Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anëtarësuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305

    Femra kosovare, pozicioni i saj në jetën shoqërore

    Emancipimi dhe zhvillimi i Kosovës në rrugën e demokracisë perëndimore nuk mund të mendohet pa përfshirjen, ose të paktën në hapësira të barabarta me mashkullin, edhe të femrës në të gjitha sferat e jetës. Ky angazhim i femrës në përmasa të gjera po ndeshet në dy pengesa kryesore, me atë të sferës private dhe publike. Këto dy sfera të jetës janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe që të dyja janë faktorë të rëndësishëm për inkuadrimin e femrës kosovare në proceset zhvillimore dhe emancipuese të vendit tonë.

    Në shumë vende të Ballkanit, të cilat janë në një lloj trazicioni, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, ekziston një mosbarazim në përfshirjen e femrës në fushat ku tashmë dominohet nga meshkujt dhe shkaqet kryesore të tij janë diskriminimi i hapur ndaj potencialit femëror. Janë krijuar disa lloj steriotipesh negative dhe mendime se femra nuk mund të jetë e angazhuar në fushat me përgjegjësi të madhe, ngaqë potenciali i saj është i vogël që të përballojë këto dy lloj sferash dhe se angazhimi më i madh i saj i përket sferës private. Ide të tilla, jo që janë pa baza, por nuk duhet lejuar që të mendohet një gjë e tillë, duke u nisur nga fakti se femra ka një potencial aq të fortë, saqë është në gjendje të përballojë çdo sferë dhe sprovë që mund t’i dalë para. Një gjë të tillë e argumenton vetë fakti që Zoti i ka dhënë asaj privilegjin e të qenit nënë dhe sjelljen në jetë të një krijese të re, siç është fëmija, ku femra, nëna konsiderohet dhe baza e familjes. Atëherë shtrohet pyetja: Si nuk paska potencialin e duhur një femër për sferat publike, kur ajo është në gjendje të rrisë dhe të edukojë fëmijët e saj, të kujdeset për familjen, për bashkëshortin? Ku mund të shihet potenciali i “vogël” i femrës? Ne jemi të vetëdijshëm për shprehjen “Nëse edukon një mashkull, ke edukuar një njeri, por nëse edukon një femër, ke edukuar një shoqëri të tërë”. Pra, nga kjo shihet se gjinia e kundër ka krijuar vetëm një lloj etiketimi si vetëmbrojtje e jo se me të vërtetë eksistojnë këto tipare në personalitetin dhe potencialin femëror.

    Diskriminimi i femrës është edhe në shkollimin e saj. Të dhënat e paraqitura nga studimet kërkimore të UNICEF-it, mbi analfabetizmin, në pikëpamje të ndasisë gjinore, tregojnë se femrat kosovare kanë përqindje më të madhe analfabetizmi, 10 % në krahasim me meshkujt, të cilët janë 2 %. Situatë më alarmuese është në vendet rurale me 26 % të femrave të moshës 16-19 vjeçare, të cilat konsiderohen relativisht analfabete, prej të cilave 9.5 % janë plotësisht analfabete.

    Nuk është vërtet situatë alarmuese po t’i shohim me kujdes këto të dhëna dhe nëse bëjmë dhe një lloj analize të asaj që thamë më lart me shprehjen se “….Nëse edukon një femër, ke edukuar një shoqëri të tërë”, atëherë shumë shpejt të vjen në mendje ideja se si mund të edukohet shoqëria jonë kur ajo që edukon shoqërinë, jo vetëm që nuk i lihet hapësirë për të vepruar, por nuk i lihet hapësirë as për të drejtën elementare, siç është shkollimi i saj. Si mund të presim ne një shoqëri të shëndoshë dhe brez të rinjsh të edukuar, kur nënat e tyre nuk janë në gjendje t’i mësojnë fëmijëve dhe gjërat më elementare dhe t’i edukojnë me normat sociale?

    Pra, duke u bazuar në këto të thëna, vërehet se femra kosovare është anashkaluar nga shkollimi dhe përparimi i saj, duke sjellë në një mënyrë edhe mosangazhimin e saj në proceset aktive shoqërore dhe se këto diskriminime jo vetëm që e ulin rolin dhe pozitën e femrës kosovare në shoqëri, por shënojnë edhe ngecje të ndjeshme, duke e shkëputur hapin nga zhvillimet demokratiko-shoqërore.

    Vendet me një demokraci të zhvilluar bëjnë përpjekje të madhe për të çrrënjosur faktorët që ushqenin dhe mundësonin diskriminimin e femrës, duke bërë shumë reforma, si në sferën private, ashtu edhe në atë publike, ndryshime dhe reforma që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ndërsa tek ne ky proces është i ngadalshëm dhe pengohet nga shumë faktorë objektivë dhe subjektivë, si: mentaliteti patriarkal, duke e konsideruar femrën një individ që i përket vetëm sferës private, pra, angazhimin e saj maksimal në çështjet dhe detyrat e shtëpisë dhe kujdesi i saj për gjithë anëtarët e veçanërisht për burrat e shtëpisë (zakonisht në vendet rurale, ku ekonomia dhe mentaliteti nuk kanë filluar të zhvillohen), paragjykimet e ndryshme për femrat që kanë marrë një lloj nisme për thyerjen e kësaj pengese diskriminuese, duke e identifikuar përparimin e saj me imoralitet, etj.

    Pas luftës në Kosovë, administrata ndërkombëtare luajti një rol përshpejtues në shtimin dhe pjesëmarrjen e femrës kosovare në sferën publike. Kjo përfshirje ishte një rritje në aspektin horizontal, por me diferenca të dukshme në aspektin vertikal të përfaqësimit në postet e rëndësishme të pushtetit, madje edhe në vendet ku i lihet liri femrës, nuk iu bë e mundshme që të marri pjesë sipas kualiteteve. Kjo vërehet kudo, si në strukturat e partive politike, ashtu edhe në tërë spektrin shoqëror, duke e ditur se roli i femrës në proceset vendimmarrëse është fare i vogël apo mund ta quajmë shumë modest, pra, duke e konsideruar atë vetëm si një figurë të partisë ose organizatës ku vepron. Ky realitet i pakëndshëm mund të shihet qartë nga pyetja: Sa femra janë në kryesinë e parlamentit? Sa femra janë në qeverinë e Kosovës? Sa femra janë në institucione të ndryshme të Kosovës?
    Sa femra janë ….? Përgjigjja mund të jetë simbolike.

    Nga kjo mund të konstatohet se fjala është për një gjendje diskriminuese shoqërore, për pabarazi gjinore. Kjo, gjithsesi është e dëmshme. Prandaj mund të bëhet shumë më tepër për të eliminuar këtë diskriminim, diskriminim që shpresoj të mos ngelet pas dore për t’u shqyrtuar, sepse do të manifestohet me pasoja në zhvillimin e mëtejshëm po qe se ai do të tolerohet ose do të injorohet.

    Mendoj se ia vlen të përmendet në këtë rast edhe shprehja e Albert Ajshtanjit: “Nuk mund të zgjidhësh një problem me të njëjtin mentalitet me të cilin është krijuar problemi.”
    Punën e sotme mos e lër për nesër...shtyje sa të mundesh...

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ku po e sheh ate diskrimin?
    drejtet me te mdhaja e ka femra, tash edhe ne pune ka perparsi, edhe ne shkolle edhe gjithkun.
    Te gjitha konkurset per punsim kerkohen femra puntore
    Mos na sillni keso propaganda te ndyra antishqiptare, se na bete gaz para botes, kush ka drejta ma shum se femra shqiptare?? askush ne bote.
    Mos i shiko ti ato me shamija, se atyre nuk ua merr te drejtat askush ato vet heqin dor nga drejtat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 31-10-2006 më 16:00

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kosovaret se kane arrit akoma pozicionin e duhur po vazhdojne te jene te shtypura dhe te nenshtruara nga shoqeria, baba, vllai etj. Do duhen kohet te evropianizohen akoma.

  4. #4
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    edhe une pajtohem se femra shqiptare e posaqerisht ajo ne kosove ka te drejta me shum se qdo femer ne rajon ndoshta edhe me gjer. Ja disa shembuj:
    Sot ne kohen ditore ishin 4 konkurse per pune dhe ne te gjitha kerkohej femra dhe asnje meshkuj, neper banka 90% punojne femra, ne televizione poashtu shumica dermuese jane femra, neper dyqane (te medha) 90% jane femra, ne post-telekom po ashtu femra, dhe ne shumicen e institucioneve te larta punojne po ashtu shumica femra, bile bile edhe ne ekipin negociator kerkojne qe te inkuadrohen, he heeeeeee luja kosovare luja

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ti i shifke gjona ngushte or plak. Ik ne fshat ene shifi ti te drejtat e femres qe ala la rroba dhe bo gjelle tu rrit fmij nen hyqmin e burrit. Mos them qe ala e martojn me shkesi.

    Me te emancipumet e Ballkanit? Ti shifke endrra vllai. Ik i here ne greqi apo bullgari ta marresh vesh ca eshte emancipimi. Qe te dalesh nga shpia pa i marr leje mamit apo babit, ta kesh xhepin plot me lekt e tuja dhe mos te kesh nevojen e askujt. Mos ik me larg se ne Budva ne vere ku ta jep shala femres ballit ene pastaj hajde folim bashke ne daku.

  6. #6
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga pitisoms
    Ti i shifke gjona ngushte or plak. Ik ne fshat ene shifi ti te drejtat e femres qe ala la rroba dhe bo gjelle tu rrit fmij nen hyqmin e burrit. Mos them qe ala e martojn me shkesi.

    Me te emancipumet e Ballkanit? Ti shifke endrra vllai. Ik i here ne greqi apo bullgari ta marresh vesh ca eshte emancipimi. Qe te dalesh nga shpia pa i marr leje mamit apo babit, ta kesh xhepin plot me lekt e tuja dhe mos te kesh nevojen e askujt. Mos ik me larg se ne Budva ne vere ku ta jep shala femres ballit ene pastaj hajde folim bashke ne daku.
    Nese mu drejtuve mua, une pata fjalen per Kosove dhe eshte shum e sakte ajo qfar thash

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E ca, ne fshat ne Kosov ti po me thua mu qe femra jeton si ti teket e?

  8. #8
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Une vij nga fshati, dhe femra fshatare sot nuk dallon aspak nga ajo qytetare perkundrazi

    por ti me thuaj diç per femren fshatare nga shqiperia, atje ku femra punon pune fizike e burri ben qejf,
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 31-10-2006 më 14:35

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Lene mer ti se na habite se i kena pa kosovaret kur vin ne tiron gjithe diten pas mamit dhe babit, edhe kur dalin vetem me vllain se mos i ngacmo njeri. Rrine me njona tjetren, lokalet i kane me njeri tjetrin nuk shkartisen fare. Me shqiptaret e shqiprise nuk ngaterrohen fare. Pse emancipim eshte ky? Kane frike me qen vetvetja.

  10. #10
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    jo, te them te drejten edhe une kur vi ne shqiperi me duhet te rri afer babes dhe nenes sepse i frikohem se mos dikush me ben ndonje te keqe, por megjithat situata ne shqiperi ka filluar te permiresohet, nuk ndodh kjo vetem me femrat. Pse nuk del ore ne ulqin? atje do te shohesh se qfar te drejta ka femra kosovare.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krenaria e ekonomise kosovare Musa Limani
    Nga Deti i Madh në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:13
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 11:33
  3. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. Privatizimi ne Kosove
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2002, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •