Thirrje per Projekte Mjedisore Kombetare dhe Rajonale per Shoqatat e Shoqerise Civile
Qendra Rajonale e Mjedisit per Europen Qendrore e Lindore (REC), me mbeshtetjen e Agjencise Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar (Sida), hap raundin e pare te pranimit te propozimeve nga Organizata te Shoqerise Civile per projekte qe lidhen me mjedisin urban dhe qendrueshmerine ne rajonin e Ballkanit Perendimor.
Ky program grantesh do te identifikoje dhe mbeshtese projekte kombetare, te Organizatave te Shqoerise Civile, per nxitjen qendrueshemrise urbane ne Shqiperi dhe ne pese vendet e tjera te rajonit. Qellimi kryesor i ketij programi grantesh eshte aftesimi i aktoreve te shoqerise civile per te trajtuar ceshtje te mjedisit urban dhe te zhvillimit te qendrueshem ne Shqiperi. Njekohesisht, mbeshtetja duhet te rezultoje ne forcimin e shoqerise civile per te:
rritur ndergjegjesimin e komunitetit lidhur me kushtet dhe zgjidhjet e mundshme te problemeve ne sektorin e mjedisit (vecanerisht per problemet mjedisore qe lidhen me shendetin); dhe
nxitur ndryshimet pozitive mjedisore, nepermjet lobimit, advokacise dhe monitorimit te qeverisjes dhe biznesit.
Gjtihashtu, programi i granteve do te synoje te nxise parime te rendesishme demokratike, te lidhura me te drejtat dhe zbatimin e tyre nga organizatat qe do te marrin pjese ne program. Barazia gjinore dhe aspekte etnike do te merren parasysh, se bashku me ceshtjet e zakonshme mjedisore gjate vleresimit te propozimeve. Kjo do te thote zbatim te ketyre parimeve permes realizimit te projektit, ndarje e drejte e fondeve, si dhe mbeshtetje e drejtperdrejte e aktiviteteve nderetnike.
Programi parashikon dy skema grantesh, ne nivel kombetar dhe rajonal
Shuma totale e fondeve per kete Thirrje te pare eshte 65.000 EURshuma per secilin eshte ndermjet 8000 deri ne 10.000 EUR, ne raste shume te vecanta nej grant mund te arrije deri ne 15.000 EUR (shiko Thirrjen e plote per kerkesa me specifike). Projekt ideja, ne origjinal, dueht te dorezohen ne zyren e REC ne Shqiperi brenda dates 10 nentor 2006.
Procesi i perzgjedhjes do te zhvillohet gjate periudhes shtator 2006 Maj 2007. propozimet do te vleresohen nga Bordi Keshillimor i REC. Propozimet me te mira do te perzgjidhen ne muajin shkurt 2007, kundrejt kritereve te vleresimit, te publikuara ne Thirrjen per Projekte. Rezultatet e vleresimit do te paraqiten, ne muajin prill 2007 tek Sida per vendimin perfundimtar. Zbatimi i projekteve do te zgjse jo nme shume se 12 muaj, ne periudhen qershor 2007 maj 2008.
Thirrja e plote per projekt ide dhe formati i aplikimit gjenden ne zyren e REC ne Shqiperi, ose ne adresen e meposhtme ne internet
http://albania.rec.org/sector/national-grants.html
Pervec granteve kombetare, REC ka njoftuar dhe raundin e pare te granteve rajonale. Njoftimi, ne anglisht, i Granteve Rajonale mund te gjendet prane zyres se REC ne Shqiperi, si dhe ne adresen e internetit te projektit:
http://www.rec.org/sector/support/regional-grants.html
Krijoni Kontakt