Putin “i dhuron” Rusise Lojerat Dimerore 2014!
6 Korrik Do te jete Soci, lokalitet rus ne brigjet e Detit te Zi, qe do te prese Lojerat Olimpike Dimerore te 2014?s. Lajmi u dha ne Qytetin e Guatemales nga Zhak Rozhe, presidenti i IOC?ut, Komitetit Olimpik Nderkombetar. Soci mundi qytetin koreano?jugor Pyeongcang, pasi ne turin e pare te votimeve ishte eliminuar qyteti austriak Salcburg. Ruset moren 51 vota ndaj 47 te koreano?jugoreve, duke gezuar pa mase presidentin rus Vladimir Putin, qe ka nje rezidence verore ne Soci dhe qe ishte dhe vete i pranishem ne paraqitjen e kandidatures ne Gutemale. Pas lajmit vete Putin shprehu gjithe kenaqesine e tij per vendimin e IOC?ut. “Ky nuk eshte vetem nje vleresim per meritat e Rusise ne sport, por edhe per statusin qe po rifiton shteti yne ne bote”, u shpreh Putin. Edhe Zhak Rozhe u shpreh i sigurt per zgjedhjen e bere nga organi me i larte drejtues i Olimpiades: “Soci paraqiti nje kandidature te forte dhe te projektuar ne te ardhmen. Nje projekt vizionar qe do te lere nje trashegimi te pabesueshme”. “Jemi shume te lumtur dhe i ndihemi shume borxhlinj IOC?ut”, tha nga ana e tij shefi i delegacionit rus, Dmitri Cernishenko. Por i mbushur me krenari ishte edhe zevendes?kryeministri rus. Aleksander Zhukov, i cili ka lindur ne Soci, dhe pse ai nuk arriti te thoshte me shume se “i lumtur, i lumtur” nga emocionet e shumta.
Krijoni Kontakt