Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    ALLAHU I befte te gjithe besimtaret shqiptare aq te nderuar dhe aq te ditur si muhadithi i shekullit sheik Albani.

    Profeti a.s thote cdo shekull Allahu sjell nje person qe e rigjeneron fene (nga bidatet dhe devijimi).

    Ky me lejen e Allahut eshte sheik ALBANI per shekullin tone.Allahu e meshirofte


    I lutem nja dy muslimaneve te ketij forumi qe mos e kthejne forumin ne forum debatimi per gjera qe skane dobi tek te tjeret.Mos u beni kaq tekanjoze dhe fitnexhil.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    37
    Rapsod,

    Per ca po diskuton njehere?

    Isnadi Maktu'a qe flet ti eshte isnade transmetimesh. Maktu'a do thote i nderprere dhe qe arrin te nje tabi se ca ka thene nje tabi.

    Ndersa per Isnadin e Albanit, ai nga ne fillim nga Reghib et-Tebagh me te cilen studio shkencen e hadithit. [Mukhtasar al-Ulu (f.72) dhe ne Tehdir es-Sexhid (f.63)]

    Ndersa persa i perket ixhazes se sheh Bahxhatul Beitarit, isnadi i te cilet arrin deri te Imam Ahmedi Ibn Hanbali dhe me pas shtrihet deri te Profeti Muhamed (paqja qofte me te). [Jeta e Al-Albanit te shkruar nga Muhamed Shaibani]

    Pastaj ca rendesie ka nqs nuk ka ixhaze nga mesuesit e tij.

    Nuk eshte se merr ixhazen edhe pastaj merr vulen qe te gjitha cfare thua jane te derjta dhe je pa gabime.

    Nqs ti paske gjetur ndonje gabim ne isnadin e Albanit, kjo vetem tregon se hadithet qe mund te transmetohen nepermjet tij nuk jane te nivelit Sahih, nuk tregon sa i njohur ka qene shehu ne Islam apo ndonje implikim tjeter....

    Pastaj kete fushen e hadithit e ke bere sikur eshte dicka kaq e lehte.

    Diferenca opinionesh me hadithe ka pasur edhe ndermjet Bukharit dhe Muslimit ne Sahihet e tyre.

    Ca do thote kjo se keta sheh nuk kane asgje te mire dhe jane te pavlere.

    Sheh El-Albani ka thene ne me shume se nje rast se Imam Bukhari eshte lideri ne fushen e Hadithit. Kjo dihet shume mire.

    A mos do thuash ti se Imam Bukhari ka qene i pagabueshem....?

    Nuk ka njeri te pagabueshem pervec Profetit Muhamedi (paqja qofte me te) se edhe kur Profeti Muhamed (paqja qofte me te) gabonte, korrigjohej nga Zoti.

    Kurse persa i perket njerezve te tjere, gabojne dhe nuk kurrigjohen me ndonje zbritje ajeti.

    Persa i perket gabimeve, sheh El-Albani e ka shprehur dhe perforcuar njemije e kushedi sa here qe nqs gjen gabime te ai, mos e ndiq.Ka qene vete shehu qe ka hedhur poshte ideologjine e taklidit. Nqs ti gjete na nje gabim me shehun me evidenca, nuk eshte se po hedh poshte shehun, por ne fakt po e ndjek se ai vete eshte shprehur keshtu.

    Pastaj keto etiketime, Hanefi...e Esharij....

    Keto etiketime kane dy domethenie:

    1.Hanefi mukallid (ndjekes i verbert)
    2.Hanefi mutabi [ndjekes i evidencave (itiba-se)]

    Persa i perket te dytes shehu ka qene dakort edhe per etiketimet, ai vetem sa ka kundershtuar taklidin, e cila perket etiketimit te pare.

    Pastaj ka Esharij qe nuk i ka ardhur argumenti edhe ka Esharij qe edhe kur i vjen argumenti, ngulin kembe ne taklidin e tyre.

    Pastaj edhe sheh El-Albani mund te beje gabime....sic kane bere sheh edhe imame te tjere.

    Ikhtilafin ne opinione (ndryshimet) shehu nuk i ka kundershtuar. Por ka kundershtuar menyren se si arrihet te dija:

    Psh ndryshimet ne ittiba (evidenca) nuk jane njesoj si ndryshimet ne taklid (ndjekje te verbert).

    Shehu ka kundershtuar te dyten, ndersa per te paren ka thene qe kjo eshte gje natyrale dhe e mirenjohur.

    Vete shehu eshte shprehur se dija nuk i perket njerit grup apo tjetrit por eshte e perhapur neper grupe te ndryshme. Merren ato qe jane te sakta me evidenca dhe lihet ato qe kundershtojne evidencat pavaresisht se ca grupi jane. Kete sheh el-Albani e ka shprehur shume mire ne librat e tij.

    Persa i perket haditheve, edhe shehu ka ndryshuar mendje per ca hadithe sipas klasifikimit, kjo eshte e mire-njohur ne fushen e hadithit qe mund te ndryshosh mendje pasi e verteta dhe evidencat behen te qarta.

    Por te fillosh te kritikosh shehun per gjera qe nuk ka patur evidenca, dhe per vete te jesh mukallid, kjo eshte idiotizm absolut, sic bejne disa diletante.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Studentt : 20-01-2007 mė 15:26

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Kjo bote ka pare shum dijetare te medhenj, une nuk e kam mare veten menij qe ta ndjeki nje shqiptar sikur qe eshte Albani, i cili smund te me fole per autencitetin e haditheve ne shekullin 21, por une e ndjeki autencitetin e muhadditheve te cilet kane jetuar fill pas vdekjes se Muhammedit salallahu alejhi ve selem.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  4. #24

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Dhe do vazhdoj ti fshij derisa ti jepni fund me keto debate,tema nuk eshte e tille,dhe nuk na takon ne te gjykojme,ka kush gjykon prandaj mos merrni kopetenca kaq te medha.

    Ju lutem mos debato duke i prishur temat.
    Sinqerisht,
    Selam Aleikum

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    NASRUD-DIN ALBANI (SHQIPTARI)
    Hadithologu mė i Shquar i Kėtij Shekulli


    Nasrud-din Albani (Shqiptari) ėshtė hadithologu mė i shquar i kėtij shekulli dhe pėrsonaliteti mė i njohur i kolonisė shqiptare tė Shamit (Sirisė) nė Lindjen e Afėrme, e cila nė hapėsirėn kohore dyshekullore, e diktuar nė rrethana tė caktuara historike pėr t’u shkėputur nga trungu i saj nė Ballkan, arriti tė ruajė me pėrpjekje e sakrifica tė ndėrgjegjėshme identitetin e vet. Mbi tė gjitha, pjesėtarėt e saj ruajtėn gjuhėn, traditėn, mallin dhe nostalgjinė pėr vendlindjen, emrin dhe krenarinė pėr dheun e tė parėve.

    Vendasit qė nė fillim ata i quajtėn Arnautė e ndonjėherė Albanė. Iformacione tė natyrave tė ndryshme pėrcjellin jetėn dhe veprimtarinė e tyre. Por pėr fat jo tė mirė, ata ende nuk kanė marrė vendin e tyre tė merituar nė historiografinė dhe publicistikėn tonė, pa ēka edhe pėrfundimet pėrgjithėsuese rreth ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi do tė jenė tė mangėta.

    Nasrud-din Albani, rrjedh nga njė familje shkodrane e shtresės sė zanatēinjve tė qytetit. Nė vetet ’30 emigroi sė bashku me familjen e tij nė Damask tė Sirisė. Arsimin fillor e bėri nė shkollėn shtetėrore "Isaf Hajrie", ku mėsoi gjuhėn arabe.

    Nasrud-dini nuk u mjaftua vetėm me kėtė, por ndoqi mėsimet qė zhvilloheshin nė shkollat e vjetra tė Damaskut, ku dėgjoi ligjėratat e dijetarėve mė tė shquar tė kohės. Dhe si i ri u njoh me literaturėn burimore tė gjuhės dhe tė letėrsisė arabe, si: "Sherh Ibni Akil", "El -mufas-sal" tė Zemasheriut, "Shudhur Edh-dheheb" tė Ibni Hishamit etj. Kėshtu, pas njė rruge tė gjatė me njohjen e gjuhės arabe, tė cilėn arriti ta pėrvetėsojė mė sė miri, ai filloi tė njihej nga tė gjithė pėr forcėn e interpretimit dhe mundėsitė e mėdha qė kishte nė tė argumetuarit e vlerave gjuhėsore e letrare.

    E gjithė kjo e mundėsoi atė qė tė orientohej nė studimin e Fikhut dhe tė jurisprodencės islame, mėsimet e para tė sė cilės i mori nga profesori i njohur Seid El-Burhani, para tė cilit lexoi autorėt mė tė njohur tė medhehebit Hanefi, si: "Merakil Felah" tė Sherniblalit, "El Kitab" tė Ibni Hasen El-Kud-Durit etj. Nė kėtė kohė ai u njoh edhe me shkencat tjera islame si: Usuli fikhun (bazat e fikhut), Tefsirin (komentimin e Kur’anit), Mustalahul hadithin (terminologjia e hadithit), Ahlakun (vepra mbi moralin), edukatėn, kulturėn, historinė etj.

    Kėshtu edhe, pse nė moshė tė re, ai arriti tė hetojė vlerat e mėdha qė bart me vete trashėgimia islame me opusin e saj madhėshtor nė fusha tė ndryshme tė shkencės dhe jetės sė popujve. Kjo e shtyu atė tė mendojė pėr njė angazhim mė serioz nė klasifikimin e vlerave reale tė haditheve tė Profetit tė fundit, Muhamedit a.s. Kjo bėri qė ai tė diplomohet nė kėtė shkencė duke pasur si prof. Ragip al Tab-bah. Ai kėtej e tutje qėndronte me orė tė tėra nė bibliotekėn Ez-zahirijje tė Damaskut, duke hulumtuar mbi dorėshkrimet qė gjendeshin aty. Nasrudin Albani frekuentoi edhe biblioteka tė tjera, duke grumbulluar tė dhėna, qė e bėnė atė tė jetė njė autoritet shkencor nė shkencėn e Hadithit.

    Me kalimin e kohės shqiptari nga Shkodra filloi tė bėhej i njohur si studiues dhe mendimtar i niveleve botėrore nė lėmin e shkencės sė hadithit. Por famėn e arriti me projektin e tij tė madh (madje lirisht mund tė themi mė tė madhin nė historinė e hadithit tė kohės sė re) nė klasifikimin e haditheve tė Profetit a.s. Ai bėri klasifikimin e njohur tashmė si frut i punės sė tij, duke i ndarė hadithet nė dy grupe tė mėdha me titujt:"Silsilet el ehadith el-sahiha" -(vargu i haditheve tė vėrteta) dhe "Silsilet el ehadith ed-daife"-(vargu i haditheve tė dobėta). Edhe pse ky studim do dekada e i kalon dhjetėra vėllime, ende ėshtė nė qendėr tė aktivitetit tė Nasrud-din Albanit.

    Opusi i tij tani pėrfshin mbi 136 vepra shkencore, prej tė cilave 16 prej tyre janė kritika shkencore, 55 vepra dorėshkrime tė pabotuara, 29 vepra tė botuara disa herė, 30 cenzurime shkencore nė lėmin e shkencės sė hadithit, 6 retushime tė librave tė njohur si: El-Uluv, Sahih Muslim, Sahih Buhari, Shemail Muhammedije etj. Pėr kėtė ai konsiderohet nė botėn islame si njė nga autorėt mė prodhimtarė tė shekullit tonė, nė fushat e hadithologjisė, letėrsis artistike arabe, historisė, kritikės letrare, sociologjisė, etikės, pedagogjisė etj.

    Kėshtu ky erudit i shkencės dhe i kulturės botėrore, e nė veēanti asaj islame, duke shėrbyer si pedagog nė Universitetin e Medinės (Arabi Saudite), e pastaj si profesor i qendrave mė tė mėdha akademike studimore tė Libanit, Emirateve tė Bashkuara Arabe, Jordanisė etj. arriti tė ēmohej nga tė gjithė bashkėkohėsit e tij: "Muhad-dith El Asr" (shkencėtar i shekullit nė lėndėn e hadithit).

    Sot punonjėsit shkencorė tė islamologjisė moderne i referohen veprės sė Nasrud-din Albanit.

    Fatkeqėsisht duhet thėnė se Nasrud-din Albani edhe pse i gjakut tonė, dhe megjithėse krijimtaria e tij shkencore dhe letrare kap njė periudhė mbi 30 -vjeēare, nė Shqipėri mjerisht njihet pak, dhe, mė saktė, nuk njihet me madhėshtinė e tij intelektuale.

    Gjatė periudhės sė sundimit tė shtetit totalitar, ku interesat kombėtare iu nėnshtroheshin interesave partiake, dhe ku pothuaj ēdo gjė qė krijohej jashtė kufijve shtetėrorė shqiptarė dhe qė nuk i pėrgjigjej ideologjisė marksiste leniniste konsiderohej e padėshiruar, nuk ēoi vetėm nė cungimin e kulturės kombėtare, por edhe nė cungimin e vetė kombit. Ky kolos i kulturės islame i pėrket edhe kulturės shqiptare. Ne shpresojmė qė jo vetėm veprat e tij, por edhe fizikisht ta kemi pėrballė intelegjencės sonė shqiptare pėr ēėshtje tė caktuara.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    37
    Sheh El-Albani:

    "Njerezit thojne ca te duan"

    Mukallidat si puna jote citojne gjera pa sjelle evidencat. I ke hyre puneve suprapthi.

    Le njehere qe ty nuk te hyjne evidencat ndjekja e thenieve te dikujt si mukallid.

    Ebu ‘Abdullah Ibn Jauiz Mindad el-Basree el-Maliki (i cili ne kuptim thotė, pak a shumė):

    “Ēdo kujt prej te cilit i ndjek thėnien pa qenė aty ndonjė evidence pėr te detyruar atė ty, atėherė ti je mukallidi (ndjekesi i verbėrt) i tij. Dhe taklidi (ndjekja e verbėrt)nuk ėshtė e drejtė ne fenė e Zotit. Thenien e kujt, duke qenė detyruar, ndjek, atėherė ti je muttabi (ndjekesi i evidencave) te tij. Dhe ittiba (ndjekja e evidences) ėshtė e drejtė ne fe, ndėrsa taklidi (pasimi i verbėrt) ėshtė i ndaluar"
    [Xhami’ Bejanil-‘Ilm e Ibn ‘Abdul-Berr (2/117) dhe el-I’lamul-Muuaki’in e Ibn ul-Kaijim (3/299)]

    Edu Dau-udi transmeton ne Mesa’il (f.367-369) "…Ai thotė: I thashė Ahmedi "A nuk ka te me shumė te drejtė El-Auza'i te ndiqet se sa Maliku?" Ai u pergjigj, "Mos ndiq verbėrisht asnjė prej kėtyre njerėzve nė lidhje me fenė. Ēfarė ka ardhur nga Profeti (paqja qoftė me te) dhe Sahabet e tij, atėherė merre atė. Pas (kėsaj), njeriu mund te zgjedhi pas tabi'ineve."

    ‘Abad Ibn ‘Abad el-Khauas ka thėnė: "...Duhet tė kuptosh se je inteligjent dhe kupton, sepse intelekti ėshtė dhurate, sepse disa njerėz qe posedojne intelekt janė zėnė (merren) duke u futur shumė thelle gjerave mė pak te rėndėsishme pėr ta, ne terma te gjerave te rėndėsishme qe janė ne nevojė.... Dysho dhe suspektoje si opinionin tėnd dhe opinionin e njerėzve te kohės tėnde, dhe sigurou, duke e vėrtetuar (ēėshtjen) pėrpara se tė flasėsh pėr te. Kerko njohuri pėrpara se te kėrkohet prej teje, sepse ne te vėrtetė njė kohe do vijė ne te cilėn e vėrteta dhe genjeshta do i ngjajne njera-tjetres, aq sa ato do konfjuzinohen (nga njerėzitė)...."[ed-Darimi (1/160-163), Hiljal el-Eulija (8/282), Tahdhib el-Kemel (14/135-136)]

  7. #27

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ti vij turp atij qe ka shkruar se me dashjen apo pa dashjen time forumi ka marre kot.Ju kam sqaruar te gjitheve shume mire me mesazhe private por ju me duket nuk merrni vesh.Pergjegjesite se cfare shkruani i keni tek Allahu jo tek une,sbesoj se mua me prisni qe tju korrigjoj e tju gjykoj per cfare nxirrrni nga goja.

    Tani vertet mbase do behem e keqe dhe do marr te fshij gjithcka qe keni shkruar jashte temave.Ky forum nuk do prishet se ju tek njerit apo tjetrit te marri kot.Ketu ka mjaft tema qe do ishte gjynah te ndyheshin nga replika.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Thirrja ne Islam
    Nga Dritė nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:24
  2. Jeta e Muhamed Nasirudin El-Albanit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:10
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Gjon Francesk Albani - Papa Klementi XI
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:37
  5. Shejh Albani rahimullah
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 03:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •