VJESHTE NE KORÇE
Kanë marrë zjarr bliret
nëpër rrugë!
Kthehu mbrapa ti shi,
zjarrfikës i keq!
Atje kam vendosur
që të digjem unë,
Ti ikë e krijo tjetër vjeshtë!
Unë s’jam i dënuar
si Xhordano Bruno!
As,si Galileu
s’jam marrë në pyetje!
Atje,te ato zjarre
që s’dua të shuhen,
Është gjë e bukur
të krijosh një vdekje!
10 tetor 2006
Krijoni Kontakt