Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Pse nuk lexon librat e kritikve islamike dhe e kupton se Rapsodi din dicka
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #12
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    SHEH ALBANI, SHKODRANI QĖ TRONDITI ORIENTIN

    Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė shqiptarėt e sotėm njohin kaq shumė nga bota qė ata i rrethon por njohin shumė pak nga vetvetja. Nėpėr faqet e shtypit tonė herė pas here ne mund tė gjejmė artikuj qė flasin pėr jetėn e kėtij pape apo atij prifti, kėtij shkencėtari apo atij poeti perėndimor, por rrallėherė ne mėsojmė mbi njerėzit me famė qė ne i kemi dhuruar botės. Njė nga personat mė me famė qė ne i kemi dhuruar botės sė shekullit tė 20tė nuk ka qėnė Aleksandri i Madh. As Skėnderbeu apo Nėnė Tereza e Kalkutės, por njė shkodran i quajtur Nasirudin dhe i mirėnjohur nė orient si Nasirudin Al-Albani. Mbiemri i tij tė lė tė kuptosh fare qartė se ai nuk ishte anonim pėr kombėsinė e tij shqiptare, gjė qė mund tė ēojė ndonjė antishqiptar tė spekullojė pėr origjinėn e tij. Ai nuk u njoh kurrė si Nasirudini i Kalkutės apo i Rijadit, por si Sheh Albani, apo Zotnia Shqiptar. Ai ishte aq krenar pėr identitetin e tij kombėtar saqė atė e pllakosi nė mbiemrin e tij Al-Albani qė nė shqip nga arabishtja pėrkthehet ‘shqiptari’.

    Emri original i Sheh Albanit pėr tė cilin ky shkrim flet, ishte Nasirudin Nuh Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr nė vitin 1914 nė njė familje tė varfėr muslimane shkodrane. Babai i tij quhej Haxhi Nuhu. Ai kishte studiuar pėr disa vite me radhė nė Stamboll pėrpara se tė kthehej nė Shkodėr. Gjatė qėndrimit nė Shkodėr Haxhi Nuhu u morr me edukimin fetar. Por shpejt ai, ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė tė kohės sė tij u detyrua tė largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi nė Damask tė Sirisė, gjatė kohės kur Shqipėria ishte nėn rregjimin e Zogut. Nė kėtė qytet Haxhi Nuhu i Shkodrės rriti njė djalė tė quajtur Nasirudin i cili nė tė ardhmen do tė bėhej me famė. Nasirudini i vogėl kaloi fėmijėrinė dhe kreu shkollėn fillore nė Damaskun e famshėm, mes rrėnojave tė tė kaluarės Bizantine, Emevite, Abaside dhe Otomane tė kėtij qyteti me famė tė botės Islame ku jetoi Gjon Pagėzori dhe themeluan kryeqytetin Kalifėt e famshėm Emevij. Duke qenė njė student i zellshėm dhe ndikuar nga dijet fetare tė tė atit, te Nasirudin Albani shpejt do tė lindte gjeniu i ardhshėm i shkencės fetare tė hadithit pėr botėn muslimane tė shekullit tė 20tė.

    Nasirudin Albani mbahet nė botėn moderne islame si rilindėsi i shkollės se studimit tė kronolgjisė sė hadithit / apo kronologjisė sė historisė profetike. Interesi i Nasirudin Nexhatit pėr shkencėn e hadithit lindi kur ai ishte 20 vjeē nga njė artikull i revistės "Menar". Shkrimi nė fjalė merrej me njė analizė tė librit "Ringjallja e diturive fetare" tė filozofit tė madh musliman, Imam Gazaliut. Analiza rreth gabimeve dhe arritjeve tė Imam Gazaliut ishin ato qė do ta shndėrronin Nasirudin Albanin nė studiuesin dhe kritikun mė gjenial tė shkencės sė historisė profetike islame tė shekullit tė 20tė. I kredhur nė studime nga 8 deri 12 orė nė ditė nė bibliotekat e Damaskut tė famshėm Emevit ku fshihen pasuritė e sė kaluarės sė famshme tė botės arabe, Albani i hyri rrugės sė vėshtirė tė riekzaminimit dhe revizionimit tė shkencės sė hadithit – apo historisė profetike islame. Revizionimit tė vėrtetėsisė shkencore tė sa e sa shkrimeve mbi historinė profetike tė islamit tė cilat ndėr shekuj kishin kaluar mes shumė njerėzish, rracash dhe rregjimesh qė Dar-Al-Islami historik ka pėrjetuar.

    Duke ngulmuar me kėmbėngulje shkencėtari Sheh Albani arriti tė analizonte sa e sa hadithe nga e kaluara islame; tė vėrtetojė apo rrėzojė saktėsinė dhe kronologjinė e tyre, tė analizonte zinxhirin e transmetimit tė hadithit nga dishepujt e hershėm tė Islamit tė cilėt nė shumė raste pėrdornin analogji gojore pėr tė rregjistruar historitė e sė kaluarės. Duke pėrdorur njė talent historiani tė paepur Albani arriti deri aty sa tė rivlerėsoj historianėt e hershėm tė Islamit, saktėsinė e transmetimit tė tyre dhe ndėrthurjen e drejtė tė bazave shkencore tė kėsaj historie tė shenjtė. Puna kolosale e Sheh Albanit e cila pėr nga ana shkencore gėrmonte nė dokumentat mė tė hershme tė historisė islame e bėn atė tė pėrsėrisi punėn ngulmuese qė vetėm klasikėt e Islamit si Bukhari, Muslimi dhe Tirmidhi mbahet mėnd tė kenė bėrė gjatė shekullit tė 9tė.

    Sheh Nasirudin Al-Albani ishte revolucionar i shkencės hadithike islame tė shekullit tė 20tė. Ai pati guximin intelektual qė t’iu hapi shkollarėve musliman dyert e Ixhtihadit / apo mendimit alternativ dhe riekzaminimit tė dogmave fetare, tė cilat qėndronin tė mbyllura nga ortodoksia sunite prej shekujsh. Si rrjedhojė e famės dhe dijeve shkencore qė kishte, Sheh Albani u thėrrit nė Arabinė Saudite si lektor i shkencave te hadithit nė Universitetin Islamik tė Medines. Ai lektoroi aty pėr rreth 3 vjet pėr tu kthyer sėrisht mė pas nė Damask. Jeta e Sheh Albanit e pa atė tė jetojė nė Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe finalisht nė kryeqytetin e Jordanisė nė Aman, nė tė cilin edhe ndėrroi jetė mė 2 Tetor 1999.

    Duke qėnė ndjekės i shkollės Saudite tė Islamit, asaj Selefije, Sheh Albani shihet si njė nga dijetarėt mė kryesor tė kėsaj shkolle gjatė shekullit tė 20tė. Sėbashku me muftiun e Arabisė Saudite, Sheh Ibn Baazin, Albani ka qėnė njė nga autoritetet kryesore tė shkollės Saudite tė shekullit tė kaluar. Fetvatė (gjykimet fetare) tė Albanit kanė patur forcė tė bindin muslimanėt nga Maroku e deri nė Ēeēeni, nga Indonezia e deri nė Bosnje. Duke qėnė se shkolla ‘selefite’ e islamit pa bumin e saj mė tė madh gjatė revolucionit ekonomik qė nafta i solli vendeve arabe nė vitet 80’, fama e Albanit ishte gjithashtu pjesėmarrėse e kėtij revolucioni ideologjiko – ekonomik tė botės Arabe tė Gjirit. Megjithatė guximi revolucionar i Albanit pėr tė riekzaminuar themelet e historiografisė Islame e bėn atė nė shumė raste pre tė sulmeve nga sektarėt.

    Pėr ndjekėsit e shkollės selefite Sheh Albani ngelet njė nga autoritetet mė tė rėndėsishme tė tyre, ndoshta pas vetė Muhamed Ibn Abdul-Vahabit qė e reformoi kėtė shkollė Islame gjatė shekullit tė 18tė. Historia e tre mbretėrive Arabo Saudite, duke pėrfshirė edhe Arabinė Saudite tė sotme ėshtė jashtėzakonisht e lidhur dhe ndėrtuar mbi shkollėn selefite apo siē ajo njihet nga armiqtė e saj Vahabite. Pėr arsyen e lartpėrmendur Sheh Albani ėshtė njė nga personalitetet mė tė dashura dhe njohura nė mbretėrinė Saudite, nė botėn arabe dhe ndjekėsit e shkollės Saudite nėpėr botė.

    Sheh Nasirudin Al-Albani nuk jetoi nė Kalkuta pėr tė ushqyer tė varfėrit e as nuk pushtoi Indinė si Aleksandri i Madh. Por ai arriti tė pushtojė zemrat e miliona muslimanėve anembanė globit, tė cilėt kur dėgjojnė emrin e tij luten me rrespekt ndaj Krijuesit tė Madh qė ti dhurojė mėshirė shqiptarit me famė. Mė 2 Tetor 1999 kur Hoxha me famė shkodran ndėrroi jetė e gjithė bota muslimane shkroi pėr kėtė shqiptar me famė. Qė nga Sarajeva e deri nė Xhakarta muslimanėt pėrkujtuan kėtė kolos tė madh qė po i largohej botės sė shkencave Islame. Kėtij revizionisti qė pati guximin intelektual tė riekzaminojė kronologjitė historike tė tė kaluarės Islame.

    I vetmi vend nė tė cilin asnjė gazetė nuk u kujtua tė shkruaj pėr Sheh ALBANIN ishte padyshim atdheu i tij: Shqipėria. Ky shkrim mundohet tė mbuloj kėtė turp historik tonin me kėtė pėrpjekje modeste. Kujtimi i tij qoftė i gjallė pėrjetė dhe historia pastė mėshirė pėr ne, popullin qė nuk kemi mėsuar kurrė tė vlerėsojme vetveten dhe historinė tonė.


    Olsi Jazexhi (Historian, Publicist)

  3. #13
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Selefijt duhet ti vejn mend kokes.
    HOLLAND...

  4. #14
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga Del Monako
    Selefijt duhet ti vejn mend kokes.
    O mik, ktu skemi diskutim selfij, hanefi, shafi ..................... mjafton qe jemi musliman dhe kemi detyre te pranojme mendimin e tjetrit ...

  5. #15
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Natradisn Albani nuk ka sened!!! Ai ka qene autodidakt ne mesimin e haditheve.

    Dijetaret e marrin diturine prej gojes se Dijetareve ... ata qe vetem shfletojn libra jane thjesht shfletues

    Per gafat e Nastradinit dhe gabimet e tij trashanike jane shkruar libra. Fakti qe ai ka qene shqiptar nuk do te thote aspak qe e ka pas mire. Ka Muhadithe bota plot qe e kane njohur personalisht Nastradinin dhe ja kan matur diturine ... ata qe e ngrejne ne qiell nuk jane tjeter vetem se Vehabit e hixhazit ata te cilet na e nxin fytyren sic jua ka nxire Allahu zemrat.
    RIPPR

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2006
    Postime
    23
    Ai qė thotė se Shejh Albani nuk ka sened, dine fort mirė se ai ose ėshtė: Shia, sufi, eshari, maturidi, dervish etj. andaj kėto sekte, kėto grupacione janė tė vogla dhe kundėrshtojn konsensusin e muslimanėve nė shumė mesele dhe si tė till kanė devijuar nga akidja e e selefit dhe kjo nuk ėshtė hera e parė qė i shajn dhe ofendojn dijetarėt, e kanė shajt Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Ibn Kajjimin, Imam Dhehebiun, Ahmed Shakirin dhe shumė dijetarė tjerė tė famshėm qė e gjithė bota islame i merr pėr dijetarė.

    Ata qė skanė lidhje me hadith janė bidatgjit dhe grupi shumė i fėlliqur, e ata janė ato grupe qė i pėrmenda mė lartė, dhe ata janė qė kanė kundėrshtuar ixhamn (konsensusin) e tė gjithė muslimanėve pėr cilėsit e Allahut dhe si tė till disa prej tyre bėnė kufer e disa janė mėkatar tė mėdhej, e kėta qė nuk e njohin akiden e Ehli Sunnetit i quajn "vehabi" ata qė marrin prej Sunnetit tė Profetit alejhi salatu ue selam.

    Dhe dine fort mirė, se kush thotė se Shejh Albani ska sened, ai ėshtė mashtru keq dhe e ka akuzu edhe Imam Buhairun, Imam Muslimin, Ebu Davudin, Tirmidhiun, Hakimin, Ibn Hibanin, Ibn Salahin, Ahmed Shakirin, Ibn Haxherin, Abdurrezakun, Nesaiun, Bejhakiun, Imam Ahmedin, Ebu Jalan etj.
    Dije se i ke kundėrshtuar tė gjithė kėta se kinse nuk kanė sened! Po a nuk janė injorantėt qė kur flasin nuk sjellin argument ?!!

    Nuk ka mundėsi asnjėri prej juve sufistėve dhe esharive tė humbur tė ma sjellin senedin e tė gjithė muhaditheve qė u pėrmendėn mė lartė, dhe si, nė qfar mėnyre i kanė klasifiku hadithet sahih, hasen, daif etj. ? Skeni mundėri mi sjell, se pastaj rrenat ju dalin nė sheh dhe tė gjithė kanė me kuptu se sa tė humbur jeni dhe se jeni vetėm sekt e nuk jeni prej Ehli Sunneti dhe Xhemati.

    Ata qė thonė se ne marremi prej dijetarėve direkt ilm, a bėnė emrat e tyre me na i tregu, apo mos keni frik se kur t'ua thuni emrat nuk do ti njeh askush prej muslimanėve sepse janė dijetarė pėr ty e jo pėr tjerėt, sot dijetarėt kur pėrmendėn te muslimanėt ėshtė e pamundėshme pa u pėrmend Shejh Albani, jo vetem prej atyre qė marrin prej tij por edhe armiqėve tė islamit dhe bitagjive, kėshtu ja marrin mėkatet atij siq ka ardh nė hadith sahih nga i Dėrguari alejhi salatu ue selam.

    Pėr fund, shife se qfar edukate posedoni o ju tė mjer qė i pėrgojoni dijetarėt, as selam nuk ktheni e as nuk jepni, vaj halli kush ka mbet me fol pėr dijetarėt, vėrtet qė injorantėt gjithmon kanė qenė problem nė dinin e Allahut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faruk- : 24-12-2006 mė 18:35

  7. #17
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ti do te te sjelle hadithe qe Bukhariu i ka cilsuar Sahih the Nastradini Daif ???? Une e kam deklaru qe jam Hanefi ne fikh dhe Esh'ari Maturidi ne Akide ... kujdes Faruk se ke marr kot .... sille ti senedin e Nasradin Albanit pra !!!!
    RIPPR

  8. #18
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Ngadal se po i nxirrni syte njeri tjetrit..Askush nuk ka te drejte ta quaj tjetrin te devijuar sepse vetem Allahu e di me se miri andaj thot:

    49:11.
    O ju qė besuat, nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull tjetėr, meqė tė pėrqeshurit mund tė jenė mė tė mirė nga ata tė cilėt pėrqeshin dikė tjetėr, e as gratė me gratė e tjera, sepse mund tė ndodhė qė gratė e tjera tė jenė mė tė mira se ato qė pėrqeshin (duke nėnēmuar njėri-tjetrin) dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i keq. E ata qė nuk pendohen, janė mizorė.
    49:12.
    O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njeri tjetrit, dhe mos pėrgjoni njėri tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i All-llahut, e All-llahu ėshtė mėshrues, Ai pranon shumė pendimin
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #19
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    faruk mos fluturo para kohe se je zog i njome

    Citim Postuar mė parė nga Faruk-
    Ai qė thotė se Shejh Albani nuk ka sened, dine fort mirė se ai ose ėshtė: Shia, sufi, eshari, maturidi, dervish etj. andaj kėto sekte, kėto grupacione janė tė vogla dhe kundėrshtojn konsensusin e muslimanėve nė shumė mesele dhe si tė till kanė devijuar nga akidja e e selefit dhe kjo nuk ėshtė hera e parė qė i shajn dhe ofendojn dijetarėt, e kanė shajt Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Ibn Kajjimin, Imam Dhehebiun, Ahmed Shakirin dhe shumė dijetarė tjerė tė famshėm qė e gjithė bota islame i merr pėr dijetarė.

    Ata qė skanė lidhje me hadith janė bidatgjit dhe grupi shumė i fėlliqur, e ata janė ato grupe qė i pėrmenda mė lartė, dhe ata janė qė kanė kundėrshtuar ixhamn (konsensusin) e tė gjithė muslimanėve pėr cilėsit e Allahut dhe si tė till disa prej tyre bėnė kufer e disa janė mėkatar tė mėdhej, e kėta qė nuk e njohin akiden e Ehli Sunnetit i quajn "vehabi" ata qė marrin prej Sunnetit tė Profetit alejhi salatu ue selam.

    Dhe dine fort mirė, se kush thotė se Shejh Albani ska sened, ai ėshtė mashtru keq dhe e ka akuzu edhe Imam Buhairun, Imam Muslimin, Ebu Davudin, Tirmidhiun, Hakimin, Ibn Hibanin, Ibn Salahin, Ahmed Shakirin, Ibn Haxherin, Abdurrezakun, Nesaiun, Bejhakiun, Imam Ahmedin, Ebu Jalan etj.
    Dije se i ke kundėrshtuar tė gjithė kėta se kinse nuk kanė sened! Po a nuk janė injorantėt qė kur flasin nuk sjellin argument ?!!

    Nuk ka mundėsi asnjėri prej juve sufistėve dhe esharive tė humbur tė ma sjellin senedin e tė gjithė muhaditheve qė u pėrmendėn mė lartė, dhe si, nė qfar mėnyre i kanė klasifiku hadithet sahih, hasen, daif etj. ? Skeni mundėri mi sjell, se pastaj rrenat ju dalin nė sheh dhe tė gjithė kanė me kuptu se sa tė humbur jeni dhe se jeni vetėm sekt e nuk jeni prej Ehli Sunneti dhe Xhemati.

    Ata qė thonė se ne marremi prej dijetarėve direkt ilm, a bėnė emrat e tyre me na i tregu, apo mos keni frik se kur t'ua thuni emrat nuk do ti njeh askush prej muslimanėve sepse janė dijetarė pėr ty e jo pėr tjerėt, sot dijetarėt kur pėrmendėn te muslimanėt ėshtė e pamundėshme pa u pėrmend Shejh Albani, jo vetem prej atyre qė marrin prej tij por edhe armiqėve tė islamit dhe bitagjive, kėshtu ja marrin mėkatet atij siq ka ardh nė hadith sahih nga i Dėrguari alejhi salatu ue selam.

    Pėr fund, shife se qfar edukate posedoni o ju tė mjer qė i pėrgojoni dijetarėt, as selam nuk ktheni e as nuk jepni, vaj halli kush ka mbet me fol pėr dijetarėt, vėrtet qė injorantėt gjithmon kanė qenė problem nė dinin e Allahut.
    Ti zoterush je i njome dhe per njomesine qe ke po te sjell nje fetva te percjelle nga "Mexhma' el-Buhuth el-Islamijeh" (Asambleja e Studimeve Islame) ne Az'har persa i perket pyetjes se kush jane Ehli Sunneh ve el-Xhema'ah:

    (الاجابة على الفتوى: نقول وبالله التوفيق تتكون جماعة أهل السنة من قريقى الأشعارة وهم أتباع أبى الحسن الأشعري والماتريدية وهم أتباع أبى منصور الماتريدى وقد نشأت جماعة أهل السنة بعد ما رفع الخليفة العباسي * المتوكل * المحنة عن الفقهاء والمحدثين وأبعد المعتزلة ، وكانت الشبهات التى كتبها المعتزلة قد أنتشرت فى البيئة الإسلامية ، فقيض الله تعالى للدفاع عن الإسلام إمامين جليلين هما أبو الحسن الأشعرى فى بلاد العراق وأبو منصور الماتريدى ببلاد ما وراء النهر ، وقد قاد هذان الإمامان الحركة الفكرية قيادة حكيمة لا تطرف فيها من ناحية العقل كالمعتزلة ، ولا وقوف عند النص كالمحدثين ، وساروا فى طريقتهم فى فهم العقائد على طريقة السلف الصالح من الصحابة والتابعين ، وفى كتب التوحيد والفرق الإسلامية المزيد لمن أراد الإستزادة والله أعلم .) 189
    Nese s'di arapce po ta perkthej:
    Pergjigja per Fetva: Themi duke iu mbeshtetur Allahut: Ehli Suneti perbehet nga dy grupe, Esh'arite te cilet jane ndjekesit e Ebu el-Hasan el-Esh'arij dhe Maturidite ndjekesit e Ebu Mensur el-Maturidij, Ehli Suneti u krijua pas renies se Halifes abasit el-Mutevekil..........................keta dy Imame drejtuan levizjen intelektuale me nje administrim prudent pa ekstremizma nga ana e intelektit sic ishin ne ekstrem Mu'tezilet dhe as qendrim perpara tekstit sic ishin Muhadithinet. Vazhduan ne udhen e tyre ne te kuptuarit e akaidit sipas udhes se Selef es-Salih prej Sahabeve dhe Tabi'ineve.....etj) fetva 189
    Prandaj njomecak kujdes kur flet per Esh'arite dhe Maturidite.

    Sa per Ixhmane: Ibn Tejmijeh e ka kundershtuar ne 40 ceshtje islame dhe per kete ka ngrene burgun disa here dhe u burgos perjetesisht per dogmat e tij: "incidentale pa fillim te krijimit", etj etj.

    Sa per vehabizmin, jam lodh tu fol, ka libra per vehabizmin sa bibloteka kombatere e tiranes s'besoj se ka aq shume, lexoji dhe sqarohu me veten.

    Dhe sa per diturine dhe dijetaret une po e kthej temen ne bazen e vet qe eshte:
    Ketu i dashur po flasim per Albanin dhe per Albanin po kerkojme keto gjera, te lutem mos i anashkalo jo te dhehebiju, jo te nisa'iju a ku ta di une, se me tipa si puna jote qe shkojne nga dega me dege jam mesu edhe s'leviz nga isitikami pa me sjelle senedin e Albanit. Ah se mos harroj po shtoj edhe nje kerkese, pervec Halebijut te Urte qe mbante tespija dhe qe i dha ixhazen Albanit ne Hadith, me thuaj dijetaret nga ku ka mesu Albani, por mos harro Senedin, se me kete rast do te te dergoj edhe une senedin tim te 1 hadithi te njohur shume: "Me te vertete veprat konsiderohen ne baze te nijetit" edhe une senedin e 1 hadithi te Albanit dua sikurse e kam une te hadithit nga Une deri te Profeti s.a.v.s.

    Po pra injorantet kane qene problem ne fene Islame injoranti me i madh eshte ai qe nuk hap syte se ku hedh hapin.

    Selam ehli sunetit
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2006
    Postime
    23
    Sė pari, o ju qė tentoni ti hidhni pluhur nė sy atyre qė pasojn Sunnetin e nuk pasoj qoraazi, pse vallė nuk i tregoni muslimanėve se kush ka qenė Eshariu ?

    Esharit janė shkollė e mendimit e emertuar sipas Ebul Hasan el Eshariut Allahu e mėshirofte. Ebu Hasan el-Esh’eri nė pjesėn e parė tė jetės sė tij ishte Mu’tezili, pasi ai ishte edukuar nga Ebu Ali el-Xhube’i, shejhu i Mu’tezilive tė Basras nė kohėn e tij. Por Allahu deshi bereqet nga El-Eshariu dhe e udhėzoj atė nė Kur'an dhe Sunnet dhe e largoj nga medhhebi i Mutezileve.
    Dhe pastaj pasi e kuptoj poziten e tij El-Eshariu u PENDUA (nga menhexhi i tij i mėhershėm) nė Minber nė Basra dhe i hudhi nė shesh tė gjitha gjėrat e kota tė Mutezilve.

    Ibn Kethiri ka thėnė:"el-Esh'ari ishte Mu'tezili dhe ai u pendua kur ishte ne minber ne Basrah, dhe pastaj i nxori ne shesh skandalet dhe kotesirat e Mu'tezilive." [el-Bidajah uen-Nihajah 7/178].

    Mirpo edhe pas pendimit tė Ebul Hasan el Eshariut, disa qė pasun qorrazi medhhebin e tij tė mėparshėm dhe gėnjyen pėr tė se kinse nuk ėshtė penduar, e ata janė si puna e disa rapsodav e disa Acid_Burn qė mohojnė cilėsit e Allahut ashtu siq ika spjegu i Dėrguari alejhi selam dhe sahabėt, kėtu kuptohet humbja e tyre!

    Shejh Ebul Hasan el Eshariu kur ka ndrru medhheb dhe ėshtė penduar ka shkruar dy libra qė quhen "el-Ibanah an Usulul Dijenah," dhe "el-Mukalatul Islamijjin". Lexoni kėto dy libra dhe do ta shikoni se si disa eshari sot pasojn qorrazi kėtė Shejh kurse ky Shejh ėshtė penduar prej mendimeve tė mėparshme dhe ka mendimet e Ehli Sunnetit nė cilėsit e Allahut etj.

    Ėshtė qudi qė njė rapsod vjen e na bjen njė fetva tė njė instucioni apo bashksie islame qė askush nuk i njeh se kush janė. Na sjell emrat e dijetarėve qė i njeh e gjithė bota se qfar thojnė pėr esharit dhe maturidit, more renacak i fėlliqur ti fort mire e dinė se kush janė Ehli Sunneti. Pse vallė nuk sjell fjalėt Imam Ahmedit pėr Ehli Sunnetin, apo tė Ibn Kajjimit, apo tė ulemave tė famshėm ?! Por ska mundėsi se pastaj ju dalin rrenat njė nga njė.

    Qėndrimi i Dijetarėve mbi Esharite (apo njerėzit e kalemit)

    Imam Shafi’i tha:"Pergjigja ime ndaj njerezve qe merren me filozofi [me krahasime/ehlul-kelam] eshte se ata duhet te rrihen me gjethet e palmave dhe me kepuce, dhe te behen parade para njerezve dhe fiseve dhe te thuhet:"Ky eshte shperblimi per ata qe largohen nga Kur’ani e Sunneti dhe kapen pas mendimeve filozofike [kelam]." [Shiko Akidatul-Tahauijjah te Ibn Abil Izz, faqe 75].

    Imam Shafi’i ka thėnė:"Sikur nje person te vihet ne prove me gjithēka qe Allahu ka ndaluar, perveē shirkut, eshte me mire sesa te merret me kelam [analogji e filozofi]. Ai gjithashtu kq thene:"Sikur njerezit ta dinin se [shkaterruese dhe joudhezuese] deshirat perfshihen ne analogji teologjike, do te largoheshin nga to ashtu siē largohen nga luani. Ai gjithashtu ka thene:"Kushdo qe mahnitet me analogjine teologjike, asnjehere nuk do te perparoje.” [Transmeton Ibn Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]

    Ibn Abdul-Barr ka thene:"Pasuesit e Fik’hut dhe Atharit ne vende te ndryshme kane rene dakord qe Ehlul-Kelam jane Ehlul Bida’ah uel Zaigh [pasues te risive e lajthitjeve]. Dhe ata nuk jane te konsideruar ne asnje menyre si pjese e dijetareve." [Transmeton Ibn Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]

    Ebu Jusufi, shoqeruesi i Ebu Hanifes ka thene: "Kushdo qe kerkon dituri me kelam/filozofi, do te kthehet ne nje heretik te humbur."

    Ahmed Ibn Hambel ka thene:"Personi i filozofise asnjehere nuk do te perparoje. Dhe asnjehere nuk sheh nje person qe merret me filozofi veēse ne zemren e tij ka deshire per te bere zullum." [Te dy transmetimet nga Ebu Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]

    Ibn Abdul-Berr, transmeton me senedin e tij prej dijetareve Malikij te Lindjes, se Ibn Khuzejmeh tha ne Kitabush-Shuhudat si shpjegim rreth thenies se imam Malik, se nuk eshte e lejueshme qe te pranosh deshmine e bidatēinjve dhe sekteve te shpikura." Njerezit e sekteve te shpikura, sipas Malik dhe pjeses tjeter te shokeve tane, jane njerezit e kelamit.. Keshtu, ēdo person i kelamit eshte prej njerezve te sekteve te shpikura dhe bidateve, qofte ai Esh'arij ose ndonje gje tjeter, dhe deshmia e tij nuk pranohet ne Islam. Ai duhet te denohet per kete bidat, dhe nese ngul kembe, prej tij kerkohet qe te beje teube." [Xhami'ul Bajanil Ilm Ue Fadlihi 2/117]

    Kėta pra janė Esharit e humbur qė kur kanė fol pėr cilėsit e Allahut, kanė pėrdor logjiken dhe filozofin. Shiko se qfarė thotė Ibn Abdul-Berr i cili transmeton nė "el-Ihtika" prej tre dijetareve: Malik, Ebu Hanifa dhe Esh-Shafi'i, se ata e ndaluan kelamin dhe folen rreptė kundėr pasueseve tė tij, dhe se ata janė bidatēinj dhe se duhet tė denohen. E ngjashme transmetohet prej Ibnul Kajjim nė "Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah."

    Dhe a janė Esh'arijte veēse pasues tė kelamit?

    Imam Ebul Abbas Ibn Surejxh, i njohur si 'Shafi'iu i dyte,' bashkekohes me el-Esh'ariun ka thene:"Ne nuk flasim me te'uilin [nderrim kuptimi] e Mu'tezileve, Esh'arive dhe Xhehemijeve, heretikeve, dhe atyre qe e krahasojne Allahun me krijesat. Por, ne i pranojme Cilesite e Allahut duke qene larg krahasimit te tyre me krijesat." [Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah, faqe 62]

    Sheikh Ibn Uthejmini na tregon qartė vendin e tyre ku ka thėnė:"Keshtu p.sh. Esh'arijjte dhe Maturidijte nuk konsiderohen si pjese e Ehlis-Sunnah uel Xhema'ah ne kete ēeshtje [rreth emrave dhe cilesive te Allahut]. Por, ata e kundershtojne Profetin dhe sahabet e tij ne besimin e cilesive te Allahut sipas kuptimit te tyre te qarte. Keshtu, kushdo qe thote se Ehlus-Sunnah jane tre grupe: Selefijte, Esh'arijte dhe Maturidijte, atehere nje person i tille ka bere gabim. Por ne themi:"Si mund te konsiderohen te tre prej Ehlis-Sunnetin kur ata kane ndryshime me njeri-tjetrin? E ēfare ka pas se vertetes veēse humbje. Si mund te jene te gjithe prej Ehlis-Sunetit kur secili prej tyre kundershton tjetrin, kjo nuk eshte e mundur, veēse nese eshte e mundur qe te gjesh nje rruge ne mes te kundershtimeve. Me te vertete vetem njeri prej tyre eshte Ehlus-Sunnah, por kush? A jane Esh'arijjte, Maturidijte apo Selefite? Kush prej tyre bie dakord me Sunnetin konsiderohet si Ehlus-Sunnah, kursa ata qe e kundershtojne nuk jane prej tyre. Keshtu dhe themi:"Selefet jane Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah dhe ky pershkrim eshte i vertete vetem per ta. E si mundet dikush qe e kundershton Sunnetin te quhet Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah, kjo nuk eshte e mundur. E si mund te themi ne qe Ehlus-Sunnah jane tre grupe te ndryshme, e te themi se ka renie dakord? A ka renie dakord e konsensus? Por, ne themi qe Ehlus-Sunnah uel Xhemah jane ata qe jane ne rrugen e Profetit dhe sahabeve ne akiden e selefus-salih deri ne diten e gjykimit - dhe keta jane selefijte." [Sherh Akidatil Uasitijjah 1/123]

    Kush ka mundėsi me ma sjell njė fetva tė njė dijetarė me emer qė esharit dhe maturidit janė prej Ehli Sunnetit ? Kush sjell fetva tė njė talebe prej indis apo prej pakistanit qė aksush ska ndėgjuar pėr ta (siq e ka zakon rapsodi me Acidin tė sjellin emra qė kurr nuk janė ndejguar nė boten Islame) i bėjmė selam se ka ixhma (konsensus) tė tė gjithė muslimanėve se esharit dhe maturidit nuk janė prej Ehli Sunneti dhe kanė deviju.

    Nuejm Ibn Hammad ka thene:"Kushdo qe ben Teshbih [krahason] Allahun me krijesat e Tij ka bere kufer. Dhe kushdo qe mohon ate me ēfare Allahu ka pershkruar Veten e Tij ka bere kufer gjithashtu. Me te vertete ne ate qe Allahu e ka pershkruar Veten, ose i derguari i Tij e pershkruajti Ate, nuk ka krahasim [teshbih].Kur e komenton Imam Dhehebiu ne el-Uluw nr.217 kete thenie thote keshtu:. Dhe kjo(Tesbihu) eshte nje prove e qarte nga selefet se ēfaredo qe Allahu ka folur per Veten e Tij, ose ēfaredo qe i derguari i tij ka folur rreth Tij, nuk ka teshbih ne kete. Dhe kjo eshte nje nxjerrje ne dukje te Ehlu Bidatit prej Xhehemijve, Mu’tezileve, Esharive e Maturidive, dhe te tjere bashke me keta, te cilet akuzojne ata qe jane ne akiden e selefeve se jane Mushabbihab [krahasues] dhe Muxhasimah [antropomorfiste]. Ne te kunderten, ata [Ehlu Bida’h] jane Mushabbihah dhe Muxhasimah per shkak te semundjes ne zemrat e tyre. Nuk eshte e mundur per ta qe t’i vertetojne Cilesite e Allahut e qe ne zemrat e tyre te mos kete te’uil, dhe kjo eshte nga shenjat e tyre. Ata deklarojne:"Ne po themi qe Allahu nuk ka te meta," por ne te vertete ata mohojne Cilesite e Allahut, derisa e bejne Allahun te barabarte me asgje.

    Ashtu siē ka thene Muhammed Ibn el-Hasan esh-Shajbani, shoqerues i Ebu Hanifes:"Te gjithe fukahate, nga lindja e perendimi, kane rene dakord qe eshte e detyrueshme te kesh besim ne Kur’an dhe ne hadithet qe jane transmetuar nga transmetues te besueshem prej te derguarit te Allahut ne lidhje me pershkrimin e Zotit te Tij, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, pa i shpjeguar ato ose pa bere krahasim me krijesat [teshbih]. E kushdo qe i shpjegon ato, ai eshte larguar nga rruga ne te cilen ishin Profeti dhe sahabet. Se me te vertete ata nuk i shpjeguan ato por ata dhane pergjigje me ēfare eshte ne Liber e ne Sunnet dhe pas kesaj ata heshten. E kushdo qe flet me fjalet e Xhehmit [Ibn Safuan] eshte larguar nga Xhemati, meqenese ai [Xhehmi] e pershkruan Allahun me asgjene." Transmetuar nga el-Lalika’i ne Sherh Usulul I’tikad 3/432.
    Shikoni pra se qfarė thonė dijetarė pėr aso mendimesh tė devijuara siq kanė esharitė.

    Kėto ishin vetėm disa fjalė tė dijetarėve pėr mendimet e eshraive, sepse po ti sjellim tė gjitha do tė na duheshin muaj tė tėra, dhe kėto i solla me qėllim qė lexuesit ta dinė se kush janė kėta esharit qė akuzojnė Ehli Sunnetin, andajė dhe nuk ėshtė qudi qė e shajnė dhe ofendojn Shejh Albanin dhe dijetarėt tjerė, kur ne e dim se e gjithė bota merr nė hadith prej Shejh Albanit po edhe nė fikh etj.

    Nuk quditem se njė eshari lyp senedin e Albanit, ai ka harruar i shkreti se edhe prej sufive dhe sektet tjera marrin prej hadithit tė Shejh Albanit por musibeti mė i madh ėshtė mu kėtu se kėta kur flasin nuk sjellin argument dhe emertojnė muslimanėt me emra qė dėshirojn ata nė mėnyrė qė ti nėnqmojn por nuk ja kanė arrit qėllimit. O ju qė e merrni fen prej britanezve dhe i quani muslimanėt "vehabi", o ju rasoda dhe Acida qė mohuat se Allahu ėshtė mbi Arsh, a nuk ju vjen turp ta merrni dhe tė shoqėroheni e ti besoni kufareve britanez ?! Po ju jeni evlija me ta, sikur se e keni marr fjalėn e tė krishterit kur keni thėnė se Allahu nuk ėshtė mbi qiell, pse nuk ju tregoni muslimanėve se si u argumentuat me fjalėn e atij krishterit qė emrin e tij ju lė juve tė ja pėrmendėni! Vaj halli pėr ata qė marrin prej juve se kush janė Ehli Sunneti.

    Ende nuk e keni sjell senedin e muhadithėve tė lartėpėrmednur nė postimet tjera, dhe se me qfarė qėndrimesh dhe argumentėsh i kanė bėrė sahih, hasen e daif hadithet ?! Unė thash se skeni mundėsi sepse jau njoh kapacitetin e trurit se sa dini nė hadith e sa nė lėmit tjera, adnaj vetėm ofendoni dhe akuzoni se argumente nuk prej prej juve.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thirrja ne Islam
    Nga Dritė nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:24
  2. Jeta e Muhamed Nasirudin El-Albanit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:10
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Gjon Francesk Albani - Papa Klementi XI
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:37
  5. Shejh Albani rahimullah
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 03:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •