Islami rrezik për perëndimin?!

Është gabim të thuhet se ka qenë një ndodhi sporadike përhapja e karikaturave në shtypin europjan dhe se shumë shpejt do të mbyllet në ditët e ardhme, sepse nuk duhet të ndajmë këtë që ka ndodhur nga konteksti historik i qëndrimit të europianëve ideologjik dhe politik kundrejt islamit dhe muslimanëve në përgjithësi dhe ndaj Kur'anit dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në veçanti.

Nëse i shfletojmë librat e Rajnhartit, Goldziherit, Lamansit, Watit, Rodensonit e tjerëve do të vërejmë se të gjithë ata mohojnë shpalljen që i ka ardhur Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; ata kanë mohuar edhe pejgamberllëkun e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje në librat e tyre edhe e kanë sharë dhe ofenduar, kanë mohuar rolin e muslimanëve në të arriturat civilizuese, kanë potencuar se shkaku kryesor i prapambeturisë së muslimanëve është vetë islami. Shumica e shkrimeve të tyre shkojnë në drejtim të tentimit për të shembur themelet e akides islame të nxjerra nga Kur'ani dhe Sunneti.

Qëndrimi i këtyre orientalistëve u shndërrua në një valë raciste kundërshtuese e çdo gjëje që ka të bëjë me islamin dhe muslimanët në çfarë do rrafshi që është, qoftë politiko fetar apo kulturoro-shoqëror, etj. Kjo ka ndodhur para dhjetëra viteve dhe gabon shumë ai që i nënvlerëson veprat e këtyre orientalistëve dhe ndikimin që kanë pasur në mentalitetin europjan duke krijuar fobi dhe trishtim nga Islami dhe muslimanët.

Shtoja kësaj edhe disa elemente të reja, komplikuese dhe të gërshetuara që i kanë hedhur vaj zjarrit: shpërngulja e një numri të madh të muslimanëve për të jetuar në vendet europjane duke u bërë konkurrencë punës së dorës europjane dhe ndikimi i kësaj situate në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor. Qëndrimi i unionit europjan kundrejt konfliktit arabo-izraelit, animi i përgjithshëm i tyre në anën e sionistëve, dhe së fundi vendimi i unionit europian për të ndërprerë ndihmat qeverisë palestineze pas fitimit të Hamasit në zgjedhjet e fundit palestineze.

Ish kryetari i Amerikës, Riçard Nikson e ka shprehur frikën e tij nga Islami dhe muslimanët në dy librat e tij që i ka publikuar para disa viteve. Libri i parë: "Fitore pa luftë" dhe i dyti: "Shfrytëzoni shansin". Niksoni në këto dy libra tregon se pas rënies së bashkimit sovjetik dhe rënies së socializmit si lëvizje dhe sistem politik perëndimi dhe SHBA- të në veçanti do të ballafaqohet me një 'të inatosur' tjetër, ai është Islami. Andaj SHBA-të, sipas Niksonit, duhet të veprojnë shpejt për të kapur udhëheqjen shpirtërore të botës dhe të veproj që mos të lejojë që të gjejë shembulli i "islamit radikal" hapësirë në këtë sferë.

Pari Buzani nga "qendra për studime të paqes dhe konfliktit" në universitetin e Kopenhagës aludoi në frikësimin e tij nga posedimi i disa organizatave islamike të armëve për shkatërrim masiv, qoftë ajo armë atomike ose biologjike. Për të plotësuar frikësimin europjan ndërlidhi aktivitetin irakian, libian dhe pakistanez në sferën e atomikes gjatë të tetëdhjetave në shekullin e kaluar me Islamin dhe muslimanët. Për këtë e shohim se Stif Vajsmani dhe Herpert Krozni botojnë librin e tyre "Bomba Islame" ku i tërheqin vërejtjen perëndimit nga entuziazmi i këtyre shteteve për të fituar teknologji bërthamore dhe e ndërlidhin lëvizjen e këtyre shteteve në këtë drejtim me Islamin dhe muslimanët.

Ajo që e përforcon këtë frikë të perëndimit nga Islami dhe muslimanët është edhe ideja që politikologu i njohur amerikan, Samuel Hantigtoni e përhapi në vitin 1993, në revistën Foreign Affairs rreth përplasjes së civilizimeve dhe rikonstruktimi i rendit të ri botëror, ku konsideron se përplasja e re nuk do të jetë ekonomike dhe politike, por të do të jetë civilizuese në dorë të parë. Pasi që i numëroj shtatë civilizime kryesore në botë, përfundoj se përplasja e vërtetë do të ndodhë mes islamit dhe perëndimit.

Në vitet e tetëdhjeta dhjeta qendra hulumtuese në Amerikë dhe Europë përcillnin "fenomenin islamik", në kohë kur shumica e revistave, studimeve dhe shkrimeve përqendroheshin në të kaluarën, në të ashtuquajturën "kërcënim i kuq", që simbolizonte lëvizjen botërore komuniste, kurse tash përqendrohet në të ashtuquajturën "kërcënim të gjelbër" që simbolizon islamin. Disa komisione teknike i formoi NATO-ja për studimin e fenomenit islamik dhe përcjelljen e kësaj çështje në europë, sidomos mes turqve në Gjermani, mes marokenëve dhe algjerianëve në Francë, mes pakistanezëve, indianëve dhe arabëve në Britani, etj. Mes shteteve anëtare në NATO u themeluan kanale për shkëmbim të informatave në këtë drejtim dhe kjo u pasua me koordinimin e politikave, procedurave dhe ligjeve që kanë lidhje me këtë temë, sidomos në sferën e migrimit, arsimit dhe kulturës për të mbrojtur veçoritë e brendshme të shoqërisë nga ndikimet islame dhe nga kjo lindën disa shkolla ideologjike perëndimore për përcjelljen e kësaj çështje:

Shkolla e pakicës: Del në shesh këtu Xhon Ekspozito, i cili thërret në domosdoshmërinë e kuptimit të fenomenit islamik dhe rëndësinë e hapjes së dialogut me ta me qëllim të kuptimit dhe udhëzimit të tyre.

Shkolla e shumicës: Këtu dalin në shesh kokat e shkrimeve politike, sikurse Henri Kisinxheri, Daniel Pajps, Martin Kremer, Xhon Lotok. Kjo shkollë shumë qartë e armiqëson Islamin dhe thërret në bashkëpunim perëndimor për të çrrënjosur çdo bazë të tyre në perëndim ose përhapje "politike" të tyre në zemër të botës arabe dhe islame.

Nga kjo që thamë vërejmë në përgjithësi se ekziston një frikë e përbashkët te të gjithë perëndimorët kundrejt Islamit dhe muslimanëve.

Perëndimi politik gjatë historisë dhe gjatë sjelljes së tij me botën arabe dhe islame synon hegjemoni mbi pasuritë e natyrshme të muslimanëve dhe nuk është rehat me Islamin, sepse paraqet kornizë dhe referencë e muslimanëve ku në fund paraqesin "lëvizje të pavarur" dhe shembull për "kultivim të pavarur" nga perëndimi. Baza e tyre është një numër që kalon miliardë e gjysmë dhe kanë shtrirje në një hapësirë të gjerë të rruzullit tokësor, nga Mauritania e deri në Indonezi dhe në vende të pasura me resurse natyrore, siç është nafta dhe elementet tjera, përgëzon forma të reja të zhvillimit dhe tregje dhe industri të përbashkët, të cilat ndoshta nuk do ti nënshtrohen orientimit perëndimor siç është rasti me marrëveshjen e organizatës ndërkombëtare për tregti.

Helen Dankos, hulumtuese e njohur franceze kur e analizonte krizën afgane tregon se strategjia amerikane dhe europjane duhet të redizajnohet për tu ballafaquar me fenomenin e "zgjimit islam" që është shfaqur si fuqi në rruzullin tokësor dhe ka mundësi të ndikon në atë që Dankosi e emërton "hapësira islame e naftës". Kjo hapësirë sipas definicionit të saj është gjiri dhe gadishulli arabik. Ekziston frikë e vërtetë nga shfaqja e islamistave në këtë hapësirë islame të naftës, e cila për këtë zonë, gjirin dhe gadishullin është zemër, ashtu sikurse Mekeja dhe Qabja është burim shpirtëror për tërheqjen e mbarë botës islame e cila është e gjerë dhe e gjatë.

Arritja e islamistëve në pushtet në Iran, Sudan, Afganistan, Bosnje dhe realizimi interesant në luftën e tyre në Çeçeni, të cilët ballafaqohen me ushtrinë federative ruse për një kohë të gjatë është argument se "vala strategjike" ka mundësi të ndikojë në baraspeshën e fuqisë. Kjo mund të përhapet edhe në rajone të shumta tjera dhe ta çrehaton depërtimin e "hapësirës islame të naftës" drejt tregjeve perëndimore, gjë të cilën nuk mund ta pranojnë rrethet strategjike në perëndim dhe kryeqytetet e tyre.

S'mohojmë se përvoja e islamistëve në Iran, Sudan, Afganistan, Bosnje, Çeçeni ndoshta edhe në vende tjera kanë shumë vrima, por në anën tjetër askush përball tyre nuk mund të mohon se kanë filluar ti marrin në konsideratë kushtet mekanike dhe objektive për të vepruar në botën e "politikës". Ai që i analizon këto përvoja kupton fuqinë e islamistave për të bërë bashkëdyzimin mes ideologjisë statike dhe dinamikës strategjike dhe kjo aftësi për tu ambientuar dhe për ti thithur krizat tek këta përvoja islame shkakton frikë të vazhdueshme të perëndimit nga ajo që Helen Dankos e quan "hapësirë Islame e naftës".

Dankosi thotë: perëndimi duhet të ketë kujdes nga "rreziku" të cilin e paraqet fenomeni i "islamit politik" në rajonin e "hapësirës islame të naftës" dhe në këtë drejtim Dankosi, e cila mendon se është vetëm përfaqësuese e shkollës ideologjike perëndimore të madhe, thotë se duhet rrethakuar fenomenin e "islamit politik" dhe largimin e tij nga "qendra e vendimmarrjes". Kurse sa i përket shiritit të naftës, të gjatë nga Kuvajti deri në Maskat, sipas Dankosit ekzistimi i fenomenit të "islamit politik" është gabim i pafalshëm dhe doemos duhet të bashkohet mundi perëndimor me të gjithë ata që janë konsumator të naftës së tyre që të çlirohen nga ky rrezik.

Kështu shohim se një shtresë e madhe e mendjeve strategjike perëndimore, e cila është duke u shtuar dhe zgjeruar, ka filluar që një kohë të gjatë të ketë frikë të qartë nga fenomeni i "islamit politik".

Në një bosht paralel do të vërejmë se ka një aktivitet të çuditshëm dhe të dukshëm perëndimor për ta larguar tërësisht Islamin nga pushteti në zona e zemrës së rendit ndërkombëtar e sidomos Europës. Ndërhyrja perëndimore në Bosnje dhe Kosovë, marrëveshja e Dajtonit, të gjitha këto kanë ardhur në kohë dhe përmbajtje që kanë për qëllim largimin e islamistave nga "qendra e vendimmarrjes" në Ballkan.

Sa i përket Çeçenisë komploti perëndimor kundër muslimanëve është edhe më i qartë dhe më i keq, sepse perëndimi i mbylli sytë ndaj masakrave të trishtueshme që i janë eksponuar dhe më tej i eksponohen muslimanët e atyre vendeve, duke mos dëgjuar as pëshpëritjen më të vogël nga media perëndimore për të drejtat e çeçenëve, kurse ndërhyrjet e perëndimit në këtë temë kanë qenë vetëm lëvizje kamufluese politike të shpaluara.

Kështu na shtohet bindja se perëndimi nuk toleron që të ketë pushtet islami në rajonin e "zemrës" të rendit ndërkombëtar pa marrë parasysh se cilat janë arsyetimet. Në këtë vazhdë e vërejmë edhe alergjinë e shoqërisë franceze nga disa vajza muslimane në shkollat franceze kur insistuan që të mbulohen me hixhab dhe si kjo temë arriti të debatohet në parlament dhe gjykata dhe ishte temë e disa deklaratave në ministrinë e punëve të jashtme të Francës dhe temë e disa tribunave që janë mbajtur në universitetet franceze. A nuk tregon kjo se ka alergji ndaj Islamit?!

Do të vërejmë gjithashtu se është bërë një zhurmë e madhe në Danimarkë, veçanërisht në kuvendet komunale, rezymeja e të cilës është: pse muslimanët atje blejnë shtëpi të mëdha? Kush ua lejon këtë gjë atyre? Gazetaria danimarkese pyet: pse nuk i vendohen kufizime kësaj frike nga ndikimet kulturore të muslimanëve shoqërisë daneze? A nuk reflekton edhe kjo alergjinë e tepruar ndaj islamit dhe jogatishmëria e tyre për bashkëjetesë?

Atëherë, cila është dobia e debatit për të cilin trumbetojnë dhe thërrasin në te? Si mendojnë europjanët se shoqëritë e tyre janë "shekullare" dhe se ligjet e tyre dhe filozofia e tyre shoqërore nuk bën dallime mes feve, gjinive, popujve dhe racave? Pse publikisht ata na i shesin mallin e "shekullarizimit të tyre"?

S'ka dyshim se pakicat islame në perëndim jetojnë krizë dhe kurbet, vuajnë nga ngushticat e ndryshme dhe në forma të ndryshme, andaj ai që e studion këtë gjendje kupton se kjo temë do të shpërthen në të ardhmen, nëse europjanët nuk i kuptojnë dimensionet e këtij problemi, jo vetëm në parlamentin e tyre në Strazbur por edhe në gazetarinë e tyre raciste.

Dr. Abdullah Nefisi