Dita e fundit pėr dashurinė e parė
Gjithmonė ka ca sende pėr tė cilat mund tė themi se janė gati pa ngjarje, por qė, nė pamje tė parė, duket sikur e pengojnė rrjedhėn dhe po ashtu, gjithmonė ka ca njerėz qė jo vetėm parapėlqejnė ta shikojnė tė ndaluar kėtė rrjedhė, por ēėshtė mė e keqja edhe e mendojnė si tė ndaluar. Kjo pėr tė cilėn dua tė flas, ėshtė nė fakt po ajo rrjedhė e pėrditshme ku jemi dhe shkojmė tė gjithė ne, shpejt apo ngadalė, me dhe pa vėmėndjen e duhur teksa dredhojmė drejt shtegut mė tė afėrt, duke i numėruar ose jo ditėt tona. Si e tillė, ajo nuk mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe e ndaluar, edhe kėshtu siē ėshtė, nė lėvizje.
Dua pra, jo vetėm tė jem larg kėtyre qė gėnjehen kur e besojnė si tė ndaluar rrjedhėn (ose qė shtiren sikur paskan forcėn qė ta ndalin), por tė them tė drejtėn mua mė lodh edhe po qe se e mendoj diēka tė tillė si tė mundur. Ndėrsa ajo tjetra, qė ti numėroj ditėt e mia as nėpėr mend nuk mė shkon. Nuk e di as vetė pėrse, por sa herė qė mė duhet tė numėroj diku apo diēka, gjithmonė futem nė ca skuta ku terri pėrreth meje dendėsohet shumė dhe nuk premton asgjė pėr hapin qė mė duhet tė hedh. Me sa mundem pėrpiqem ti iki rrethanave si kėto dhe sa mė larg qė tė jetė e mundur, ndonėse gjithēka pėrreth duket sikur ėshtė ndriēuar mirė, aq sa pėr tė qenė e numėruar dhe asgjė mė shumė.
Numrat bėhen tė ēuditshėm aq herė sa mendja fillon tė lodrojė me to dhe na del pastaj se janė, ose shumė tė ftohtė e ta mekin frymėn, ose shumė tė nxehtė e ta pėrvėlojnė lėkurėn. Mbase kėshtu mė duket mua dhe nuk mund tė marr pėrsipėr kėtu, kuptimet apo moskuptimet e tė tjerėve qė nuk mendojnė si unė. Ajo qė mund tė them ėshtė se, te numrat gjithmonė ka diēka, nė mos mjaft tė turbullt, tė paktėn mjaft tė aftė qė ti ngatėrrojnė keqas tė gjitha fjalėt qė duhen thėnė dhe jo vetėm kaq, por shpesh bėjnė tė thuhen edhe ato fjalė qė kurrė nuk duhen thėnė. Dhe nuk ėshtė se kėto fjalė, janė vetėm ashtu, thjeshtė fjalė, qė thuhen sa pėr tė shkuar nė harresė e nuk lypin tė jenė mė shumė sesa kaq. Jo. Po qe se do tė ishte kėshtu, po tė mbetej e gjitha vetėm nė fjalė si ato qė i jepen edhe puhizės mė tė lehtė dhe treten pastaj sėbashku me tė, nuk do tė meritonin as vėmėndje pėr ti vėzhguar me kujdes e as kujdesin tonė pėr tė qėndruar larg tyre.
Ndaj kam pėrshtypjen se, ato fjalė qė pėr shkak tė numrave zgjohen, janė ca fjalė tė mufatura me tė cilat bėhet arroganca, e pėr ta fshehur atė janė ca fjalė tė tjera si kėto, por disi mė pak tė mufatura qė bėjnė hipokrizinė dhe, kur e gjitha kjo pėrballet me ca numra tė tjerė veēse mė tė fryrė akoma, vijnė fjalėt e holluara qė i ngjajnė reptilėve dhe bėjnė mjeranin mė tė ulėt. Tė gjitha kėto fjalė gati-gati janė po ato, veēse duket sikur ndryshojnė nga luhatjet e ndryshme tė zėrit dhe tė gjitha kėto ndryshime tonesh i ndodhin atyre njerėzve, qė mbahen nė ca fije tė lidhura nėpėr numra me rregull kronik, gati si te fijet e rrjetės sė marimangės, me fare pak dallime ndėrmjet rrathėve tė vegjėl pranė qendrės e deri tek mė tė largėtit nė skaj. Nuk e di rehatin e kėsaj gjendje e as di se ēfarė i bėn kėta njerėz tė durojnė gjithė kėto ndryshime zėri me aq shumė fije tė lidhura. Gjithsesi, kam vėnė re se ėshtė pikėrisht ky soj njerėzish qė lyp tė krijojė pėrshtypjen, se rrjedha herė pas here edhe mund tė ndalet dhe kjo, varėsisht nga gjendjet qė paraqiten nė rrjetėn e thurur prej tyre, apo tė thurur enkas pėr ta.
Nė mėnyrėn se si jemi mėsuar ti rreshtojmė, e ti vėshtrojmė pastaj ashtu bukur tė rreshtuar, tė krijohet pėrshtypja sikur kėta njerėz dėshirojnė qė numrat ti mbajnė nėn kontroll nga fillimi nė fund dhe mundet qė kėtė ta bėjnė, vetėm pėr tė dhėnė pėrshtypjen se pa asnjė dyshim rrjedha mundet tė jetė e ndaluar kur tė duam ata, ose kur marrėveshja pėr kėtė tė jetė saktėsuar. Mirėpo qė diēka e tillė tė jetė e vėrtetė, qoftė edhe sa pėr dukje, lyp domosdo tė ketė njė ditė tė fundit pėrveē asaj qė na pret nė pragun e gjithēkaje pėrtej kohės. E kur na del se nė tė pėrditėshmen tonė nuk ka njė tė tillė, sajohet njėra nga kėto ditė qė kemi, veēohet me njėmijė e njė mynyra dhe fillė pas kėsaj nis qerthulli qė sa vjen e shtohet, mjaft qė tė kesh hyrė nė valle.
* * *
Dita e fundit. Sado absurde qė mund tė duket, mendoj se kėshtu mund tė fillohet. Dhe jo vetėm kaq, por ndoshta kėto janė fjalėt mė tė pėrshtatshme pėr tė treguar njė haje tė madhe, ku edhe tepricat do tė mjaftonin pėr tė vazhduar me tė njėjtėn dendėsi gastronomike pėr disa ditė tė tjera, pas mbarimit tė kėsaj dite. E pėrse pra dita e fundit?! Si, nė ēmėnyrė dita e fundit, kur pas njė dite tė fundit i bie se mund tė themi gjithēka e nė fakt, pas kėsaj pėr tė cilėn po flas, nuk mund tė themi asgjė mė shumė se njė mori gjellurinash dhe lajthitjesh, sėbashku me njė mal tė madh me mbeturina tė lėna pas?! A ėshtė nė fakt e fundit dhe a mundet tė jetė e tillė vetėm e vetėm pse kėshtu na u dashka ne qė tė jetė, apo pse kėshtu na pėlqen?! A mundet tė jetė e fundit kur ajo vazhdon tė notojė si enigmė e stėrmadhe brenda kohės, kohė nėpėr tė cilėn notojmė edhe ne sėbashku me enigmėn tonė? Guxim prej tė marri tė ndash kohėn nė porcione tė ngrėnėshme, tė vogla kėto apo tė mėdha dhe prapėseprapė, tė duam edhe mė tej tė ndjehemi ndryshe nga frymorėt e tjerė. Babėzia na bėri qė ēdo gjė pėrreth ta shikojmė tė grimcuar nė kafshata qė mund tia shohim fillimin e mbllaēitjes dhe tė pėrjetojmė gėlltitjen e fundit tė secilės kafshatė.
Kėto dhe ca tė tjera mė bėjnė tė mendoj se, pėr mendėsinė tonė nuk ka mė rrjedhė pėrderisa sajuam tė kemi herė pas here disa ditė qė po vetė i quajtėm tė fundit e qė pastaj na del se nuk janė aspak tė tilla. Nė vend tė rrjedhės nga e cila duam tė dalim, zgjodhėm tė kemi vetėm cikle, si tek insektet, ku herė pas here na detyrojnė tė kafshojmė gjethet e manit, pavarėsisht nga orekset dhe kuptohet, pavarėsisht nga shijet, mjaft qė larva tė bėhet krimb dhe kėtu mbaron ajo qė duhet pėr tu thėnė e pėr tu mbajtur mend. Nėse dikush vendos tė dalė njė kokė mbi tė tjerėt, kjo sėrish mbetet tė jetė vetėm njė kokė krimbi mbi kokat e krimbave tė tjerė. Njė kokė krimbi mbi tė tjerėt pėr njė gjethe mani tė pafilluar, pėr disa kafshata mė shumė dhe kaq.
Kafshatat janė tė kuptueshme pėr tė gjithė dhe mund tė jenė tė parat, tė fundit apo diku nė mes dhe prapė, tė mos jenė as tė parat, as tė fundit e as diku nė mes. Ska asgjė tė koklavitur kėtu, tė gjithė ne rrjedhim me hir apo me pahir dhe duam me domosdo tė jemi jashtė kėsaj rrjedhe, qoftė edhe nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt. Sidoqoftė, ngaqė nuk di si tė gjej fjalėt e duhura qė tė rrėshqas pėr tė dalė nga kjo situatė, por edhe pėr tė mos cėnuar mirėkuptimin mė duhet tė them se ishte dita e fundit e dhjetorit, dita e fundit tė vitit. Isha fare i vetėm nė peronin e stacionit tė trenit, kur tė gjithė nuk e di se pse, atė ditė tė fundit duhet ta shoqėronin nė shumėēka me atmosferė enigmatike tė maskuar nė festė dhe, ēėshtė mė e ēuditshmja, e gjithė kjo bėhej pėr njė shkak tė sajuar qė tretet pa pėrgjigje edhe pas pyetjes mė tė thjeshtė.
Ēmund tė kishte mė tepėr ajo ditė qė pėr mendimin e tė tjerėve, nuk e kishin dhe smund ta kenė ditėt e tjera? Ēfarė ruante ajo pėrveē groteskut tė kapėrcimit tė dyshimtė nė pėrmasėn e njė viti? Pikėrisht kjo, mua as nuk mė dukej e vėrtetė dhe as qė ka si tė jetė e tillė. Nuk kishte pse tė qe e fundit pėrderisa kujtesa jonė bart pėrtej saj, njėlloj tė pandara, ato qė na pėlqejnė ti bartim sėbashku me ato qė sna pėlqejnė ti kemi nė kujtesė.
Njė ditė e tillė me pėrmasat e njė viti ėshtė brenda ēdo viti, por ne nuk e dimė saktėsisht se cila ėshtė tamam. Ajo ditė ėshtė vėrtet pėr ne, por i vidhet vėmėndjes tonė me kushtin madhor pėr tė mos qenė e vetme nė drithėrimėn tonė pėr tė. Ajo ditė rrin fshehur dhe pėrgjon shtegun e vėrtetė tė secilit prej nesh, ndėrmjet dhjetra shtigjeve qė na ēfaqen pas ēdo hapi qė duhet tė hedhim dhe pas ēdo drejtimi qė duhet tė zgjedhim. Atėherė kur ne nisim tė pėrgjojmė se si ta pikasim dhe pasi tė kemi shpenzuar gjithė monedhat e lirisė tonė, deri nė kacidhen e fundit, kur ta dėshėrojmė atė ditė me ashkun e njė mungese tė madhe, kur mė nė fund jemi ne tė denjė pėr tė, vetėm atėherė ajo ditė na i mbledh tė gjitha shtigjet e pėrpjekjeve tona pėr tė na treguar njė rrugė tė gjėrė dhe tė gjatė, me befasinė e bukur tė lirisė edhe pėrtej asaj qė ėndėrruam.
* * *
Nė peron frynte njė erė e ftohtė, e thatė dhe aspak nė harmoni me shkėlqimin hipokrit tė festės. Dyert e vagonave u ēelėn, askush nuk zbriti dhe askush nuk hipi nė tren pėrveē meje. Isha udhėtari i vetėm, udhėtari i fundit i trenit tė fundit tė vitit. Do tė udhėtoja pa biletė si e si pėr tė qenė edhe unė bashkėfajtor i prishjes sė rregullit nė gjithēka qė ndodhte atė ditė. Biletaritė qenė mbyllur qė herėt pėr shkak tė festės. Me jakėn e ngritur gjer mbi veshė, ngadalė, pa i shkulur duart prej xhepave, ngjita shkallėt e vogla tė vagonit. Kishte diēka tė larmishme nė kėtė pėshtjellim feste dhe braktisje bashkė, qė nuk e kuptoj pse, por gjithsesi mė jepte kėnaqėsi tė veēantė. Ishte deri diku enigmė pėr sa e vėshtroja si festė dhe ishte pėrjetim i kėndshėm pėr aq sa po nisesha larg saj. Mundet qė shkak pėr kėtė tė ishte jo vetėm udhėtimi, por edhe pėr atė se ky udhėtim ishte disi ndryshe nga gjithė udhėtimet mė parė. Njė tren i tėrė prej 7-8 vagonash do nisej vetėm pėr mua dhe e gjitha kjo, ishte aq sa duhej tė ishte, as shumė e as pak. Njė sirenė e shkurtėr piskati si pėrqeshje pėr ata qė sonte nuk udhėtonin, pastaj njė tjetėr mė e gjatė dhe mė e fortė lajmėroi nisjen, ikjen time, braktisjen e festės nė pikun e festės.
Eca vetėm pak pėrgjatė koridorit tė ngushtė tė vagonit dhe u ula nė njėrėn nga kabinat ku ishte shkruar qartė: Non fumers. Gati me kėnaqėsi nxorra paketėn e cigareve bashkė me ēakmakun mbi tavolinėn e vogėl pranė dritares. Mė pėlqente tė isha njė biēim rrebeli, paēka se hapėsira ishte me tepri dhe efekti i kėtij rrebelizmi tretej heshturazi nėpėr ajrin e ftohtė pa shėnuar asgjė pėr tu dalluar nga tė qėnit heshtje. Si ndeza cigaren u shtriva duke i lėnė kėpucėt gjer tek nyja e kėmbės jashtė sediles. E shumta, faturinoja ishte ajo qė mund tė thyente cipėn e hollė tė akullit qė mė kishte mbėshtjellė. Por ajo nuk mė trembte, se faturinot nė fakt askund nuk pėrbėjnė befasi e sidomos nė tren, aq mė pak. Fatorinot kėtu kanė fare pak ose asfare mundėsi pėr tė befasuar. Ndihesha ngrohtė dhe rehat brenda vetes, paēka se asgjė pėrqark nuk i vinte as afėr kėsaj ndjesie, pėrkundrazi.
Kisha bajagi rrugė pėr tė bėrė dhe e vetmja gjė qė mė trembte ishte se mos dikush tjetėr mė detyronte ta ndanim atė tren pėrgjysėm, apo qoftė edhe njė grimė po tė mė kėrkonte do mė dukej shumė. Ai tren mė mjaftonte, por kurrėsesi nuk mė dilte pėr tė tjerė. I vetmuar, si tė gjithė mbretėrit, i gėzohesha fronit tim, ndėrsa kufijtė e mbretėrisė time po zhyteshin thellė e mė thellė nė zemėr tė natės, gjarpėronin nėpėr terr me kėrcitjen ritmike tė ligjit tė rreptė tė shinave. Atė natė tė gjithė pishtarėt e botės qenė ndezur (duket pėr mbretėrinė time), dhe digjeshin pa tym nėpėr tym, ndoshta pėr tė njėjtat arsye. Duhet tė udhėtoje shumė nėpėr botė dhe ndoshta pėrtej gjithēkaje, qė kėtė natė tė mund tė prekje njė tė vėrtetė paksa tė vogėl, sado tė vogėl. Sonte e gjithė e vėrteta qė shihej dhe shkėlqente, nuk ishte tjetėr veēse gėnjeshtėr, por qė askush nuk donte ta quante me emrin e saj.
Maskarada kishte filluar tė zgjohej e ndriēuar dhe shumėngjyrėshe gjer atje ku lejonte terri i natės. E gjithė kjo kurdisje po lėshonte me nxitim e dalld tik-taket e parė, tė vrullshėm dhe epshorė. Maskat funksiononin mrekullisht nė harmoni me gjithė atė shtirje epidemike dhe tė gjitha bashkė montonin njė sfidė qesharake pėr kohėn, e cila, si gjithmonė, e pranonte nė heshtje sfidėn. E ērėndėsi ka pėr ty qė tė duket se hyre nė pafundėsi, ti ishte aty, ti je aty dhe kėrkon tė dalėsh prej saj duke prishur rregullin. Kėrkon tė dalėsh, por si njė mjeran nė pafundėsinė tėnde vetėm pėr tė qenė me tė gjithė, pasi tė duket se me tė tjerė dhembja dhemb mė pak apo harrohet mė lehtė. Ngado qė ta tresėsh vėshtrimin has nė drita tė ndezura, diku mė dendur e diku tjetėr mė rrallė. Mbi kupolat e dritave tė ndezura dallgėzonte e mefshėt nata me gjithė ftohtėsinė e saj shpėrfillėse, ndėrsa nėn kėto kupola drite, tryezat e shtruara nė dhoma tė ngrohta ku ngrihen dolli pėr kėtė natė tė gjatė e tė ftohtė dimri, e cila nuk kėrkon asgjė tė ngjashme me atė qė njerėzit duan ti japin.
Pėrkundja e trenit mė sjell njė pėrgjumje qė as mė shkon ndėrmend ta kundėrshtoj. Nuk e di pse pėrgjumja, ajo dremitja e ėmbėl qė afrohet lehtazi nė majė tė gishtėrinjve, mė ngjan me dashurinė e parė. Je nė njė vend ku nuk mund tė thuash se flihet, por je nė buzė tė ėndrrės (dashuria e parė), ėshtė ftohtė nė gjithēka qė tė rrethon dhe dridhesh, por jo nga tė ftohtit (si nė dashurinė e parė), je i pambuluar dhe ėshtė gjithmonė dikush apo diēka qė tė pengon (pėrsėri dashuri e parė), sė fundi, ndodhesh nė njė ekstazė si kjo e sotmja me pakuptimėsi nė tė gjitha kuptimet (apo jo [?] dashuri e parė). Tė gjitha si nė dashurinė e parė, me tė vetmin ndryshim se dashuria e parė, pėr dhembjen e dikujt apo pėr gėzimin e dikujt tjetėr, nuk ka ditė tė fundit pė aq sa jemi gjallė.
Sidoqoftė, afshi i ngrohtė nga brenda meje, herė pas here ngjitet nė qepalla e pėr pak ēaste mė josh nė ėndėrr, sė cilės as nuk dua ti jepem, por as ti iki asaj nuk mundem. Nė kėtė ngasje tė ėmbėl ledhatare, koha i vjedh diēka kusarit tė minutave, qė gjithsesi ndahet me tė i kėnaqur dhe shkon larg pėrtej saj. Zhytet thellė nėpėr kthjellimin qė grish, sa mė thellė qė tė jetė e mundur, nė kėrkim tė grepit tė hedhur pėr tė dhe rrallė qėllon qė e gjen, shumė rrallė madje. Dikur has me njė grep tė madh me fill tė tendosur qė i ngjan shumė grepit qė kėrkon. E kafshon i kėnaqur dhe deri diku i sigurtė se filli qė e mban do ta nxjerrė nė sipėrfaqe e pas kėsaj nė breg. Tamam ashtu dhe ndodh. Nė breg e ēajnė nga fundi i barkut gjer nė majė tė kokės dhe pėr ēudi, kjo e bėn atė tė tretet nė kėnaqėsi tė pamatė. Ja shkulin tė brendshmet dhe ua hedhin qenve me sy tė kuq qė janė gjithmonė aty dhe presin tė uritur. Tani po, ndihesh ku e ku mė i lehtė se njė gjeth vjeshte dhe po tė duash mund tė fluturosh. Ja pra, pėrse nuk fluturoka njeriu, ja pengesa qė na paskesh qenė kaq e thjeshtė pėr tu kapėrcyer ndėrsa e dinim aq tė vėshtirė sa ska. Por ēėshtė fluturimi pėrpara asaj qė pret pas kėsaj, diēka pak gati e padukshme, si njė lodėr fėmijėsh dhe asgjė mė shumė. Ashtu tė ēarė tė tendosin, tė kripin dhe tė vėnė tė thahesh nė diell qė ngroh dhe merr sėbashku me avujt, edhe atė pak peshė tė mbetur. Gjithēka pėrreth tani ėshtė e lehtė, aq e lehtė sa nuk kėrkon mė as dėshirėn e as pėrpjekjen tėnde. Kėnaqėsia nuk ėshtė kurrė aq e menēur sa tė mund ta thuash me fjalė, ajo vetėm vjen tė tė befasojė dhe shkon po aq befas pa tė pėrshėndetur. Dielli afrohet butė dhe ngroh ēdo kėnd tė harruar nga kujtesa jonė e dobėt, ngroh deri nė
Zhurmė ! Njė zhurmė e papritur bėn tė braktisėsh me pahir gjithēka, tamam nė ēastin kur pėrjetimi po tretej nėpėr trup dhe anasjelltas. Hapet dera e kabinės dhe dėgjohet njė zė femre:
- Gėzuar, pėr ku?
- Po , si tė them - iu pėrgjigja gjysėm pėrgjumėsh e gjysėm zgjuar - Nė stacionin e fundit ndoshta, a ku di unė se ku. Vetėm se
Ajo as nuk priti qė tė mbaroj fjalinė, vetėm mė pa si e ēuditur dhe mbylli derėn. U largua pa mė thėnė asnjė fjalė. Vetėm njė Zot e di se ēfarė i ka shkrepur nė kokė kur pa se njėra nga gabinat e vagonit nuk ishte bosh. Me siguri qė i jam dukur udhėtari mė i ēuditshėm pėrgjatė gjithė punės sė saj si fatorino. Ndėrkohė gjumi mė kishte lėnė pėrfundimisht. Tė gjitha ato fragmente ėndrre mu ngatėrruan keqas nė kokė dhe spo mund tė gjeja njė lidhje sado tė vogėl pėr tė kuptuar diēka sikur sa pėr tė filluar tė mendoj. Ndeza dhe njė cigare tjetėr dhe po pėriqesha tė besoja diēka nė atė ėndėrr, qė sapo kaloi. Nė jetė asgjė nuk ndodh ashtu si nė ėndėrr dhe as si nė njė ditė mė parė. Habia na bėn tė lėvizim nėpėr rrugė tė reja dhe tė mbledhim vetėm stiva tė tėra pėrvojash, tė cilat kurrė nuk i vemė tė na shėrbejnė. Larmia e ka fajin, ose ndoshta larmia.
U ngrita dhe dola sa tė shpij pak kėmbėt nėpėr tren dhe duket, edhe pėr tė treguar se ikjet e mėdha kanė nevojė pėr ndihmėn e ca ikjeve tė vogla, pėr ca hapa mė shumė. Kabinat bosh mė bėnin tė ndieja gjithė dimensionin tim, pas ēdo kilometri tė lėnė diku prapa dhe pas ēdo hapi tė hedhur. Treni ndaloi nė njė stacion bosh dhe si kudo qėndroi fare pak. Ēapitesha ngadalė nėpėr korridoret e vagonave i tėri pėr vete dhe i vetes. Tek njėra nga kabinat, polici i trenit puthej me njėrėn nga faturinot, ndėrsa kapelen nuk e kishte nė kokė, ndoshta si shenjė e besnikėrisė ndaj detyrės. Shtetasit e mbretėrisė sime jetojnė tė lumtur dhe besnikė, kjo mė jepte kėnaqėsi. Hyra nė njė nga kabinat, diku aty nė vagonat e mesit dhe pothuaj nė ēastin qė u ula, shpėrthyen fishekzjarret e mbarimit dhe fillimit tė vitit. Mė lindi dėshira tė bėj diēka. Duhej patjetėr tė bėja diēka. Unė isha mbreti dhe mbretit nuk i lejohet vetėm tė vėzhgojė pa bėrė asgjė nė njė situatė si kjo.
Treni lėvizte njėsoj pa e vėnė re as ndryshimin e vitit e as shigjetimet e fishekzjarreve nėpėr terr, qė ngjiteshin me nxitim dhe rrėzoheshin pastaj pa shpresė. Edhe polici me siguri vazhdon avazin me faturinon duke ruajtur gjithė dinjitetin e uniformės qė mbante. U ngrita dhe ēela dritaren. Koha qe ftohur edhe mė. Edhe pse nėpėr natė flakėsoheshin mijėra zjarre, ajri ishte akoma mė i ftohtė si pėr tė thėnė gjthė kotėsinė e kėsaj feste. Nxorra kokėn nė dritare. Tashmė e dija ēfarė duhet tė bėja edhe pse kjo mund tė ngjante me ēmenduri. Do ti bėrtas botės me gjithė ēkam nė gjoks. Po, po, do ti bėrtas edhe pse e di mirė veshin e saj tė shurdhėr. Le tė mos mė dėgjojė ose le tė shtiret sikur smė dėgjon, pėr mua ėshtė njėsoj. Britma ime ėshtė heshtja ime, shurdhėria e botės ėshtė zhurma e saj. U mbusha me frymė sa gjoksi mė dhėmbi dhe britmėn e pėrplasa nga dritarja e hapur nėpėr ajrin e ftohtė tė natės me gjithė sa mė hanin mushkėritė. Klithma ime akoma skishte mbaruar dhe treni frenoi, ndaloi paēka se nuk kishte stacion kurrkund afėr. Dikush e dėgjoi britmėn time dhe me sa duket, ndoshta edhe e kuptoi pėrsenė e saj. Dola ngadalė nga kabina dhe shkova tek dera e vagonit. E hapa dhe zbrita po aq ngadalė. Nuk isha nisur pėr tė mbėrritur kund tjetėr, pėrveē se pėr tė qenė larg. Le tė shkonte treni bosh pa mua. Isha mjaft larg festės. Tamam aq sa duhej tė isha larg. I vetėm me veten, nėpėr rrjedhėn time, me hapat e mi.
Krijoni Kontakt