duhet tė dijė si tė veprojė. Unė tani i kam kaluar tė tetėdhjetat dhe...

    Ndiheni i pafuqishėm pėr tė bėrė diēka?

    Jo, e di si ėshtė puna. Unė 80 vjetėt e jetės sime nuk munda t’i pėrmirėsoj konditat as popullit tim, as vetes sime. Kur nuk kam qenė pėr vete, as pėr popullin natyrisht. Ata qė kanė nė dorė fatet e popujve, ata duhet tė mendojnė.

    Nga poema satirike “Kur pata qenė pa Papė”, e Gjergj Fishtės

    “Un’rektor e profesor,
    Sakristan e bahēevan
    T’gjith shqiptar i zgjodha.

    Mbasi ndreqa kto punė t’mbara,
    Jezuitt t’i vuna para
    Me kamxhik nė dorė.

    T’u dhashė det e t’u dhashė mal,
    N’kolegjė t’tyne njė spital
    Bana pėr malsorė.

    At’herė kapa nji dajak
    M’fretėn t’huej e t’gjith vandak
    T’i hodha andej detin

    Edhe motrat Salejzane
    T’i flakrova nt’okė taljane
    Me gjith Dom Gjon t’shkretin.

    As nuk ēava shum’pallavra
    Me murgesha qi bajnė havra,
    Ndejė ndėr shpia t’veta


    Burimi: Gazeta Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Ja ku asht Shqypnia!

    SHTETI DHE FEJA

    (Kė duhet tė besojnė shqiptarėt?!…)

    “Pushtimet moderne” tanimė janė bėrė nė modė nė Shqipėrinė e trazuar. Kėta lloj pushtuesish vijnė si misionarė paqeje dhe instruktorė pėr tė na bėrė jo pushtues(!)… Vijnė si monitorizues dhe propozues pėr tė ngritur OJQ-a, vijnė si “klerikė mjeshtra” dhe nė fund tė fundit vijnė pėr tė rrjepur lėkurėn kėtij populli fukara.
    Kjo rracė pushtuesish modernė, mirė qė vijnė vetė por gjejnė shesh e bėjnė pėrshesh duke ngritur edhe struktura tė tėra rrjepsish. Rrogat e majme tė tyre paguhen prej nesh.
    Kohėt e fundit, ndėrkomėtarėt ja kanė msye kombit tonė nga tė gjitha anėt. Ēka kapė hapsina jetėsore teritoriale shqiptare. Kudo, patjetėr do tė hasėsh ndėrkombėtarėt duke dhanė mend, duke bėrė leksione kualifikuese qė edhe abetaria e shkollės fillore do tė skuqej nga turpi.
    Megjithatė uzurpimi mė kėrcėnues ėshtė ai i hapsinave shpirtnore. Shohim rrugės duke kaluar turlifarė xhube mjekrroshėsh, apo turlifarė kostume fetarėsh, turlifarė ndėrkombėtarėsh fetarė derisa edhe Jezu Krishti na del me katėr – pesė sozi(!)
    Tashti po futem nė temė.
    E kam fjalėn pėr fenė e parė tė njerėzimit qė Shėn Pali predikoj nė zanafillė sapo mbėrriti nė brigjet shqiptare. Pra pėr fenė e kshtenė, atė fe qė shqiptarėt e mbajtėn dhe e ruajtėn pjesėrisht deri kur erdhėn osmanllinjtė. Mė pas kur erdhi nė fuqi “kjoftėlargu”, thėnė ndryshe komunizmi, ajo murtaja qė prishi faltoret e shenjta ne vitin 1967 dhe qė pushkatoi fretėn e shėlbyes tė fesė kattolike. Mos harroni, kaluam 42 vite tė terrorit e gjenocidit fetar deri nė mohimin e Zotit, duke u bėrė shtet e popull i pafe…
    Ndėrsa sot njė tjetėr rrezik i kėrcėnohet kombit.
    Po tė risjellim nė kujtesė Abat Doēin qė para 84 viteve nuk u ba kardinal shqiptar sepse “e donte Shqypninė ma shumė sesa i duhej Vatikanit(!)”, apo rastin flagrant qė Dom Lush Gjergji mbeti njė prift katundi, nuk duhet tė ēuditet lexuesi. Katilokėt shqiptarė dhe shėlbyesit e fesė katolike, me strategjinė vatikanasve, prej shekujsh shkollohen e shugurohen nė Dioqezėn e Peshės sė Rėndėsisė tė Zagrebit. Dihet sesa fort na duan sllavėt(!)
    Sapo e mbajt mesha e parė nė lterin e shenjtė tė Fushės sė Rrmajit nė Shkodėr ku vėllezėrit e besimit mysliman respektuan me ardhjen dhe ndihmesėn e tyre tek ai eveniment, Shqipėrisė i deleguan njė nunc apostolic (Ivan Diaz) qė erdhi diku nga xhunglat afrikane apo tė Amazoneve dhe prej ahere nė krye tė shėlbyesėve shqiptarė sundojnė tė huajt.(!)
    Kėta ministra apo kryeipeshkė qė e “njohin” shpirtin apo karakterin fetar shqiptar, amatorizmin apo tolerancėn midis besimeve tona, aq sa na njihte dikur U T’hani i lindun nė xhunglat e Birmanisė, na nėnshtrojnė me sitemin e votės duke humbur edhe atė pak pavarėsi e mėvetsi.
    Kanė ardhur nė fronet e larta katolike persona qė e flasin gjuhėn shqipe pak ma keq sesa kinezėt e rrugės se Medresesė apo greku i ortodoksave njėfarė qirje Janullatosi. Bukur besa! Aq bukur sa Edvin Rama na e propozon kėtė qirjen qytetar nderi tė njė farė kryeqytetit(!). Ky asht rėndom peshqesh i Ramiz Alisė dhe troē antishqiptarizėm.
    Ndėrsa Vatikani hesht, njė farė Macerati na ideon sitemin e votave me supermaci tė huejsh, dhe mirė qė nuk merr edhe aprovimin e OSBE-sė apo tė KQZ-sė pėr tė bėrė megadushkun katolik me ligj kanonik.
    Flini zotėrinj tė nderuem dhe tė pėrvuejtėm shėlbyes tė fesė katolike, se vetėm mė njė “Kjoftė levdue Jezu Krishti”, nuk mbrohet trinia e shenjtė: Flamur, Atdhe e Fe.
    Amin.



    Agim Doēi
    mirditas

  8. #8
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Hajt bre mos u merzit se atyre te huajve qe po na mundojne dhe po na sundojne "pa te drejte" ne trojet tona,Jesu Krishti do ua theje qafen mbasi tash s`eshte gjalle "kjoftlargu"!
    Njerezit jane nje, si nga Afrika, si nga birmania si nga vatikani, si nga Zagrebi,Athina... etj, te tere jane te derguar te Jesu Krishtit(Vatikanit) dhe ashtu duhet pranuar, respektuar, mbrojtur, ushqyer, perkdhelur, argetuar, financuar...
    Kurkushi
    iballas

  9. #9
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Pershendetje Zoti Agim DOCI
    Pershendetje antareve dhe lexueseve te ketij forumi

    Megjithatė uzurpimi mė kėrcėnues ėshtė ai i hapsinave shpirtnore
    Duke pare disa video ne google , rastisa pikerisht tek videoja e urzupimit te KOASH nga Janullatosi

    Sic dihet pjesa dermuese e Ortodokseve Shqiptare nuk do edhe nuk ka dashur asnjehere qe "kali i trojes" te qendroje ne krye te kishes sone , dhe kjo shihet qarte edhe ne videon e meposhtme ku Shqiptaret Ortodokse e kundershtojne fronezimin e tij , duke kenduar kenge patriotike dhe duke thirur emrat e heronjve ortodokse Papa Kristo Negovani e Fan Noli dhe duke thirur gjithashtu ANAXIOS qe sipas rregullave te kishes, do te thote i pavlefshem , dhe nqs gjate nje sherbese thuhet ajo fjale qofte edhe nga nje person i vetem atehere sherbesa eshte e pavlefshme.

    http://video.google.fr/videoplay?doc...8&q=janullatos
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 26-10-2006 mė 15:42

  10. #10
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Te pakten katoliket shqiptare jane te ndergjegjshem per klerin e vet dhe nuk frigohen te japin mendimet e tyre kritike. Nuk duhet harruar se ky ish besimi qe goditi me fort komunizmi, si dhe me i vogli ne krahasim me orthodhokset e myslimanet, prandaj e ka pasur me te veshtire per te marr veten.


    Shkombėtarizimi i klerit katolik
    Mark Marku

    Nė ngjarjet e kohėve tė fundit ka kaluar pa rėnė nė sy emėrimi i bėrė nga Vatikani nė ipeshkvitė e Rrėshenit, Lezhės dhe Sapės. Kjo ngjarje jo aq e parėndėsishme nė jetėn e komunitetit fetar katolik nė Shqipėri duhet analizuar edhe pėr faktin se nga tre ipeshkvėt e emėruar nga Vatikani vetėm njėri prej tyre ėshtė me kombėsi shqiptare, ndėrkohė qė dy tė tjerėt janė me kombėsi tė huaj. Pas kėtyre emėrimeve nė hierarkinė e lartė kishtare katolike nė Shqipėri raporti mes shqiptarėve dhe tė huajve ndryshon nė favor tė kėtyre tė fundit njė dukuri kjo e re nė historinė e kėsaj kishte tė dominuar kryesisht nga elementi klerik shqiptar. Nė momentin kur po flasim Konferenca Episkopale Shqiptare organi mė i lartė i kishės katolike nė Shqipėri pėrbėhet nga tre ipeshkvė shqiptarė dhe tre tė huaj.
    Edhe nėse e shohim nė logjikėn e politikės sė emėrimeve tė Vatikanit kjo prirje ėshtė e pazakontė. Koncili i dytė i Vatikanit i mbajtur nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar e kishte shpallur si parim bazė tė rekrutimit tė klerit katolik nė botė mbėshtetjen tek elementi vendas. Kjo politikė realiste e shpallur nga Vatikani vjen pas nė debati tė gjatė shumėshekullor dhe pas njė lufte tė gjatė mes partizanėve tė pėrparėsisė sė frymės universale tė kishės katolike mbi elementin tradicional dhe partizanėve tė njė kishe me frymė universale por tė ngjyrosur me elementin tradicional. Edhe pse bėhet fjalė thjesht pėr pėrparėsi tė klerit vendės dhe jo pėr pastrimin total tė tij mbi baza kombėtare, kjo politikė ka sjellė qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve elementi vendės tė jetė mbizotėrues nė raport me atė tė huaj. Nė rastin e Shqipėrisė kjo gjė nuk ndodh. Nė fakt, nė vitet e para pas rėnies sė komunizmit prirja nuk qe e tillė pasi fillimisht nė hierarkinė klerikale katolike u thirrėn nė shėrbim shqiptarė, pjesėrisht nga ata klerikė qė i kishin rezistuar persekutimit tė ashpėr komunist dhe pjesėrisht nga ajo pjesė e klerit katolik shqiptar qė ndodhej jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Pavarėsisht kėsaj, kleri shqiptar megjithė vlerėn e madhe morale tė rezistencės antikomuniste nuk u pėrfill sa duhej nga Vatikani. Megjithatė pritej qė pas momenteve tė para kleri shqiptar ta merrte veten dhe tash pas 15 vjetėsh ai tė ishte mbizotėrues nė vend. Fatkeqėsisht nuk ndodh kėshtu. Edhe sot ashtu si edhe 15 vjet mė parė kleri vendės ėshtė nė minorancė, i papėrfillur, dhe mbi tė gjitha i ndrydhur nė njė politikė tė brendshme tė Vatikanit qė nuk tė jep shpresė pėr njė pėrmirėsim tė pozicionit tė tij nė vend.
    Nėse i shmangemi logjikės sė brendshme kishtare dhe e gjykojmė ngjarjen nė kontekstin historik, prirja duket edhe mė e pashpjegueshme dhe alarmante. Kleri katolik shqiptar ka njė traditė tė shkėlqyer, traditė qė e njeh atė si gardianin kryesor tė besimit katolik nė Shqipėri, por edhe njė element tė rėndėsishėm tė identitetit kombėtar shqiptar. Madje nuk dihet se cili prej kėtyre elementėve ka qenė pėrcaktues nė konfigurimin e klerit katolik nė Shqipėri. Formula e Pagėzimit dhe Meshari janė njėherėsh dokumente tė rėndėsishme tė historisė sė kishės shqiptare, por edhe dokumente tė rėndėsishme tė gjuhės dhe kulturės shqiptare, janė dėshmi tė rezistencės kombėtare, por edhe tė afirmimit fetar Njė simbiozė e tillė mes kishės dhe kombit shqiptar do tė vazhdojė pėr mė shumė se pesė shekuj. Pikėrisht nė saj tė kėsaj simbioze Shqipėria dhe shqiptarėt njė vend dhe njė popull qė pjesėn mė tė rėndėsishme tė historisė sė tyre i kaluan nėn Perandorinė Osmane, sot janė njė komb me fytyrė evropiane dhe njė kulturė ku dominantja kryesore kulturore ėshtė kultura perėndimore. Mrekullia qe se nėn ndikimin e Buzukut, Budit dhe Bogdanit, njė yjėsi e tėrė intelektualėsh u bashkuan nė kėtė ambicje pėr tė skicuar profilin e ardhshėm perėndimor tė Shqipėrisė. Nė kėtė yjėsi ku shndrisin pėrkrah njėri-tjetrit myslimanė, ortodoksė dhe katolikė, klerikė si Fishta, Mjeda, Marlaskaj, Doēi, Harapi, Palaj, Kurti, Prendushi dhe tė tjerė janė ndėr mė shkėlqimtarėt. Dhe nėse personalitete tė tilla e kanė rrezatuar autoritetin e tyre nė tėrė botėn shqiptare, kjo ndodh edhe prej faktit se ata donin njėlloj si fenė ashtu edhe atdheun, si myslimanin ashtu edhe katolikun apo ortodoksin. Natyrisht krahas tyre nuk kanė munguar edhe figura tė ndritura klerikėsh tė huaj si Zef Valentini, tė cilėt e bėjnė edhe mė tė pasur mozaikun e mėsipėrm. Emėrimet e mėsipėrme natyrisht fyejnė nga pak edhe personalitetet e mėsipėrme. Shqiptarėt e mėsuar me kėtė figurė legjendare kleriku e kanė tė vėshtirė tė mėsohen me klerikėt e ēuditshėm tė ardhur nga matanė detit. Edhe sot e kėsaj dite ata e kanė tė vėshtirė tė mėsohen me priftėrinjtė “modernė” me xhinse, tė cilėt e kanė tė vėshtirė tė depėrtojnė nė mentalitetin dhe botėn e tyre, tė cilėt shfaqen njėherė nė javė nėpėr famullitė e varfra shqiptare, predikojnė nė njė gjuhė qė ata nuk e njohin dhe pėr njerėz qė zor se do tė arrijnė t’i njohin ndonjėherė.
    Probleme tė kėsaj natyre ekzistojnė edhe nė besimet e tjera. Problemi i pėrkatėsisė kombėtare tė klerit nuk vetėm njė problem i brendshėm i besimeve, por njė problem i gjithė shoqėrisė. Ky problem ka tė bėjė me kohezionin shoqėror me tė sotmen dhe tė ardhmen e shoqėrisė shqiptare. Mbizotėrimi i njė politike besimesh qė nuk respektojnė specifikėn e shoqėrisė shqiptare mund tė jetė problemi kryesor i kėsaj shoqėrie nė tė ardhmen. Pikėrisht pėr kėtė arsye krijimi i njė kleri qė e identifikon fatin e vet me fatin e shoqėrisė ėshtė edhe njė mėnyrė pėr t’i shndėrruar besimet nė njė faktor tė zhvillimit shoqėror, por edhe njė kusht i njė marrėdhėnie afatgjatė me shqiptarėt.

    Shekulli
    20/12/2005

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •