Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    ky eshte tmerr.me kujtohet rasti para se ky djalosh te vinte ne chicago e pastaj ne michigan.po udhetoja me makine me nje shokun time dhe degjoja radio jeten ku ilir borova dha lajmin e keti djaloshi dhe theksoi se zonja lirie mehmedi pra pronarja e radio jetes sponzorizon ardhjen e keti djaloshi ketu se bashku me majlinda preken.une me shokun tim u habitem dhe tham qe kete rast duhet ta ndihmojme biles edhe te sensibilizojme njerezit ketu qe doren ne zemer kane ndihmuar gjithmone.pas kesaj edhe njehere ne emisionin e radio jetes degjova se kishte arritur ne amerike djali dhe se ketu po perpiqeshin pra lirie mehmedi me majlinden qe te merrnin ndihme nga fondacione amerikane.por asnje gje me teper.pas kesaj sdegjova gje.rasti i tij me preku edhe atehere kur degjova per here te pare edhe tani pasi lexova letren e znj.amber.do ishte mire qe te ndihmohej ky femije qe per hir te se vertetes jane me qindra raste por ky vertete eshte shume i dhimshem.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    ky eshte tmerr.me kujtohet rasti para se ky djalosh te vinte ne chicago e pastaj ne michigan.po udhetoja me makine me nje shokun time dhe degjoja radio jeten ku ilir borova dha lajmin e keti djaloshi dhe theksoi se zonja lirie mehmedi pra pronarja e radio jetes sponzorizon ardhjen e keti djaloshi ketu se bashku me majlinda preken.une me shokun tim u habitem dhe tham qe kete rast duhet ta ndihmojme biles edhe te sensibilizojme njerezit ketu qe doren ne zemer kane ndihmuar gjithmone.pas kesaj edhe njehere ne emisionin e radio jetes degjova se kishte arritur ne amerike djali dhe se ketu po perpiqeshin pra lirie mehmedi me majlinden qe te merrnin ndihme nga fondacione amerikane.por asnje gje me teper.pas kesaj sdegjova gje.rasti i tij me preku edhe atehere kur degjova per here te pare edhe tani pasi lexova letren e znj.amber.do ishte mire qe te ndihmohej ky femije qe per hir te se vertetes jane me qindra raste por ky vertete eshte shume i dhimshem.
    Per hir te se vertetes, harxhojme kaq kohe te "vertetojme" shqiptarine, por nuk ia dime dimensionet shpirterore, c'do te thote te jesh shqiptar, cdo te thote "nen
    nje flamur te perbashkuar" nen nje gjak, nen nje kushtrim ...

    Kengetaret tane kendojne kudo ne US. Kam qene per festen e flamurit ne Dallas (20 dollare te kerkosh nje kenge.) Perse nuk mund te benim te pakten ne Michigan dhe NY nje koncert per kete djale, ku te ardhurat mund te shkonin per kujdesin e tij.

    Rrime ketu dhe harxhojme kohe e intelekt kunder grekeve, apo te tjereve por ne te njehten kohe njoh dy raste sesi greket (nga nje ishull) mblodhen 60 mije dollare per nje vajze me kancer nga ishulli i tyre. Rasti tjeter ishte per nje burre, po me kancer, qe ishte pa sikuracion (edhe pse ne Greqi eshte kollaj te kesh) per te cilen u organizuan dhe i mblodhen leket.

    Per hir te se vertetes, cfare kemi bere per shqiptarine, nese nuk jemi ne gjendje te bejme te mundur per nje shpirt shqiptari te mbijetoje. Per hir te se vertetes, Aleksi i vogel perfaqeson nje deshtim te madh, nje deshtim qe varferia dhe indeferenca jone e vrau .... shpirti i tij eshte mankthi yne.

    Ne te njejten kohe qe po shkruaj kete postim, marr e-mail (si smod qe jam) per tema te tjera, si "mbulesa" etj. Me dhemb .... Me dhemb ne shpirt se si po e masim veten me nje mase apo nje tjeter, me nje perce apo me nje kryq, me nje mjeker apo pa te, dhe nderkohe, jetet per te cilet predikojme po japin jete. Cfare paskeshim qene ... Ne mos Zoti, historia do na ndeshkoje ....

  3. #13
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Rrime ketu dhe harxhojme kohe e intelekt kunder grekeve, apo te tjereve por ne te njehten kohe njoh dy raste sesi greket (nga nje ishull) mblodhen 60 mije dollare per nje vajze me kancer nga ishulli i tyre. Rasti tjeter ishte per nje burre, po me kancer, qe ishte pa sikuracion (edhe pse ne Greqi eshte kollaj te kesh) per te cilen u organizuan dhe i mblodhen leket.

    Mbase komenti im ne kete kohe do te duket mizor por nga zemra e plasur (sic themi ne ketu ne Kosove) duhet te shkruaj disa rreshta.

    Ne kosove ka shume Aleksa si pasoje e luftes. E di nje rast kur shume Kosovar menjehere pas lufte kishin aplikuar per ndihme financiare nga Qeveria per sherim ne boten e jashtme. Qeveria ne nje kohe anuloj kete fond te dedikuar per sherim nga jashte dhe me keto mjete mbuluan ato mjete te cilat i kishin shpenzuar per dreka e darka. Kur nje dite nje Asociacion apo Organizate e HUAJ shpreh deshiren te ndihmoje keta Kosovar te cilin kishin konkurruar, fillon te i thrras nje-nga-nje ne telefon dhe nga lista e gjate, vetem DY ishin ende gjalle.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    S'kam komente, thjesht do te doja ta ndihmoja po s'kam me se.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kete teme e dergova me email tek nje nga gazetat me te medha Greke meqense e njo ate gazetarin e kam pas klient ne Hotelin ku punoja.Lioness te pergezoj per temen eshte nje nga temat qe me ka bere me shume pershtypje ne kete forum.Nuk dua te bej komente sepse jane shume te pakta para ketij njeriut por shpresoj qe disa njerez te hapin syte edhe te shikojne me tutje edhe antenat edhe te gjejne menyre qe te ndihmojme Aleksin.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    no comment!!! me ka len pa mend shum ngjarje e rend kjo

    Yasmin ke ber nje gje te madhe hon me ate email qe ke nis )
    #VamosArgentina

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2006
    Postime
    56
    Nuk jetoj ne Michigan por ne nje tjeter shtet te USA.Por di dicka qe kushdo thote qe Shqiptaret ne Michigan ose ne shtetet e tjera te USA jane indiferent ndaj kesisoj rastesh eshte shume gabim.Nuk di se a shkon ti ne kishen eSHEN PALIT ose ne kishen e13MILE .Cdo te djele aty eshte nje rast si i siper permenduri ose eshte nje kishe diku ne shqipri ose kosove per tu ndertuar,ose nje fatkeqesi naturore.Dhe cdo te djele dhurohen me qindra e qindra dollar.Nuk jam to thane se jena te gjithe NANE TEREZA por komuniteti shqiptar ketu e kryen detyren e vet. Eshte shume e dhimshme me ndigjua per kesi rastesh, e sidomos kur behet fjale per nje femije.Por kjo eshte jeta dhe realiteti shqiptar.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    ku jane kishat e xhamijat .se per te tilla raste na duhen ,TE NDIHMOJNE ME TE ARDHURA .
    vertet e lexova me me keqardhjen me te madhe .

    CDO GJE BESOJ SE DO SHKOJ MIRE ..

  9. #19
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    ne fakt nuk eshte edhe se skemi ndihuar.une para nje viti kam shkruar tek sofra kercovare se si u mblodhen nga komuniteti kercovar rreth 90.000$ per nje djal nga kercova 33 vjec qe eshte akoma ne dialize por per transplant meqe nuk kishte sigurime duhet te mblidheshin te gjitha parat qe te futej ne liste pritjeje per transplant sepse ai nuk ka as dokumenta se ndryshon puna pastaj.por duhet iniciative.radio jeta ketu ne chicago,mediat shqiptare ne ny.forumi yne,etj.pra duhet mobilizim.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  10. #20
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Unhappy Ndahet nga jeta Aleksi, u kthye nga SHBA për mungesë fondesh

    Aleksi i vogël mbylli sytë përgjithmonë në banesën e tij të varfër në fshatin Spaç të Mirditës. Sipas familjarëve të tij, Aleksandër Marku, është ndarë ndarë nga jeta, mbrëmë rreth orës 19.00, si pasojë e sëmundjes së rëndë që kishte.
    Aleksi 6-vjecar, i cili u bë i njohur përmes medias për sëmundjen gjenetike që trashëgonte dhe pas një sensibilizimi të vijueshëm njëvjeçar u bë i mundur dërgimi i tij për mjekim në një nga klinikat e njohura të Fibrozës Cistike në Michigan të Amerikës.

    Aleksi, djali i tretë i familjes së Bashkim dhe Vide Markut, vuante nga një sëmundje gjenetikisht e trashëgueshme e fibrozës Cistike Pulmonare, sëmundje kjo që dita-ditës e bëri të detyrueshëm furnizimin e pandërprerë të mushkërive me oksigjen. Përmes një organizmi humanitar u bë e mundur që familjes t'i sigurohej viza dhe një garanci në Amerikë dhe fëmija të dërgohej për mjekim atje. 6-vjeçari dhe familja kaluan një periudhë të gjatë peripecish edhe pas marrjes së vizave në Ambasadën Amerikane, kur kompanitë e fluturimit ajror nuk e merrnin përsipër dërgimin e fëmijës atje, kohë prej 1 muaj e gjysmë deri sa u dërgua përmes disa stacioneve deri në Chikago dhe më pas për në Detroit. Por pas tri javë ekzaminimesh, shpresat u shuan për një shërim të fundit, pasi rezultoi që sëmundja të ishte përcaktuar ekzaktësisht nga diagnostikimet shkencore të mjekëve shqiptarë në Tiranë dhe ata grekë në Selanik.

    Apeli

    "Aleksin po e lëmë të vdesë", - ky ishte apeli që lëshoi qytetari amerikan, Amber Carey Gitter, i cili u njoh rastësisht në aeroport me historinë dramatike të Aleksit. Përmes një letre ai ngrinte shqetësimin për fatin e vogëlushit shqiptar që u rikthye në Shqipëri për mungesë fondesh. "Aleksi jeton në varfëri të thellë në Shqipëri, ku qeveria ka vendosur të mos i japë më paketa oksigjeni për të mbijetuar, pasi qeveria nuk dëshiron të japë më ndihmë financiare për mjekimin, përderisa nuk ka ende një kurë për "Fibrozës Cistike",- thotë ne letrën e tij Amber.

    "Meqenëse nuk ka një kurë përfundimtare për "Fibrozës Cistike", vendet perëndimore mund të mbajnë në jetë një pacient deri në moshën 35-vjeçare me anë të një trajtimi mjekësor të avancuar. Me avancimin e vazhdueshëm të mjekësisë, kush e di se çfarë do të zbulohet të nesërmen për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje", - thoshte në mesazhin e tij, i huaji që njohu në avion Aleksin e vogël. "Ne nuk mund të lëmë këtë shpirt njerëzor të vdesë, nëse ka pasur nevojë ndonjëherë kjo botë për një shpirt të tillë, momenti është tani", - ky ishte apeli i pamundur i Amber Carey Gitter.

    Një nga personat që ndihmoi në trajtimin mjekësor të 6-vjeçarit është Majlinda Preka, e cila është themeluesja e vetme e Fondacionit të Shpresës për Fëmijët e Sëmurë nga Shqipëria. Preka është nënë e vetme, emigrante shqiptare, që jeton me djalin e saj 10-vjeçar në "Sterling Heights" të Miçiganit. Ajo ka organizuar e vetme mbledhje fondesh për kurimin e Aleksit që shkonin në 7 mijë dollarë në muaj. Në muajin nëntor Alekandër Marku u kthye nga Amerika dhe më pas u vendos në vendlindje, ku merrte ilaçe vetëm sa për të shtyrë ditët. Sapo filloi kriza energjetike, mungesa e dritave bëri të vështirë mbajtjen nën kujdes të Aleksit, pasi duhej energji për furnizimin me oksigjen. Me një urdhër të drejtorit të KESH-it, u bë e mundur që fshati ku ndodhej familja e Aleksit të kishte drita pa ndërprerje. Tashmë Aleksi vdiq, ku megjithë apelin e mediave, askush nuk mundi ta shpëtojë.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •