‘Pėrmbledhja e doktrinės shoqėrore tė Kishės’
nė shqip u paraqit nė Tiranė e Shkodėr
Njė ndihmė pėr kėrkuar e punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt




Tė shtunėn e kaluar nė Tiranė dhe Shkodėr ėshtė paraqitur para publikut shqiptar botimi nė shqip i ‘Pėrmbledhjes sė Doktrinės Shoqėrore tė Kishės’ nėn kujdesin e kryeipeshkėvisė metropolite tė Shkodrės.

Kjo vepėr e realizuar me dėshirėn e Papės Gjon Palit II-tė qė interesohet pėr promovimin njerėzor ėshtė njė ndihmesė pėr njerėzimin pėr tė kėrkuar tė mirėn e pėrbashkėt, ėshtė njė vegėl e domosdoshme pėr kumtimin (shpalljen) e zbatimin e Ungjillit nė rrjetin kompleksė tė marrėdhėnieve shoqėrore dhe vegėl e dobishme pėr shqyrtimin etik e baritor tė ngjarjeve komplekse qė karakterizojnė kohėt tona.
‘Pėrmbledhja e doktrinės shoqėrore tė Kishės ndahet nė tri pjesė, qė trajtojnė themelet, pėrmbajtjet e perspektivat baritore, duke ofruar njė pasqyrė tė pėrgjithshme tė linjave themelore tė mėsimit shoqėror katolikė. Kjo vepėr nuk ėshtė doracak recetash shoqėrore, nuk propozon pėrgjigjie konkrete mbi ēėshtjet e veēanta, por nė njė farė mėnyre pėrfaqėson “njė vėshtrim mbi fatin e cakun e njeriut brenda shoqėrisė, nė dritėn e planit tė Zotit pėr familjen njerėzore e pėr atė ēka vetė arsyeja dhe pėrvoja na thonė pėr ne se kush jemi e se si duhet tė sillemi njėri ndaj tjetėrit pėr tė qenė vėrtetė njerėz nė kuptimin e plotė tė fjalės.
Sipas veprės ‘Pėrmbledhja e doktrinės shoqėrore tė Kishės’, nė Jezusin qė ėshtė Udha, e Vėrteta e Jeta, gjejmė arsyet mė tė pėrshtatshme pėr ēdo impenjim tonin shoqėror, politik, tė frymėzuar nga humanizėm i plotė, i vėrtetė e solidar, i gatshėm pėr t’i premtuar botės sė sotme njė tė ardhme nė drejtėsi e paqe. Doktrina shoqėrore e Kishės nuk ėshtė njė program politik, shoqėror apo ekonomik; ajo synon tė formojė mendjet e zemrat e njerėzve nė mėnyrė qė njerėzit nė liri e autonomi tė pėrcaktohen e tė vendosin tė punojnė pėr realizimin e opsioneve shoqėrore, ekonomike e politike qė shėrbejnė pėr tė konkretizuar, dmth realizuar idealin e njė njerėzimi tė vėrtetė e solidar.