Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Iran-Serbi, pakt kundër Kosovës

    Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 22 janar për sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Teheranit e Beogradit, Serbia mund ta sulmojë Kosovën, e sigurt se SHBA-ja nuk mund të reagojë ndaj kësaj


    PRISHTINË, 30 TETOR – Revista “Nacional"e Zagrebit shkruan se Serbiadhe Irani kanë nënshkruar marrëveshjen, sipas së cilës, forcat serbe do të hynin në Kosovë, në rast se SHBA-të sulmojnë Iranin. Serbia dhe Irani kanë nënshkruar marrëveshjen e fshehtë, e cila nënkupton detyrimin, që ushtria serbe të ndërhyjë në Kosovë, në rast se SHBA-të sulmojnë fuqinë bërthamore të Lindjes së Mesme, president i së cilës është Mahmud Ahmadinexhad!
    Revista "Nacional" e Zagrebit shkruan se Serbia, krahas marrëveshjes ushtarake, ka firmosur edhe një marrëveshje tregtare me Iranin, me vlerë 39 milionë euro! Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 22 janar për sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Teheranit e Beogradit, Serbia mund ta sulmojë Kosovën e sigurt se SHBA-të nuk mund të reagojnë ndaj kësaj. SHBA-të kanë në Kosovë bazën e madhe ushtarake të BondSteel-it, njërën ndër më të mëdhatë në Evropë, por ajo pa forca ushtarake shtesë nuk mund ta mbrojë Kosovën", shkruan revista kroate "Nacional". Prandaj, administrata amerikane në Ballkan dëshiron të krijojë një strukturë të re sigurie me mbështetje te Kroacia. Autori i shkrimit, Ivo Pukaniç, u shpreh për gazetën serbe, "Kurir", se burimet e tij ishin mjaft "kredibile", dhe se në "administratën amerikane askush nuk dyshon te pakti i Serbisë me Iranin". Ai thotë se Kroacia, në rast të ndërhyrjes ushtarake të Serbisë në Kosovë, do të ndihmojë SHBA-të. Në radhë të parë, do të ofrohet mbështetje logjistike, pa përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake. Do të ofrohen shërbimet e transportit, por dhe ndihma humanitare për të shpërngulurit nga Kosova, që do të ishin të pashmangshme. Natyrisht, të gjitha këto do të ndodhnin, nëse marrëveshja Teheran-Beograd do të vihej në praktikë.
    Edhe Darko Trifunoviç, pedagog i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, vlerëson se, në rast se SHBA-të sulmojnë Iranin, mund të vijë destabilizimi i Kosovës, por jo për faj të Serbisë. Irani ka një rrjet të garantuar të agjentëve të vet në Kosovë dhe, në rastin e luftës me SHBA-të, ata do të provokonin luftëra në rajon, për t‘i ndarë sa më shumë forcat amerikane. Serbia nuk do të kishte asnjë lidhje me këtë, sepse, edhe sikur të donte, sistemi serb i sigurisë është shkatërruar aq shumë, sa nuk ka kapacitete as për problemet e përditshme, e jo më për aksion të madh, siç është ndërhyrja ushtarake në Kosovë, tha Trifunoviç në Kosovë. Por, gazetari i "Nacionalit" kroat, vëren se përmirësimi i papritur i marrëdhënieve të Kroacisë me SHBA-të ka dhe një përmasë të veçantë, deri tani të panjohur, e cila tregon se rajoni i ish-Jugosllavisë, për shkak të proceseve të reja të fshehta, ka marrë përsëri rëndësi strategjike për SHBA-të...

    Kjo përmasë e re globale justifikon pritjen e nivelit të lartë që iu bë kryeministrit kroat, Ivo Sanader, në Uashington, si asnjërit para tij nga Kroacia. Atë e pritën presidenti amerikan, George W. Bush, zv/presidenti, Dick Cheney, shefja e diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice dhe ministri i Mbrojtjes amerikane, Donald Rumsfeld, që janë katër njerëzit më të fuqishëm të Amerikës dhe që këtej edhe më të fuqishmit e botës. Të gjithë kanë qenë të interesuar për bisedimet me kryeministrin Sanader, sepse në elitën politike amerikane vlerësohet se Kroacia mund të marrë rol të rëndësishëm për sigurinë në rajonet e ish-Jugosllavisë, ku sipas vlerësimeve amerikane, situate mund të përkeqësohet për shkak të Iranit. Në Uashington vlerësohet se, në rast të përsëritjes së luftërave në Ballkan, asaj i duhet urgjentisht një partner i besueshëm ku të mbështetet. Si partner i besueshëm në këtë rajon problematik, nga të gjitha vendet e rajonit, mund të veçohet Kroacia. Kroacia, nga SHBA-të shihet si e avancuar në reforma dhe i vetmi vend i stabilizuar nga ish-Jugosllavia, e cila nuk është integruar plotësisht në strukturat euroatlantike, ekonomikisht e fortë dhe që mund të mbështetet politika amerikane në rajon. Analistët amerikanë ushtarakë dhe të informacionit vlerësojnë se ekziston rreziku i shpërthimit të luftës në Ballkan, mbi bazën e të dhënave në dukje të pazakonta, por që në të vërtetë kanë për bazë një aleancë logjike, që ka filluar të realizohet. Pakkush në botë flet për këtë, por para nëntë muajsh (ndoshta nuk është vënë re), është njoftuar lajmi që u përgënjeshtrua fort nga Ministria e Jashtme e Serbi-Mali i Zi.
    Më 23 janar të këtij viti, Agjencia Iraniane e Lajmeve, IRNA, njoftoi lajmin e veçantë, që sipas mendimit të amerikanëve, ishte lajm i rëndësishëm nga Teherani. Lajmi në tërësi ishte: "Irani dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për sigurinë. Zv/kryeministri i parë, Parviz Davoudi, miratoi të dielën nënshkrimin e përkohshëm të marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e sigurisë ndërmjet Qeverisë së Iranit dhe asaj të Serbisë e Malit të Zi. Ky lajm, në qarqet e informacionit, zgjoi shqetësim të madh, sepse zbuloi që Serbia dhe Irani kishin firmosur angazhime për sigurinë, kur dihet presioni amerikan në rritje ndaj Iranit, për shkak të programeve ushtarake bërthamore dhe dyshimeve të Amerikës se Irani prodhon bombën atomike, kur vendet perëndimore filluan organizimin e bllokadës politike dhe njoftuan presionin ushtarak në Iran. Nga këto lajme nuk mund të zbulohet se cilat janë angazhimet për sigurinë, a do të ketë vetëm këmbim informacionesh, pajisjesh armatimi apo dhe aleancë të fortë ushtarake. Ka qëlluar që Irani ka qenë shumë i interesuar për përvojën serbe të luftës së Kosovës në vitin 1999, veçanërisht për sulmet e NATO-s me aviacion, por fjala është për angazhim shumë më të gjerë dhe më të fortë. Ky lajm për Beogradin ka qenë mjaft i papëlqyeshëm, sepse dilte sekreti I bashkëpunimit të Beogradit e Teheranit, për të cilin ishin marrë vesh se duhej të heshtej. Por, Teherani nuk heshti. Prandaj, Qeveria e Beogradit reagoi në mënyrë nervoze, me anë të agjencisë së lajmeve "Tanjug", duke e përgënjeshtruar lajmin më 24 janar

    Marr nga Forumi Dardania ( Daliver )
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Serbia mund ta sulmojë Kosovën e sigurt se SHBA-të nuk mund të reagojnë ndaj kësaj

    Nuk dyshoj se mund te kete 'traktate' te tilla por, nje gje eshte e qarte dhe mund te me citoni; Serbia nuk do ta sulmoje Kosoven, never again edhe pse nuk perjashtoj mundesine e trazirave ne Mitrovice. Por lufte ne kuptimin konvencional, kurre me. Thjesht, Serbia nuk mund te ia lejoj vetes kete luks.

    Por, brengosja e 'vllezerve' musliman te Iran eshte me te vertete heart-breaking.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •