Anton Pavlloviç Çehov
Eshte nje nga shkrimtaret me te shquar te letersise boterore. Ai pati nje jete te shkurter, rrojti gjithsej 46 vjet (1860 - 1904). Jeta e tij qe mjaft e veshtire , me vuajtje e varferi dhe kjo qe nje nga arsyet qe ai lengoi gjate nga semundja e tuberkulozit , prej se ciles edhe vdiq.
Çehovi eshte nje shkrimtar qe doli nga gjiri i popullit. Gjyshi i tij kishte qene bujkrob dhe familja e madhe e Çehoveve tere jeten u mundua per te siguruar buken e gojes.. Prandaj veprat me te mira te Çehovit jane ne pergjithesi pasqyre e vuajtjeve dhe padrejtesive qe beheshin ne kurriz te popullit ne Rusine cariste. Ai pershkroi jeten e mundimshme te fshataresise , se familjeve te varfera te qyteteve , tregoi shtypjen e shfrytezimin dhe u tall me veset e keqija te çifligareve e borgjezeve. Vuri ne loje pa meshire nepunesit dallkauke dhe kleriket hipokrite , goditi ata intelektuale qe qendronin larg interesave te popullit dhe perpiqeshin t'ua trullosnin koken njerezve me teori te demshme e boshe.
Çehovi diti shume mire te demaskonte , te tallej me nje humor te holle. Shakaja e tij ishte e hidhur, sic qe vete jeta. Mendimet qe ai misheroi me veprat e tij qene te thella dhe demokratike. Ai shkroi me nje art te madh. Tregimet e dramat e vune Çehovin ne rradhet e shkrimtareve te medhenj te botes.
Anton Çehovi i donte shume femijet. Ai ishte me profesion mjek dhe te gjithe ata qe e njohen nga afer flisnin per zemren e tij te madhe , per dashurine qe ai ndiente per femijet e popullit.
Kjo eshte arsyeja qe ne te gjithe veprat e tij femijet jane personazhe te mire , figura mjaft simpatike dhe te paharruara per lexuesin.
Krijoni Kontakt