Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir i the Mi Korason..

    Vrasesi nuk vrau se ishte 30 e ca vjec po se ishte kriminel.. e do jet mesuar te vrase qe 10 vjec ne fierin e mbushur me kanibal te lindur.. tash 30 e ca vjet i bere legjendar ne krime..

    lexoja nje dizaj ne nje gazete qe qe ne vitet 70-80 fieri ne statistikat e pa shpallura te ministrise brendeshme ishte ne krye te listes se krimeve.. ne republike..

    Nejse..
    po sipas gazetave kRiminelet po kapen..
    Ska lojna me Olldashin..
    I lumte..



    shekulli
    --

    Arben Mërtiri akuzohet se ka pasur qëllim ta trafikojë Esmeralda Lahin në Itali. Arrestohet edhe e plagosura Guri

    Vrasja e studentes, pranga trafikantit dhe shoqes së plagosur


    Aleksandra Bogdani

    TIRANË- Esmeralda Lahi, 19 vjeçarja e ekzekutuar mbrëmjen e së dielës me një plumb në zemër i ka besuar shoqes së saj. Ka dalë në rrugë, e veshur me rrobat e shtëpisë, por është përballur jo vetëm me Marsela Gurin, por edhe me njeriun që i kërkonte me ngulm që të shkonte me të në Itali. Të tre kanë shkëmbyer veçse pak fjalë mes tyre, ku Esmeralda ka refuzuar prerazi Arben Mërtirin, qëllimi i të cilit mendohet të ketë qenë trafikimi i vajzës në Itali, e si shpagim ka marrë plumbin vdekjeprurës. Në gjithë këtë histori të trishtë, Marsela Guri duket se ka ndikuar vazhdimisht për t’i mbushur mendjen viktimës që të ndiqte pas të afërmin e saj, 31-vjeçarin Mërtiri, i cili përfundoi në pranga pak pas mesnatës. Përveç arrestimit të 31-vjeçarit Mërtiri, policia e Tiranës ka firmosur një urdhër-arrest për Marsela Gurin, e cila ndodhej ende në spitalin ushtarak për të kuruar plagën e marrë në këmbë si dhe për Anton Gjinin, i cili akuzohet për përkrahjen e autorit të krimit.
    Arrestimet
    “Dyshohet se vrasja e Esmeralda Lahit ka pasur si motiv trafikimin dhe shfrytëzimin e saj për qëllime prostitucioni, e në këtë tentativë, autori ka pasur si bashkëpunëtore Marsela Gurin”,-pohoi dje gjatë një konference për shtyp, zv.ministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja. Mësohet se policia e Tiranës është vënë pas gjurmëve të autorit të vrasjes së Lahit, fill pas ngjarjes. Ata kanë ndjekur makinën e Mërtirit deri në fshatin Derven të Krujës, ku ai ishte strehuar tek i njohuri i tij, Anton Gjini. Ndërhyrja në këtë banesë private është bërë pak pas mesnatës, kohë kur kanë përfunduar në pranga 31-vjeçari Arben Mërtiri dhe i zoti i shtëpisë, Anton Gjini. Në fshatin Derven, policia bllokoi në cilësinë e provës materiale edhe makinat e dy të arrestuarve si dhe 5 telefona celularë. Ndërkaq, ata u sollën në pranga në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku janë marrë në pyetje përgjatë gjithë natës. Sipas grupit hetimor, ka pasur dyshime të shumta se Arben Mërtiri ishte i implikuar në trafikimin e femrave për prostitucion, por deri më tash, këto dyshime nuk ishin vërtetuar.
    “Kurthi”
    E konsideruar që prej fillimit të hetimeve si dëshmitarja kryesore e vrasjes së 19-vjeçares Esmeralda Lahi, tashmë, Marsela Gurit i duhet të përballet me akuzën e bashkëpunimit në krim. Në fakt, oficerët e policisë kriminale kanë zbuluar jo shumë vonë nga vrasja se Guri ishte përdorur si “karrem” nga i afërmi i saj, Mërtiri për të nxjerrë nga shtëpia shoqen e saj, Esmeraldën. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ajo është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale të komisariatit numër 1 në Tiranë, para të cilëve nuk ka pranuar të kishte dijeni për planet e të afërmit të saj. Madje, Marsela Guri ka pretenduar se ajo e kishte këshilluar disa herë viktimën të ndahej nga 31-vjeçari Mërtiri, pasi ai kishte si qëllim ta trafikonte në Itali. Pasditen e djeshme, policia ka marrë masën e ndalimit për Marsela Gurin e hetimet e mëtejshme do të zbulojnë sesa është implikuar ajo në ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të Shkollës së Baletit në Tiranë.
    a.bogdani






    31/10/2006

    shekulli
    --


    Suksese policise..

  2. #32
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ca olldashi thoni ju me se e njofim mire, ai ka qen alabak per vete, se mani men si bote si gorre ne parlament atere? Po kur dilte ne bulevard me ata kriminelet e Lacit?

  3. #33
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Shume paragjykime ke ti blue sky per diferencen e moshes ne cift. Shyqyr qe fati im nuk eshte ne duart e tua, se me kete gjykim do me varje ne litar. (lol)
    Korasone, nëse Blue Sky nuk të var në litar, unë do të t'i shkul flokët
    Po inshallah nuk je 19 vjeçe me një hajt-hajt vjeç...

    Për adoleshentet që mund të marrin lekcione të gabuara nga Korasoni, diferenca e moshës në çift nuk luan rol kur të dy janë në moshë madhore, p.sh. mund të jesh 30 me 60, sprish punë, njerëz "të pjekur" (megjithëse mosha në disa raste nuk domethënë pjekuri), që e dinë çfarë kërkojnë nga njëri tjetri dhe fundja nuk mund të bëhen objekt abuzimi, sepse janë në gjendje të përkujdesen për vetveten.

    Por, në rastin konkret, 19-32, kjo është një gabim i madh, sepse në këtë moshë femra është akoma e paformuar, moshë kur ajo duhet të jetë në shkollë, të shoqërohet me moshatarët e saj të cilët ndikojnë në formimin e karakterit saj në mënyrë pozitive. Në rast se në këtë moshë lidhet me një në moshë madhore, kjo do të ndikon negativisht në formimin e karakterit saj, sidomos kur kihet parasysh se një 32 vjeçar normal nuk do të shkonte pas adoleshenteve.

    Ky është një shembull konkret se për çfarë arsyesh "e ka dashur" ky 32 vjeçari këtë 19 vjeçaren...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Goc_Labe
    Anëtarësuar
    13-10-2006
    Postime
    64
    o blue sky po ku kan norma robt ne shqiperi moj .. asnje se njef moshen apo litmitet dhe kjo duket te fakti qe 15 vjeci hyn ne pube dhe pin pa problem .. kshu qe mos kerko qiqra ne hell ne vendin tone qe keq na vjen po s kan hyr ne bashkimin europian akoma qe s ka me turp ta mendosh jemi dhe mu ne zemer te europes

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    Sa keq me ka ardhur kur e kam mare vesh kete gje.
    E njihja personalisht kete vajze edhe pse kisha kohe qe nuk e kisha takuar.
    Do ta kujtoj perhere buzeqeshjen e saj, ishte nje vajze e mbushur plote me jete ne kuptimin e plote te fjales.
    Eshte nje mekat humbja e saj, dhe uroj qe vrasesi te mari denimin e merituar.
    PARTIZONI Legjenda e futbollit SHQIPTAR

    Hasta siempre las revoluciones

  6. #36
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Unhappy

    Duke degjuar lajmet ne stacionet televizive,apo duke shfletuar shtypin,jemi njohur tashme me biografine e vrasesit ne fjale.Ai kishte nje background ''te ndyre'' le ta quajme keshtu,dhe jeta e nje femre asnjehere nuk do kishte siguri ne pranine e nje elementi te tille,dhe nuk qe cudi qe ai arriti deri ne vrasje ndaj nje vajze te brishte dhe fatkeqe,sepse ai i tille ishte.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Por ne shqiperi femra eshte shume e pafuqishme. Ne vendet ku ska ligje femren e mbron zoti.
    E LUM NE QE JEMI NE AMERIK .KEMI TE DREJTA .NA MBRON SHTETI JO ZOTI .
    KEMI ME I RRAH BURRAT 20 HERE NE DITE
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 22-01-2007 më 00:26

  8. #38
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I dashuri, plumb në zemër 25-vjeçares

    Citim Postuar më parë nga Brari
    Arben Mërtiri akuzohet se ka pasur qëllim ta trafikojë Esmeralda Lahin në Itali. Arrestohet edhe e plagosura Guri
    Kesisojit e kisha degjuar ne lajme edhe une. Ajo jetime e shkrete s'ishte e dashura e ketij trafikanti. Perkundrazi, kusherira e saj duhet tet ket qene edhe e dashur edhe ko-autore e ketij akti te tmerrshem c'njerzor.

    Plumbin qe e ngreni ne kembe kjo e mori per c'fajsim nga pjesemarrja ne kete veper te paimagjinueshme per nje pjese shqiptaresh dhe asgje tjeter.

    Pse, nga Fieri ishin keta?!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    __________________________________________________ __________________________________________________ _________________________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 22-01-2007 më 00:49

  10. #40
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga alnosa
    Po Me Fierin Cke .apo Po Te Ha Buken Me Duket ...
    A Se Han Shqipen Qe Thot Tiraneeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
    Une po lexoja kete:

    Citim Postuar më parë nga BRARI
    Vrasesi nuk vrau se ishte 30 e ca vjec po se ishte kriminel.. e do jet mesuar te vrase qe 10 vjec ne fierin e mbushur me kanibal te lindur.. tash 30 e ca vjet i bere legjendar ne krime..

    lexoja nje dizaj ne nje gazete qe qe ne vitet 70-80 fieri ne statistikat e pa shpallura te ministrise brendeshme ishte ne krye te listes se krimeve.. ne republike..
    Prandaj pyeta, c'lidhje kishte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 22-01-2007 më 01:08
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përkufizimi i dashurisë!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •