KAPITULLI I NJĖMBĖDHJETĖ
1
Kot sė koti u nxeh me Billin. Jo fare kot sė koti, se Billi, si drejtor qė ishte, donte tė tregohej autoritar me tė, tė dėgjonte nga goja e vartėsit po drejtor, si urdhėron e me qė Admeti, nė vėnd qė ti thoshte po drejtor, si urdhėron, nuk ia vari fare, Billi e urdhėroi ti shkonte nė zyrė. Admeti, pėrkundra, u nis pėr nė klasė. Drejtori, kuptohet, pasi do ta priste pas skrivanisė duke marrė poza nga mė tė ndryshmet, pasi tė mendonte se ēdo ti thoshte atij rrugaēit nga qyteti qė ti dridheshin leqet e kėmbėve, si pa qė kaluan disa minuta e ai spo i bindej urdhėrit tė vinte, e humbi durimin fare, harroi tė gjitha ēdo ti thoshte, doli nė koridor dhe pyeti Virin mos e kishte parė nė ēvrimė qe futur. Viri si Viri, njė hop u zu ngushtė, pastaj bėri me kokė pėr nga dera e klasės, pikėrisht kur Admeti po dilte dhe e zuri mėsuesen me shkrim tė bukur duke e spiunuar. Viri iku me tė shpejtė, qė burrat tė lanin hesapet me njeri tjetrin pa qėnė ajo aty, se kur ta pyesnin, do ti duhej tė spiunonte prapė o njėrin o tjetrin dhe ajo qe mėrzitur me atė djallo zanat. Pikėrisht atėherė Admeti do ti bėrtitiste Billit me fjalėt mė tė ndyra, mu nė mes tė tempullit tė dijes, siē ėshtė shkolla, megjithėse mė tepėr ngjante me ahur, pa marrė parasysh se mund ta dėgjonte ndonjė nga nxėnėsit e sharjen ta merrte vesh i gjithė fshati. Shqitu me tė mira nga unė, Bill drejtori, do ti thoshte, se do tė tė shkėrdhej Virin . Aty e kuptoi Admeti qė bėri gabim tė madh, mė mirė ti kishte thėnė diēka tė ndyrė pėr drejtorllėkun, ose edhe pėr gruan, kurse pėr Virin... E kishte fyer mė rėndė se ēduhet!
O ti o unė kėtu, do tia mbyste Billi, megjithėse e dinte fare mirė qė nuk mund tė thoshte gjė nė asnjė zyrė pėr atė sharje qė sta nxinte goja, jo se kishte fjalė, qė nuk duheshin thėnė nė tempullin ahur tė dijes, por sepse ata tė zyrave, qė sishin fare budallenj, do pėrpiqeshin tė gjenin lidhjet midis sharjes, Billit e Virit. Tėrkuza do tė bėhej litar, litari mund tė formonte nyje dhe kushedi, nė atė nyje gabimisht mund ngecte edhe qafa e tij e hollė. Prandaj do tė ndėrronte menjėherė ton, do tė harronte ēi kishte thėnė, do ti hidhte Admetit dorėn nė sup duke i pėshpėritur vėrtetė tė pėlqeka Viri?, qė do ta bėnte Admetin tė gajasej e tia plaste ta kam lėnė ty me gjithė shkrimin e saj tė bukur. Pas kėsaj sherri do tė mbyllej, Billi do tė mallėngjehej sikur nė ato ēaste tė kishte gjetur vėllanė e vogėl qė i kishte humbur prej vitesh, do ti thoshte se kėtė dreqo barrė tė drejtorllėkut do ta mbante sa tė mbyllej viti dhe ai gjatė kėsaj kohe tė mos ta ēante kokėn pėr asgjė se njėri tjetrin kemi pėr ēdo hall e tė keqe, vėllaēko.
Admeti si tip prekej shpejt, por kėsaj radhe u prek mė shpejt se ēduhej. Kishte mėsuar rastėsisht, fare rastėsisht se nga tė tria ēupat qė kishte Baxhua, ajo e madhja paskėsh lindur epileptike. Thoshin, se kur e zinin ato (qoftėlarg!), rrėzohej nė shesh e shkumonte, shkumonte e shkatėrronte, sa tė nxihej jeta ta shikoje ashtu. Njerėn, atė tė dytėn e kishte grua ambasadori, kurse e treta qenkėsh e madhja e njė ministrie qė bėnte sikur merrej me botėn pėrjashta.
Mirėpo Baxhua nuk i dha Billit pėr grua as tė dytėn e as tė tretėn, po pikėrisht tė parėn, atė qė rrėzohej nė shesh e shkumonte, sepse, siē e kishin dėgjuar atė donte mė shumė nga tė tria. Kishte bėrė dhe dy fėmijė Billdrejtori me tė, kundėr kėshillės sė doktorit, tė dy djem, po Admeti asnjėherė si kishte parė, se sishin pėr tu parė. Njeri, qė tani duhej tė qe rreth tė pesėmbėdhjetave, nuk linte shkopinj e hunj gardhi pa shkulur, i grumbullonte mu nė qendėr tė fshatit dhe u vinte zjarrin natėn duke uluritur si ujk Bėnte edhe paudhėsira tė tjera, siē thoshin, se Admeti se kishte parė, mbante ca fjalime pa kuptim, po duke bėrtitur e uluritur poshtė! e rroftė, por qė nuk kuptohej mirė kush duhej tė ishte poshtė e kush duhej tė ishte rroftė. Kur e zinte njė frymėzim i tillė, nuk kishte burrė nėne ti qasej, se tė qėllonte me hunjtė e shkopinjtė e ndezur dhe po tė shpėtoje paq e kishe qelepir.
I dyti kishte huqe tė tjera mė tė lezetshme. Hynte nėpėr kotece, ahure, stalla e ku nuk ta pret mėndja pėr tė bėrė tė pabėrat e tij. Kapte mace, qen, keca e qėngja, deri te breshka, zhapinj e gjarpėrinj, i rripte tė gjallė duke u kėnaqur me llahtarėn e tyre. Tė nesėrmen nė mėngjes, secili shikonte tė varur te porta gjėnė e vet, pa lėkurė, tek pikonte ende gjakun qė nuk kishte ngrirė. Qe tepėr i pėrpiktė i dyti, mbante mend mirė kujt i pėrkisnin, bile edhe zhapinjtė e gjarpėrinjtė, tek i ndante me saktėsinė e njė njeriu qė mbante shėnime tė hollėsishme.
U rrėnqeth e u lemeris kur si pa dashje tha me vete po sikur Billit ti kishte shkuar nė mėnd tė bėnte jo dy, po nja dhjetė djem tė tillė? Atėherė, jo vetėm Kajatit, po gjithė krahinės do ti duhej tė shkulej nga vėndi e tė ngulej diku gjetkė, sa mė larg nga marifetet e lezetshme tė djemve tė Billit.
Kėto solli nėpėr mėnd Admeti, prandaj, si tip qė prekej shpejt, kėsaj radhe u prek edhe mė shpejt se ēduhej, ia fali atij lumėziut tė gjitha, edhe dehjen, kur e hodhėn si thes mbi njė mushkė e ai do tė thoshte tė nesėrmen mė pa ashtu fshati?, por sidomos edhe atė shprehjen mėsuesi dogji shkollėn bashkė me nxėnėsit pėr hakmarrje, qė tė ēonte patjetėr te ajo vrima e qenit ku hyje pėr shtatė vjet e nuk dilje mė as pėr tridhjeteshtatė. Ai i fali atij dhe Virin, e cila vėrtet qe pak e shėmtuar, me njė bllamė tė zezė nė zverk, me ca sy tė vegjėl e tė trembur, por qė kishte pa dyshim shkrim tė bukur e ia zėvendėsonte gruan ndonjė natė, kur fshiheshin e harroheshin rastėsisht nėpėr xhepat e shkollės. Se Billi, nuk mund tė ishte njeri aq i keq, mirėpo tė kesh nė shtėpi njė grua qė shkumon e shkatėrron, njė djalė qė i shkul e i djeg hunjtė mu nė qėndėr tė fshatit, qė ulurin si ujk e mban fjalime me rroftė e poshtė, por sidomos njė tjetėr djalė qė ti var te porta kafshėt e rrjepura si me njė listė tė pėrpiktė, patjetėr diēka do tė tė lėvizė nga mėndja, ndonjė dėrrasė do tė tė shkasė e ca vida do tė tė lirohen.
2
I shkreti Bill, do tė shfrente brenda vetes kur tė dilte jashtė, ku nuk e dinte se e priste nxėnėsja e tij e bukur, qė e kishte puthur aq nxehtė atė ditė kur shpiku ulurimėn, pėr tė cilėn edhe ai kishte filluar diēka tė ndjente, sepse nuk donte tė ishte pykė si tė tjerėt. Prej saj do tė merrte lajmin e madh pėr xhaxhababanė qė nuk do tė kthehej mė nė fshat, po do tė rrinte pėrgjithnjė nė kryeqytet, se e kishin emėruar drejtor nė njė ministri qė blinte e shiste me ata tė pėrjashtmit. Sikur ti thyeja edhe unė nja katėr brinjė, do tė mendonte Admeti, mė ēojnė nė ndonjė ministri?, kur Lina do ti thoshte unė nuk iki, me tepėr solemnitet, siē betohen tė dashuruarit nė raste tė tilla, gjė qė do tė ishte mallėngjimi i dytė i madh brenda asaj dite pėr Admetin. Mė pas do tė vinte me vrap njė nga nxėnėsit e tij qė thyente rekordin nė andrat e trupit e do ta njoftonte qė larg, jo pa iu marrė goja mė tha drejtori se njė vajzė e bukur ju pret para klubit. Lina do tė skuqej kur tė dėgjonte fjalėt njė vajzė e bukur, ai do tė ngrinte supat e do tė nxitonte pėr ta parė e takuar atė gjėnė qė thoshin se ishte e bukur e qė i kishte ardhur si e rėnė nga qielli, kurse Lina do tė nisej njė hop pas tij, patjetėr pėr ti vėzhguar nga e pėrpjeta e kodrės.
3
E pa qė larg tek bėnte poshtė-lart nė pritje tė tij. Ishte njė vajzė me trup tė hollė e flokė tė gjatė, veshur me minifund shumė tė shkurtėr pėrmbi gju, ngjarje kjo qė skishte si tė mos mblidhte gjithė ata burra tia shijonin me sy, jo pa neps, kofshėt dhe gjoksin e derdhur me art. Vetėm kur tė afrohej do tė dallonte te e porsaardhura tiparet aq tė dashura tė Ladinės, do ti merrej fryma nga malli dhe nuk do tė mundėte ti thoshte dot as atė shprehjen kallėp falemnderit shumė qė erdhe.
Pastaj ajo do ti hidhej nė gjoks, do ta shfrente mallin qė e digjte pėrbrėnda muaj tė tėrė, do ti varej nė sup e do ti linte gojėhapur tė gjithė sehirxhinjtė kur ta puthte nė buzė pa u shqitur pėr minuta tė tėra. Hajde tė puthur qė bėkan kėto qytetaret nė klimė malore, do tė shkaktonte njė batare tė qeshurash dikush, po qė ata as e panė, as e dėgjuan. Tė dy nuk e ēanė fare kokėn pėr ēu tha e nuk u dėgjua, se e ngjitura buzė mė buzė ua kishte shurdhuar veshėt e ua kishte mjegulluar sytė, duke lėnė vetėm prushin tė digjej e tė pėrvėlohej pa lėnė pikė hiri e pa nxjerrė fjollė tymi.
-Ke ndryshuar shumė,- do ti thoshte ai.
-Edhe ti,- do tė mėrmėriste ajo pas tij.- Ke marrė pamje burri.
Pasi ta shikonte gjatė nė sy, pasi ti rregullonte pak jakėn e xhaketės erdha, do ti thoshte, se ti humbe.
Vėrtet kishte humbur pėr muaj tė tėrė, qe bėrė dhe ai njeri pylli, me kokėn nėn njė qiell tė drunjtė, me pak re e ajėr tė rralluar.
Sa muaj u bėnė pa zbritur nė qytet?, por ai nuk do tė pėrgjigjej.
Tė kam pritur, tė kam pritur shumė tė vije, por ai prap nuk do tė pėrgjigjej.
Si mund tė pėrgjigjej njė njeri qė ishte mėsuar ti rridhte koha sė prapthi, tė bėhej plak dhe fėmijė, ta quanin Baxho dhe Shaho, tė kishte njė ēetė tė madhe qė pastaj e bėnte batalion dhe, kur e shpėrndante batalionin, bėnte garėn e shurrės me ushtar-policin qė e ruante, i cili kishte zakonin e keq tua shqyente shalėt grave. Pastaj, asnjeri se dinte qė ai ngrihej natėn, hipte mbi njė rrap tė madh, shkelte mbi njė rrugė tė verdhė, qielli ia shuante vetėtimat te thėmrat e koha i ngecte e i rridhte qull e trashė, kur copėtohej e binte poshtė, mu mbi shkollėn qė ai e digjte pėr hakmarrje.
Ladinės iu dhėmb ky Admet pak si tjetėr, vuri re te tėmthat disa fije tė bardha qė gabimisht i lidhi me pleqėrinė, por qė nuk e dinte se ato i kishte marrė pėrkohėsisht hua, ca nga Besua e ca nga Nikua, qė kėrkonin prej kohėsh varrin e tyre, se kishte njerėz qė thoshin ti kishin parė tė veshur herė me tė bardha e herė me tė zeza duke ardhur rrotull, duke thėnė duhet tė jetė kėtu, por pa qėnė tė bindur, prandaj vazhdonin mė tutje sa pėr tė thėnė prap mund tė jetė edhe kėtu. Ata loznin e loznin si dy ēamarrokė, nuk u shkonte fare nė mėndje se kishin vdekur e si kishin vdekur, vėrtiteshin vetėm natėn, se ditėn flinin, po se ku, asnjeri se dinte, kurse Admeti vinte kot sė koti ca thinja tė holla nėpėr tėmtha, sa pėr ta bėrė Ladinėn tė prekej tek i shikonte.
Kemi kohė dy orė, e pėrmendi ajo. Mė ēo diku ku tė mos na shohin dhe pa orėn.
Vajza i hodhi krahun. U nisėn pėrpjetė pėrroit pėr tė humbur mes pyllit tė lartė me rrepe. Aty do tė shtroheshin pėrdhe mbi ca fier tė dėndur ku Ladina do ti binte pėrsipėr pėr ta mbuluar me afshin pėrvėlues tė trupit. Mė vonė, menjėherė pasi Ladina tė hipte nė postė pėr tu kthyer nė qytet, ai do ta merrte vesh qė shumė i kishin parė kur i bėnė tė gjitha. U erdhi mirė atyre kur ajo vajza e hollė me minifund, qė ngjante mė shumė me artiste kinemaje, filloi tė ecte duke ēaluar, sepse kuptuan qė Admeti ia rrėmbeu ēėk-fėt virgjėrinė, pa ia bėrė tėrt syri nga gjithė ata sy tė babėzitur qė e vėzhgonin fshehura.
Po asnjė nga ata nuk e dinte qė ajo vajza kishte ardhur ti thoshte se qe fejuar. Nuk dinin as sa vjet dashuroheshin ata tė dy, se skishin si ta dinin pa ua thėnė njeri. Po tė merrnin vesh qė shkaku i fejesės sė vajzės me njė tjetėr, na paska qenė Kajati i tyre, do ta shanin patjetėr rėndė Kajatin, se njė vajzė si kjo, qė ngjante me artiste kinamaje, e dashka shumė kėtė rrugaēin e tyre, qė nuk ia bėn tėrc syri nga asnjė, prandaj kishin filluar edhe ata ta donin shejtanin. Ata nuk e dinin qė edhe virgjėrinė ajo ia fali vet, pėr inat tė asaj fejese, prandaj udhėtoi deri kėtu te ky fshat i mallkuar nė gryka malesh, qė pikėrisht kėtu ta shfrente inatin pėr tu ēnderuar me dashje, duke i thėnė Kajatit mbaje si njollė turpi gjakun tim tė vajzėrisė. Ajo do ti thoshte edhe tėrė jetėn, sa herė tė kujtoj Admetin pėrmes lotėsh, po mes lotėsh do tė tė kujtoj edhe ty, fshat i mallkuar. Patjetėr i tha kėto fjalė, megjithėse asnjė nuk i dėgjoi, se ishin futur thellė, mu poshtė gjoksit tė saj tė derdhur, aty nėn krahun e majtė, ku rrinė tė fshehura thellė ca ndjenja, qė jo kot sė koti i quajnė herė dashuri e herė urrejtje, sepse janė tė pleksura aq keq me njera tjetrėn, saqė nuk mund ti shqitėsh dot.
-Kėsaj nuk di ēemėr ti vė,- tha Admeti.- Nuk mund ta quaj dot ndarje.
-Edhe unė,- tha Ladina.
-Jo po seē thonė qė ndarja ka ca lotė, ca sharje, e ke fajin ti, se kam unė, ca betime me surrat tė skuqur pėr hakmarrje. Duhet tė ketė edhe si ti nuk do dua njeri tjetėr tėrė jetėn, ca profka e myqe tė ngatėrruara, qė nuk di se nga i nxjerrin, pa ty nuk rroj dot dhe pastaj rrojnė rehat njė jetė tėrė, qė ēke me tė, me atė tjetrin,- do tė derdhte ligjėratėn e tij tė gjatė Admeti, qė Ladinės iu duk sė tepėrmi e masakruar.
Mirėpo mė pas edhe ai nuk do tė ndryshonte shumė nga ata tė tjerėt, do tė ndjente sikur ishin gati ti lėngėzoheshin sytė, qė ishte gjėja mė trembėse pėr tė, prandaj diēka do tė shpikte, do tė kapte njė milingonė e do tia vinte asaj nė pėllėmbė tė dorės, duke bėrė shakanė mė tė trashė qė mund tė jetė dėgjuar ndonjėherė po unė, mos ngjaj ca si shumė me kėtė milingonė?
Ladinės iu desh tė qeshte mes lotėsh, megjithėse atij iu dukėn si diēka tjetėr, prandaj tha si **** nuk e dija qė edhe sytė djersijnė. Po ajo se dėgjoi. Mbante shtrėnguar fort nė dorė milingonėn, qė vėrtet iu duk se ngjante ca si shumė me tė, kaq e pafajshme dhe e pambrojtur siē ishte, kur lėvizte e trembur mes gishtave tė saj.
Kėshtu u ndanė, thjeshtė, atė e mori duke ēaluar posta qė e kishte prurė, pasi nxorri ca shtėllunga tė pista tymi dhe e mbushi rrugėn me pluhur tė dėndur, qė Admeti nuk deshi ta shkundėte mė nga rrobat. Ishte ndoshta i vetmi kujtim qė donte ti mbetej nga Ladina dhe pėr ēudi do ti dukej se nuk ndodhi gjė, nuk erdhi askush dhe nuk iku askush. Megjithatė, tani qė ajo sishte mė aty, mendoi se do tė qe mė mirė tė kishte ndenjur edhe ca, sa ti mėrmėriste tė paktėn e thashė me shaka, nuk jam bėrė ende milingonė.
4
Pėr herė tė parė e pa atė, djalin e madh tė Billit, jo natėn, po ditėn. Kishte shkulur e mbledhur gjithė ata hunj gardhi, u kishte vėnė flakėn dhe bėrtiste mė shumė lartė se poshtė, pastaj ulurinte si ujk. Asnjė nuk i afrohej. Nuk ngjante fare me atė kafshėn, tė cilės ia kalonte nė ulurima, sishte as gri, as i murrmė, vetėm sytė i kishin pak si njėlloj, me atė shkėlqimin e egėr. Flokėt e gjatė e tė verdhė i vareshin deri te mesi, (kush guxonte tia priste), i tundeshin si krifė sa herė bėnte zėrin si ajo kafsha e murrme nė gri, rrotullonte hunjtė e ndezur dhe i hidhte pėrpjetė si fishekzjarre tė llahtarshėm. Tė gjithė ata qė e panė thoshin se kjo kishte lidhje me Billin, qė u bė kryetar nė vėnd tė ishkryetarit dhe prisnin me lemeri ēdo tė bėnte i dyti natėn e ēdo tė gjenin te porta nesėr nė mėngjes, tė varur e pa lėkurė, tek rridhte gjaku i pangrirė. Kishte nga ata qė kėto nuk i quanin mė lodra se u dhimbte zemra, jo vetėm pėr qen e mace, por edhe pėr zhapinj e gjarpėrinj tė rrjepur, por qė ishin ndjenja tė kota, se nė Kajat spinin ujė prej kohėsh.
Tė gjitha kėto do tė ndodhnin ditėn kur Admetin ta thėrritnin ata tė parisė tė shkonte me ngut se do ti thoshin diēka tė rėndėsishme. Nuk e dinte se atje do tė shikonte gjėnė mė pėr tė qeshur tė botės, qė po ta tregonte, nuk do tia besonte njeri. Nė vendin kryesor qe ulur Billi, veshur me njė kostum tė vogėl pėr trupin e tij tė gjatė qė kishte hyrė nė tė sikur e kishin ngjeshur e shtypur. Mėngėt i vinin pak mė poshtė bėrrylave, kurse kėmbėt nuk ia shikonte, po e merrte me mėnd, do tė ishin pak mė tė gjata se pantallonat e shkurtėra. Jakėn e madhe tė kėmishės, brenda sė cilės qafa e Billit ngjante si cipal, e kishte mbėshtjellė njė gravatė lidhur me kokė tė madhe, qė tundej edhe kur sapokryetari nuk lėvizte. Admeti filloi tė qeshte si budalla nė prani tė asaj parie aq serioze, ku shquhej njėvetulla e trashė e Baxhos, ndėrsa tre tė tjerėt qenė tė parėndėsishėm aq sa Admeti mendoi ti quajė askushė.
Billit ia kishin lėnė tia shkoqiste atė gjėnė me peshė, pėr tė cilėn e kishin thirrur, po ai edhe nė kohėn kur kryetari i ri e nxorri mė nė fund tė fshehtėn e thirrjes sė tij me aq ngut, vazhdonte tė qeshte si budalla, kuptohet, jo me zė, po mbyturazi. Vetėm kur u ngrit tė thoshte pa pikė falėnderimi brėnda, mė mirė se unė kėtė punė e bėn Viri, se ka edhe shkrim tė bukur, vetėm atėherė u bė disi serioz, kurse ata tė parisė heshtėn disi tė ēuditur, megjithėse e dinin se kishin shumė kėrkesa tė tjera pėr tė drejtuar shkollėn, kurse ky birkua kėtu sdesh dhe propozoi Virin, gjė qė pa tjetėr e kėnaqi sė tepėrmi Billin, po asnjė, veē Admetit, nuk e kuptoi. Bile kėtė propozim do tia kishte borxh pėr tėrė jetėn, sepse ishte shėnjė qė, jo vetėm ia kishte falur atij pėrgjithnjė Virin, por tani mund ta thėrriste nė ēdo kohė mėsuesen me shkrimin e bukur tia zėvendėsonte mė dėndur gruan nėpėr xhepat e fshehtė tė kryesisė.
U bėftė siē the ti, do ti shprehej Baxhua kur ta pėrcillte deri te dera, pa harruar tė shtonte edhe kėrkesėn e Linės tė mos harronte ti shkonte nė shtėpi pėr mėsimet.
5
Plaku Shaho qė nga ajo natė plakej ēdo ditė e mė tepėr, zbardhej nė fytyrė e kėrrusej nė trup, megjithėse atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė ndoshta nuk kishte ndodhur.
Mirė qė theu qafėn, kishte thėnė pėr kryetarin, se po tė mė kishte bėrė perėndia kriminel, do ta kisha qėruar me kėto duar prej kohėsh. Pastaj do tė shtonte kėtej e tutje nuk do tė ketė mė fantazmė qė ngrihet natėn, se xhindi iku, fjalė qė Admetit iu dukėn si tė thėna kot sė koti dhe krejt pa kuptim
Kur tė mbaronte sė thėni kėto, do ti dridheshin zėri e duart dhe do ti kėrkonte ti sillte shėnimet. Kur ta merrte fletoren e trashė, do ta shikonte gjatė me dashuri qė nuk shprehet, pastaj do tia griste njė e nga njė fletėt pėr ti hedhur nė zjarr. Admeti nuk do tė bėnte dot asgjė pėr ta ndaluar, do tė thoshte i pikėlluar me zė tė ulėt mė mbetėn edhe shumė faqe pa lexuar, por asgjė nga kėto nuk do ta ndalte plakun tė kryente asgjėsimin e atyre qė i dinte vetėm ai dhe sishte mirė ti dinin edhe tė tjerėt. Ai shikonte ngjarjet se si pėrvėloheshin nga flaka, dridheshin e kėrcisnin si qėnie tė padukshme qė japin shpirt e ktheheshin nė njė hi tė zi qė shkėrmoqej e binte pa pikė mėshire nė tė gjitha qoshet e vatrės. Kur tė mbeteshin vetėm kapakėt me dy tre faqe tė bardha, do ta ndalonte zhurmėn e rėndė tė grisjes e do tė thoshte mbaroi edhe kjo, qė Admetit iu duk sikur tha mbaroi jeta ime.
-Nuk mund tė bėhemi tė gjithė shkrimtarė, - u mundua tė qeshė plaku.
Admeti su pėrgjigj. Plaku qe tepėr i rėnduar dhe priste qė ai ta pyeste, ta nxiste tė fliste, ti thoshte pėrse e shkatėrroi dhe atė pak gjė tė vyer qė i kishte mbetur nga e shkuara. Por Admeti heshtėte, i dukej sikur diēka e pangushėllueshme kishte vdekur aty pranė, nė sy tė tij dhe nuk dinte mė ētė thoshte.
-Trillojmė disa gjėra, - do tė vazhdonte plaku, - i mbushim mėndjen vetes qė kanė ndodhur dhe u besojmė atyre e jo asaj qė vėrtetė ka ndodhur.
-Pse, - do tė ndėrhynte Admeti,- nuk ka ndodhur asgjė nga ato ?
-Kurrė, - do tė thoshte plaku. - U pėrpoqa tė shkruaja njė roman pa vlera, mbushur trillime e fantazira fund e krye. Edhe tymin nė zjarr, nuk e pe, e nxorrėn tė zi si pisa.
Asnjėherė nuk e kishte ndjerė veten kaq tė fyer Admeti, sa sonte. Kishte filluar tė mos kuptonte, ēdo gjė iu vesh nė mjegull, po i mohonin ato qė kishte besuar, po i thoshin se vetėm njė budalla nuk mund tė dallojė dot tė vėrtetėn nga trillimi. Nuk dinte, ndodhej para njė krimi apo para njė pastrimi? Nuk dinte, tė qeshte apo tė qante? Plaku para tij vazhdonte tė zbardhej edhe mė nė fytyrė, shpina i kėrrusej e i kėrrusej, kurse flokėt e gjatė, qė i krijonin pamjen e njė dijetari, ia mbulonin krejtėsisht profilin.
-Po Xhuzepja, - ngriti zėrin Admeti, - ka qėnė Xhuzepja?
-Jo, - tha qetė plaku.
Iu desh ti numėronte shumė emra dhe ngjarje qė tashmė i njihte mirė, se edhe ai i kishte jetuar duke hyrė brenda tyre, kur koha i ecte sė prapthi. Edhe ai kishte pirė kafe nė Espresso, qe futur nė laboratorin e tė famshmit profesor K.K., qe takuar me Nikun dhe kishte hedhur firmėn nė njė peticion kundėr pushtimit tė vėndit tė tij. I kujtohej fare mirė kur u kthye nė Kajat pas gjashtė vjetėsh, me dhurata pėr nėnėn e Baxhos, kur Xhuzepja i kishte thėnė tė mos ta merrte vesh njeri se dėrgoheshin nga ana e tij dhe mė pas qe takuar me banditin Baxho, fshehurazi, nė njė shpellė tė malit. Tė gjitha kėto , sipas tij, kishin ndodhur, siē kishte ndodhur edhe dashuria me Nildėn, tė cilėn ai mund ta njihte fare mirė nė njė milion gra, se e kishte takuar kaq herė nėpėr netėt qė bėhej Shaho, atje nė qytetin F. matanė detit.
-Ka qėnė bandit Baxhua, ka vrarė e ka grabitur?
Plaku do tė mohonte.
-Nikun, babanė e Ritės, nuk e ngrite nga pluhuri kur e hodhėn pėrmbys nė qėndėr tė Kajatit?
Plaku do tė mohonte.
-Nuk ke qenė kurrė doktor i shkencave gjenetike?
-Kurrė, - do tė thoshte me vendosmėri plaku.
-Po me Nildėn si u dashurove?
-Nuk kam njohur ndonjė Nildė, - do ti shuhej zėri plakut. - Sjam larguar asnjėherė nga fshati im.
Papritur iu duk vetja njeri krejtėsisht i besdisshėm, me tėrė ato pyetje tė kota, kur tjetri i thoshte se tė gjitha qenė trillime, njė pėrpjekje e dėshtuar pėr roman, se njeriu qė kishte pėrballė nuk qe larguar kurrė nga fshati i tij e skish si tė studjonte e tė merrte titull shkencor nė njė fshat tė humbur me emrin Kajat. Ndaj filloi tė qeshė, nė fillim ngadalė, pastaj gjthnjė e mė fort, nė fillim vetėm, pastaj bashkė me tė edhe plaku me profil shkencėtari tė rremė.
-Ky ėshtė mashtrimi mė i bukur, - do ti thoshte. -Falemnderit xha Shaho.
Xha Shahua, kuptohet, do ta ndėrpriste menjėherė tė qeshurėn, do ta shikonte me sytė e mjegulluar, do tė ngrinte nė atė pamje dhe do ti thoshte nuk kam mashtruar kurrė njeri. Dhe kur ta pyeste pėr xhindin qė iku, pėr fantazmėn qė nuk do tė ngrihet mė tė flerė majė pemės e sidomos pėr tė fshehtėn e rėndė tė Pelos pas plagosjes poshtė barkut, plaku diēka do tė mėrmėriste.
Tashmė Admeti kishte kaluar nė njė sulm tė pamėshirshėm, shumė gjėra i rėndonin, nuk dinte tė dallonte mė midis trillimit dhe asaj qė kishte ndodhur, prandaj i kujtoi plakut atė natė kur Rita i erdhi e alarmuar, se Pelua kishte menduar tė vriste veten. Plaku qe nė korridor kur dėgjoi Ritėn tė thoshte eja tė shtrihemi, jemi burrė e grua tė shkretėn, kurse Pelua ishte dėgjuar tė kishte thėnė mund tė jesh burrė me kėtė?, duke i treguar asaj patjetėr diēka tė sakatuar, ndėrsa ajo i ishte pėrgjigjur kot, sa pėr ta ngushėlluar, edhe kaq mjafton.
-Boll,- u mundua tė bėrtasė plaku, duke pohuar atė natė, pėr herė tė parė, diēka qė kishte ndodhur me tė vėrtetė.
Atėherė Admetit i vajti mėndja te tė katėr fėmijėt, me tė cilėt kishte lozur atė ditė, ai nga brenda e ata nga jashtė, kur fshiheshin dhe ai i gjente, katėr kokėbardhė tepėr tė ngjashėm, por qė baba i tyre smund tė ishte dikush, qė quhej Pelo, sidomos pasi qėnka dėgjuar ti ketė thėnė njė natė Ritės mund tė jesh burrė me kėtė?
Pas kėsaj plaku seē filloi tė thotė disa gjėra tė lidhura ngushtė me gjenetikėn, qė se ku djallin i kishte mėsuar aty nė Kajat, ku me sa dihej nuk kishte as universitet e as akademi, sepse sapo u tha qė nuk kishte qėnė kurrė nė qytetin F. e nuk ishte diplomuar asnjėherė atje. Kuptohet, ato qė filloi tė thotė, qenė gjėra tepėr tė ngatėrruara, me kromozone e alele, me kode qė merren e jepen, tė cilat njė fare inginerie gjenetike mund ti drejtojė nėpėrmjet ndėrhyrjeve tepėr delikate, duke kryer atė qė quhet klonim. Kurse procesi i bėrjes sė fėmijėve nė mėnyrė natyrale, sipas plakut sqenkej fare i vėshtirė, boll tė niseshin spermatozoidet nė vendin e duhur dhe pastaj ata, si ujq tė tėrbuar, do tė fillonin menjėherė sherrin e babėzitur pėr jetė a vdekje drejt vezės. Miljona e miljona do tė flijoheshin nė atė llahtari, vetėm njeri do tė fitonte. Mirėpo plaku harroi tė thotė se nga dalin ata ujqit e tėrbuar, tė quajturit spermatozoide, me ēvegėl do tė hidheshin nė vėndin e duhur, se dikush qė qe dėgjuar tė kishte thėnė mund tė jesh burrė me kėtė?, nuk mund ti lėshonte dot atje, ku do tė fillonin sherrin pėr jetė a vdekje, ku miljona do tė vdisnin e vetėm njeri do tė fitonte. Kėshtu qė Admetit iu desh tia kujtonte, pa e ditur se do tė merrte nga ana e plakut njė pėrgjigje pa pikė kuptimi rėndėsi ka qė fėmijėt tė jenė vazhdim i fisit.
Tė dy i kishte lodhur sė tepėrmi kjo bisedė. Admeti hodhi edhe njė herė sytė nė vatėr pėr tu bindur pėrfundimisht qė hiri i zi ishte ende aty, domethėnė shėnimet qenė djegur, sepse ishin njė roman i shkruar keq, mbushur me trillime pa asnjė tė vėrtetė brenda. Pėr herė tė dytė brenda ca ditėve pa para vetes njė milingonė. E kapi me kujdes dhe ia vuri nė pėllėmbė plakut duke pėrsėritur pikė pėr pikė ato qė i kishte thėnė Ladinės para se tė largohej po unė, mos ngjaj ca si shumė me kėtė milingonė?
E dinte, sdo tė merrte pėrgjigje, se ajo shprehje ishte aq e trashė dhe e pakuptimtė, sa qė ai qė do ta dėgjonte do tė qe i detyruar tė besonte se pėrballė tij ndodhej dikush qė kėrkonte ti rriste vlerat vetes duke u krahasuar me atė insekt tė mrekullueshėm.
Krijoni Kontakt