Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Ndahet nga jeta Aleksi 6 vjecar

    MIRDITE/ Flet Tonin Marku, babai i fëmijës së sëmurë me fibroza fistica

    “Fjalët e fundit të Aleksit”


    Aleksandër NDOJA

    MIRDITE – “U lola babi, u lola babi”. Pas kësaj Aleksi Marku, 6-vjeçar, i bërë mjaft i njohur në opinionin e brendshëm dhe të huaj për shkak të një sëmundje të rrallë dhe të pa shërueshme, ka mbyllur sytë përgjithnjë. Edhe pse për disa muaj u kurua nga sëmundja e fibrozës polmunare në Amerikë, Aleksi nuk mundi të jetonte. Ngjarja e rëndë dhe disi e papritur, jo vetëm për familjarët, por edhe për opinionin, ka ndodhur dy net më parë rreth orës 20:30, në banesën e Tonin Markut, në fshatin Kodër Spaç të komunës së Oroshit në Mirditë. Pas kësaj i gjithë fshati është veshur në zi, ndërsa në telefonin celular të babait të Aleksit kanë vërshuar me qindra telefonata dhe mesazhe ngushëllimi, nga brenda dhe jashtë vendit. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, babai i Aleksit tregon për momentet e fundit me të birin që kaq shumë u përpoq ta mbante në jetë.
    Kur ndodhi ngjarja dhe si e kujtoni atë?
    Si të them, edhe ajo ditë ishte një ditë si gjithë të tjerat. Aleksi u zgjua dhe qëndroi gjatë gjithë ditës normalisht. Ushqimi i tij më i preferuar ka qenë një gotë qumësht dhe një kokërr vezë. Pikërisht edhe atë ditë Aleksi e ka konsumuar një sasi të tillë, ndërsa në orët e mbrëmjes pati një ngritje temperature. Gjatë ndërprerjes se energjisë e cila zgjati dy orë, unë e pata lidhur tubin me bombolën e gazit, të cilën e mbaj të gatshme kur nuk punon aparatura e prodhimit të oksigjenit. Ndërsa sapo erdhën dritat unë rilidha aparaturën. Por, duket se situata ishte rënduar pasi ajo nuk e përballoi nevojën e tij për oksigjen. Aparatura prodhon deri 5 atmosferë dhe ai më tha dy herë, “u lola, u lola”. Menjëherë kam hequr aparaturën dhe kam rilidhur bombolën pasi atë kisha mundësi ta hapja në një presion më të lartë atmosferik. U duk se u normalizua pasi mori frymë thellë. Por paska qenë frymëmarrja e fundit, pasi nuk ka reaguar për më tej.
    Si ishte trajtimi me ilaçe?
    Ç’është e vërteta unë e trajtoja me ilaçet që më kishin dhënë në spitalin amerikan. Nuk ishte se pati mungesë ilaçesh, pasi ai kishe edhe për një muaj. Ishin ilaçe në formë garze aromatike të cilat përmirësonin cilësinë e jetës së tij.
    Çfarë mund të thoni tani që Aleksi nuk jeton më?
    Dua të falënderoj me gjithë fuqinë time, mijëra njerëz që më qëndruan pranë dhe u lutën për Aleksin. Dua të falënderoj shqiptarët e Miçingamit, të Detroitit, të Kanadasë, shkollat e Postrribës në Shkodër, ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, djemtë dhe vajzat e shkollës së mesme të Rrëshenit, atë çiftin nga Kruja apo Lezha që nuk ja u kujtoj emrin, motër Lurdën dhe dhjetëra meshtarë të tjerë të dioqezës së Rrëshenit, të cilët gjithnjë na u gjendën pranë. Dua të falënderoj Dom Herber Berisha me të cilin Aleksi u miqësua në Miçingam dhe që çuditërisht vetëm dy ditë më parë udhëtoi nga Amerika dhe erdhi në Kodër Spaç për të takuar Aleksin.

    Atje ku ka jetuar Aleksi

    Ndërsa zbret në bregun e lumit Fan i Vogël, paralel me qytezën rruga merr për nga burgu më famëkeq i diktaturës, ai i Spaçit. Pasi ke përshkruar disa kilometra mes malesh, një tabelë e shkruar me mjaft kujdes tregon drejtimin për në Kodër Spaç. Rruga gjarpëron përmes honesh dhe terrenesh mjaft të vështira, por ajo është tërësisht e kalueshme falë një individi, banor i fshatit Kodër Spaç. Zef Ndoci thotë se me të marrë lajmin e rëndë, kam ngushëlluar familjen e Toninit dhe që në katër të mëngjesit kamë marrë lopatën për të bërë disa riparime për ta bërë rrugën të kalueshme, pasi e di shumë mirë që ky fshat i cili ka vetëm tre, katër familje të mbetura, ka për t’u vizituar nga mijëra vetë, të cilët do të marrin pjesë në funeralin e Aleksit.

    Te dhena

    EMRI: Aleks

    MBIEMRI: Marku

    Vendlindja: Kodër-Spaç

    MOSHA: 6 vjeç

    SEMUNDJA: Fibrozë fistica

  2. #22
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ngushellime familjes, me te vertet per te ardhur keq ........

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •