Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 145
  1. #1
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66

    [Sukses] Familja kërkon Islam Kulla në Zelandën e Re

    Jam e interesaur te di nese ka ne forum shqiptar nga Zelanda e Re?

    Eshte nje histori shume e dhimbshme e lidhur me gjyshen time dhe duke ja u treguar juve ndoshta dikush di dicka...

    Ajo ka nje jete te tere qe qan vellain e saj te cilin nuk e ka pare dhe nuk e di nese eshte ende gjalle apo vdekur. Ai u arratis nga Shqiperia drejt Zelandes se Re kur ishte vetem 16 vjec. Duhet te kene qene vitet 1948-1949. Ne letren e fundit qe i solli motres se tij (pra gjyshes sime) i shkruante nga spitali dhe i thoshte se ishte i martuar me nje angleze (me te cilen ishte ndare me pas) dhe kishte nje djale i cili quhej Albert. Alberti duhet te jete i datelindjes 1967.

    Nga frika se mos i gjenin letrat e te vellait, gjyshja ime i grisi korrespondencat dhe adresen e tij. Pasi erdhi demokracia vinin zera se ai kishte vdekur dhe ne dore i ra kjo adrese:

    ISLAM XHEMAL KULLA
    119 EIAZENCE STRET
    RICARTON
    NEW ZELAND E RE

    Tek zarfi qe ishte nje adrese ishte e shenuar edhe 119 ELIZABETH STR.

    Kam pershtypjen se ne adresen e mesiperme ka gabime. Duke filluar nga menyra si kane shkruar "stret" dhe "eiazences". Duke kerkuar me ane te www.maporama.com nuk gjeta asnje emer rruge me kete emer. Ndersa Ricarton shkruhet me dy "c" (Riccarton).
    Nderkohe "Elizabeth str." u gjet tek www.maporama.com por kjo nuk me ndihmoi aspak. Une madje nuk e di as me siguri nese ai apo gruaja dhe djali i tij kane jetuar aty.

    Vellai i arratisur i gjyshes sime quhej Islam (Xhemal, emri i babait) Kulla. Mbiemri Kulla vjen si rezultat i kulles qe familja e gjyshes sime kishte ne Turan te Korces. Kete e shkruaj mos valle dikujt i sherben si nje detaj i rendesishem qe mund te kete njohur kete person te cilin une po kerkoj.

    Kerkimin e tij kam pershtypjen se veshtiresohet tek mbiemri pasi kam frike mos ka perdorur si mbiemer edhe "Turani", apo ndonje mbiemer tjeter per shkak se mos diktohej nga sigurimi i shtetit te asaj kohe. (Ky eshte vetem nje supozim i imi)

    Ka shume pikepytje, ka shume lot per kete histori. Nuk di ku dhe si te kerkoj per vellain e gjyshes sime e cila ka nje jete te tere qe e qan, fotografine e tij e mban perhere me vehte. Edhe pse mendon se ai ka vdekur, ajo do te donte shume te pakten te njihte djalin e tij Albert ose te dinte se ku preheshin kockat e vellait te saj qe e pa per here te fundit kur ai ishte vetem 16 vjec...
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Me vjen keq, vertete shume e dhimbshme, une kontrollova madje perdora te dy mbiemrat plus emrin e djalit por nuk rezultojne, gjithesesi do te recomandoja te kontaktoje njehere me keto te directorive, ndoshta arrin te gjesh ndonje informacion,

    http://whitepages.com/10001/intl_directories

    http://www.whitepages.co.nz/Pages/Wh...=off&x=31&y=22

    http://www.whitepages.co.nz/Pages/He..._b1506,00.html

    http://www.maporama.com/share/Map.as...ClickMap.y=127

    Shpresoj edhe uroj te gjesh ndonje informacion
    GOOD LUCK!!!

  3. #3
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    ke Acid_Burn dhe xhemilja
    te dy jan ka tirona ene jetojn ne NZ
    shkruji MP dhe acidi te nimon patjeter

    kshu kshu
    o-le-le firma

  4. #4
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Do te te ndihmoj patjeter. Nese ka jetuar ne Zelanden e Re patjeter do ta gjejm edhe Albertin po ashtu. Mos e kij fare merak edhe nese nuk gjinden momentalisht ketu une do te te tregoj se ku jane dhe si mund te kontaktosh me ta.

    Informacionin e pareqe do gjej do te te tregoj ne MP
    RIPPR

  5. #5
    se te kam shpirt Maska e xHeMiLjA
    Anëtarësuar
    16-05-2005
    Vendndodhja
    nZ
    Postime
    5
    Kur do vija un ne zelanden e re, para se tvija dhe 1 komshie imja qe kisha ne tr me kerkoi te njejten gje, me dha te njejtin emer dhe tha mos e njef qe jeton ne zelanden e re mthuaj...po ne skemi njoft na1 njeri me kte emer deri tashi...po un them se ka shum munci qe tjet ne wellington se atje ka sh te arratisur qe kan vajt nga shqipria shekuj me par..shpresoj ta gjesh njeriun qe kerkon, bye
    *Lets nt talk bout a
    Possible ndin
    Lets nt tnk bout it
    Evry day&I no
    Im so
    In lov*

  6. #6
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    Ju kerkoj ndjese per nje gabim qe kam bere ne postimin tim te pare. Djali quhet ARBEN dhe jo Albert!!!

    Ju falenderoj shume per interesimin tuaj unknow, Tilonce, Acid_Burn dhe sinqerisht jam shume e emocionuar pasi ne kete menyre po kerkoni ti jipni fund loteve te nje njeriu me zemer te thyer sic eshte gjyshja ime.

    Acid_Burn, me ke dhene shume shprese...
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  7. #7
    se te kam shpirt Maska e xHeMiLjA
    Anëtarësuar
    16-05-2005
    Vendndodhja
    nZ
    Postime
    5
    po emrin tim ku e ke ti mi? ncncnc
    *Lets nt talk bout a
    Possible ndin
    Lets nt tnk bout it
    Evry day&I no
    Im so
    In lov*

  8. #8
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    Xhemilja, si quhet komshija jote qe te ka bere kete kerkese?

    Une nuk e di nese me ndihmoni dot me ndonje adrese apo numer telefoni te ndonje shqiptari qe jeton aty afer apo edhe ne wellington ku thua ti, qe mund te kete "lidhje" me kete histori, apo dine dicka per fatin e Islamit, djalit apo nuses se tij e cila ka qene angleze.

    Fakti qe ai letren e fundit e shkruante nga spitali, une do te isha e interesuar te dija per ke spital behet fjale. Dua te them cili eshte spitali afer Riccarton duke ju referuar kesaj adrese qe kam une.

    Ndoshta edhe gjetja e ndonje shkolle aty afer do me ndihmonte te dija se ku i ka kryer studimet ARBENI, djali i tij dhe transferimet e mundshme qe ata mund te kene bere gjate kohes.

    Edhe nje here faleminderit te gjitheve!
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  9. #9
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    xhemilja, ishte ceshtje kohe. ne momentin qe une cova postimin e falenderimeve ti mund ta kesh cuar postimin tend shume pak sekonda para meje dhe une nuk e kisha vene re.

    faleminderit sinqerisht
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Lajme te mira ... lajme te kqija

    Pershendetje

    po e filloj me lajmin e keq. z. Islam Kulla ka rreth 20 vite qe eshte ndare nga kjo jet. Ka ardhur nga Greqia rreth 54 vite me pare. Ne fillim ka jetuar ne Auckland dhe me pas eshte zhvendosur ne Wellington. Ka qene njeri i rrespektuar nga te gjithe dhe bashkmoshataret e tij, sot (75-80) vjecar gjithmone e kujtojne per mire.

    Eshte varrosur ne kryeqytetin e Zelandes se Re me te gjitha nderimet sic i ka hije nje shqiptari, nje vellai, nje shoku.

    Nuk jam i sigurte akoma sa femije ka pasur. Kam arritur te gjej qe nje nga djemt e tij jeton ne Whangarei, nje qytet tjeter ky i Zelandes se Re. Keto dit do te gjej edhe numrin e telefonit ne pamundesi per te shkuar atje do ta kontaktoj dhe do te te tregoj perseri. Ky djali para disa viteve ka kontaktuar me nje nga shoket e te atit dhe i ka kerkuar informacion per te atin.

    Sikur se te thashe do i gjejme patjeter. Mos u merzitni
    RIPPR

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  2. Familja Topuzi varroset, policia shoqëron disa bashkëfshatarë
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 09:05
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Familja Prelocaj
    Nga Arbushi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 18:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •