Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ungjillori Shėn Lluka - 18 tetor

    Shėn Llukai




    Parathėnie

    Ungjillor Llukai nuk ishte vetėm njė Apostull i thjeshtė i Zotit, por njėkohėsisht dhe me njė intelekt tė shumanshėm qė u dallua si mjek, shkrimtar, piktor dhe gjithashtu si bashkėpunėtor i ngushtė i Apostull Pavlit dhe la gjurmė tė pashlyeshme tė veprimtarisė sė tij deri nė ditėt tona.

    Si talent i gjithanshėm qė ishte, shpesh i linte tė gjithė tė ēuditur pėr urtėsinė e madhe qė kishte, pėr aftėsinė e tij nė pėrdorimin e gjuhės greke, pėr njė pėrdorim tė shkėlqyer tė penelit, pėr aftėsinė e tij tė lakmueshme pėr t'u shprehur qartė si shkrimtar, pėr botėn e brendshme tė pasur tė ndjenjave qė shpėrndante rreth tij dhe pėrqafonte gjithė botėn dhe veēanėrisht mėsuesin e tij tė respektueshėm, Apostull Pavlin. Vepra qė kreu ishte e pallogaritshme sepse nuk shkroi vetėm "Ungjillin sipas Llukait", por tregoi dhe njė shenjė tė dytė tė aftėsisė sė tij si shkrimtar, duke i dorėzuar shoqėrisė sė krishterė "Veprat e Apostujve". Nuk u kufizua vetėm deri kėtu, por dhe si piktor dorėzoi dhe tri ikona tė Shėn Marisė qė kanė shpėtuar deri mė sot dhe qė admirohen pėr teknikėn, ngjyrėn dhe ndėrtimin e tyre. Ikona tė tjera tė Apostujve qė i pikturoi, u bėnė shkas qė tė varen qė atėherė nė kisha. Llukai edhe si mjek ka dhėnė dhe jep deri mė sot njė ndihmė tė konsiderueshme pėr ata qė vuajnė nga sytė.

    Kjo veprimtari e pasur e tij nderoi dhe nderon deri mė sot tėrė krishtėrimin, sepse figura e tij e madhe fitoi emėr nė tėrė botėn dhe u njoh si shkrimtar i Ungjillit dhe nga katolikėt dhe nga protestanėt. Veē kėsaj himnografia e Kishės e nderoi duke e pėrmendur se "i dha dritė tokės" me mėsimin e tij tė Kaqesė, "piktor i shkėlqyer i Shėn Marisė" dhe "shkrimtar i hyjfrymėzuar i Ungjillit".

    Me tė drejtė pra u vlerėsua tė fitojė lavdi tė pavyshkur. Kujtimi i tij kremtohet ēdo vit mė 18 tetor.


    Jeta e shenjtit

    Origjina dhe studimet e tij


    Apostulli dhe Ungjillor Llukai lindi nė Antiohi tė Sirisė dhe ishte me origjinė greke. Llukai qė i vogėl njihte gjuhėn hebraike dhe siriane, por pėrdorte mė artistikisht greqishten.
    Studioi nė fillim mjekėsi, nė tė cilėn u shqua, por mė vonė u dha si amator edhe pas pikturės, ku dha pėrfundime tė shkėlqyera. Etja e madhe qė kishte pėr dije e drejtoi tė vizitonte qendrat e mėdha tė kulturės greke, Athinėn dhe Aleksandrinė, ku pėrvetėsoi gjithė dijen e kohės. Kėshtu fitoi aq njohje tė mirė tė gramatikės sa askush tjetėr. Njėkohėsisht u dallua dhe nė oratori dhe filozofi, duke fituar dhunti shpirtėrore tė shkėlqyera qė nuk e ēorientuan qė ta bėjnė mendjemadh. Pėrkundrazi gjithė kjo kulturė e madhe e bėri tė pėrulur, ndihmės, njerėzor, tė gatshėm tė bashkėpunonte me ēdonjėrin, mjafton qė t'ia kėrkonte.


    Bėhet pasues i Krishtit

    Llukai me shpirtin e tij elastik qė kishte pasi dėgjoi mėsimet e Zotit dhe mrekullitė e thjeshta qė kryente, mohoi shpejt paganizmin dhe u bė nxėnės i zjarrtė i Krishtit, njė nga tė 70-ėt.

    Nuk ėshtė pra e ēuditshme ngjarja qė nga tė dy shfaqjet e Zotit pas Ngjalljes sė tij, e treta nga kėto iu rezervua Llukait dhe pikėrisht jo as Miraprurseve dhe Maria Magdalenės. Vetė Ungjillori pėrmend tek Ungjilli i tij
    (Er. 13) qė dy nxėnės tė tij takuan Zotin kur shkonin nė fshatin Emaus duke pėrmendur vetėm Kleopėn dhe pa pėrmendur emrin e tij, mbase nga modestia.

    Krishti pra iu afrua tė dy udhėtarėve, i dėgjoi tė diskutonin me zė tė lartė pėr Kryqėzimin dhe Ngjalljen e Tij, ndėrhyri nė diskutimin e tyre, si i huaj qė ishte dhe qortoi qėndrimin e tė gjithėve qė nuk besonin qė nė fillim tek profetėt dhe prisnin tė pasonin tė gjitha kėto ngjarje pėr tė forcuar besimin e tyre. Kur mė nė fund arritėn nė fshat dhe ishte errėsuar tashmė, atėherė dy nxėnėsit ftuan tė panjohurin pėr darkė. Kur u ulėn nė tavolinė tė hanin, nė kohėn qė Krishti priste bukėn, panė ndryshim nė formėn e fytyrės sė tij dhe atėherė njohėn me tė vėrtetė Mėsuesin e tyre, sepse iu hapėn plotėsisht sytė, por menjėherė Krishti u zhduk nga ata. Atėherė tė dy nxėnėsit u habitėn pse nė fillim nuk e njohėn dhe nuk e kuptuan nga mėnyra si shpjegonte Shkrimin e Shenjtė qė i panjohuri ishte Zoti i tyre. U kthyen menjėherė nė Jerusalem, gjetėn tė mbledhur 11 nxėnėsit dhe u bėnė tė njohur atyre me gėzim se panė Zotin.

    Llukai pra, qė atėherė ishte nxėnės i Krishtit dhe e dinte vendin e mbledhjes sė Apostujve, sepse ai vend ishte i fshehtė nga frika e judenjve. Ardhja e Pavlit nė krishtėrim luajti njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e Llukait, sepse qė atėherė u bė bashkėpunėtor i Apostullit tė kombeve dhe e ndihmoi atė tė predikonte Ungjillin e Shpėtimit tek paganėt, me qendėr tė udhėtimeve tė tij Antiohinė.


    Bashkėpunėtor i ngushtė i Pavlit

    Apostull Pavli e kuptoi qė nė fillim zellin e madh qė ushqente Llukai pėr Krishtin dhe bashkėpunimin e ngushtė qė kishte me tė dhe kėtė qėndrim tė zellshėm e shfaqi nė shumė letra tė tij.

    Kėshtu, kur Pavli ishte i burgosur nė Romė nga Neroni dhe dėrgoi letrėn pėr Kolosianėt, meqė Llukai e ndoqi deri aty, nuk harroi tė pėrmendte duke shkruar: "Ju pėrshėndesin Llukai, mjeku i dashur ..." (Kol. 4 : 14). Frazeologjia e Apostull Pavlit "mjeku i dashur" tregon nderimin e madh qė ushqente sa pėr profesionin e tij, aq dhe pėr miqėsinė qė i lidhte.

    Por Pavli i shprehte nė ēdo rast ndjenjat e dashurisė dhe bashkėpunimit qė ushqente pėr bashkėpunėtorin e tij tė shquar. Kėshtu kur i dėrgoi letrėn e tij Filimonit nuk la pa pėrmendur nė fund tė saj: "Tė pėrshėndet Epafrai qė ėshtė burg me mua nė Krishtin Jisu, Marku, Aristarku, Dhimai, Llukai, bashkėnėtorė tė mi." (Filim. varg. 23, 24).

    Mirėpo Pavli e nderoi dhe nė njė rast tjetėr, pėr herė tė tretė, tek letra e dytė drejtuar Timotheut kur ishte i burgosur nė Romė dhe ndjeu shumė hidhėrim, sepse e braktisėn miqtė e tij. Atėherė shkruajti i dėshpėruar: "Pėrpiqu tė vish shpejt tek unė; sepse Dhimai, duke dashur kėtė jetė, mė la dhe iku nė Thesalonik; Kriski nė Galati; Tito nė Dalmaci. Vetėm Llukai ėshtė me mua." (2 Tim. )

    Nė tė vėrtetė Pavli njeh nė kėtė pikė tė letrės sė tij, ndihmėn e madhe qė kishte nga Llukai nė momentet e vėshtira qė kalonte edhe pse nxėnėsit e tjerė nuk qėndronin pa bėrė gjė por predikonin nė vende tė tjera. Megjithatė Pavli do tė donte siē duhej, tė kursenin pjesė dhe nga koha e tyre e ēmuar pėr t'i dhėnė forcė nė ēastet e fundit tė jetės sė tij (64 pas Krishtit), ndėrsa predikimi i tyre mund tė bėhej edhe pak mė vonė.

    Llukai mbeti deri nė fund tė jetės sė Pavlit, besnik i pėrkushtuar dhe ndjekės i sinqertė nė tė gjitha udhėtimet e tij nė Thrakė, Maqedoni, Thesali, Ahai, Peleponez, Azi e Vogėl, Siri, Iliri, Jude. E shoqėroi bile tė lidhur deri nė Romė dhe rrezikoi bashkė me tė gjatė gjithė udhėtimit nga goditjet me gurė, tėrmetet, kurthet e judenjve nga hajdutėt dhe njė sėrė vuajtjesh, por nuk hoqi dorė dhe mbeti deri nė fund "bashkėpunėtor" i denjė i Pavlit siē e vėrteton mėsuesi i tij i urtė.


    Shkrues i Ungjillit

    Zelli i madh i Llukait pėr Zotin, aftėsia e tij e madhe vėzhguese qė kishte pėr tė gjykuar ngjarjet dhe gjendjet, pėrpjekja pėr tė formuar njė njohje pėr jetėn e Zotit, sollėn si pėrfundim fryte tė pasura. Kėshtu, kur gjendej nė Thivė, shkroi Ungjillin sipas Llukait qė ia kushtoi mikut tė tij kryetarit tė Ahaias, Theofilit, i cili kishte pranuar atėherė krishtėrimin dhe kishte nevojė pėr forcim shpirtėror (55-60 pas Krishtit). Ky Ungjill u pėrdor edhe nga tė krishterėt e Romės kur luteshin nė katakombet e nėndheshme, tė fshehur nga pėrndjekjet dhe torturat e Neronit. Llukai, duke shkruar Ungjillin, gjeti justifikimin se shumė njerėz ishin pėrpjekur tė pėrshkruanin ngjarjet qė jetoi Zoti pasi u mbėshtetėn nė dėshmitė qė dhanė dėshmitarė qė i kishin parė vetė, ose nė informacione qė kishin dhėnė Apostujt, tė cilėt njihnin mė mirė veprėn e Shpėtimtarit. Kėshtu e quajti tė logjikshme dhe tė domosdoshme qė dhe ai nė Ungjill dhe nė Veprat e Apostujve tė shkruante nė gjuhėn mė letrare popullore tė kohės sė tij. Ndryshe nga gjuha qė kanė pėrdorur Ungjillorėt e tjerė, ajo e tij ishte mė e lehtė, popullore, gjuha e zakonshme. Pėr kėtė, mėnyra sintaksore e fjalive dhe pėrdorimi i pėrkryer letrar i fjalėve dhe i termave, u japin njė pamje tė tillė shkrimeve tė Llukait qė siē thonė shumė teologė, "duke shkruar ai njėkohėsisht pikturon."


    Ikonat qė pikturoi

    Llukai nuk u shqua vetėm si Ungjillor, por dhe me pėrdorimin e shkėlqyer tė penelit e tė ngjyrave, bėri tri ikona tė pėrkryera tė Shėn Marisė. Njė nga ikonat e tij ėshtė ruajtur nė Peloponez, nė manastirin e Shpellės sė Madhe tė Ahaisė, ku dikur kishte bėrė njė tė tillė prej qiriu dhe mastiēi. U gjend nė Shpellė dhe njė Tryezė e Shenjtė qė e pėrdorte kur kryente Liturgjinė, sepse ky vend ishte qendra e periohisė sė tij.

    Njė ikonė tjetėr e Shėn Marisė qė bėri, ruhet nė qytetin Vilema tė Rusisė dhe ėshtė e pikturuar me ngjyra dhe e stolisur me gurė tė ēmuar. Kjo ikonė gjendej nė Konstandinopojė, por njė perandor bizantin ua dorėzoi rusėve pėr tė ndaluar inkursionet e egra dhe vjedhjet qė bėnin kundėr vendit tė tyre.

    Njė ikonė tjetėr e Llukait ruhet nė Qipro, nė njė manastir tė atjeshėm, e njohur me emrin Shėn Maria, ose Elesa. Kėtė ikonė e mori mė 1100 perandori Aleks Komneni (1081-1118) e ia dha murgut qipriot Isoia, sepse dėshira e Perėndisė ishte tė shėronte tė bijėn e perandorit, Ana Komnenėn, qė vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme. Shumė i ēuditshėm ėshtė fakti qė ndonėse manastiri mori flakė katėr herė, nė tė gjitha kėto raste, me urdhėr hyjnor, ikona e nderuar e tij nuk u dogj. Ungjillori Lluka kur mbaroi ikonat e tij tė ēmuara, thuhet se i dorėzoi tek Shėn Maria pėr t'i gjykuar dhe ajo miratoi veprėn e tij duke thėnė: "Hiri i Krishtit qė lindi nga mua, tė gjendet nėpėrmjet meje gjithnjė bashkė me ikonat e mia". Llukai punėtor, pėrveē tri ikonave tė shkėlqyera tė Shėn Marisė, pikturoi dhe njė ikonė tjetėr, Shėn Mari Udhėrrėfyesen, qė gjendet nė Konstandinopojė. Ajo shpėtoi qytetin nga shumė inkursione barbare dhe gjithė perandorėt bizantinė e merrnin gjithnjė nė vete nė ekspeditat e tyre kundėr armiqve tė besimit. Ungjillor Llukai pikturoi dhe ikona tė Apostujve tė Shenjtė qė u transmetuan qė atėherė si origjinale nė botė dhe u bėnė shkak tė vendoseshin si tregues nderimi nėpėr kisha, nga tė gjithė tė krishterėt.


    Udhėtimet e tij

    Llukai, pas vdekjes martirike tė Pavlit, u kthye nė Greqi dhe u vendos nė Thivė qė u bė qendėr e udhėtimeve tė tij dhe me veprimtari tė mėtejshme nė pjesėn tjetėr tė Greqisė, nė Egjipt dhe nė Libi.

    Predikonte kudo pavarėsisht nga kundėrveprimet e paganėve dhe nė Thivė kreu njė vepėr madhėshtore. Llukai nuk interesohej vetėm tė zhdukeshin nga qyteti altarėt e idhujve, por punoi ashpėr pėr tė zhdukur nga mendimi i njerėzve mashtrimin e tyre, sepse kundėrveprimi dhe ndikimi i Apolonit tė Delfit ishte i dukshėm. Arriti mė nė fund tė ndėrtoheshin kisha tė krishtera ku tė krishterėt mund tė zhvillonin lutjet, hirotonisi priftėrinjtė mė tė mirė qė mundi dhe dorėzoi tek ata Ungjillin qė shkroi i frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė.

    Por veprimtaria e tij e madhe nxiti reagimin e paganėve romakė qė e kapėn plakun e nderuar 80-vjeēar dhe si e torturuan pėr tė mohuar besimin e krishterė e varėn nė majė tė njė dege ulliri.


    Varrosja e martirit tė shenjtė

    Pas vdekjes martirike tė Llukait, besimtarė tė krishterė morėn lipsanin e shenjtė dhe e varrosėn nė Poliovdhrio qė ishte monumenti i trimėrisė pėr thivasit qė u vranė nė luftė kundėr Aleksandrit tė Madh (338 para Krishtit).

    Lipsani i Ungjillorit Lluka, u vendos brenda nė njė arkė mermeri (mė 80 pas Krishtit) dhe u varros nė varr pagan. Nga lipsani i tij i nderuar buroi menjėherė njė miro plot aromė qė shpėrndante rreth e qark erėn e kėndshme tė ėmbėl tė tij. Nė vendin ku u varros Ungjillori Lluka, bėhen qė atėherė shumė mrekulli. Tė krishterėt shumė herė gėrvishtnin me thikat e tyre arkėn prej mermeri dhe me atė pluhur pėrgatitnin ilaē pėr sytė e tyre dhe kur laheshin shėroheshin menjėherė, sepse Shenjti kur rronte ishte njė okulist i shkėlqyer.

    Nė vendin ku u varros duken deri mė sot gėrvishtjet qė bėnin besimtarėt mbi arkėn e tij. Pikėrisht nė atė vend u ndėrtua mė 1860 njė kishė madhėshtore, nė varrezėn e Thivės, pėr arsye se kisha e vjetėr u shkatėrrua nga tėrmeti.


    Zhvendosja e lipsanit tė shenjtė

    Por lipsani i Ungjillorit Lluka, nuk mbeti gjithnjė nė Thivė, sepse u interesua nė mėnyrė energjike Kostandi, biri i Konstandinit tė Madh qė ta ēonte bashkė me lipsane tė tjera nė Konstandinopojė pėr ta vendosur nė njė vend tė veēantė. Kur gjendej nė Adrianopojė u paraqit tek ai episkopi i Ahaisė tė Peloponezit dhe e siguroi se e dinte ku gjendeshin lipsanėt e Apostujve tė shenjtė Andreas, Timotheut dhe Llukait. Atėherė Perandori ngarkoi me bartjen e tyre dukėn besnik tė Aleksandrisė, Artemin, i cili mė vonė u martirizua nė kohėn e Julianit, tė kujdesej pėr mbajtjen e tyre. Kėshtu tė tre lipsanėt e shenjtėve u bartėn atėherė, i pari i Apostull Andreas nga Patra, i dyti i Shėn Timotheut nga Efesi dhe i treti i Ungjillorit Lluka nga Thiva.

    Kėto tre lipsanė tė shenjtė pasi arritėn nė Konstandinopojė, perandori i priti me shumė nderim, i vuri nė tri arka dhe i vendosi nė kishėn qė ndėrtoi mbi varrin e babait tė tij, Konstandinit tė Madh. Mė vonė mė 3 mars tė vitit 357 pas Krishtit, mbaroi kisha e Apostujve tė Shenjtė dhe kėta lipsanė u bartėn dhe u vendosen nga ana e djathtė e Tryezės sė Shenjtė. Mbetėn aty tė paprekura deri sa egėrsia e latinėve tė Kryqėzatės sė Katėrt qė pushtuan Konstandinopojėn mė 1204 pas Krishtit, i rrėmbeu dhe i solli nė Romė.


    Shėrimi i Anatolit

    Kur u bartėn eshtrat e Llukait nga Thiva nė Konstandinopojė prej Artemit, perandori Kostand kishte nė pallatin e tij tė sėmurė rėndė eunukun e tij besnik, Anatolin, pėr tė cilin tė gjithė thoshin se nuk kishte shpresa qė tė rronte.
    Por Anatoli i sėmurė dinte qė barteshin lipsanet e Ungjillorit Lluka nga Thiva, prandaj kėrkoi t'i sillnin arkėn e lipsaneve sipėr trupit tė tij.

    U bė menjėherė mrekullia qė pritej dhe Anatoli si besnik qė ishte, e drejtoi trupin e tij dhe duke mbajtur lipsanet eci drejt kishės ku i vendosėn. Perandori dhe tėrė populli u mrekullua nga kjo ngjarje e paparė, lavdėruan Perėndinė dhe qė atėherė Anatoli nuk pushoi sė predikuari shėrimin e tij tė pabesueshėm.


    Njė mrekulli e kohės

    Mrekullitė e Ungjillorit Lluka nuk kryheshin vetėm nė kohėt e vjetra, por hiri i Shenjtit bėn mrekulli dhe nė kohėn tonė. Kėshtu nė njė muze tė Arteve tė Bukura nė Romė, lshte ekspozuar njė ikonė e Ungjillorit Lluka e kryer nė mesjetė nga njė piktor grek ose rus qė e paraqiste Shenjtin me fytyrė tė qetė dhe tė rreptė.

    Por kjo ikonė tėrhiqte si magnet njerėzit, qė tė mbledhur rreth saj, mrekulloheshin. Qeveria e vendit u shqetėsua pėr interesimin e popullit tė saj dhe prandaj kėrkoi tė mėsonte shkaqet e kėtij nderimi tė madh tė ikonės. Atėherė mėsoi nga nxėnėsit e njė shkolle se ajo ikonė ishte ndihmėsi i tyre nė provim, sepse luteshin para saj dhe atėherė fitonin.
    Tė njėjtėn pėrgjigje dhanė dhe njerėz tė mėdhenj qė theksuan se, kur kėrkonin diēka nga Shenjti, menjėherė kjo realizohej.

    E tronditur atėherė qeveria mendonte tė largonte ikonėn se atje ku gjendej shkaktonte njė lloj pelegrinazhi popullor qė nuk lejohej nė vendin e tyre. Por pikėrisht ditėn tjetėr, autoritetet vunė re njė ēudi, ikona u zhduk nga Muzeu, megjithėse ishte i mbyllur dhe pastaj e gjetėn nė largėsine 800 km mė tej.

    Specialistėt morėn ikonėn dhe e ruajtėn, sepse ishte me vlerė tė madhe, por pėrsėri u zhduk mė tej, Kėta shkencėtarė mbetėn tė ēuditur dhe nuk mund tė shpjegonin misterin e ikonės sė lėvizshme. Mirėpo, nėse do tė kishin gjurmė besimi, ata duhej tė kuptonin se kjo ikonė u bė simbol mrekullie dhe duhej tė nderohej atje ku u vendos nė fillim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne 18 Tetor, Kisha Orthodhokse nderon kujtimin e Apostull dhe Ungjillor Llukait.

    Ai njihet per shkrimin e Ungjillit te trete si dhe te Veprave te Apostujve. Pervec kesaj ai eshte nje martir i besimit, mjek dhe sherues si dhe pikturuesi i pare i ikonave te krishtera. Ai ka pikturuar ikonat e para te Hyjlindeses Mari me Krishtin si dhe te Apostujve te shenjte. (Ne detaje mund ta lexoni jeten e tij me siper)

    Me ndermjetimet e tij, Krishti Perendia yne na meshirofte dhe na shpetofte!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tropari (Tingulli 5) [2]

    Le ta lavderojme me kenge te shenjta Apostullin e Shenjte Lluka,
    Shkruesin e Ungjillit te Gezueshem te Krishtit,
    Dhe shkruesin e Veprave te Apostujve,
    Se shkrimet e tij jane nje deshmi e Kishes se Krishtit:
    Ai eshte Mjeku i dobesive dhe semundjeve njerezore,
    Ai sheron plaget e shpirtrave tane,
    Dhe vazhdimisht ndermjeton per shpetimin tone!


    Kontakion (Tingulli 4)

    Ti u bere dishepull i Zotit - Fjales,
    Bashke me Pavlin e ndricuat gjithe boten,
    Duke debuar erresiren e saj me shkrimin e Ungjillit te Shenjte te Krishtit.


    Kontakion (Tingulli 2)

    Le ta lavderojme te perendishmin Lluka:
    Ai eshte predikuesi i vertete i devotshmerise,
    Oratori i mistereve te pashprehura
    Dhe ylli i Kishes,
    Sepse Fjala qe vetem Ai i njeh zemrat e njerezve,
    E zgjodhi ate bashke me te urtin Pavel, qe te behen mesuesit e kombeve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 18-10-2010 mė 04:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Apostulli Lluka duke pikturuar ikonen e pare te Hyjlindeses.
    Hyjlindesja Mari ne kete ikone njihet si Odigitria (Udheheqesja), duke pasur doren e drejtuar drejt Birit te Saj.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Apostull e Ungjillor Llukai.

    Ishte grek, ndoshta nga Antiokia dhe “mjek i dashur” (Kol.4.14) i Apostull Pavlit (29 Qershor).

    Nė veprėn e tij historike tepėr tė vyer “Veprat e Apostujve”, qė merren kryesisht me Apostull Petron (29 Qershor) dhe shumė mė tepėr me Pavlin, nga 16.10 flet nė vetėn e parė shumės, mė parė flitej nė vetėn e tretė njėjės. Pra ai ndoqi Pavlin nga udhėtimi i dytė apostolik e deri nė fund si bashkėpunėtor i pėrkushtuar i tij. Madje nė letrėn e dytė, drejtuar Timotheut (4.11), Pavli i burgosur nė Romė, tashmė me moshė tė thyer, thotė se pranė i kishte mbetur vetėm Lukai.

    Mė vonė, sipas Etėrve, ai predikoi ose nė Dalmaci (Jugosllavinė e mėparshme), nė Francė, Itali, Greqi (Maqedoni dhe Akai), ose nė Lindjen e Mesme, madje arriti gjer nė Libi dhe Egjipt. U bė kryeprift dhe fjeti ose u martirizua (rreth moshės 80 - vjeēare) nė Thivaidha tė Egjiptit (sipas njė versioni tjetėr nė Thiva tė Greqisė). Nė varrin e tij, nė Thiva, Perėndia derdhi si shi kolire pėr sytė, kėshtu qė u bė mėse i njohur!

    Perandori Konstand (337-361) iu lut dukės, Shėn Artemit (20 Tetor) dhe transferoi lipsanin e tij nė Bizant, ku u vendos nė kishėn e Apostujve tė Shenjtė sė bashku me tė tjerat (20 Qershor).

    Ungjilli i tij me shumė kapituj, mė i provuari nga ana letrare, u drejtohej idhujtarėve. Analizon lutjen, gėzimin, shpresėn; me gjithė mentalitetin e atėhershėm, ai lartėson shumė gratė. Sjell njė strukturė thellėsisht sociale, ruan parabolat e tė pasurit naiv, e tė pasurit dhe Llazarit, e samaritanit tė mirė dhe tė plankprishėsit. Krishti erdhi pėr tė vobektėt! Mundon tė pasurit e padrejtė dhe nxit drejt dhembshurisė. Gjithashtu, ruan edhe himnet e mbrėmėsores dhe mėngjesores: “Shpirti im madhėron Zotin” (1.46-55), “I bekuar qoftė Zoti” (1.68-79), “Lavdi Perėndisė qė ėshtė nė mė tė lartat” (2.14) dhe “Tani pėrlėsho” (2.29-32). Ndėrsa kapitulli i 27-tė i Veprave tė Apostujve ėshtė thesar i shkencės sė lundrimit detar.

    Lukai (greqisht dhe latinisht do tė thotė i ndritur) nuk duket se ka qenė shok i Kleopės gjatė udhėtimit drejt Emausit (Luk.24.13-35). Njė traditė shumė e vjetėr e konsideron si tė parin piktor tė ikonave tė Hyjlindėses, tė cilės i pėlqyen shumė.
    Emri:  1384162_219174468257579_922536664_n.jpg

Shikime: 1626

Madhėsia:  50.8 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Mattheu Ungjillori - 16 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 00:36
  2. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •