Si jeni te gjithe njehere me shendet, pune e pare.
Kerkoj nje shokun tim te vjeter me te cilin humba lidhje kur u hap rruga per ne Greqi 15-16 vjet te shkuara.
Me Flobertin jam njohur ne kampin e rinise dhe ate te studentit ne Golem, Kavaje ne vitet 84-87. Une vete jam nga Tirana, 39 vjec dhe me banim ne Idaho, USA. Floberti e ka patur shpine tek kinostudioja "Shqiperia e Re", stacioni i fundit i autobuzit. Kush ka dijeni ju lutem me njoftoni. Ishte nga ata shoke besnike per te cilin te merr malli te ulesh e te pish nje kafe. Ju faleminderit.
Kujtimi, USA
Krijoni Kontakt