Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Marrveshje e fsheht ne mes Teheranit dhe Beogradit!!

    Sipas marrėveshjes sė nėnshkruar mė 22 janar pėr sigurinė dhe bashkėpunimin ndėrmjet Teheranit e Beogradit, Serbia mund ta sulmojė Kosovėn, e sigurt se SHBA-ja nuk mund tė reagojė ndaj kėsaj


    PRISHTINĖ, 30 TETOR – Revista “Nacional"e Zagrebit shkruan se Serbiadhe Irani kanė nėnshkruar marrėveshjen, sipas sė cilės, forcat serbe do tė hynin nė Kosovė, nė rast se SHBA-tė sulmojnė Iranin. Serbia dhe Irani kanė nėnshkruar marrėveshjen e fshehtė, e cila nėnkupton detyrimin, qė ushtria serbe tė ndėrhyjė nė Kosovė, nė rast se SHBA-tė sulmojnė fuqinė bėrthamore tė Lindjes sė Mesme, president i sė cilės ėshtė Mahmud Ahmadinexhad!
    Revista "Nacional" e Zagrebit shkruan se Serbia, krahas marrėveshjes ushtarake, ka firmosur edhe njė marrėveshje tregtare me Iranin, me vlerė 39 milionė euro! Sipas marrėveshjes sė nėnshkruar mė 22 janar pėr sigurinė dhe bashkėpunimin ndėrmjet Teheranit e Beogradit, Serbia mund ta sulmojė Kosovėn e sigurt se SHBA-tė nuk mund tė reagojnė ndaj kėsaj. SHBA-tė kanė nė Kosovė bazėn e madhe ushtarake tė BondSteel-it, njėrėn ndėr mė tė mėdhatė nė Evropė, por ajo pa forca ushtarake shtesė nuk mund ta mbrojė Kosovėn", shkruan revista kroate "Nacional". Prandaj, administrata amerikane nė Ballkan dėshiron tė krijojė njė strukturė tė re sigurie me mbėshtetje te Kroacia. Autori i shkrimit, Ivo Pukaniē, u shpreh pėr gazetėn serbe, "Kurir", se burimet e tij ishin mjaft "kredibile", dhe se nė "administratėn amerikane askush nuk dyshon te pakti i Serbisė me Iranin". Ai thotė se Kroacia, nė rast tė ndėrhyrjes ushtarake tė Serbisė nė Kosovė, do tė ndihmojė SHBA-tė. Nė radhė tė parė, do tė ofrohet mbėshtetje logjistike, pa pėrfshirje tė drejtpėrdrejtė ushtarake. Do tė ofrohen shėrbimet e transportit, por dhe ndihma humanitare pėr tė shpėrngulurit nga Kosova, qė do tė ishin tė pashmangshme. Natyrisht, tė gjitha kėto do tė ndodhnin, nėse marrėveshja Teheran-Beograd do tė vihej nė praktikė.
    Edhe Darko Trifunoviē, pedagog i Fakultetit tė Sigurisė nė Beograd, vlerėson se, nė rast se SHBA-tė sulmojnė Iranin, mund tė vijė destabilizimi i Kosovės, por jo pėr faj tė Serbisė. Irani ka njė rrjet tė garantuar tė agjentėve tė vet nė Kosovė dhe, nė rastin e luftės me SHBA-tė, ata do tė provokonin luftėra nė rajon, pėr t‘i ndarė sa mė shumė forcat amerikane. Serbia nuk do tė kishte asnjė lidhje me kėtė, sepse, edhe sikur tė donte, sistemi serb i sigurisė ėshtė shkatėrruar aq shumė, sa nuk ka kapacitete as pėr problemet e pėrditshme, e jo mė pėr aksion tė madh, siē ėshtė ndėrhyrja ushtarake nė Kosovė, tha Trifunoviē nė Kosovė. Por, gazetari i "Nacionalit" kroat, vėren se pėrmirėsimi i papritur i marrėdhėnieve tė Kroacisė me SHBA-tė ka dhe njė pėrmasė tė veēantė, deri tani tė panjohur, e cila tregon se rajoni i ish-Jugosllavisė, pėr shkak tė proceseve tė reja tė fshehta, ka marrė pėrsėri rėndėsi strategjike pėr SHBA-tė...

    Kjo pėrmasė e re globale justifikon pritjen e nivelit tė lartė qė iu bė kryeministrit kroat, Ivo Sanader, nė Uashington, si asnjėrit para tij nga Kroacia. Atė e pritėn presidenti amerikan, George W. Bush, zv/presidenti, Dick Cheney, shefja e diplomacisė amerikane, Condoleezza Rice dhe ministri i Mbrojtjes amerikane, Donald Rumsfeld, qė janė katėr njerėzit mė tė fuqishėm tė Amerikės dhe qė kėtej edhe mė tė fuqishmit e botės. Tė gjithė kanė qenė tė interesuar pėr bisedimet me kryeministrin Sanader, sepse nė elitėn politike amerikane vlerėsohet se Kroacia mund tė marrė rol tė rėndėsishėm pėr sigurinė nė rajonet e ish-Jugosllavisė, ku sipas vlerėsimeve amerikane, situate mund tė pėrkeqėsohet pėr shkak tė Iranit. Nė Uashington vlerėsohet se, nė rast tė pėrsėritjes sė luftėrave nė Ballkan, asaj i duhet urgjentisht njė partner i besueshėm ku tė mbėshtetet. Si partner i besueshėm nė kėtė rajon problematik, nga tė gjitha vendet e rajonit, mund tė veēohet Kroacia. Kroacia, nga SHBA-tė shihet si e avancuar nė reforma dhe i vetmi vend i stabilizuar nga ish-Jugosllavia, e cila nuk ėshtė integruar plotėsisht nė strukturat euroatlantike, ekonomikisht e fortė dhe qė mund tė mbėshtetet politika amerikane nė rajon. Analistėt amerikanė ushtarakė dhe tė informacionit vlerėsojnė se ekziston rreziku i shpėrthimit tė luftės nė Ballkan, mbi bazėn e tė dhėnave nė dukje tė pazakonta, por qė nė tė vėrtetė kanė pėr bazė njė aleancė logjike, qė ka filluar tė realizohet. Pakkush nė botė flet pėr kėtė, por para nėntė muajsh (ndoshta nuk ėshtė vėnė re), ėshtė njoftuar lajmi qė u pėrgėnjeshtrua fort nga Ministria e Jashtme e Serbi-Mali i Zi.
    Mė 23 janar tė kėtij viti, Agjencia Iraniane e Lajmeve, IRNA, njoftoi lajmin e veēantė, qė sipas mendimit tė amerikanėve, ishte lajm i rėndėsishėm nga Teherani. Lajmi nė tėrėsi ishte: "Irani dhe Serbia nėnshkruan marrėveshjen pėr sigurinė. Zv/kryeministri i parė, Parviz Davoudi, miratoi tė dielėn nėnshkrimin e pėrkohshėm tė marrėveshjes pėr bashkėpunim nė sferėn e sigurisė ndėrmjet Qeverisė sė Iranit dhe asaj tė Serbisė e Malit tė Zi. Ky lajm, nė qarqet e informacionit, zgjoi shqetėsim tė madh, sepse zbuloi qė Serbia dhe Irani kishin firmosur angazhime pėr sigurinė, kur dihet presioni amerikan nė rritje ndaj Iranit, pėr shkak tė programeve ushtarake bėrthamore dhe dyshimeve tė Amerikės se Irani prodhon bombėn atomike, kur vendet perėndimore filluan organizimin e bllokadės politike dhe njoftuan presionin ushtarak nė Iran. Nga kėto lajme nuk mund tė zbulohet se cilat janė angazhimet pėr sigurinė, a do tė ketė vetėm kėmbim informacionesh, pajisjesh armatimi apo dhe aleancė tė fortė ushtarake. Ka qėlluar qė Irani ka qenė shumė i interesuar pėr pėrvojėn serbe tė luftės sė Kosovės nė vitin 1999, veēanėrisht pėr sulmet e NATO-s me aviacion, por fjala ėshtė pėr angazhim shumė mė tė gjerė dhe mė tė fortė. Ky lajm pėr Beogradin ka qenė mjaft i papėlqyeshėm, sepse dilte sekreti I bashkėpunimit tė Beogradit e Teheranit, pėr tė cilin ishin marrė vesh se duhej tė heshtej. Por, Teherani nuk heshti. Prandaj, Qeveria e Beogradit reagoi nė mėnyrė nervoze, me anė tė agjencisė sė lajmeve "Tanjug", duke e pėrgėnjeshtruar lajmin mė 24 janar.


    Ahmadinexhadi, nje ithtar i Profetit Muhamet perbetohet se do ndohmoi aleatin e tij ne rast te ndonje sulmi ndaj Kosoves!!??
    Kosovaret 90% mysliman dhe kjo eshte per tu habitur??? Ky eshte vllau i juaj, fjalen e kame per ata ithtaret fondamentalist te Ahamdinegjadit dhe profetit.

  2. #2
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    mendoj se Serbia po ka bere kontraten qe thuet e ka bere per tregti nafte me shume se nuk e genjen aq lehte Irani Serbin ,Serbi e ka genjyer sepse SERBI DO E SULMOHEJ NGA E GJITHE EUROPA dhe nga te gjithe gjitonet
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    pershendetje

    Eu eu po cka na paska gjet e zeze dita. Po dojka Serbija me i ra Amerikes ne Bondstill a.
    Me te vertet lajm senzacional.
    Po u deshka me e nxjerr qiften apet pej kashte e mozamakeq.
    Ai Kroati a ish kan i pit apo ne anderr kur e paska shkru kete lajm.

    shnet e flen pa opinga sa per kete pune.

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    mire beni qe i druheni iranit per ate <<marrveshje>>me serbine!
    por me habit fakti qe juve harroni aleatet e vjeter dhe te ri te serbise,
    sic jane RUSIA,GREQIA,madje FRANCA,ndonse serbet dhe grekrit i kemi dhe
    komshi!!te cilet na kane zhvatur gjysmen e trojeve shqiptare,,nga keta duhet
    te ruhemi!per keta duhet te flasim,se keta kan qene e keqja e shqiptarve dhe shqiprise,dhe jo irani afganistani apo iraku sic djerroni juve!se po te ishte
    ashtu ne nuk do conim trupa ne irak e afganistan per t ndihmuar pushtuesit!!!!!
    qe ti <<clirojne>>keto vende!!
    populli jone ka boll fjal te urta,si p.sh.
    qymen para tjetrit e shef-e tran para vehtes nuk e shef!ose
    une pote tregoj ja ku esht Ujku!Serbo Grekrit.-ti me thua ja ku esht gjurma!per
    Iranin, qe historikisht nuk kemi pase te kqija prej iranit>
    atehere lind pyetja Cfar jan keto?
    mos valle doni te harroni irmiqt trdicional te shqiptarve,Greko serbrit?
    Po pse, iranianet e coptuan shqiperine ?
    po pse, iranianet e masakruan a kosoven?
    po Camet e camerine iranianet i masakruan?
    po shqiperine ne 1939 iranianet e pushtuan?

    Shqiptare e ndershem i dine te gjitha keto,sado qe ndonje parazit mundohet te krijoj mjegull per ujqerit qe te gjejne terren!por joooo,e pa mundur te depertoni!harrojeni!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BEHARI : 31-10-2006 mė 07:40

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Gjysma e Beogradit bėnė tifo pėr Flamurtarin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 18-07-2006, 10:26
  3. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  4. Si kan bashkėjetuar shqiptaret me serbėt nė Beograd?
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 05:37
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •