C'jane keto meshkuj , si minj mer aman .. po a vritet tjetra per xhelozi .. a thua e kishte pronen e vet . Dhe sikur ta kishte .... ah sa prapa botes jane meshkujt atje pappaa .
C'jane keto meshkuj , si minj mer aman .. po a vritet tjetra per xhelozi .. a thua e kishte pronen e vet . Dhe sikur ta kishte .... ah sa prapa botes jane meshkujt atje pappaa .
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Ka shume meshkuj shqiptar te dhuneshem!
Ne Bote ka por jane te semure kurse ne shqiptaret nuk jemi te semure por bejme krime me te keqija se kta te semuret.
Faqja 10 - AKTUALITET Tetor 31, 2006
MASAKRA E KOZARES/ Arrestohet Luan Mara. Pranoi krimin e katërfishtë, pas një jave seancë pyetjesh në polici
Masakra, vëllai ekzekutoi familjen
Rrëfimi i vrasësit: I qëllova se kisha lidhje me kunatën
--------------------------------------------------------------------------------
Dhimitër Rëra
rrethet@gazetashqiptare.com
BERAT
Për plot nëntë muaj, nuk ka hapur gojë për ekzekutimin barbar të familjes së vëllait të tij. Atë breshëri të gjatë plumbash që derdhi në errësirë mbi Shpëtim Marën, bashkëshorten shtatzënë të këtij të fundit dhe mbi fëmijën e tyre dy vjeç, Artiolin, e kishte fshehur në një cep të kujtesës së tij, vetëm e vetëm që të mbulonte lidhjen sentimentale që kishte me kunatën. Por heshtja e tij ka marrë fund dje, duke zbardhur plotësisht motivin e një ngjarjeje, që në shkurt të këtij viti tronditi mbarë opinionin shqiptar. I dyshuari kryesor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës, Luan Mara, i cili është arrestuar, përreth një javë është marrë nga 3 deri në 5 orë në pyetje nga hetuesit e çështjes. Gjurmët e gishtave të tij të gjendura në banesën e tre viktimave dhe krijesës që pritej të vinte në jetë, si dhe një palë atlete, ishin provat e vetme që dispononin fillimisht përfaqësuesit e Prokurorisë së Beratit. Pas hetimeve dhe përgjimeve telefonike (burime konfidenciale thonë se është bërë dhe një analizë ADN-je), është urdhëruar prangosja e Luan Marës. Seancat e gjata të pyetjeve si dhe pesha e rëndë e fajit, ka thyer më në fund autorin e krimit. 35-vjeçari ka pranuar autorësinë. Ndërkohë, ka pranuar dhe atë që nuk do të donte ta pranonte kurrë, se shkaku i tragjedisë në trungun e tij familjar ishte flirti me të kunatën, Florien, gjatë kohës kur i vëllai ndodhej në emigracion në Greqi. Kjo marrëdhënie e fshehtë u kishte kyçur gojën prindërve të vrasësit, vëllezërve dhe motrave të tij, pavarësisht dhimbjes së madhe për humbjen e njerëzve më të afërt të tyre. Por vrasësi nuk ka pranuar atë çka dyshohet nga hetuesit, se fëmija që priste Florie Mara, ishte fryt i marrëdhënieve të tyre jashtëmartesore.
Arrestimi
Nuk ka rezistuar dot. I ulur në një karrige përballë prokurorëve, Luan Mara ka deklaruar: Po, unë vrava vëllain tim Shpëtimin, gruan e tij shtatzënë dhe nipin tim, Artiolin. Përballë presionit psikologjik, 35-vjeçari ka thënë se i vëllai i tij dyshonte për lidhjen sentimentale me të shoqen. "Shpëtimi më akuzoi para prindërve të mi, se unë kisha marrëdhënie me gruan e tij, ndaj i ekzekutova dhe armën e hodha në breg të lumit Osum", - është shprehur pas një kohe të stërgjatë heshtjeje e pendimi, autori i një prej krimeve më të llahtarshme brenda familjes. Sipas hetuesve të çështjes, Luani ka pranuar faktin se kishte të bënte me nusen e vëllait të tij, Florien. Vetëm pak orë pas tragjedisë në këtë familje, i dyshuari kryesor ishte Luan Mara. Por ai kishte mohuar çdo gjë, madje akuzoi në atë kohë policinë se kishte ushtruar dhunë mbi të. Për gjurmët e tij të gjetura në dhomën ku u krye ekzekutimi i gjithë pjesëtarëve të familjes, 35-vjeçari kishte shpjeguar se kishte qenë për vizitë në mbrëmje tek vëllai i tij. E ndërsa është lënë i lirë, prokuroria ka mbajtur nën vëzhgim Luan Marën. Alo-t e këtij të fundit me të afërmit, kanë forcuar dyshimet se ai ishte autori i vrasjes. Nuk bëhet e ditur, nëse hetuesit kanë bërë analizën e ADN-së, që do të konfirmonte të vërtetën e tmerrshme që nuk thuhej, jo vetëm nga autori por edhe nga të afërmit e tjerë të viktimave. Provat e grumbulluara nga ekspertët kanë çuar në prangosjen e autorit të një vrasjeje të shumfishtë.
Vrasja
Në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit të këtij viti, një nga djemtë e familjes Mara ka sinjalizuar policinë për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtimit e bashkëshortes së tij shtatzënë, si dhe fëmijës së tyre dy-vjeçar. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, u shoqëruan në polici vëllezërit e viktimës, Shpëtim Mara. I dyshuari kryesor ishte vëllai i vogël, Luani. Kjo për faktin se në banesën e viktimave u gjetën gjurmët e gishtave të tij.
Ngjarja
Masakra
Mëngjesin e 10 shkurtit të këtij viti, njëri nga djemtë e familjes Mara lajmëroi policinë për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtimit, bashkëshortes së tij shtatzënë, Florijes dhe fëmijës së tyre 2-vjeçar, Artiolit
Policia
Shoqërimi
Vetëm pak orë pas ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, policia e Beratit shoqëroi në komisariat vëllezërit e viktimës, Shpëtim Mara. Gjithashtu u morën në pyetje dhe prindërit e këtij të fundit, Shefqet dhe Bajame Mara
Hetimi
Dyshimi
Pas veprimeve të para hetimore, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte vëllai i vogël i viktimës, Luan Mara. Në atë kohë, policia deklaroi se në banesën ku ndodhi masakra, u gjetën gjurmët e gishtave dhe një palë atlete të 35-vjeçarit.
Prokuroria
Zbulimi
Prokuroria e Beratit, pas 9 muajsh zbuloi autorin, si dhe zbardhi motivin e vrasjes së katërfishtë në fshatin Kozare të Kuçovës. Luan Mara ka pranuar krimin. Ai ka thënë se ekzekutoi vëllain dhe familjen e tij, për të fshehur lidhjen sentimentale që kishte me kunatën.
Pink... C'do bejme une e ti.. kta kshu kane lindur.. dhe kshu jane rritur..
Kur su ben derman policia aty.. vallai ca do bejne njerezit rreth e perqark.. per te ardh turp mo.. sikur grate jane lecka ne syt e cave.. dhe mund ti nderrojne apo te abuzojne si te duan..
Sa per ngjarjen me lart.. hajde hajde ku arrin mendja njerezore.. deri aty sa ti marr jeten dhe nje gruaje qe do sjelli dike ne jet.. pa patur pik faji..
Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 31-10-2006 më 11:31
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
nuk e mora vesh tashti kjo kusherira ndihmonte kete tipin qe te çonin esmeralden ne itali, apo donte ta çonte ne itali me nje tip tjter qe po i rregullonte dhe ky e vrau nga xhelozia, apo ky donte ta çonte ne itali dhe i erdhi inat qe po e punonte nje tjeter.....nuk e kam kapur mire kete historine? Nuk i mar vesh keta "gazetaret" tane se si i shkruajne keto artikuj kshu!
perndryshe: gjynah ajo vajza por kur je "femer te fortish" duhen parashikuar ca rreziqe..
Babybell me mire mos ta kuptosh sa te prishesh humorin tat kot s'koti
Por ne shqiperi femra eshte shume e pafuqishme. Ne vendet ku ska ligje femren e mbron zoti.
Faqja 11 - AKTUALITET Tetor 31, 2006
FamiljarEt
Para 5 muajsh, Alda u hodh nga pallati për Arbenin
--------------------------------------------------------------------------------
Ka qenë e parapritur për familjen Laho, humbja në mënyrën më të dhimbshme të vajzës së madhe, Esmeraldës. E rritur mes "1001 halleve", ajo pritej të ishte shembulli i dy motrave më të vogla. Familjarët e kanë përcjellë pasdrekën e djeshme për në banesën e fundit, ndërsa shprehnin keqardhjen e madhe për tragjedinë e ndodhur. "Dashuria ia hëngri kokën", - shpreheshin të afërmit. Brenga e tyre ishte se nuk mundën t'ia largonin nga mendja Esmeraldës, të dashurin e saj problematik. Sipas fqinjëve, rreth 5 muaj më parë, ajo shpëtoi mrekullisht nga vetëhedhja nga kati i pestë i pallatit, ku kishte jetuar me qira me shoqen Marsida Guri, si pasojë e depresionit të shkaktuar nga xhelozia që kishte për tradhtitë e të dashurit, Arben Mërtiri.
gazeta shqiptare
ngushellime Familjes se shkrete..
kemi nje far ngusellimi qe ka disa kohe qe policia nuk i le me te ikin ne drejtime te pasditura kriminelet..
sipas lajmeve ky eshte kriminel eshte kapur..
le te shpresojme se do kapen te gjithe vampiret..
dhe se ne shqiperi duhet ri vene denimi me vdekje.. sepse skemi me enver qe denonte ne litar njerez rilindas per nje fjal goje..
Tani kemi shum vampire..e ata duhen cuar ne plumb..
Kane ndodhur aq shume here keto gjera sa duket sikur sbejne me pershtypje. Gjynaf ajo goca qe iku keshtu.
Keto cdogje mund te kene bere(seks,shijuar frytet e kacidheve te atij kafshes poshte-e lart,shetitur neper benza...)por vetem dashuri s'kane bere.Ne dashuri s'ka shfrytezim prostitucioni,vrasje ose krevatosje me tjetren diten qe i ka marre jeten nje njeriu.Postuar më parë nga MI CORAZON
Nje 19 vjece s'ka c'ben me nje 32 vjecar pasi(sic tregoi dhe rezultati i vete ngjarjes)njeriu ne ate moshe s'eshte ne gjendje te konceptoje jeten si nje njeri 32-vjecar,aq me pak djallezirat.
Por,nese perkufizimi yt i dashurise permban elementet e mesiperme atehere une terhiqem!
Kam vetem nje limit: qiellin!
mbeshtes mendimin e BLUE SKY
ke shume te drejte
Postuar më parë nga Blue_sky
Shume paragjykime ke ti blue sky per diferencen e moshes ne cift. Shyqyr qe fati im nuk eshte ne duart e tua, se me kete gjykim do me varje ne litar. (lol)
![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Krijoni Kontakt