Qeveria italiane pėrgatitet tė dėrgojė njė mijė forca rendi pėrforcime nė Napoli, i cili eshte pėrfshirė nga njė valė krimi ditėt e fundit.
Ministria e Brendshme bėri tė ditur se njė plan pėr luftėn kundėr krimit nė rajonin e Napolit do tė bėhet zyrtarisht publik mė 9 nėntor dhe nuk pranoi tė konfirmonte apo tė mohonte informacionet e publikuara nė shtyp.
Dje nė mbrėmje nė njė emision televiziv, zėvėndėsministri i Brendshėm italian, Marco Minniti njoftoi njė pėrforcim sė shpejti tė shėrbimeve tė ngarkuara me sigurinė nė kėtė qytet, por nuk dha hollėsira tė tjera.
Megjithatė, hodhi poshtė idenė e dėrgimit tė ushtrisė, e pėrmendur nga disa politikanė.
Gazeta "Corriere della Sera" bėn tė ditur se ministri i Brendshėm, Giuliano Amato ka gati njė plan qė parashikon dėrgimin e 1.300 trupave, ndėrsa "La Repubblica" flet pėr afro 1 000 policė dhe saktėson se kėto pėrpjekje do tė pėrqėndrohen nė vėzhgimin e zonave turistike dhe tek hetimet.
Qė dje, guvernatori i rajonit tė Napolit, Antonio Bassolino, kėrkoi mė tepėr policė dhe mjete pėr tė luftuar valėn e krimeve, ku qė prej fundjavės nė kėtė rajon janė shėnuar katėr vrasje.
"Nuk ėshtė vetėm Napoli, ky ėshtė njė problem i gjithė pjesės jugore tė vendit", deklaroi dje nė mbrėmje shefi i qeverisė italiane, Romano Prodi.
Jugu i Italisė ėshtė dukshėm mė i varfėr se Veriu dhe i ėshtė nėnshtruar krimit tė organizuar.
Pėrqindja e papunėsisė nė provincėn e Napolit ėshtė 24,7 % dhe nė grupmoshat 25-29 vjeē arrin nė 53 %, ndėrsa nė tremujorin e dytė tė kėtij viti, papunėsia nė Italie vėrtitet tek 7 %.
A1TV
Krijoni Kontakt