Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Ezani

  1. #1
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238

    Ezani

    Kam verejtur qe ne shum xhami neper Kosove, ezanin nuk e therret hoxha "live" mirepo kan filluar qe ta bejn nje gje te tille me "play back", ka filluar te me pengoj kjo gje, a eshte kjo diqka e mire, apo duhet qe te ndryshohet???

  2. #2
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Na iher s'kane faj mor ti djal. Me mire te kendohet me play back se sa e kendojn ca qe te kallin daten. Te bojn te ikesh me vrap. Ezani duhet te kendohet bukur edhe ka vende qe sdine ta kendojn. Besoj se kjo duhet te jete edhe arsyeja. Nuk eshte ndonje gje per tu bere problem.
    HOLLAND...

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga master2006
    Kam verejtur qe ne shum xhami neper Kosove, ezanin nuk e therret hoxha "live" mirepo kan filluar qe ta bejn nje gje te tille me "play back", ka filluar te me pengoj kjo gje, a eshte kjo diqka e mire, apo duhet qe te ndryshohet???
    Selam master2006

    Qellimi i Ezanit apo i Edhanit eshte lajmerimi i njerezve se ka ardhur koha e namazit. Tradicionalisht kendimi i Ezanit ka qene detyra e Muezinit. Ky i fundit zgjidhet prej Autoritit Islam te vendit me konkretisht prej Muftinise perkatese. Zakonisht Muezinet kane pasur arsimim me te ulet se Imamet. E thene ndryshe nese te ishe Imam duhet te kishe mbaruar fakultetin teologjik per te qene Muezin te mjaftonte edhe Medreseja apo shkolla e mesme teologjike.

    Ti dhe shume te tjere ketu keto besoj se i dini, por ndoshta ndonje lexues mund t'i lexoje per here te pare. Te qenit i arsimuar ne nje Medrese nder te tjera te pajis edhe me njohurite mbi Texhuidin (menyren e te kenduarit te Kur'anit). Kjo lende e quajtur Texhuijd meson se ku duhet te zgjatet tingulli, sa duhet te zgjatet dhe ku duhet te ndalet. Ne kete lende u mesohet nxenesve se si te punojne me fytin, diafragmen, nga cila pjese e gojes del germa, etj. Me kalimin e kohes nxenesit perfeksionojne tekniken dhe zgjedhin nje harmoni vokale te caktuar ne baze te se ciles kendojne Kur'an. P.sh une personalisht kur fal namaz si Imam preferoj stilin e Sudejsit ne lexim e kur therras Ezanin preferoj stilin e Abdul Basit Abdus Samed.

    Tradita Islame ka qene dhe duhet te mbetet qe Ezani te thirret prej nje njeriu prezent dhe jo me play back. Sa i perket estetikes dhe embelsise, ajo mesohet ne shkolle dhe perfeksionohet ne kohe, cka imponon ne nje menyre apo tjeter qe Ezanin mos ta thrrasin njerez nga rruga, por njerez kompetent te perzgjedhur me kujdes.

    Konkluzioni?

    Ezani duhet te praktikohet ashtu sikurse eshte praktikuar ne kohen e Pejgamberit a.s, te Khulefave Rashidijn, e me rradhe deri ne ditet tona. Ka ekzistuar nje debat ne lidhje me perdorimin e mikrofoneve i cili eshte konkluduar me lejim, por humbja e personit fizik dhe zevendesimi i tij me play back nuk ka qene kurre e as duhet te jete. Kjo jo vetem per arsyen e thjeshte te eleminimit te faktorit 'NJERI' gje e cila eshte absurde ne nje ritual fetar, por edhe per hapjen rruge te zevendesimit te Imamit me play back ne nje te ardhme te afert.

    S'di a kam qene i qarte. Do i lutesha antareve qe jetojne ne tokat arabe te na tregojne ne lidhje me ndonje Fetwa sa i perket problemit qe ngre master2006

    Sealamat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 02-11-2006 mė 00:26
    RIPPR

  4. #4
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Per kenaqsine tuaj dhe per qefin tim degjojini keto dy ezane (me realplayer):

    1- ne Turqi

    2 ne Palestine

    Kshu kendohet Ezani
    RIPPR

  5. #5
    Folesi eshte bidat . Duhet me kendo ezanin me vertete ze. nuk duhet me folesi ose radio.

    Haxha duhet me hip larte vend me kendo ezanin.Shumis tash po kendon me folesi ne toke .

  6. #6
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    sum bukurshme po dish me fol shqip bre kardesh ... po mos hap tema bidati ktu ... ne gjhith boten Ezanin e kendon hoxha me "folsi" lol sepse ndryshe zhurmat rreth e qaqrk nuk e lejojne te degjohet.

    alladeneshmi ?
    RIPPR

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •