Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Britanikët e OXFAM, fonde për “Urën e Shtrenjtë”

    Rachele De Felice rrëfen për “Shqip” udhëtimin në Malësinë e Shkodrës

    Britanikët e OXFAM, fonde për “Urën e Shtrenjtë”

    Nga Londra
    Muhamed veliu


    Një grup vullnetarësh britanikë nga organizata bamirëse OXFAM janë përfshirë në një fus hatë mbledhje fondesh për ndërtimin e një ure në Malësinë e Shkodrës. Ata po mundohen të sigurojnë një fond prej 14 mijë sterlinash (26 milionë lekë të vjetra) për ndërtimin e “Urës së Shtrenjtë”. Mungesa e urës ka bërë që një fshat i tërë në këtë zonë të thellë veriore në Shqipëri të jetë i ndarë në dy pjesë. Problemet shtohen akoma më shumë gjatë dimrit, kur zona izolohet nga bora dhe shirat në pranverë. Disa vite më pare fshatarët e zonës përdornin një urë të vjetër guri, e cila është shembur. Tani atyre u duhet që të kalojnë përmes disa platformave prej hekuri, që lidhin fshatin me pjesën veriore të tij. Sipas faqes zyrtare të OXFAM, në seksionin “Albanian bridge” (ura shqiptare), thuhet se komuniteti i kësaj zone nuk ka para për të ndërtuar urën. Platformat e hekurit, që përdoren si urë provizore, nuk janë të sigurta. Vështirësitë për banorët e zonës bëhen më të mëdha në pranverë kur shkrin bora dhe lumi del nga shtrati, duke mbuluar urën provizore dhe izoluar ata nga pjesa tjetër e botës për javë të tëra. Britanikët i ka shqetësuar fakti se nga mospasja e kësaj ure, shqiptarëve të kësaj zone u mungon infermierja e fshatit, fëmijët mbeten pa shkollë etj. Sipas vullnetarëve të OXFAM, që kanë vizituar zonën dhe kanë ngritur një projekt për ndërtimin e urës, komuniteti i harruar i kësaj zone është në nevojë të madhe për ndërtimin sa më parë të saj. Ata kanë gjetur forcën punëtore për ndërtim, por banorët lokalë nuk kanë para për blerjen e materialeve. Nga projekti rezulton se për ndërtimin e një ure të fortë dhe solide duhen 14 mijë paund. Nëse gjithçka shkon sipas planit, banorët e këtyre anëve do të shkelin në të pranverën e vitit 2007, ku do të fillojë ndërtimi.

    Flet Rachele De Felice, iniciatorja e projektit: “Sjellja e shqiptarëve i imponoi dëshirën për t’i ndihmuar”.

    Iniciatore e këtij projekti është Rachele De Felice, e cila po kryen doktoraturën në Universitetin e Oksfordit. “E nisa këtë projekt, sepse pata një experience shumë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim dyjavor në Shqipëri. Ndjeva brenda meje se duhej t’i riktheja diçka këtij vendi dhe njerëzve atje”, thotë De Felice në fillim të bisedës së saj me “Shqip”. Sipas saj, të gjitha fshatrat që vizitoi ishin interesantë,
    por në veçanti çështja e nevojës së ndërtimit të “Urës së Shtrenjtë” pushtoi zemrën e vajzës me origjinë italiane. De Felice ka mbetur e mahnitur nga mikpritja shqiptare, duke e komentuar kështu: “Takova njerëz të mrekullueshëm. Hëngra së bashku me ta, ku djathi në veçanti ishte shumë i mirë, pale pastaj rakia që na u servir me mjaltin e rrallë të kësaj zone”. Për De Felice surpriza më e bukur e këtij udhëtimi ka qenë kur ndër të tjera banorët lokalë, duke bërë shaka, i thanë nëse donin t’i gjenin një burrë të mirë shqiptar. “E gjithë kjo ngjarje më bëri të kuptoj se mes meje dhe atyre ishte ndërtuar një
    marrëdhënie e ngushtë”, rrëfen ajo. Duke folur më tej rreth projektit të ndërtimit të urës, De Felice sqaron se që në fshatin e parë që ajo vizitoi, u ndje mirë, dhe ky ishte një paralajmërim për vijueshmëri të mbarë në të gjithë udhëtimin. “E pamë që ndërtimi i urës ishte çështje urgjente dhe kjo më shtyu që të filloj këtë projekt. Është një punë e madhe për mua, pasi paralel unë po kryej doktoraturën, por e ndjej se ia vlen, është diçka
    që ia vlen. U impresionova shumë nga banorët e “Urës së Shtrenjtë” dhe Shqipëria në përgjithësi, se si ata janë të gatshëm të përveshin mëngët për të realizuar gjërat. Ishte një element i përbashkët që vumëre në të gjitha fshatrat që pamë. Njerëzit atje ishin të gatshëm të bënin diçka, të rrisnin prodhimet në agrikulturë, por shpeshherë mungojnë iniciativat nxitëse për të filluar diçka, makineritë ose përvoja. E nëse shqiptarët nisin diçka, nuk ka gjë që i ndalon ata. Për shembull, në zonën e “Urës së Shtrenjtë” njerëzit kanë bërë një progres të madh pas ndihmave të vogla dhënë nga OXFAM, duke prodhuar tonelata të tëra mjalti, pas krijimit dhe mirëfunksionimit të kooperativave. Italiania De Felice thekson se ajo personalisht i gjeti shqiptarët jashtëzakonisht miqësorë, duke shtuar: “Mbase nga që unë isha italiane, ne mund të merreshim vesh në italisht gjithashtu edhe anglisht, gjë e cila na bëri të ndanim njohuritë tona për muzikën, sportin dhe kulturën. Mendoj se ne jemi të ngjashëm me njëri-tjetrin në shumë gjëra, ne jemi ngrohtësisht miqësorë, të hapur, duke i dhënë shumë rëndësi miqësisë dhe lidhjeve familjare”. Italiania e “dashuruar” me vendin tonë në fund të bisedës jep një vlerësim për cilindo shqiptar që do ta lexojë e do ta bëjë të ndjehet mirë. Ajo tha: “Tani e kuptoj se si Shqipëria ka qenë kaq e pafat në dekadën e shkuar, duke sjellë një zhvillim të avashtë. Mendoj se vendi juaj ka kapacitete të shkëlqyera njerëzore për të qëndruar me krenari përkrah vendeve të tjera në Bashkimin Evropian”.

  2. #2
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432

    Italanke per shtepi

    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Rachele De Felice rrëfen për “Shqip” udhëtimin në Malësinë e Shkodrës

    “Takova njerëz të mrekullueshëm. Hëngra së bashku me ta, ku djathi në veçanti ishte shumë i mirë, pale pastaj rakia që na u servir me mjaltin e rrallë të kësaj zone”.

    Për De Felice surpriza më e bukur e këtij udhëtimi ka qenë kur ndër të tjera banorët lokalë, duke bërë shaka, i thanë nëse donin t’i gjenin një burrë të mirë shqiptar. “E gjithë kjo ngjarje më bëri të kuptoj se mes meje dhe atyre ishte ndërtuar një
    marrëdhënie e ngushtë”, rrëfen ajo. n”.

    Ja po falenderon xhaxhi italanken n.q.s do behet ajo urra e atyre byrazerave aty lart
    Qofte me shendet,hallall buka me djath qe hengri,mjalti dhe rakija

    Shenim: Po nderron mendje goca dhe kerkon ndonje burre me njoftoni se jam beqar xhaxhi ok


    .
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 05:10
  2. Filmi "Kësulat", britanikët drejt çakut të parë
    Nga Shijaksi-London në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 05:11
  3. A mund të quhet "luftë humanitare", ndërhyrja në Irak?
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10
  4. Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-07-2003, 18:28
  5. Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 03:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •