Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Thumbs up Studenti me mjekër, përjashtohet nga Universiteti i Durrësit

    Studenti me mjekër, përjashtohet nga Universiteti i
    Durrësit

    Julian Mebeli thotë se i janë dhënë dy javë kohë për të
    hequr mjekrën

    http://shekulli.com.al/index.php?pag...&newsID=103160

    Shekulli

    Ende pa u mbyllur debati mbi një studente myslimane, e cila
    u paralajmërua nga Universiteti i Durrësit se do të
    përjashtohej, nëse nuk hiqte shaminë, një tjetër rast ka
    hapur debatin nga e para. Rektori i Universitetit të
    Durrësit, Agim Kukeli, ka paralajmëruar se do të
    përjashtohet nga shkolla edhe një tjetër student mysliman,
    i cili mban mjekër. Julian Mebeli, i cili është në vit të
    parë në degën administrim-biznesi, tha se rektori e ka
    thirrur në zyrë dhe i ka dhënë një afat prej dy javësh që
    të heqë mjekrën, në të kundërt do të përjashtohet nga
    shkolla. “Rektori më thirri në zyrë dhe më pyeti për
    mjekrën. Ai më tha se nëse nuk do ta heqë mjekrën do të
    përjashtohem nga shkolla, duke më lënë dy javë kohë”, tha
    Julian Mebeli. Studenti mysliman që mban mjekër u shpreh se
    kjo nuk është e drejtë pasi shkelen liritë e individit.
    “Shoqëria jonë është një shoqëri civile që respekton të
    drejtat e njeriut. Një rektor nuk mund të hartojë
    rregullore, të cilat bien ndesh me rregulloret që ka
    hartuar shteti shqiptar. E drejta e besimit është një e
    drejtë e garantuar edhe me kushtetutë, kështu që nuk mund
    të më mohohet e drejta e arsimimit”.- tha studenti Mebeli.
    Vetëm pak ditë më parë, një studente myslimane në
    universitetin e Durrësit, Behije Hoxha, bëri publik një
    paralajmërim verbal të dhënë nga rektori i Universitetit të
    Durrësit, Agim Kukeli, se do të përjashtohej nga shkolla
    nëse nuk hiqte shaminë brenda dy javësh. Rektori e ka
    bazuar kërkesën e tij në një kod të brendshëm etike të
    Universitetit, i cili nuk lejon studentët me simbole
    fetare. Julian Mebeli reagon edhe në mënyrë ironike, duke
    vënë në pah se ky është një paragjykim i pavend. “Gjatë
    kësaj kohe kam menduar për Marksin, i cili vendosi themelet
    e ekonomisë botërore, Naimin tonë, e deri te Kadri Roshi e
    Bujar Lako, që janë aktorë. Kam menduar se si ia kanë dalë
    ata që kanë mbajtur mjekër”,- thotë studenti Mebeli.
    Universiteti i Durrësit është hapur këtë vit dhe që në
    momentet e para ka hapur një debat të madh në lidhje me
    studimin në këtë Universitet të personave që mbajnë veshje
    që reflektojnë një besim të caktuar fetar. Debati nisi me
    paralajmërimin për përjashtim të studentes së Anglishtes,
    Behije Hoxha, ndërkohë që ky nuk është i vetmi vendim i
    bordit të këtij Universiteti. Vendimi i tyre është
    kundërshtuar nga rektori i Universitetin të Tiranës, Shezai
    Rrokaj, i cili tha se studentet e mbuluara gëzojnë të
    drejtën për të vazshduar studimet edhe përse mbajnë shami.
    Gjithashtu, në mbrojtje të vajzës ka reaguar edhe
    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili i ka kërkuar
    rektorit të Durrësit zyrtarisht që të tërheqë vendimin dhe
    të krijojë mundësinë e studimeve për studentët myslimanë.
    Hapja e këtij debati u pasua edhe me një dëshmi të një
    studenteje në Universitetin e Elbasanit, e cila tha se
    ndihet e paragjykuar nga një pedagog për shkak të besimit
    të saj.

    Selim Muça
    Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, u shpreh se
    Universiteti i Durrësit duhet të krijojë mundësinë që
    studentet myslimane të vazhdojnë shkollën. “Vajzat e
    mbuluara me shami janë myslimane të vërteta dhe kanë të
    drejtën e tyre të hyjnë në Universitete, t’i mbarojnë ato,
    të fillojnë punë të administratën publike e institucionet
    shtetërore, si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë. Nuk mund
    t’i privohet e drejta e vazhdimit të shkollës së larta
    vajzave të besimit Islam që e kanë kokën të mbuluar me
    shami. Në rastet kur në Universitete paraqiten femra me
    fytyrë të mbuluar me perçe, pavarësisht transparencës së
    saj, nuk mund të pranohen. Ky është mendimi ynë.”

    Behije Hoxha
    Debati mbi mbajtjen e mbulesës nga ana e studenteve
    myslimane në universitet është nxitur nga një vendim i
    rektorit të Universitetit të Durrësit, Agim Kukeli, i cili
    paralajmëroi për përjashtim studenten, Bahije Hoxha.
    Rektori i dha dy javë kohë vajzës për të hequr mbulesën, në
    mënyrë që të vazhdonte studimin. Precedenti i studentes së
    Universistetit të Durrësit nuk ka marrë ende një zgjidhje,
    pasi vajza pretendon se qeveria i ka dhënë të drejtë.
    Ministria e Arsimit nuk është shprehur në lidhje me
    ngjarjen, ndërsa rektori Kukeli nuk ka deklaruar nëse i
    qëndron vendimit apo është tërhequr.

    Julian Mebeli
    Julian Mebeli, i cili është në vit të parë në degën
    administrim-biznesi, tha se rektori e ka thirrur në zyrë
    dhe i ka dhënë një afat prej dy javësh që të heqë mjekrën,
    në të kundërt do të përjashtohet nga shkolla. “Rektori më
    thirri në zyrë dhe më pyeti për mjekrën. Ai më tha se nëse
    nuk do ta heqë mjekrën do të parjashtohem nga shkolla, duke
    më lënë dy javë kohë”,- tha Julian Mebeli. Studenti
    mysliman që mban mjekër u shpreh se kjo nuk është e drejtë
    pasi shkelen liritë e individit.


    Paragjykimi
    Një studente e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në
    qytetin e Elbasanit thotë se një pedagog i Universitetit e
    paragjykon dhe e provokon në lidhje me besimin e saj. D.Gj,
    18-vjeçarja nga Elbasani thotë se një pedagog i saj i thotë
    shpesh “më vjen keq për ty”. Vajza, e cila druhet të
    identifikohet, thotë se është ankuar disa herë për
    provokime nga ana e pedagogëve për besimin e saj. Duket se
    ajo nuk është e vetme që ndeshet me këtë paragjykim, pasi
    në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, 5 për qind e
    studenteve janë të mbuluara me veshjen karakteristike të
    besimtareve myslimane.


    I lumt rektorit per spastrimin kimik dhe bioligjik te univerzitetit nga mbeturinat arabe

    Edhe njehere, rrespekt per rektorin

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me fal kilimanxharo por nuk mbajne vetem arabet mjeker,
    me duket se ai rektori e paska kap keq me myslimanet.
    mjekrra nuk ka pse ndalohet,
    ose nese ndalohet le te ndalohen te gjitha llojet e mjekrrave.
    psh çunat ne pergjithesi mbajne mjekerr te shkurter,
    edhe skenderbeu ka pase mjekerr,
    edhe gjysherit tane,
    mjekrra nuk eshte kulture arabe, mjekerr mbajne te gjithe, kush me shume e kush me pak.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ndonjehere me duket vetja sikur jam ne Afganistan e jo ne mes te Europes.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    me fal kilimanxharo por nuk mbajne vetem arabet mjeker,
    me duket se ai rektori e paska kap keq me myslimanet.
    mjekrra nuk ka pse ndalohet,
    ose nese ndalohet le te ndalohen te gjitha llojet e mjekrrave.
    psh çunat ne pergjithesi mbajne mjekerr te shkurter,
    edhe skenderbeu ka pase mjekerr,
    edhe gjysherit tane,
    mjekrra nuk eshte kulture arabe, mjekerr mbajne te gjithe, kush me shume e kush me pak.
    Varesisht se a imiton perkatesin fetare apo dic tjeter! Mjekrra e Skenderbeut nuk simbolizonte perkatesi fetare. Mjekrra e ketij fare studenti, PO. Andaj me plot te drejt e ka bere rektori qe e ka perjashtuar.

  5. #5
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Mjer fatos nano ca ka me heq.
    Biles un them qe dhe sheshi skenderbe ne mes tiranes te behet shesh laik te hiqet skenderbeu nga aty se e ka mjekren shum te madhe dhe ne vend te tij te vihet Haxhi Qomili se ky vetem mustaqe ka pas .
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Citim Postuar më parë nga alDI
    Mjer fatos nano ca ka me heq.
    Biles un them qe dhe sheshi skenderbe ne mes tiranes te behet shesh laik te hiqet skenderbeu nga aty se e ka mjekren shum te madhe dhe ne vend te tij te vihet Haxhi Qomili se ky vetem mustaqe ka pas .

    hahahaahha tamam ke fol,epo ka arrit injoranca e madhe.Urrejtja per fene islame i ka shpelare trurin disave dhe nmuk dine ç'bejne me.O njerez ruhuni se kane dale fjale se kane ardhe nga afganistani andej nga Shqiperia enkas per ju tipat qe i keni inat,ta dini ju sa inat ju kane ato.Nuk dine fjale ato vetem vepra lol,me mire mos flisni posht e perpjet por rrini mire se mos ju shikojme si ato qe lidhen me shamija nga frika e tyre hahahaahhaha lol.,veçanerisht per ate qe ngjason me avatarin.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga XX22
    hahahaahha tamam ke fol,epo ka arrit injoranca e madhe.Urrejtja per fene islame i ka shpelare trurin disave dhe nmuk dine ç'bejne me.O njerez ruhuni se kane dale fjale se kane ardhe nga afganistani andej nga Shqiperia enkas per ju tipat qe i keni inat,ta dini ju sa inat ju kane ato.Nuk dine fjale ato vetem vepra lol,me mire mos flisni posht e perpjet por rrini mire se mos ju shikojme si ato qe lidhen me shamija nga frika e tyre hahahaahhaha lol.,veçanerisht per ate qe ngjason me avatarin.
    Uaaaaaaa,
    çere thu me lal,

    amon t'keqen i thuj atyne nga afganistoni me na kursy o burr i dheut,
    meqe i ke dhe vllezer, se qy neser kom per me u bo myslimon,
    do e ndryshoj edhe emnin ktu te forumi e kom per me e vu mahamut per nder te njonit prej sulltanve qy na pushtoi, Mahmut Muti III allahu qoft i kenaqur me te, se vallahi po t'mos ishin ata vllaznit turq qe t'na pushtonin e t'na mbanin popullsine t'kontrollume duke çuar ushtar çunat shqiptar anej nga arabia, kushedi sa posht do kishim ran ne, do ishim qafira si evropa.

    po u bone ti mer maskara me na kercnu neve shqyptarve me jevgjit afganistanez aaa, apo ke ndonji rrem gjaku t'huj, se vallahi 500 vjet vllaznit tan turq nuk e kan majt me dor.

    P.S. po çudi se qenke edhe ne USA, qenke n'token e qafirave, bonu njeri i mbar e shko jeto nga arabia e nga afganistani , atje ku e ke prejardhjen.

  8. #8
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    me fal kilimanxharo por nuk mbajne vetem arabet mjeker,
    me duket se ai rektori e paska kap keq me myslimanet.
    mjekrra nuk ka pse ndalohet,
    ose nese ndalohet le te ndalohen te gjitha llojet e mjekrrave.
    psh çunat ne pergjithesi mbajne mjekerr te shkurter,
    edhe skenderbeu ka pase mjekerr,
    edhe gjysherit tane,
    mjekrra nuk eshte kulture arabe, mjekerr mbajne te gjithe, kush me shume e kush me pak.
    hahahaa!me vjen mire qe kesaj rralle tregohesh realist!
    apo ndoshta ke mjeker dhe ti,e ke frike se mos ta heqin!
    po ato murgeshat e gjora cfare do bejne nga qe jane te mbuluara?
    Uuuuuuuuuu po Janullatosi si do ja beje me mjekren?

    Shikojen pra se sa absurditet ka ne shqiperi!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Behari
    hahahaa!me vjen mire qe kesaj rralle tregohesh realist!
    apo ndoshta ke mjeker dhe ti,e ke frike se mos ta heqin!
    po ato murgeshat e gjora cfare do bejne nga qe jane te mbuluara?
    Uuuuuuuuuu po Janullatosi si do ja beje me mjekren?

    Shikojen pra se sa absurditet ka ne shqiperi!
    une nuk kam mjekerr, mbaj vetem mustaqe dhe mjekerr te shkurter.

    e nuk me rreh shume per janullatosin.

    Murgeshat nuk shkojne ne shkolla publike, rrine ne manastire, me kupton?
    nuk pretendojne te shkojne ne shkolla publike. Po ashtu edhe prifterinjte nuk shkojne ne universitete por bejne shkolla teologjike qe jane enkas per ate pune.

  10. #10
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Kam nje pyetje ??

    Po sikur te gjithe te lene mjeker dhe te mbajne shami si ata njeshat, ca ta lyejne mjekren ngjyra-ngjyra ,dhe disa te tjera te mbajne shamira me ngjyra te ndryshme ,
    biles-biles te vijne dhe me citjanet e plakave si thoni ju..

    C'dote e ndothte me Shqiperine ????????

    Hajde xhungel, hajde



    .
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Anija Kozmike
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 07:50
  5. Kapitulli 2
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •